{"id":56240,"date":"2025-12-06T11:48:27","date_gmt":"2025-12-06T11:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/masat-e-qeverise-merz-bien-me-51-kerkesat-per-azil-ne-gjermani-ligji-i-shtetesise-do-te-ashpersohet-per-mashtruesit\/"},"modified":"2025-12-06T11:48:27","modified_gmt":"2025-12-06T11:48:27","slug":"masat-e-qeverise-merz-bien-me-51-kerkesat-per-azil-ne-gjermani-ligji-i-shtetesise-do-te-ashpersohet-per-mashtruesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/masat-e-qeverise-merz-bien-me-51-kerkesat-per-azil-ne-gjermani-ligji-i-shtetesise-do-te-ashpersohet-per-mashtruesit\/","title":{"rendered":"Masat e qeveris\u00eb Merz, bien me 51% k\u00ebrkesat p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani! Ligji i shtet\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ashp\u00ebrsohet p\u00ebr \u2018mashtruesit\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Shifrat flasin qart\u00eb. Numri i aplikimeve fillestare p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb ulur me m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn q\u00eb nga fillimi i vitit 2025. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb paraqitur 106.298 k\u00ebrkesa fillestare p\u00ebr azil, krahasuar me 216.861 n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>R\u00ebnien me 51 p\u00ebrqind t\u00eb aplikimeve p\u00ebr azil e konfirmoi Zyra Federale p\u00ebr Migrimin dhe Refugjat\u00ebt (BAMF). Edhe komentator\u00eb t\u00eb gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajn\u00eb se \u201ckthesa n\u00eb politik\u00ebn e azilit u krye\u201d.  Sistemi gjerman i migrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb leht\u00ebsohet dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfirmim i efektivitetit t\u00eb masave t\u00eb marra nga qeveria e re.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrveprim i disa masave<\/p>\n<p>Suksesi i deritash\u00ebm e ka burimin n\u00eb nd\u00ebrveprimin e disa masave. Q\u00eb kur erdhi n\u00eb pushtet shtat\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, qeveria Merz d\u00ebrgoi sinjale n\u00eb disa fusha nj\u00ebkoh\u00ebsisht: me kontrollet kufitare, me sprap\u00ebsimet n\u00eb kufi dhe me ruajtjen e nj\u00eb toni t\u00eb ashp\u00ebr ndaj migrimit ilegal n\u00eb diskursin publik.<\/p>\n<p>Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa m\u00eb t\u00eb rrepta p\u00ebr mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendsh\u00ebm Alexander Dobrindt d\u00ebrgoi n\u00eb kufi forca t\u00eb shumta shtes\u00eb t\u00eb policis\u00eb federale dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb ato t\u00eb qendrojn\u00eb atje, megjith\u00eb kritikat. Dhe shumica e azilk\u00ebrkuesve ilegal\u00eb vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga kufiri tok\u00ebsor, me shtete t\u00eb sigurta fqinj\u00eb me Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht fakti q\u00eb ata p\u00ebrpiqeshin t\u00eb hynin n\u00eb Gjermani duke ardhur nga shtete t\u00eb sigurta, pra q\u00eb t\u00eb aplikonin k\u00ebshtu edhe ilegalisht p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani, e b\u00ebri t\u00eb leht\u00eb sprap\u00ebsimin e tyre nga policia.<\/p>\n<p>100.000 k\u00ebrkesa p\u00ebr azil: p\u00ebr Gjermanin\u00eb pak, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt shum\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani sot, 100.000 k\u00ebrkesa p\u00ebr azil duken nj\u00eb shif\u00ebr e ul\u00ebt aplikimesh. Natyrisht deri n\u00eb vitin 2012, shifrat e aplikimeve p\u00ebr azil kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sot. Por q\u00eb at\u00ebher\u00eb l\u00ebvizjet migratore kudo n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb intensifikuar.<\/p>\n<p>E qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtat shifra q\u00eb Gjermania i konsideron t\u00eb ul\u00ebta, jan\u00eb alarmuese p\u00ebr shtete t\u00eb tjera evropiane, si. p.sh. p\u00ebr Britanin\u00eb e Madhe. Kaq sa erdh\u00ebn k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Gjermani, po mbi 100.000 azilk\u00ebrkues, shkuan vjet n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e till\u00eb e lart\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit. N\u00eb vitin 2025 atje kan\u00eb mb\u00ebrritur madje 110.000 vet\u00eb. Kjo e ka detyruar edhe qeverin\u00eb aktuale britanike, nj\u00eb qeveri laburiste n\u00ebn presionin e rritjes s\u00eb partis\u00eb Reformiste UK t\u00eb Nigel Farage, t\u00eb angazhohet p\u00ebr nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb azilit.<\/p>\n<p>Hapa n\u00eb rrug\u00ebn e kufizimit t\u00eb migrimit<\/p>\n<p>Gjermania do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb mbrojtje p\u00ebr azilk\u00ebrkues q\u00eb rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb lart\u00eb shp\u00ebrdorimi. V\u00ebrtet q\u00eb Gjermania ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb huaj si fuqi pun\u00ebtore, por kryesisht p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar, jo p\u00ebr migrim ilegal.<\/p>\n<p>Kryesisht forcat konservatore tani d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb koalicioni t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej: t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb ndodhen ligj\u00ebrisht n\u00eb Gjermani dhe duan shtet\u00ebsin\u00eb gjermane. Politikan\u00eb konservator\u00eb thon\u00eb se q\u00eb dikush e merr shtet\u00ebsine gjermane, vet\u00ebm se ka plot\u00ebsuar vitet e q\u00ebndrimit t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb Gjermani, pa nj\u00eb lidhje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Gjermanin\u00eb, nuk ndihmon n\u00eb forcimin e vendit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb delikate, e preferuar edhe nga partia ultra e djatht\u00eb AfD, ku avancimi mund t\u00eb mos jet\u00eb i leht\u00eb.