{"id":56118,"date":"2025-12-05T14:48:49","date_gmt":"2025-12-05T14:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/gjykimi-ndaj-thacit-per-pengim-te-drejtesise-nis-ne-shkurt-te-vitit-2026\/"},"modified":"2025-12-05T14:48:49","modified_gmt":"2025-12-05T14:48:49","slug":"gjykimi-ndaj-thacit-per-pengim-te-drejtesise-nis-ne-shkurt-te-vitit-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/gjykimi-ndaj-thacit-per-pengim-te-drejtesise-nis-ne-shkurt-te-vitit-2026\/","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj Tha\u00e7it p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nis n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjykimi ndaj ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 24 shkurt t\u00eb vitit 2026, njoftuan Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza e re kund\u00ebr Tha\u00e7it dhe ndaj ish-ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Hajredin Ku\u00e7i, ish-shefit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit t\u00eb Malishev\u00ebs, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut \u2013 u konfirmua m\u00eb 29 n\u00ebntor, nd\u00ebrsa u b\u00eb publike n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e dor\u00ebzuara, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte th\u00ebn\u00eb se q\u00eb gjykimi t\u00eb zgjas\u00eb \u201cjo m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00eb\u201d dhe se tre d\u00ebshmitar\u00ebt e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb brenda nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e mbrojtjes s\u00eb Tha\u00e7it, avokat\u00ebt kishin deklaruar se d\u00ebshironin q\u00eb gjykimi t\u00eb niste n\u00eb mars, p\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb tjera procedurale p\u00ebr gjykimin tjet\u00ebr t\u00eb Tha\u00e7it, ku ai s\u00eb bashku me ish-krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sikurse mbrojtja e Tha\u00e7it, ashtu edhe ajo e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Ku\u00e7it kan\u00eb argumentuar se ZPS-ja nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimin \u201cn\u00eb afat t\u00eb pacaktuar\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mbrojtja e Ku\u00e7it ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria duhet t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb hetimet para nisjes s\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb akuzohet Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>Tha\u00e7i akuzohet se bashk\u00ebrendoi \u201ctri grupe t\u00eb ve\u00e7anta\u201d s\u00eb bashku me Smakajn, Kilajn, Ku\u00e7in dhe Fazliun p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb rastin kund\u00ebr tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmendet vizita e 2 korrikut e vitit 2023 e Fadil Fazliut n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb, ku u takua me Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vizit\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i dha informacion konfidencial n\u00eb lidhje me d\u00ebshmitar\u00ebt e ZPS-s\u00eb\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr tij. Aty thuhet se ai i dha Fazliut \u201cudh\u00ebzime t\u00eb holl\u00ebsishme q\u00eb Fazliu duhej t\u2019ia p\u00ebrcillte d\u00ebshmitarit t\u00eb ZPS-s\u00eb ose se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte d\u00ebshmitari 1\u201d.<\/p>\n<p>Aktakuza pretendon se Tha\u00e7i dhe Fazliu u pajtuan p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb jepnin udh\u00ebzime, dhe u mor\u00ebn vesh q\u00eb djali i Fazliut, F.Fazliu t\u00eb kontaktonte me d\u00ebshmitarin 1 p\u00ebr caktimin e nj\u00eb takimi.<\/p>\n<p>ZPS pretendon se Fadil Fazliu dhe djali i tij ishin takuar m\u00eb her\u00ebt me d\u00ebshmitarin dhe kishin k\u00ebmbyer mesazhe telefonike m\u00eb 26 qershor dhe m\u00eb 3 korrik po ashtu, duke caktuar nj\u00eb takim m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb 3 korrikut 2023, \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr Fadil Fazliun\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se n\u00eb koh\u00ebn kur Tha\u00e7i u takua me Fazliun, d\u00ebshmitari 1 nuk kishte b\u00ebr\u00eb publike se do t\u00eb ishte d\u00ebshmitar n\u00eb Hag\u00eb dhe d\u00ebshmia e tij ishte klasifikuar si konfidenciale.<\/p>\n<p>Aktakuza prej 15 faqesh, p\u00ebrmend edhe nj\u00eb vizit\u00eb m\u00eb 3 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb Hajredin Ku\u00e7it, i cili vizitoi Tha\u00e7in n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Edhe aty thuhet se Tha\u00e7i e kishte udh\u00ebzuar Ku\u00e7in se si t\u2019ia p\u00ebrcillte d\u00ebshmitar\u00ebve se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonin.<\/p>\n<p>\u201cHajredin Ku\u00e7i n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur konfirmoi dhe\/ose u pajtua me udh\u00ebzimet e Hashim Tha\u00e7it lidhur me ndikimin ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve dhe dha sugjerime n\u00eb lidhje me udh\u00ebzimet q\u00eb duhej t\u2019u jepeshin d\u00ebshmitarit 5 dhe d\u00ebshmitarit 6. Hajredin Ku\u00e7i gjithashtu konfirmoi se kishte takuar m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmitarin 5 t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit 5\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish-kreun e AKI-s\u00eb, Bashkim Smakaj, ZPS tha se ai, s\u00eb bashku me B.Sh dhe A.B vizituan Tha\u00e7in n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit m\u00eb 9 shtator 2023.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, ZPS-ja pretendon se Tha\u00e7i dha informacione konfidenciale p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb rastin ndaj tij dhe udh\u00ebzoi \u201cnj\u00eb apo disa nga vizitor\u00ebt\u201d q\u00eb t\u2019i jepnin udh\u00ebzimet d\u00ebshmitarit 2 e si t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb rastin danj tij.