{"id":56018,"date":"2025-12-04T21:48:23","date_gmt":"2025-12-04T21:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/skema-e-ballukut-dhe-berberit-per-qethjen-e-tenderave-energjise-perfituese-net-group-miliona-euro-edhe-kompanise-se-sanksionuar-nga-shba\/"},"modified":"2025-12-04T21:48:23","modified_gmt":"2025-12-04T21:48:23","slug":"skema-e-ballukut-dhe-berberit-per-qethjen-e-tenderave-energjise-perfituese-net-group-miliona-euro-edhe-kompanise-se-sanksionuar-nga-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/skema-e-ballukut-dhe-berberit-per-qethjen-e-tenderave-energjise-perfituese-net-group-miliona-euro-edhe-kompanise-se-sanksionuar-nga-shba\/","title":{"rendered":"Skema e Ballukut dhe Berberit p\u00ebr \u201cqethjen\u201d e tenderave energjis\u00eb, p\u00ebrfituese \u201cNet Group\u201d, miliona euro edhe kompanis\u00eb s\u00eb sanksionuar nga SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Edhe ne projektet e Operatorit e Sistemit t\u00eb Transmetimit del n\u00eb sken\u00eb ish ortaku i ish Drejtorit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit, Valter Begaj. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb arrestuar s\u00eb bashku me Evis Berberin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 kompania \u201cNet Group\u201d e Valter Begaj s\u00eb bashku me \u201cILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS\u201d sh.p.k kan\u00eb fituar tenderin p\u00ebr mbikqyrjen e punimeve gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontratave t\u00eb pun\u00ebve, t\u00eb parashikuar n\u00eb investimet e OST sh.a. p\u00ebr vitin 2019 me ofert\u00eb fituese 13 milion\u00eb lek\u00eb ose 100 mij\u00eb euro. Madje \u201cILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bashkimit t\u00eb kompanive q\u00eb ka fituar koncesionin e segmentit rrugor Milot-Thuman\u00eb, s\u00eb bashku me \u201cGener 2\u201d, \u201cI.D.K-KONSTRUKSION\u201d. Ky koncesion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i evidentuar m\u00eb her\u00ebt nga redaksia \u201cVetting\u201d, pasi n\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi ish\/zv-kryeministrja Balluku ka firmosur VKM-n\u00eb p\u00ebr familjarin e vart\u00ebsit t\u00eb saj Blendian Dalipi, administratori aktual i Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto kontrata mund t\u00eb lidhen me nj\u00eb nga projektet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmetimit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb transmetimit Tiran\u00eb-Rrashbull (Unaza energjitike) i financuar nga nj\u00eb hua prej 45 milion\u00eb euro dhe i ndar\u00eb n\u00eb dy komponent\u00eb (lote) linj\u00ebn Tiran\u00eb-Rrashbull dhe Unaz\u00ebn 110 kV t\u00eb Tiran\u00ebs. Ky projekt n\u00ebn drejtimin e administratorit Skerdi Drenova dhe ministres Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb amenduar disa her\u00eb, kostot jan\u00eb rritur rreth 25% m\u00eb shum\u00eb se vlera totale fillestare dhe ka akoma element\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr kamat\u00ebvonesat. N\u00eb raportin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, ky paraqitet si nj\u00eb prej projekteve m\u00eb problematike t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmetimit.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb firmosur me kompanin\u00eb portugezese \u201cEfacec Engenharia e Sistemas, S.A\u201d n\u00eb 14 n\u00ebntor 2018, pra rreth 7 vite m\u00eb par\u00eb dhe kompania do t\u00eb rezultonte me problemet me aksioner\u00ebt. