{"id":56222,"date":"2025-12-06T09:01:55","date_gmt":"2025-12-06T09:01:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/ndikimi-rus-sfide-e-perbashket-e-malit-te-zi-dhe-moldavise\/"},"modified":"2025-12-06T09:01:55","modified_gmt":"2025-12-06T09:01:55","slug":"ndikimi-rus-sfide-e-perbashket-e-malit-te-zi-dhe-moldavise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/ndikimi-rus-sfide-e-perbashket-e-malit-te-zi-dhe-moldavise\/","title":{"rendered":"Ndikimi rus, sfid\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e Malit t\u00eb Zi dhe Moldavis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kudo q\u00eb ekziston hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr destabilizim, Rusia do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb at\u00eb, vler\u00ebsoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb analisti i Qendr\u00ebs s\u00eb Forenzik\u00ebs Digjitale t\u00eb Malit t\u00eb Zi (DFC), Drashko Jabu\u00e7anin.<\/p>\n<p>Nga DFC-ja, n\u00eb analiz\u00ebn e fundit lidhur me ndikimin rus, kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen mbi strategjin\u00eb e shtetit ndaj vendeve q\u00eb ndodhen n\u00eb faza t\u00eb ndryshme t\u00eb integrimeve euroatlantike. Ve\u00e7an\u00ebrisht kan\u00eb theksuar ngjashm\u00ebrit\u00eb n\u00eb rastin e Malit t\u00eb Zi dhe Moldavis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBallkani Per\u00ebndimor dhe Moldavia n\u00eb strategjin\u00eb ruse t\u00eb destabilizimit sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebllim: t\u2019i tregojn\u00eb Per\u00ebndimit se levat e pushtetit dhe ndikimit jan\u00eb ende n\u00eb duart e Kremlinit, pavar\u00ebsisht sanksioneve dhe izolimit politik\u201d, theksoi Jabu\u00e7anin.<\/p>\n<p>Rusia ndodhet q\u00eb pothuajse kat\u00ebr vjet n\u00ebn sanksione, pasi nisi pushtimin e Ukrain\u00ebs fqinje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se cili shtet ka qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, Moska, sipas tij, p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjtat metoda p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi proceset demokratike, para s\u00eb gjithash p\u00ebrmes dezinformatave, organizatave fetare dhe sh\u00ebrbimeve sekrete.<\/p>\n<p>Nga Ambasada e Rusis\u00eb nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi i kursit proevropian t\u00eb Malit t\u00eb Zi, komprometimi i institucioneve dhe krijimi i nj\u00eb atmosfere t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb politike. Ambasadori i Rusis\u00eb s\u00eb fundmi ka akuzuar autoritetet p\u00ebr armiq\u00ebsi ndaj Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralele zgjedhore<\/p>\n<p>N\u00eb Moldavi, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025 u mbajt\u00ebn zgjedhjet parlamentare, t\u00eb cilat u pan\u00eb si vendim ky\u00e7 i k\u00ebtij shteti t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes Brukselit dhe Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, autoritetet moldaviane arrestuan dhjet\u00ebra persona n\u00ebn dyshimin p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e trazirave masive. Shumica e tyre rezultoi se ishin trajnuar n\u00eb Serbi.Hetimi tregoi se sh\u00ebrbimet ruse t\u00eb siguris\u00eb kishin organizuar n\u00eb Serbi nj\u00eb kamp p\u00ebr trajnim special t\u00eb shtetasve moldavian\u00eb dhe rumun\u00eb, n\u00ebn pretekstin e nj\u00eb pelegrinazhi fetar.<\/p>\n<p>Instruktor\u00ebt i kishin m\u00ebsuar ata me taktika p\u00ebr trazira n\u00eb rrug\u00eb, thyerje t\u00eb kordon\u00ebve policor\u00eb dhe p\u00ebrdorim t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi kryesor i operacionit rus t\u00eb para-inteligjenc\u00ebs ishte nxitja e rr\u00ebmuj\u00ebs dhe trazirave n\u00eb rast t\u00eb fitores s\u00eb shumic\u00ebs proevropiane n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Moldavi\u201d.Fitore bind\u00ebse n\u00eb k\u00ebto zgjedhje sh\u00ebnoi partia proevropiane e presidentes, Maia Sandu.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje n\u00eb DFC jan\u00eb krahasuar me tentativ\u00ebn p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d n\u00eb dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2016 n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Taktikat e protestave t\u00eb dhunshme dhe mjetet speciale t\u00eb planifikuara n\u00eb Moldavi jan\u00eb identike me ato t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb rastin e njohur si grusht shteti i vitit 2016, theksoi DFC-ja.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit kishin synuar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb shkaktonin trazira, p\u00ebrplasje me policin\u00eb dhe t\u00eb pengonin an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>P\u00ebr organizimin dhe financimin e operacionit jan\u00eb akuzuar agjent\u00ebt rus\u00eb Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e t\u00eb akuzuarve jan\u00eb tet\u00eb shtetas serb\u00eb dhe tre malazez\u00eb, nd\u00ebr ta edhe kryetari aktual i Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe deputeti Millan Knezheviq.