{"id":5622,"date":"2025-01-22T07:01:18","date_gmt":"2025-01-22T07:01:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/22\/rastet-e-perseritura-si-kurum-eksportoi-ilegalisht-mijera-ton-mbetje-te-rrezikshme\/"},"modified":"2025-01-22T07:01:18","modified_gmt":"2025-01-22T07:01:18","slug":"rastet-e-perseritura-si-kurum-eksportoi-ilegalisht-mijera-ton-mbetje-te-rrezikshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/22\/rastet-e-perseritura-si-kurum-eksportoi-ilegalisht-mijera-ton-mbetje-te-rrezikshme\/","title":{"rendered":"Rastet e p\u00ebrs\u00ebritura\/ Si \u201cKurum\u201d eksportoi ilegalisht mij\u00ebra ton mbetje t\u00eb rrezikshme"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gusht 2022, Ministria e Industris\u00eb s\u00eb Tajland\u00ebs mori nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb lejuar marrjen e ngarkesave me p\u00ebrmbajtje hiri nga furrnaltat me hark elektrik,\u00a0EAFD, nj\u00eb n\u00ebnprodukt i industris\u00eb s\u00eb \u00e7elikut i pasur me metale t\u00eb r\u00ebnda dhe i klasifikuar si mbetje e rrezikshme.<\/p>\n<p>Tajlanda ishte nj\u00eb importues i madh i mbetjeve industriale dhe urbane nga vendet e zhvilluara, e megjithat\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, ministria tha \u201cJo\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEAFD kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr Tajland\u00ebn dhe ministria nuk donte ta p\u00ebrkeq\u00ebsonte at\u00eb,\u201d i tha BIRN\u00a0Sirakarn Leungsakul, drejtor i Divizionit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve Industriale n\u00eb Ministrin\u00eb e Industris\u00eb me seli n\u00eb Bangkok.<\/p>\n<p>Tregtia nd\u00ebrkufitare e EAFD rregullohet nga\u00a0konventa e Bazelit, nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare e cila siguron q\u00eb k\u00ebto mbetje trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar rrezikun ndaj njer\u00ebzve dhe mjedisit.<\/p>\n<p>Por refuzimi i Ministris\u00eb ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ishte fundi i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pothuajse dy vjet m\u00eb pas, m\u00eb 5 korrik 2024, nj\u00eb anije e ngarkuar me 102 kontenjer\u00eb t\u00eb mbushur me at\u00eb q\u00eb listohet si Oksid Hekuri n\u00eb dokumentet doganore, u nis nga porti i Durr\u00ebsit me destinacion Tajland\u00ebn.\u00a0Basel Action Network, nj\u00eb organizat\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Seatle t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb lufton kund\u00ebr eksportit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme nga shoq\u00ebrit\u00eb e industrializuara drejt vendeve n\u00eb zhvillim, deklaroi se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb anija po transportonte EAFD.<\/p>\n<p>Anija u zhduk nga radar\u00ebt nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonte n\u00eb bregdetin e Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut, shpesh nj\u00eb shenj\u00eb kjo e fikjes s\u00eb transponderit t\u00eb anijes. Ky ishte momenti kur Basel Action Network shp\u00ebrndau alarmin. Anija u ndalua n\u00eb Singapor dhe u udh\u00ebrua t\u00eb kthehej pas n\u00eb Durr\u00ebs, ku prokuror\u00ebt filluan nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrinin pyetje.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionet e siguruara p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, BIRN mundi tani t\u00eb zbuloj\u00eb se mes viteve 2020 dhe 2023, nj\u00eb sasi prej rreth 20 mij\u00eb ton mbetjesh t\u00eb rrezikshme t\u00eb gjeneruara nga oxhaqet e kompanis\u00eb turke \u201cKurum International\u201d q\u00eb operon n\u00eb Elbasan ishin eksportuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbetjet u eksportuan nga kompania \u201cSokolaj\u201d sh.p.k n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Gjovana Sokolajt; nd\u00ebrsa ngarkesat u nis\u00ebn pa autorizimet e duhura nga ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit si\u00e7 k\u00ebrkohen nga ligji. T\u00eb pakt\u00ebn dy prej ngarkesave kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Tajland\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania \u201cKurum\u201d operon furrnaltat e epok\u00ebs komuniste p\u00ebr t\u00eb prodhuar hekur p\u00ebr industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i madh n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, BIRN