{"id":56167,"date":"2025-12-05T18:48:45","date_gmt":"2025-12-05T18:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/mero-baze-zhberja-e-standardeve-kushtetuese-nga-gjkko-dhe-spak-permes-standardeve-te-ndryshme\/"},"modified":"2025-12-05T18:48:45","modified_gmt":"2025-12-05T18:48:45","slug":"mero-baze-zhberja-e-standardeve-kushtetuese-nga-gjkko-dhe-spak-permes-standardeve-te-ndryshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/mero-baze-zhberja-e-standardeve-kushtetuese-nga-gjkko-dhe-spak-permes-standardeve-te-ndryshme\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Zhb\u00ebrja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK p\u00ebrmes standardeve t\u00eb ndryshme"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit sot m\u00eb n\u00eb fund i ka dh\u00ebn\u00eb Ilir Met\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb dosjen e tij dhe materialet ku ajo mb\u00ebshtetet akuza, n\u00eb formatin print, pra nj\u00eb kopje fizike t\u00eb saj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb por i vonuar, pasi ka penguar deri tani njohjen e t\u00eb akuzuarit me provat ku pretendohet se mb\u00ebshtetet akuza.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta k\u00ebrkes\u00eb po sot n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb iu mohua Erion Veliajt. GJKKO pretendon se materialet mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Veliaj jan\u00eb rreth 60 mij\u00eb faqe dhe ata nuk pranojn\u00eb t\u2019ia printojn\u00eb atij fizikisht.<\/p>\n<p>Pasi situata degradoi n\u00eb dy standarde t\u00eb ndryshme brenda nj\u00eb dite dhe brenda nj\u00eb gjykate, SPAK ka njoftuar po sot se zotit Veliaj i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion gjith\u00eb aktet e nevojshme dhe aktet shtes\u00eb p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij. lexo ketu<\/p>\n<p>Ky sqarim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ciniz\u00ebm i tepruar p\u00ebr nj\u00eb lin\u00e7im t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb SPAK dhe GJKKO po b\u00ebjn\u00eb ndaj nj\u00eb t\u00eb akuzuari. Askush nuk thot\u00eb q\u00eb avokat\u00ebt e Veliajt nuk i kan\u00eb marr\u00eb materialet me USB. Ata mund t\u2019ia japin dhe nj\u00eb USB Erion Veliajt sikur ai t\u00eb lejohej ta p\u00ebrdorte at\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Por Drejtoria e Burgjeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores s\u00eb saj, e konsideron futjen e nj\u00eb USB n\u00eb burg vep\u00ebr penale dhe Veliaj ka nevoj\u00eb t\u00eb njihet personalisht me akuz\u00ebn pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e tij.<\/p>\n<p>Tallja me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb legjitime, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazike dhe mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet gjith\u00eb procesi, tregon se p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, brenda SPAK ka prokuror\u00eb q\u00eb inatet e tyre personale dhe politike duan t\u2019i \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb fund duke shkelur me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e thjesht\u00eb: Erion Veliaj k\u00ebrkon ose nj\u00eb dosje t\u00eb printuar fizikisht, si\u00e7 e fitoi sot t\u00eb drejt\u00ebn Ilir Meta, ose nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb atij i lejohet nj\u00eb laptop dhe nj\u00eb USB offline, q\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb akuz\u00ebn n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, si duhet t\u00eb ishte, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb USB q\u00eb SPAK pask\u00ebsh dh\u00ebn\u00eb te avokati. Kjo lig\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u dukur sikur ia kan\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt. SPAK dhe GJKKO duhet t\u00eb ruajn\u00eb standardin kushtetues t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb akuzuar. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Ilir Meta e fitoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb sipas burimeve nga gjykata, por kjo e drejt\u00eb i takon kujtdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i paraburgosur dhe nuk ndiqet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fare e thjesht\u00eb: nj\u00eb vendim i GJKKO q\u00eb lejon Veliajn t\u00eb ket\u00eb kompjuter dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb USB n\u00eb burg, ose nj\u00eb karroc\u00eb me 60 mij\u00eb faqe t\u00eb printuara n\u00eb qelin\u00eb e tij. Pa k\u00ebt\u00eb nuk ka zbatim t\u00eb detyrimeve kushtetuese nga SPAK dhe GJKKO.