{"id":56081,"date":"2025-12-05T11:48:42","date_gmt":"2025-12-05T11:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/erion-veliaj-dhjete-muaj-prapa-hekurave-dhe-zberthimi-i-ngadalte-i-sistemit-te-drejtesise-ne-shqiperi-2\/"},"modified":"2025-12-05T11:48:42","modified_gmt":"2025-12-05T11:48:42","slug":"erion-veliaj-dhjete-muaj-prapa-hekurave-dhe-zberthimi-i-ngadalte-i-sistemit-te-drejtesise-ne-shqiperi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/05\/erion-veliaj-dhjete-muaj-prapa-hekurave-dhe-zberthimi-i-ngadalte-i-sistemit-te-drejtesise-ne-shqiperi-2\/","title":{"rendered":"Erion Veliaj: Dhjet\u00eb muaj prapa hekurave dhe zb\u00ebrthimi i ngadalt\u00eb i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>EUReporter ka sjell\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kryebashkiakut Veliaj, duke e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen e nisur ndaj tij si shenja t\u00eb qarta t\u00eb motivimit politik. EUReporter n\u00ebnvizon se \u00e7\u00ebshtja e Veliajt, mbetet shum\u00eb posht\u00eb standardeve evropiane dhe se ajo nxjerr n\u00eb pah an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb prokurorie me fuqi t\u00eb gjera dhe pak llogaridh\u00ebnie.  EUReporter thekson se Veliaj e shnd\u00ebrroi Tiran\u00ebn nga nj\u00eb qytet i zymt\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet europian.<\/p>\n<p>*Shkrimi*<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta teprosh kur p\u00ebrshkruan at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb. Qyteti q\u00eb Erion Veliaj ndihmoi ta shnd\u00ebrronte nga nj\u00eb relike e zymt\u00eb, e mbytur n\u00eb trafik, n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duket dhe ndihet evropiane, sot drejtohet, n\u00eb praktik\u00eb, nga nj\u00eb n\u00ebnkryetar bashkie, nd\u00ebrsa kryetari i tij i zgjedhur tri her\u00eb radhazi q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb qeli burgu n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit. Dhjet\u00eb muaj n\u00eb paraburgim, pes\u00eb prej tyre pa pasur as edhe nj\u00eb list\u00eb formale akuzash.<\/p>\n<p>Dy firma t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare ligjore, Kasowitz Benson Torres nga Nju Jorku dhe Mishcon de Reya nga Londra, kan\u00eb publikuar dy raporte t\u00eb ve\u00e7anta (nj\u00ebrin n\u00eb qershor, dhe nj\u00eb version t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb tetor) q\u00eb lexohen si nj\u00eb listim i \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb keq kur zelli kund\u00ebr korrupsionit p\u00ebrplaset me t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut. Paraburgim i tep\u00ebrt, vonesa n\u00eb ngritjen e akuz\u00ebs, refuzime t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr lirim me kusht q\u00eb mezi marrin mundimin t\u00eb arsyetohen, trajtim skajshm\u00ebrisht i pabarabart\u00eb i bashk\u00ebpandehurve, akses i kufizuar n\u00eb prova \u2013 lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe dekurajuese. P\u00ebrfundimi i tyre \u00ebsht\u00eb i matur, por i pam\u00ebshirsh\u00ebm: \u00e7\u00ebshtja ndaj Veliajt tregon shenja t\u00eb qarta motivimi politik dhe mbetet shum\u00eb posht\u00eb standardeve evropiane.<\/p>\n<p>Ata nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb. Alastair Campbell, aspak tifoz i kryebashkiak\u00ebve ballkanik\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, shkroi n\u00eb ditarin e tij n\u00eb \u201cThe New European\u201d se mbajtja e dikujt me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa akuz\u00eb \u201cnuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po troket n\u00eb der\u00ebn e Bashkimit Evropian\u201d. Ekrem \u0130mamo\u011flu i Stambollit, jo i panjohur me procese gjyq\u00ebsore politike, i d\u00ebrgoi Veliajt nj\u00eb let\u00ebr publike solidariteti nga qelia e burgut ku ndodhet edhe vet\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje paralelet e pak\u00ebndshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Edhe Komisioni i Venecias, zakonisht i kujdessh\u00ebm, u ka kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve, me nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb keqkuptohet, se mbajtja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb zgjatur n\u00eb arrest e kryebashkiak\u00ebve t\u00eb zgjedhur, pa gjykim, minon vet\u00eb iden\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik.<\/p>\n<p>Historia e Veliajt meriton t\u00eb ndalesh pak. Aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile i kthyer n\u00eb kryebashkiak, ai fitoi tre zgjedhje radhazi me diferenca q\u00eb shumica e politikan\u00ebve evropian\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Sheshi Sk\u00ebnderbej iu kthye k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, lumi Lana u pastrua, u nd\u00ebrtua nj\u00eb rrjet i mir\u00ebfillt\u00eb bi\u00e7ikletash, u sigurua furnizim 24-or\u00ebsh me uj\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb dikur e kishte me orar, p\u00ebr vet\u00ebm pak or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Transformimi ishte aq i preksh\u00ebm sa fitoi \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00eb afeksion t\u00eb sinqert\u00eb nga shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai p\u00ebrmendej rregullisht si pasuesi logjik i Edi Ram\u00ebs, kurdo q\u00eb kryeministri t\u00eb vendoste m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb t\u00ebrhiqej.