zbuloi se nj\u00eb inspektim i kryer n\u00eb Kurum nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit p\u00ebr mbetjet e rrezikshme, pasi anija u ndalua n\u00eb Singapor, ishte i pari i k\u00ebtij lloji q\u00eb prej vitit 2020, pavar\u00ebsisht se Kurum \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjeneruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ornela \u00c7u\u00e7i, nj\u00eb eksperte mjedisore dhe ish-zv.ministre e Mjedisit tha se monitorimi i dob\u00ebt kishte lejuar q\u00eb nj\u00eb trafik i till\u00eb mbetjesh t\u00eb kalonte pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cLigji i lejeve mjedisore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb sot,\u201d i tha \u00c7u\u00e7i BIRN. \u201cAjo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi abuzuar me monitorimin e tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do subjekt q\u00eb nxjerr mbetje jasht\u00eb vendit merr leje eksporti. \u00c7do sasi q\u00eb del duhet raportuar pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit dhe AKM,\u201d shtoi \u00c7u\u00e7i. \u201cMatematika \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb; A p\u00ebrkojn\u00eb sasit\u00eb e deklaruara me sasit\u00eb e dala jasht\u00eb vendit?\u201d.<\/p>\n<p>Kompania \u201cKurum International\u201d i tha BIRN se i kishte transferuar mbetjet e rrezikshme me p\u00ebrmbajtje oksidi zinku te \u201cSokolaj\u201d pasi ishte siguruar se eksportuesi kishte licens\u00eb p\u00ebr transportin e k\u00ebtij produkti dhe autorizimin e eksportit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. BIRN i k\u00ebrkoi \u201cKurum\u201d nj\u00eb kopje t\u00eb autorizimit, por nuk e mori asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb sasia \u00ebsht\u00eb tregtuar me fatur\u00eb fiskale, por nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me dokumentacionin e transferimit t\u00eb mbetjeve,\u201d tha \u201cKurum\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, duke iu referuar nj\u00eb dokumenti t\u00eb detyruesh\u00ebm transferimi q\u00eb mund\u00ebson gjurmimin e ngarkesave. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi tha se Kurum i kishte raportuar rregullisht k\u00ebto mbetje pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>As ministrja e Turizmit dhe Mjedisit,\u00a0Mirela Kumbaro\u00a0dhe as drejtoresha e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit,\u00a0Arta Dollani\u00a0nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<h4><strong>Mbik\u00ebqyrja \u2018d\u00ebshtoi\u2019<\/strong><\/h4>\n<p>Anija \u201cMolivia\u201d e ankoruar n\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Foto: Eriola Azizolli.<\/p>\n<p>Prokuroria e Durr\u00ebsit nuk ka th\u00ebn\u00eb ende se \u00e7far\u00eb kishte sakt\u00ebsisht brenda kontenjer\u00ebve t\u00eb anijes q\u00eb u kthye nga Singapori.<\/p>\n<p>\u201cKurum International\u201d operon pjes\u00eb t\u00eb ish-kombinatit Metalurgjik t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb Elbasan q\u00eb prej vitit 1998. N\u00eb vitin 2010, kompania instaloi filtra p\u00ebr t\u00eb kapur hirin e furrave me hark elektrik, EAFD, por s\u00ebrish prodhon nj\u00eb mesatare prej 8 mij\u00eb ton\u00ebsh n\u00eb vit n\u00ebse punon me kapacitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht prodhimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb tilla t\u00eb rrezikshme, inspektimi p\u00ebr zbatimin e lejes mjedisore q\u00eb u krye n\u00eb shtator 2024 ishte i pari q\u00eb prej vitit 2020.<\/p>\n<p>\u201cKurum\u201d ia transferoi mbetjet e veta kompanis\u00eb \u201cSokolaj\u201d gjat\u00eb viteve 2020- 2023, ndon\u00ebse dy kompanit\u00eb n\u00ebnshkruan nj\u00eb kontrat\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gusht 2023.<\/p>\n<p>Agjencia Rajonale e Mjedisit p\u00ebr Beratin, Elbasanin dhe Kor\u00e7\u00ebn tha se Kurum d\u00ebshtoi t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion t\u00eb Agjencis\u00eb dokumentet e transferimit t\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve. Agjencia vendosi nj\u00eb gjob\u00eb dhe pezulloi transfertat e mbetjeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompania \u201cSokolaj\u201d me qend\u00ebr n\u00eb periferi t\u00eb Durr\u00ebsit e p\u00ebrshkruan aktivitetin e vet si import dhe eksport i mbetjeve jo t\u00eb rrezikshme, t\u00eb tilla si zinku apo bakri.