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e shtet\u00ebsis\u00eb gjermane pritet t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohet<\/p>\n<p>Derisa t\u00eb arrihet nj\u00eb lidhje \u201ce v\u00ebrtet\u00eb\u201d e d\u00ebshirueshme e shtetasve t\u00eb rinj me Gjermanin\u00eb, partit\u00eb konservatore, CDU\/CSU dhe socialdemokrat\u00ebt e SPD duan t\u00eb ashp\u00ebrsojn\u00eb m\u00eb tej ligjin e shtet\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ashp\u00ebrsimi konsiston n\u00eb nj\u00eb sanksionim t\u00eb fort\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitet: n\u00eb t\u00eb ardhmen, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb falsifikojn\u00eb \u00e7ertifikat\u00ebn e provimit t\u00eb gjermanishtes dhe kapen, nuk do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb gjermane pa kaluar 10 vjet.<\/p>\n<p>Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bllokad\u00ebs dhjet\u00ebvje\u00e7are, kjo nuk do t\u00eb sjell\u00eb dobi. Pasi ata do t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb shpejton refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs, refuzim t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligjin e ndryshuar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej: personi do t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb bllokad\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7are deri sa t\u00eb lejohet t\u00eb riaplikoj\u00eb, edhe po ta ket\u00eb marr\u00eb (joligj\u00ebrisht) shtet\u00ebsin\u00eb. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marr\u00eb tashm\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb gjermane.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim t\u00eb ligjit, t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Komisionin  e Brendsh\u00ebm t\u00eb Bundestagut nga partit\u00eb n\u00eb pushtet, Bundestagu planifikohet t\u00eb votoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dihet se natyralizimi i p\u00ebrshpejtuar pas tre vjet\u00ebsh p\u00ebr persona t\u00eb mir\u00ebintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua q\u00eb n\u00eb tetor. K\u00ebt\u00eb t\u00eb premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja n\u00eb vot\u00eb edhe e heqjes s\u00eb detyrimit p\u00ebr shtetin, q\u00eb t\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb avokat, n\u00eb rast se t\u00eb paraburgos para d\u00ebbimit.  Kjo ide e detyrimit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb paguar avokatin ishte nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Sfondi m\u00eb i gjer\u00eb i ashp\u00ebrsimit t\u00eb ligjit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Ligji forcohet si p\u00ebrgjigje ndaj mashtrimeve t\u00eb vazhdueshme me \u00e7ertifikatat e gjuh\u00ebs gjermane.<\/p>\n<p>Dihet se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb marrin shtet\u00ebsin\u00eb gjermane, duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb komunikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke \u00e7ertifikat\u00ebn e gjuh\u00ebs t\u00eb nivelit B1.<\/p>\n<p>Por s\u00eb fundi, jav\u00ebn e kaluar, u identifikuan n\u00eb jug t\u00eb Gjermanis\u00eb, pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb pandehur kryesor\u00eb, q\u00eb organizonin falsifikimin e  \u00e7ertifikatave t\u00eb gjermanishtes n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave. N\u00eb landet federale t\u00eb Baden-W\u00fcrttembergut dhe Hessenit, pati p\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrolle me forca masive policore.<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb vitin e kaluar, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale u nxorr para Gjykat\u00ebs s\u00eb Landit n\u00eb Bonn nj\u00eb grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i \u00e7ertifikatave gjuh\u00ebsore, t\u00eb cilat i shisnin me \u00e7mime deri 3000 euro. Ashp\u00ebrsimi i ligjit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim synon t\u00eb ket\u00eb efekt parandalues.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/masat-e-qeverise-merz-bien-me-51-kerkesat-per-azil-ne-gjermani-ligji-i-shtetesise-do-te-ashpersohet-per-mashtruesit\/\">Masat e qeveris\u00eb Merz, bien me 51% k\u00ebrkesat p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani! Ligji i shtet\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ashp\u00ebrsohet p\u00ebr \u2018mashtruesit\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shifrat flasin qart\u00eb. Numri i aplikimeve fillestare p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb ulur me m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn q\u00eb nga fillimi i vitit 2025. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb paraqitur 106.298 k\u00ebrkesa fillestare p\u00ebr azil, krahasuar me 216.861 n\u00eb vitin 2024. R\u00ebnien me 51 p\u00ebrqind t\u00eb aplikimeve p\u00ebr azil e konfirmoi Zyra Federale p\u00ebr Migrimin dhe Refugjat\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56240","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56240\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}