<\/p>\n<p>Pastaj, erdhi SPAK-u, Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, me akuza p\u00ebr korrupsion pasiv t\u00eb lidhura me kontrata bashkiake \u2013 t\u00eb nxitura nga nj\u00eb kall\u00ebzim anonim. Veliaj k\u00ebmb\u00ebngul se akuzat jan\u00eb t\u00eb pabazuara, produkt i nj\u00eb klime t\u00eb polarizuar politike ku socialist\u00ebt n\u00eb pushtet dhe demokrat\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb kan\u00eb vite q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019u fusin n\u00eb burg figurat kryesore nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pasoi ishte nj\u00eb sekuenc\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb do t\u2019i ngrinte vetullat kudo n\u00eb kontinent. Arrestim n\u00eb shkurt, asnj\u00eb aktakuz\u00eb deri n\u00eb korrik, shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr lirim me kusht, dhe tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb bashk\u00ebpandehur, nga t\u00eb cil\u00ebt shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb jan\u00eb sot t\u00eb lir\u00eb n\u00ebn masa relativisht t\u00eb lehta, nd\u00ebrsa kryebashkiaku vazhdon t\u00eb mbetet brenda. N\u00eb n\u00ebntor, Gjykata Kushtetuese nd\u00ebrhyri dhe vendosi se K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs kishte vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn kur ia hoqi mandatin; nj\u00eb fitore e rrall\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe pas atij vendimi, SPAK-u thuhet se e pengoi at\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e k\u00ebshillit, duke e kthyer rikthimin teorik n\u00eb nj\u00eb pezullim praktik.<\/p>\n<p>Raporti i Zgjerimit 2025 i vet\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e rr\u00ebfen historin\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb diplomatike: po, ka p\u00ebrparim n\u00eb rivler\u00ebsimin (vetting) e gjyqtar\u00ebve dhe n\u00eb reformat n\u00eb let\u00ebr, por mbeten \u201cshqet\u00ebsime serioze\u201d p\u00ebr zgjatjen e paraburgimit, standardet jokonsistente t\u00eb prokuroris\u00eb dhe r\u00ebnien e besimit t\u00eb publikut te gjyq\u00ebsori. Brukseli e mban trenin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb l\u00ebvizje, ngaq\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb strategjikisht tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb n\u00eb pritje, por dosja \u201cVeliaj\u201d ndodhet tashm\u00eb n\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb inbox-e n\u00eb Bruksel, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe tani, z\u00ebra nga p\u00ebrtej Atlantikut po i bashkohen korit. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkomisioni t\u00eb Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb SHBA, t\u00eb titulluar \u201cFlashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans\u201d, vet\u00ebm dje \u2013 m\u00eb 2 dhjetor 2025 \u2013 kongresmeni republikan Keith Self, kryetar i n\u00ebnkomisionit p\u00ebr Evrop\u00ebn, paraqiti nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb reformave n\u00eb drejt\u00ebsi nj\u00ebdekad\u00ebshe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 reforma q\u00eb vet\u00eb Uashingtoni ndihmoi t\u2019u sigurohej financimi. \u201cShtetet e Bashkuara kan\u00eb mb\u00ebshtetur prej koh\u00ebsh p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha Self. \u201cMegjithat\u00eb, pas dhjet\u00eb vitesh zbatim \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb rishqyrtohet n\u00ebse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi po funksionon si\u00e7 ishte parashikuar dhe po ofron drejt\u00ebsi t\u00eb paanshme p\u00ebr popullin shqiptar. Duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fakti q\u00eb stok-u komb\u00ebtar i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura \u00ebsht\u00eb rritur nga rreth 16 000 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb fillim t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb rreth 200.000 sot, duke l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb presin 8 deri n\u00eb 15 vjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Vonesa t\u00eb tilla minojn\u00eb sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb ardhura n\u00eb mes t\u00eb shqet\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb gjera p\u00ebr tensionet etnike, nd\u00ebrhyrjet ruse dhe stanjacionin ekonomik n\u00eb rajon, v\u00ebrejtjet e Self