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit gjeti n\u00eb gusht 2024 se mes dhjetorit 2020 dhe n\u00ebntorit 2023, Sokolaj kishte bler\u00eb nga Kurum 2,800 ton mbetje t\u00eb oksidit t\u00eb hekurit si dhe 20 mij\u00eb ton EAFD t\u00eb klasifikuara si mbetje t\u00eb rrezikshme me kodin 10 02 07*. E gjith\u00eb sasia ishte eksportuar nd\u00ebrkoh\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebrpara inspektimit.<\/p>\n<p>Inspektor\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto eksporte ishin kryer n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit sa koh\u00eb q\u00eb Sokolaj nuk dispononte dokumente t\u00eb transferimit t\u00eb mbetjeve nga Kurum si dhe nuk kishte autorizim eksporti nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.<\/p>\n<p>Dritan Metaj, drejtor i Agjencis\u00eb Rajonale t\u00eb Mjedisit p\u00ebr Beratin, Elbasanin dhe Kor\u00e7\u00ebn i tha BIRN se ai kishte kryer monitorime sporadike n\u00eb kompanin\u00eb \u201cKurum\u201d kur kishte pasur \u201cindicie dhe denocime\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam propozuar nj\u00eb plan monitorimi t\u00eb miratuar dhe as nga AKM nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb autorizuar nj\u00eb plan pune,\u201d tha Metaj.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt i than\u00eb BIRN se sipas lejes mjedisore t\u00eb tipit A, t\u00eb cil\u00ebn Kurum e disponon, Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit duhet t\u00eb monitoroj\u00eb respektimin e lejes dhe t\u00eb rishikoj\u00eb rregullisht t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mbajt\u00ebsi i lejes dor\u00ebzon n\u00eb Agjenci dhe n\u00eb regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb transferimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do kompani q\u00eb ka leje p\u00ebr eksport t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme ka detyrimin t\u00eb raportoj\u00eb periodikisht\u201d, tha\u00a0Polikron Horeshka, ekspert i menaxhimit t\u00eb mbetjeve. \u201cMegjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbik\u00ebqyrja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb ka d\u00ebshtuar\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Destinationi Tajland\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Ilustrim i rrug\u00ebtimit t\u00eb mbetjeve drejt Tajland\u00ebs. Jurgena Tahiri\/ BIRN.<\/p>\n<p>Tajlanda u shfaq fillimisht si nj\u00eb destinacion p\u00ebr mbetjet plastike nga vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, p\u00ebrpara se t\u00eb hapte dyert edhe p\u00ebr EAFD. N\u00eb vitin 2023, megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb alarmit mjedisor, Tajlanda b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndalimin e importit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme, p\u00ebrpara se t\u00eb ndalonte edhe importin e mbetjeve plastike n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si Shqip\u00ebria, edhe Tajlanda ka nj\u00eb rekord t\u00eb varf\u00ebr sa i takon korrupsionit dhe mbrojtjes s\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>Sasia prej 2,800 ton mbetjesh t\u00eb etiketuara si oksid hekuri q\u00eb kompania \u201cSokolaj\u201d u p\u00ebrpoq t\u00eb eksportonte n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar supozohej q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb riciklimi t\u00eb quajtur Copper Metal, e nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebruar t\u00eb provinc\u00ebs Lopburi n\u00eb Tajland\u00eb. Copper Metal \u00ebsht\u00eb e regjistruar si nj\u00eb riciklues i mbetjeve industriale, por jo p\u00ebr trajtimin e EAFD.<\/p>\n<p>Pasi ngarkesa u bllokua, Ministria e Industris\u00eb n\u00eb Tajland\u00eb urdh\u00ebroi nj\u00eb inspektim n\u00eb kompanin\u00eb Copper Metal, n\u00eb t\u00eb cilin drejtori i Divizionit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Mbetjeve Industriale, Leungsakul tha se u gjet q\u00eb sistemi i ventilimit dhe makinerit\u00eb e riciklimit t\u00eb zinkut nuk punonin si\u00e7 duhej.<\/p>\n<p>Organizata Mjedisore \u201cEcological Alert and Recovery \u2013 Thailand\u201d, e njohur si EARTH, d\u00ebrgoi gjithashtu p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn mostra t\u00eb pluhurit t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb rreth fabrik\u00ebs p\u00ebr t\u2019i studiuar. Mostrat jan\u00eb ende duke u analizuar.