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen dhe p\u00ebr standardin kushtetues p\u00ebr t\u00eb cilin kryeministri ka \u00e7uar n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese \u00e7\u00ebshtjen Balluku.<\/p>\n<p>Ky standard kushtetues u shkel s\u00eb pari n\u00eb rastin Veliaj. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin Balluku, debati b\u00ebhet n\u00ebse mund t\u00eb pezullohet apo jo Balluku si ministre dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministre, dhe nuk diskutohet q\u00eb ajo nuk mund t\u00eb pezullohet si e zgjedhur; n\u00eb rastin Veliaj \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb: \u00ebsht\u00eb pezulluar nga puna si i zgjedhur. Pra SPAK e ka arrestuar at\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e pun\u00ebs, jo n\u00eb kushte flagrante, por duke p\u00ebruruar nj\u00eb kop\u00ebsht.<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimi nga zyra n\u00eb qeli, n\u00ebnt\u00eb muaj para ngritjes s\u00eb akuz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb de facto pezullim i tij fizik nga detyra. N\u00ebse Edi Rama ka nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb num\u00ebron 34 shkresa q\u00eb duhet t\u00eb firmosen nga Balluku, po ta \u00e7osh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhen 3 mij\u00eb shkresa, n\u00ebse Veliaj nuk do pranonte t\u00eb delegonte firm\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur Gjykata Kushtetuese vendosi q\u00eb Veliaj nuk mund t\u00eb shkarkohet nga detyra, GJKKO, q\u00eb e ka arrestuar duke e pezulluar praktikisht nga puna, duhet t\u00eb mblidhej urgjent dhe ta kthente n\u00eb zyr\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit. Nuk e b\u00ebri, dhe \u00e7do dit\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn, \u00ebsht\u00eb duke shkelur ligjin.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese nuk merr vendime ekzekutive. Ajo shprehet p\u00ebr kuadrin kushtetues t\u00eb shkeljes s\u00eb lirive njer\u00ebzore apo t\u00eb drejtave kushtetuese. \u00cbsht\u00eb shprehur qart\u00eb q\u00eb kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nuk mund ta shkarkoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb praktikisht e kan\u00eb pezulluar nga puna duke e mbajtur n\u00eb qeli dhe nuk e kthejn\u00eb. Komisioni i Venecias e ka dhe me tue qart dhe m\u00eb t\u00eb prer\u00eb ne raportin e tij duke marr\u00eb s\u00eb fundmi rastin e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoni tani q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb shprehet kund\u00ebr pezullimit t\u00eb zonj\u00ebs Balluku nga detyra e saj si ministre- \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb e zakonshme juridike- dhe GJKKO p\u00ebrs\u00ebri si n\u00eb rastin Veliaj, t\u00eb mos mblidhet dhe ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb vendim, duke urdh\u00ebruar heqjen e pezullimit, duke e zhveshur praktikisht Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga autoriteti i saj.<\/p>\n<p>Kjo histori po na fut pak nga pak n\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb rrezikshme, ku SPAK dhe GJKKO jo vet\u00ebm nuk p\u00ebrfillin t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve, por as vendimet q\u00eb burojn\u00eb nga vendimmarrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebtu pastaj jemi n\u00eb kushtet e paraliz\u00ebs institucionale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nga mosrespektimi i standardeve t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat raste, duke e kthyer drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi voluntariste, q\u00eb nuk lidhet me ligjet dhe kushtetut\u00ebn, por me oreksin e nj\u00eb prokurori t\u00eb SPAK apo ndonj\u00eb gjyqtari t\u00eb p\u00ebrgjuar t\u00eb GJKKO-s\u00eb.\/TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/mero-baze-zhberja-e-standardeve-kushtetuese-nga-gjkko-dhe-spak-permes-standardeve-te-ndryshme\/\">Mero Baze: Zhb\u00ebrja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK p\u00ebrmes standardeve t\u00eb ndryshme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit sot m\u00eb n\u00eb fund i ka dh\u00ebn\u00eb Ilir Met\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb dosjen e tij dhe materialet ku ajo mb\u00ebshtetet akuza, n\u00eb formatin print, pra nj\u00eb kopje fizike t\u00eb saj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb por i vonuar, pasi ka penguar deri tani njohjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56167","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56167\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}