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i e cil\u00ebsoi d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit 2 si vendimtare dhe dha udh\u00ebzime t\u00eb holl\u00ebsishme se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb thoshte d\u00ebshmitari 2 gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij. Hashim Tha\u00e7i u k\u00ebrkoi vizitor\u00ebve q\u00eb t\u00eb vinin ta takonin s\u00ebrish pas nj\u00eb muaji n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb. Aty shtohet se Smakaj dhe A.B u takuan s\u00ebrish me Tha\u00e7in m\u00eb 7 tetor, si\u00e7 pretendohet, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb m\u00ebtejme se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte d\u00ebshmitari 2.<\/p>\n<p>ZPS-ja tha se gjat\u00eb kontrollit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb Smakajt m\u00eb 30 tetor 2023 jan\u00eb gjetur dokumente ku trajtohej tema e d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb pritej t\u00eb jepte d\u00ebshmitari 2 \u201cme nj\u00eb version t\u00eb ngjarjeve q\u00eb p\u00ebrputhej me udh\u00ebzimet e dh\u00ebna nga Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb vizitave n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit m\u00eb 9 shtator dhe 7 tetor 2023\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitar, ZPS-ja tha se ai nuk e kishte b\u00ebr\u00eb publike statusin e tij dhe Dhomat e Specializuara e kishin mbrojtur identitetin e tij duke e intensifikuar vet\u00ebm me kodin e tij t\u00eb d\u00ebshmitarit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Isni Kilajt, ai s\u00eb bashku me V.K, e kishin takuar Tha\u00e7in n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 6 tetor n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit, u tha n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite, ZPS pretendon se Tha\u00e7i u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb rastin kund\u00ebr tij, me udh\u00ebzime p\u00ebr d\u00ebshmitarin 4 \u2013 d\u00ebshmitar i mbrojtur \u2013 \u201cse si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb udh\u00ebzimeve, Hashim Tha\u00e7i dha referenca dhe pjes\u00eb t\u00eb deklaratave konfidenciale t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb d\u00ebshmitarit 4. Gjithashtu, Tha\u00e7i diskutoi provat konfidenciale t\u00eb d\u00ebshmitarit 3\u201d, u tha n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb u tha se gjat\u00eb kontrollit te prona e Kilajt m\u00eb 2 n\u00ebntor 2023, jan\u00eb gjetur materiale \u201cme informacione konfidenciale p\u00ebr proceset e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs [DHSK] dhe t\u00eb dh\u00ebna identifikuese t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtur, p\u00ebrfshir\u00eb dhe emrat e d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d, duke shtuar se konkretisht jan\u00eb gjetur faqe t\u00eb grisura t\u00eb deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitarit 4, \u201cnd\u00ebr t\u00eb cilat edhe pjes\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Tha\u00e7i iu referua gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb 66 tetorit 2023\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, ZPS-ja tha se jan\u00eb gjetur flet\u00eb t\u00eb nj\u00eb fletoreje, ku pretendohet se kishte p\u00ebrmbledhje t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve aktual\u00eb dhe me kodet e tyre t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Tha\u00e7i, s\u00eb bashku me Fazliun, Smakajn, Kilajn dhe Ku\u00e7in, kan\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre. Aty thuhet se ish-presidenti i Kosov\u00ebs ka drejtuar k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrmes vizitave t\u00eb paprivilegjuara q\u00eb ka zhvilluar n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e re, Tha\u00e7i ngarkohet me tri akuza p\u00ebr tentativ\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi; kat\u00ebr akuza p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs, dhe kat\u00ebr akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen p\u00ebr tentativ\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi, dhe p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. Deri m\u00eb tani, Dhomat e Specializuara kan\u00eb d\u00ebnuar disa persona p\u00ebr akuzat q\u00eb lidhen me pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pas marr\u00ebveshjes s\u00eb pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb u d\u00ebnuan dhe u shpall\u00ebn fajtor\u00eb Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.<\/p>\n<p>T\u00eb tre e kishin pranuar faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr frik\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve dhe p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi arrit\u00ebn marr\u00ebveshje me Prokurorin\u00eb e Specializuar p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2024.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, m\u00eb her\u00ebt jan\u00eb d\u00ebnuar edhe dy ish-figura t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb Hag\u00eb po ashtu ka shqiptuar dy aktgjykime p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Kjo gjykat\u00eb u themelua n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por vepron me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ka selin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar hetojn\u00eb krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/gjykimi-ndaj-thacit-per-pengim-te-drejtesise-nis-ne-shkurt-te-vitit-2026\/\">Gjykimi ndaj Tha\u00e7it p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nis n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykimi ndaj ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 24 shkurt t\u00eb vitit 2026, njoftuan Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb. Aktakuza e re kund\u00ebr Tha\u00e7it dhe ndaj ish-ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Hajredin Ku\u00e7i, ish-shefit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56118","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56118"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56118\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}