duken si nj\u00eb kamban\u00eb alarmi e qet\u00eb: edhe durimi i Amerik\u00ebs ka kufijt\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Vet\u00eb SPAK-u nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201carmik prej kartoni\u201d. Ai u ngrit n\u00eb vitin 2019 me mb\u00ebshtetje bujare t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb pik\u00ebrisht sepse Shqip\u00ebris\u00eb i duhej nj\u00eb struktur\u00eb e aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballej me p\u00ebrzierjen toksike t\u00eb korrupsionit politik dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vend. SPAK-u ka dh\u00ebn\u00eb rezultate: rrjete droge t\u00eb shkat\u00ebrruara, gjyqtar\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb larguar, miliona n\u00eb pasuri t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja Veliaj, ashtu si m\u00eb her\u00ebt ato ndaj ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut t\u00eb minoritetit grek Fredi Beleri, nxjerr n\u00eb pah an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb prokurorie me fuqi t\u00eb gjera dhe me shum\u00eb pak llogaridh\u00ebnie n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri. Kur suksesi i institucionit matet kryesisht me numrin e \u201cskalpeve\u201d t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb mund t\u2019u ekspozohen partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, tundimi p\u00ebr t\u2019u hedhur mbi emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb disponuesh\u00ebm \u2013 pavar\u00ebsisht fuqis\u00eb s\u00eb provave apo drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb procesit \u2013 b\u00ebhet pothuajse i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm. Shtoji k\u00ebsaj nj\u00eb stok komb\u00ebtar \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb fryhet n\u00eb 200.000, dhe ajo q\u00eb merr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ku shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm presin mbi nj\u00eb dekad\u00eb p\u00ebr zgjidhje, nd\u00ebrsa politikan\u00eb si Veliaj ngecin mes ingranazheve.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb abstrakte. Nj\u00eb kryebashkiak i zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr nga detyra p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nj\u00eb viti pa u gjykuar. Familja e tij e takon n\u00ebn rregulla strikte t\u00eb vizitave n\u00eb burg. Qindra mij\u00ebra zgjedh\u00ebs t\u00eb Tiran\u00ebs jan\u00eb, n\u00eb fakt, t\u00eb privuar nga njeriu q\u00eb zgjodh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u drejtuar qytetin. Kostoja njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb reale, dhe ndihet shum\u00eb p\u00ebrtej mureve t\u00eb burgut.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq. Vendi ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit p\u00ebr t\u00eb pastruar gjyq\u00ebsorin e tij se \u00e7\u2019mendonin t\u00eb mundur shum\u00eb v\u00ebzhgues t\u00eb jasht\u00ebm. Megjithat\u00eb, raste si ky tregojn\u00eb sa t\u00eb brishta mbeten k\u00ebto arritje \u2013 dhe sa leht\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret retorika antikorrupsion p\u00ebr t\u00eb rregulluar hesapet politike. P\u00ebr Bashkimin Evropian, dilema \u00ebsht\u00eb po aq e mpreht\u00eb: sa fort duhet t\u00eb kritikosh mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb sundimin e ligjit n\u00eb nj\u00eb vend kandidat, orientimin gjeopolitik t\u00eb t\u00eb cilit e ke jetikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? Meq\u00eb edhe ligjv\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb tani nj\u00eb rishikim serioz t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb reform\u00ebs, presioni po rritet mbi Tiran\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb rregullime reale, dhe mbi Brukselin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato rregullime t\u00eb panegociueshme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/erion-veliaj-dhjete-muaj-prapa-hekurave-dhe-zberthimi-i-ngadalte-i-sistemit-te-drejtesise-ne-shqiperi-2\/\">Erion Veliaj: Dhjet\u00eb muaj prapa hekurave dhe zb\u00ebrthimi i ngadalt\u00eb i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EUReporter ka sjell\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kryebashkiakut Veliaj, duke e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen e nisur ndaj tij si shenja t\u00eb qarta t\u00eb motivimit politik. EUReporter n\u00ebnvizon se \u00e7\u00ebshtja e Veliajt, mbetet shum\u00eb posht\u00eb standardeve evropiane dhe se ajo nxjerr n\u00eb pah an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb prokurorie me fuqi t\u00eb gjera dhe pak llogaridh\u00ebnie. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56081","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56081"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56081\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}