<\/p>\n<p>Gjykata Supreme fillimisht i d\u00ebnoi me burg, nd\u00ebrsa n\u00eb rigjykim i liroi ata. Vendimi nuk \u00ebsht\u00eb ende i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.\u201dSerbia si qendra kryesore p\u00ebr aktivitetet e GRU-s\u00eb\u201d<br \/>\nEdhe n\u00eb rastin e Moldavis\u00eb n\u00eb vitin 2025, edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi m\u00eb 2016, \u00ebsht\u00eb evidentuar aktivitet i agjent\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs ushtarake ruse GRU, me q\u00ebllim destabilizimin e shtetit p\u00ebrmes nxitjes s\u00eb trazirave, financimit t\u00eb strukturave kriminale dhe protestave t\u00eb dhunshme, theksoi DFC-ja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb dy rastet, Serbia ka sh\u00ebrbyer si qendra kryesore p\u00ebr aktivitetet e para-inteligjenc\u00ebs t\u00eb GRU-s\u00eb. Nd\u00ebr provat p\u00ebr aktivitetet e planifikuara t\u00eb paligjshme n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb fotografi, incizime, uniforma, pranimet direkte dhe para t\u00eb sekuestruara n\u00eb shum\u00ebn prej 125 mij\u00eb eurosh, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga organet hetimore serbe\u201d.<\/p>\n<p>Pika e p\u00ebrbashk\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm veprimi taktik i operativ\u00ebve n\u00eb terren, por edhe faza e integrimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin t\u00eb dy shtetet.<\/p>\n<p>Mali i Zi n\u00eb vitin 2016 ishte n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO, nd\u00ebrsa zgjedhjet n\u00eb Moldavi n\u00eb vitin 2025 ishin ky\u00e7 p\u00ebr integrimin n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb k\u00ebtij shteti n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cSkenari moldavian\u201d<br \/>\nN\u00eb DFC paralajm\u00ebruan se n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb nga viti 2020 po krijohen kushtet p\u00ebr nj\u00eb skenar potencialisht moldavian, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim dob\u00ebsimin e kursit proevropian t\u00eb shtetit dhe krijimin e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb politike, q\u00eb i shkon p\u00ebr shtati interesave t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInstrumentalizimi i partive proruse, infiltrimi i komunitetit fetar n\u00eb sfer\u00ebn politike, fushata e fuqishme propagandistike p\u00ebrmes mediave dhe rrjeteve sociale proruse, si dhe nxitja e ndasive shoq\u00ebrore e etnike, pa dyshim pasqyrohen edhe n\u00eb kontekstin malazez\u201d, u tha n\u00eb analiz\u00ebn e DFC-s\u00eb.N\u00eb vitin 2020 u rr\u00ebzua nga pushteti pas 30 vjet\u00ebsh Partia Demokratike e Socialist\u00ebve e Millo Gjukanoviqit dhe pushtetin e mori nj\u00eb koalicion q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga partit\u00eb proserbe dhe proruse t\u00eb Frontit Demokratik dhe Demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi synon q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb mbyll\u00eb t\u00eb gjitha kapitujt negociues dhe n\u00eb vitin 2028 t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb. Nj\u00eb vit para k\u00ebsaj pritet t\u00eb mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.<\/p>\n<p>Ndikimi p\u00ebrmes Kish\u00ebs Moldavis\u00eb dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe<br \/>\nDFC ka v\u00ebrejtur paraleliz\u00ebm edhe n\u00eb veprimet e kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e zgjedhjeve t\u00eb fundit moldaviane t\u00eb mbajtura n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, rol ky\u00e7 n\u00eb p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs antievropiane pat\u00ebn prift\u00ebrinjt\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Moldavis\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se prift\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb Moldavi nj\u00eb vit para zgjedhjeve shkuan n\u00eb pelegrinazhe t\u00eb paguara n\u00eb Rusi dhe m\u00eb pas, pas kthimit n\u00eb Moldavi, mor\u00ebn fonde p\u00ebr themelimin e dhjet\u00ebra kanaleve n\u00eb Telegram, p\u00ebrmes t\u00eb cilave paralajm\u00ebruan p\u00ebr rreziqet nga aspiratat evropiane t\u00eb autoriteteve moldaviane.<\/p>\n<p>Narrativi i p\u00ebrbashk\u00ebt ishte \u201clufta p\u00ebr vlerat tradicionale\u201d n\u00ebn pretekstin e predikimeve p\u00ebr fen\u00eb dhe dashurin\u00eb p\u00ebr ortodoksizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin ballkanik, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka nj\u00eb fuqi identike mobilizuese, q\u00eb e b\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsuesen ky\u00e7 t\u00eb ndikimit rus, theksoi DFC-ja.