{"id":56186,"date":"2025-12-05T19:53:10","date_gmt":"2025-12-05T19:53:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/eksperti-amerikan-shba-e-shqetesuar-nga-goditja-e-lidereve-te-opozites-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-12-05T19:53:10","modified_gmt":"2025-12-05T19:53:10","slug":"eksperti-amerikan-shba-e-shqetesuar-nga-goditja-e-lidereve-te-opozites-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/eksperti-amerikan-shba-e-shqetesuar-nga-goditja-e-lidereve-te-opozites-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Eksperti amerikan: SHBA e shqet\u00ebsuar nga goditja e lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><span>Profesori amerikan, Edward P. Joseph ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.syri.net\/politike\/844885\/deshmia-bombe-ne-kongresin-amerikan-joseph-per-syri-tv-shba-e-shqetesuar-nga-goditja-e-lidereve-te-opozites-ne-kontekst-elektoral\/\">SYRI TV<\/a>, Joseph theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrparimit t\u00eb vendit drejt BE duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se sfidat n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor mbeten nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr funksionimin e plot\u00eb t\u00eb shtetit dhe ofrimin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Joseph n\u00ebnvizoi se vonesat n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore dhe mungesa e efikasitetit n\u00eb gjykata krijojn\u00eb shqet\u00ebsime, sidomos kur lidhen me arrestimet e figurave t\u00eb opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudha zgjedhjesh. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian monitorojn\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebto procese dhe nuk duan t\u00eb shohin shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe standardeve demokratike.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se kjo seanc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb u zhvillua n\u00eb kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, u p\u00ebrqendrua n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, ku p\u00ebrfshihej edhe Shqip\u00ebria.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dhe Shtetet e Bashkuara, sikurse e thoni edhe ju qart\u00ebsisht, s\u00eb bashku me aktor\u00ebt ky\u00e7 t\u00eb Bashkimit Evropian, si p\u00ebr shembull Holanda, jan\u00eb p\u00ebrqendruar gjer\u00ebsisht tek \u00e7\u00ebshtja e reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri. E dim\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb prej kushteve kryesore dhe nj\u00eb prej shqet\u00ebsimeve kryesore p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dhe nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria hedh hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm drejt Bashkimit Evropian, duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb edhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb sistemin e gjyq\u00ebsorit. Ky shtim, p\u00ebr shembull, i stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb cilat akoma nuk kan\u00eb marr\u00eb zgjidhje, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problematik\u00eb, sepse po flasim p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb nj\u00eb procesi i cili i duhet dh\u00ebn\u00eb qytetarit nga gjykata.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb qoft\u00eb se gjykata \u00ebsht\u00eb joefi\u00e7ente dhe ngelet nj\u00eb stok i madh \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb patrajtuara, kjo p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim. Dhe pik\u00ebrisht jan\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me arrestimin e figurave t\u00eb opozit\u00ebs, sidomos brenda kontekstit t\u00eb zgjedhjeve.\u00a0<\/span><\/em><span><em>Un\u00eb e di se Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Evropian nuk duan t\u00eb shohin situata t\u00eb tilla,\u201d \u2013<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke folur p\u00ebr r\u00ebnien e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ai tha: <em>\u201cAskush nuk mund t\u00eb siguroj\u00eb pluralizmin politik. Nuk mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb aktor i jasht\u00ebm. Nuk mund ta krijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb aktor i jasht\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces dinamik, i cili duhet t\u00eb ndodh\u00eb brenda shoq\u00ebris\u00eb, brenda nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndetshme. Dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb dhe q\u00ebllimi, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme ke pluraliz\u00ebm, ke konkurrenc\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><em><span>Ne po shohim k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, po shohim sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e zellshme politike, e cila t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb n\u00eb Kongres dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb jap\u00eb llogari dhe t\u00eb ngrej\u00eb pyetje n\u00eb Kongres, sikurse ndodhi tani. