{"id":56290,"date":"2025-12-06T15:48:23","date_gmt":"2025-12-06T15:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/spak-tha-se-erion-veliaj-eshte-njohur-me-aktet-reagojne-avokatet-nuk-eshte-e-vertete-ja\/"},"modified":"2025-12-06T15:48:23","modified_gmt":"2025-12-06T15:48:23","slug":"spak-tha-se-erion-veliaj-eshte-njohur-me-aktet-reagojne-avokatet-nuk-eshte-e-vertete-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/spak-tha-se-erion-veliaj-eshte-njohur-me-aktet-reagojne-avokatet-nuk-eshte-e-vertete-ja\/","title":{"rendered":"SPAK tha se Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb njohur me aktet, reagojn\u00eb avokat\u00ebt: Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ja\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb z. Erion Veliaj vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm sqarimin e disa elementeve procedural\u00eb, q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr publikun dhe p\u00ebr garantimin e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb drejt\u00eb. Kjo deklarat\u00eb synon t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb rrethanat konkrete q\u00eb lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes.<\/p>\n<p>1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme se e drejta p\u00ebr t\u2019u njohur plot\u00ebsisht me aktet \u00ebsht\u00eb kusht themelor p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund t\u00eb vijoj\u00eb pa u garantuar m\u00eb par\u00eb q\u00eb i pandehuri dhe mbrojtja jan\u00eb njohur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale dhe jo formale, me materialet mbi t\u00eb cilat do t\u00eb zhvillohet gjykimi, nj\u00eb standard i pandryshuesh\u00ebm n\u00eb \u00e7do sistem t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e parimit t\u00eb \u201cdue process\u201d (neni 42 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb). Kjo k\u00ebrkes\u00eb buron drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga neni 31 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili garanton \u00e7do qytetari n\u00ebn akuz\u00eb koh\u00ebn dhe leht\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes vet\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u mbrojtur vet\u00eb ose me avokat t\u00eb zgjedhur prej tij, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komunikuar lirsh\u00ebm dhe privatisht me mbrojt\u00ebsin.<\/p>\n<p>2. T\u00eb gjitha k\u00ebrkesat p\u00ebr koh\u00eb shtes\u00eb jan\u00eb paraqitur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb njohjes s\u00eb plot\u00eb dhe efektive me materialet e \u00e7\u00ebshtjes. \u00c7do shtyrje \u00ebsht\u00eb vendosur nga gjykata pas vler\u00ebsimit se k\u00ebrkesat ishin t\u00eb arsyetuara dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ushtrimin e mbrojtjes. N\u00eb asnj\u00eb rast mbrojtja nuk ka synuar vones\u00eb, por ka k\u00ebrkuar vet\u00ebm respektimin e standardeve ligjore t\u00eb nj\u00eb procesi korrekt, t\u00eb cilat deri m\u00eb tani nuk jan\u00eb garantuar plot\u00ebsisht nga gjykata.<\/p>\n<p>3. Dosja p\u00ebrmban rreth 60.000 faqe, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale t\u00eb tjera t\u00eb dendura. \u00cbsht\u00eb fakt i njohur n\u00eb literatur\u00ebn shkencore se: nj\u00eb i rritur lexon rreth 50 faqe\/or\u00eb n\u00eb tekste t\u00eb thjeshta; n\u00eb materiale komplekse, ritmi bie n\u00eb 10\u201320 faqe\/or\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr leximin e thjesht\u00eb (jo p\u00ebr analiz\u00ebn juridike) t\u00eb 60.000 faqeve, brenda 30 dit\u00ebve, duke punuar 8 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb duheshin 20\u201340 avokat\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pa kryer asnj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb detyr\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb objektivisht e pamundur n\u00eb \u00e7do sistem drejt\u00ebsie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian t\u00eb proporcionalitetit dhe t\u00eb \u201creasonable time\u201d n\u00eb p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes.<\/p>\n<p>4. Pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb mjaftueshme dhe munges\u00ebs s\u00eb aksesit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb materiale \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb faktin q\u00eb z. Veliaj nuk ka ende n\u00eb dispozicion asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb dosjes \u2013 mbrojtja ka punuar intensivisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunuese me gjykat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb shkak vonesash. Qindra or\u00eb pune jan\u00eb dedikuar p\u00ebr shqyrtimin e pjes\u00ebve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion, por kjo nuk mund t\u00eb konsiderohet e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb garantuar standardet e k\u00ebrkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgatitje reale dhe efektive t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>5. Prokuroria ka pranuar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jasht\u00eb afatit formal t\u00eb hetimit, rrethan\u00eb q\u00eb ngre dyshime legjitime mbi p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e materialeve t\u00eb prokuroris\u00eb me dosjen e depozituar n\u00eb gjykat\u00eb. P\u00ebr sigurimin e korrekt\u00ebsis\u00eb s\u00eb procesit, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb mbrojtja dhe z. Veliaj t\u00eb ken\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore, pasi mbi at\u00eb dosje do t\u00eb zhvillohet shqyrtimi gjyq\u00ebsor. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard minimal i \u00e7do procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn as penges\u00eb, as kontestim, por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb bazike p\u00ebr transparenc\u00eb dhe qart\u00ebsi procedurale.<\/p>\n<p>6. Marr\u00ebdh\u00ebnia avokat\u2013klient \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje me detyrimin procedural t\u00eb organeve t\u00eb hetimit dhe ndjekjes penale p\u00ebr t\u00eb garantuar akses t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb provat q\u00eb p\u00ebrdoren ndaj tij n\u00eb gjykat\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb gjyq\u00ebsore fokusi mbetet i vet\u00ebm: krijimi i kushteve q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgatitjen reale dhe efektive t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Mbrojtja nxit Prokurorin\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb plot\u00ebsisht standardet e pjekuris\u00eb institucionale, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga Kushtetuta n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe jo jasht\u00eb saj n\u00eb deklarata publike q\u00eb nuk z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb transparenc\u00ebn dhe qart\u00ebsin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ne presim nga gjykata garantimin e k\u00ebtij detyrimi themelor, pasi \u00e7do devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin n\u00eb nj\u00eb ushtrim formal, duke cenuar q\u00ebllimin thelb\u00ebsor t\u00eb tij: realizimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo prodhimin e nj\u00eb rezultati statistik.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/spak-tha-se-erion-veliaj-eshte-njohur-me-aktet-reagojne-avokatet-nuk-eshte-e-vertete-ja\/\">SPAK tha se Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb njohur me aktet, reagojn\u00eb avokat\u00ebt: Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ja\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb z. Erion Veliaj vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm sqarimin e disa elementeve procedural\u00eb, q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr publikun dhe p\u00ebr garantimin e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb drejt\u00eb. Kjo deklarat\u00eb synon t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb rrethanat konkrete q\u00eb lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes. 1. Mbrojtja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56290","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}