<\/p>\n<p>\u201cPara zgjedhjeve lokale n\u00eb Kotor dhe Podgoric\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024, KOS-i shfryt\u00ebzoi t\u00eb gjith\u00eb rrjetin e prift\u00ebrinjve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ceremoni dhe liturgji theksonin rolin ky\u00e7 t\u00eb ruajtjes s\u00eb fes\u00eb, popullit dhe t\u00eb shenjt\u00ebroreve si nj\u00eb futje n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, figura ky\u00e7 t\u00eb kish\u00ebs u vun\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb partive proserbe dhe proruse, duke tentuar q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rezultatin zgjedhor. Pushtetin n\u00eb k\u00ebto qytete e kan\u00eb parti t\u00eb af\u00ebrta me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e Mitropolis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi<br \/>\nLidhur me k\u00ebto pretendime, nga Mitropolia e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se ato jan\u00eb \u201ct\u00eb kota, t\u00eb rreme dhe keqdash\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e pabazuara t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit DFC p\u00ebr kish\u00ebn \u2026 jan\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb llogaritura, q\u00eb synojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb KOS-in, nga kush e p\u00ebr \u00e7far\u00eb interesash, nuk dihet\u201d, u tha n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nga Mitropolia pohuan se kisha nuk ka qen\u00eb e angazhuar n\u00eb fushatat zgjedhore n\u00eb Podgoric\u00eb e as n\u00eb Kotor.<\/p>\n<p>\u201cKisha, p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb madh juridik, \u00ebsht\u00eb angazhuar shum\u00eb hapur p\u00ebr ndryshimin e pushtetit n\u00eb vitin 2020, por as at\u00ebher\u00eb e as tani nuk merret e as do t\u00eb merret me fushata partiake\u201d.<\/p>\n<p>Ata shtojn\u00eb se nuk ka logjik q\u00eb kisha t\u00eb akuzohet se p\u00ebrkushtimi i saj p\u00ebr \u201cfen\u00eb, popullin dhe shenjtor\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb futje n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk ekziston aktivitet hibrid i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe\u201d, u tha n\u00eb p\u00ebrgjigjen d\u00ebrguar REL-it.Shteti \u2013 ky\u00e7 n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ndikimit rus<br \/>\nRol ky\u00e7 n\u00eb pengimin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Kremlinit duhet t\u00eb ken\u00eb institucionet e sistemit, vler\u00ebsoi Drashko Jabu\u00e7anin nga DFC-ja.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb cilat do t\u00eb vepronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr destabilizim dhe operacioneve t\u00eb ndikimit mbi opinionin publik. Nga ana tjet\u00ebr, komunikimi strategjik i vendimmarr\u00ebsve duhet t\u2019u tregoj\u00eb qytetar\u00ebve r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e integrimeve evropiane, si dhe motivet e pal\u00ebve t\u00eb treta p\u00ebr ta ndalur k\u00ebt\u00eb proces\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian n\u00eb raportin e fundit i rekomandoi Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar nd\u00ebrhyrjet e huaja dhe dezinformimin. P\u00ebr t\u00eb krijuar rezistenc\u00eb ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride, \u00ebsht\u00eb propozuar miratimi i nj\u00eb strategjie dhe plani veprimi.<\/p>\n<p>Mali i Zi aktualisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, pasi ka hapur t\u00eb gjith\u00eb 33 kapitujt dhe ka mbyllur shtat\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi synon q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb mbyll\u00eb t\u00eb gjitha kapitujt dhe n\u00eb vitin 2028 t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/06\/ndikimi-rus-sfide-e-perbashket-e-malit-te-zi-dhe-moldavise\/\">Ndikimi rus, sfid\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e Malit t\u00eb Zi dhe Moldavis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kudo q\u00eb ekziston hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr destabilizim, Rusia do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb at\u00eb, vler\u00ebsoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb analisti i Qendr\u00ebs s\u00eb Forenzik\u00ebs Digjitale t\u00eb Malit t\u00eb Zi (DFC), Drashko Jabu\u00e7anin. Nga DFC-ja, n\u00eb analiz\u00ebn e fundit lidhur me ndikimin rus, kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen mbi strategjin\u00eb e shtetit ndaj vendeve q\u00eb ndodhen n\u00eb faza t\u00eb ndryshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56222","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56222\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}