<\/p>\n<p>Drejtori i EARTH, Penchom Saetang tha se korrupsioni leht\u00ebson trafikimin e mbetjeve n\u00eb Tajland\u00eb dhe ata q\u00eb p\u00ebrfshihen, shp\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>\u201cShkaku kryesor i k\u00ebtij problemi n\u00eb Tajland\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018korrupsioni\u2019 ose \u2018ryshfeti\u2019, si nga autoritetet ashtu edhe nga sektori privat,\u201d tha Saetang.\u201cEdhe pse d\u00ebnimi maksimal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb 10 vjet burgim, praktikisht shkel\u00ebsit gjobiten vet\u00ebm me nj\u00eb shum\u00eb minimale dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb burgosur ende,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<h4><strong>K\u00ebrkes\u00eb e re p\u00ebr eksport mbetjesh<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cKurum\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkon ende q\u00eb t\u00eb eksportoj\u00eb mbetje t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Ministria e Turizmit dhe Mjedisit \u00ebsht\u00eb aktualisht duke vler\u00ebsuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr autorizim p\u00ebr eksportin e 8 mij\u00eb ton mbetjeve t\u00eb rrezikshme nga \u201cKurum\u201d drejt Arabis\u00eb Saudite, t\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 25 korrik 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, mbetjet p\u00ebrshkruhet se p\u00ebrmbajn\u00eb \u201cmbetje t\u00eb ngurta nga trajtimet e gazeve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb substanca t\u00eb rrezikshme ose mbetje pluhur nga furra elektrike me hark (PFEH) me p\u00ebrmbajtje Oksid Zinku n\u00eb Uzin\u00ebn e \u00c7elikut\u201d. Kodi i cituar i mbetjeve \u00ebsht\u00eb 10 02 07*.<\/p>\n<p>\u201cKurum\u201d thot\u00eb se ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb me kompanin\u00eb Global Steel Dust Gulf \u2013 dega saudite e nj\u00eb kompanie t\u00eb themeluar n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebr trajtimin e 8 mij\u00eb ton mbetjeve t\u00eb rrezikshme n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2024, n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb \u201cKurum\u201d kishte gjendje 3,724 ton mbetje t\u00eb rrezikshme t\u00eb paketuara n\u00eb 4600 thas\u00eb bigbags, por \u201cKurum\u201d tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr autorizimin e eksportit ishte b\u00ebr\u00eb mbi premis\u00ebn se mund t\u00eb prodhoj\u00eb 8 mij\u00eb ton n\u00eb vit n\u00ebse punon me kapacitet t\u00eb plot\u00eb. Operacionet e \u201cKurum\u201d jan\u00eb aktualisht t\u00eb pezulluara p\u00ebr shkak t\u00eb remontit.<\/p>\n<p>Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se e kishte refuzuar fillimisht k\u00ebrkes\u00ebn, por tani po shqyrtonte mund\u00ebsin\u00eb e miratimit pasi Kurum kishte dor\u00ebzuar dokumente shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas plot\u00ebsimit t\u00eb dokumentacionit nga ana e subjektit, aplikimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces shqyrtimi,\u201d tha Ministria n\u00eb p\u00ebrgjigje me email.<\/p>\n<p>Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Basel Action Network tha se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb tregohet tep\u00ebr e kujdesshme.<\/p>\n<p>\u201cFabrikat n\u00eb Arabin\u00eb Saudite nuk i trajtojn\u00eb mbetjet sipas standardeve t\u00eb k\u00ebrkuara nga konventa e Baselit dhe Arabia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pal\u00eb n\u00ebnshkruese,\u201d tha Puckett p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\/<strong><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/01\/21\/shqiperia-eksportoi-ilegalisht-mijera-ton-mbetje-te-rrezikshme\/\" target=\"_blank\">Reporter.al<\/a><\/strong>\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gusht 2022, Ministria e Industris\u00eb s\u00eb Tajland\u00ebs mori nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb lejuar marrjen e ngarkesave me p\u00ebrmbajtje hiri nga furrnaltat me hark elektrik,\u00a0EAFD, nj\u00eb n\u00ebnprodukt i industris\u00eb s\u00eb \u00e7elikut i pasur me metale t\u00eb r\u00ebnda dhe i klasifikuar si mbetje e rrezikshme. Tajlanda ishte nj\u00eb importues i madh i mbetjeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}