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shembull, ke nj\u00eb situat\u00eb politike dinamike.\u00a0<\/span><\/em><em><span>\u00cbsht\u00eb Vet\u00ebvendosja, e cila drejton qeverin\u00eb dhe gjithashtu ke PDK-n\u00eb, LDK-n\u00eb dhe parti t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb aktive n\u00eb opozit\u00eb. Kryeministri Kurti nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron ai, por duhet t\u2019i jap\u00eb llogari dhe tani n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje dhe do t\u00eb shohim pastaj se zgjedh\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb mund\u00ebsi zgjedhjeje.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Prandaj, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme, pala e opozit\u00ebs, partit\u00eb e opozit\u00ebs, ka nj\u00eb zgjedhje dhe duhet t\u00eb vendos\u00eb. K\u00ebshtu funksionon demokracia. N\u00eb qoft\u00eb se nuk e kemi k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrfundojm\u00eb me nj\u00eb situat\u00eb si n\u00eb Serbi, ku partia e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it \u00ebsht\u00eb kaq dominuese p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe tani shohim se ku e ka \u00e7uar kjo sjellje Serbin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krize. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb pasur pluraliste ku zgjedh\u00ebsit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrteta dhe kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri, t\u2019i jap\u00eb llogari dhe t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs prej opozit\u00ebs\u201d \u2013 <\/span><\/em><span>tha ai<\/span><em><span>.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Joseph theksoi nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme politike, duke iu referuar gjetjeve kritike t\u00eb raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e fundit.\u00a0<\/span><span>Ai citoi drejtp\u00ebrdrejt nga raporti i OSBE-s\u00eb, i cili konstaton se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb <em>\u201cklim\u00eb t\u00eb polarizuar\u201d<\/em> dhe se pal\u00ebt politike nuk garuan n\u00eb nj\u00eb <em>\u201cterren loje t\u00eb drejt\u00eb\u201d. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Raporti, si\u00e7 theksoi Joseph, evidenton probleme serioze si frik\u00ebsimi, keqp\u00ebrdorimi i burimeve publike dhe presioni mbi administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. K\u00ebto gjetje, sipas tij, minojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e barabarta dhe tregojn\u00eb p\u00ebr parregullsi q\u00eb cenojn\u00eb pluralizmin.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cN\u00eb fakt, un\u00eb mund t\u2019jua lexoj raportin e OSBE-s\u00eb prej zyr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb miratuar nga zyra n\u00eb Varshav\u00eb dhe atje shprehen, zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb polarizuar dhe pal\u00ebt nuk ishin n\u00eb nj\u00eb terren loje t\u00eb drejt\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dometh\u00ebn\u00eb, jo t\u00eb gjitha partit\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtat mund\u00ebsi dhe gjithashtu thuhet se ka pasur edhe raportime t\u00eb frik\u00ebsimit, t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike si edhe presion ushtruar mbi punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs dhe thot\u00eb se kjo minon mund\u00ebsit\u00eb e barabarta.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport profesional dhe \u00ebsht\u00eb brenda misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb, t\u00eb cilin e drejtonte Lamberto Zannier, t\u00eb cilin e njoh personalisht, i cili ka qen\u00eb ish-sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i OSBE-s\u00eb. Un\u00eb kam punuar personalisht me t\u00eb kur kam qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetar i misionit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>K\u00ebt\u00eb po thot\u00eb OSBE dhe k\u00ebto jan\u00eb shqet\u00ebsimet t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara dhe i njohin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe ato duhet t\u00eb trajtohen n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em> \u2013 tha Joseph. \/LAPSI.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/05\/eksperti-amerikan-shba-e-shqetesuar-nga-goditja-e-lidereve-te-opozites-ne-shqiperi\/\">Eksperti amerikan: SHBA e shqet\u00ebsuar nga goditja e lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori amerikan, Edward P. Joseph ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb SYRI TV, Joseph theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrparimit t\u00eb vendit drejt BE duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se sfidat n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor mbeten nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr funksionimin e plot\u00eb t\u00eb shtetit dhe ofrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56186","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56186\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}