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmes amendamenteve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, sidomos me amendamentin nr. 3, afatet u shtyn\u00eb deri n\u00eb mars 2024 p\u00ebr seksionin 1 dhe gusht 2025 p\u00ebr seksionin 2 nd\u00ebrsa vlera totale e kontrat\u00ebs u rrit n\u00eb 23,9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo rritje prej mbi 4.7 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb justifikuar nga kontraktori me k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr kompensime shtes\u00eb, t\u00eb paraqitura periodikisht q\u00eb prej vitit 2020, duke p\u00ebrfshir\u00eb pretendime p\u00ebr vonesa nga pandemia, rritje \u00e7mimesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebrkesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb kostos s\u00eb kontrat\u00ebs. K\u00ebto pretendime u shtuan n\u00eb takimet e vitit 2022, ku kontraktori k\u00ebrkoi rishikim t\u00eb \u00e7mimit dhe afatit nd\u00ebrsa OST-ja nuk kishte marr\u00eb ende vendim p\u00ebrfundimtar, duke e l\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn t\u00eb hapur ndaj rritjeve t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb kostos.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht detyrimeve t\u00eb kontraktorit, situata n\u00eb terren p\u00ebr n\u00ebnstacionin Rrashbull mbetet nj\u00eb prej d\u00ebshtimeve m\u00eb t\u00eb dukshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kolaudimet e punimeve jan\u00eb kryer nga grupe t\u00eb ngritura me urdhra t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb OST-s\u00eb, por nj\u00eb pjes\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre grupeve nuk posedonin licencat e detyrueshme, duke shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ligjin nr. 8402 \u201cP\u00ebr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, projekti ka vuajtur edhe nga kaosi teknik dhe institucional i krijuar nga ndryshimet e pand\u00ebrprera t\u00eb konfigurimit t\u00eb linj\u00ebs. Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb huas, linja duhej t\u00eb nd\u00ebrtohej p\u00ebr 220 kV. N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Teknik m\u00eb 14 n\u00ebntor 2016, K\u00ebshilli vendosi q\u00eb linja t\u00eb nd\u00ebrtohej me shtylla p\u00ebr 400 kV, por me p\u00ebrcjell\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr 220 kV, duke krijuar nj\u00eb projekt hibrid jasht\u00eb parashikimeve t\u00eb huas dhe studimit fillestar.<\/p>\n<p>Pra, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs, zbatimi praktik ka mbetur pas, duke krijuar nj\u00eb tjet\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb thell\u00eb midis fondeve t\u00eb shpenzuara dhe volumit real t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur edhe me kontrat\u00ebn e Lotit 2, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb n\u00ebntor 2018 me kompanin\u00eb e huaj \u201cEnergoinvest Sarajevo, Bosnj\u00eb &amp; Hercegovina\u201d dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb maj 2019 si projekt me me \u201c\u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb\u201d, n\u00eb objektin e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshihen furnizimi i mallrave dhe pajisjeve, instalimi i tyre dhe punimet e nd\u00ebrtimit me vler\u00eb 18,4 milion\u00eb euro. Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb amenduar duke i shkuar kostot n\u00eb 19,9 milion\u00eb euro. Por edhe vlera e kontrat\u00ebs s\u00eb konsulentit \u201cFichtner Bauconsulting GmbH\u201d \u00ebsht\u00eb rritur me 75%, duke sjell\u00eb rritje t\u00eb kostos n\u00eb vler\u00ebn 1,8 milion\u00eb euro, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe mbikqyr\u00ebsi i projektit.<\/p>\n<p><strong>EFACEC, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe<\/strong><br \/>\nNga verifikimet e \u201cVetting\u201d rezulton se rreth 70% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEfacec Engenharia e Sistemas, S.A\u201d kan\u00eb qen\u00eb deri n\u00eb vitin 2020 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Isabel Dos Santos, q\u00eb deri para disa viteve sipas revist\u00ebs \u201cForbes\u201d konsiderohej si gruaja m\u00eb e pasur n\u00eb Afrik\u00eb, tashm\u00eb e zbritur nga froni.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb e bija e ish presidentit t\u00eb Angol\u00ebs, t\u00eb ndjerit Jos\u00e9 Eduardo dos Santos, q\u00eb ka qeverisur Angolan p\u00ebr gati 3 dekada. N\u00eb fakt, n\u00eb janar 2020 do t\u00eb publikohej skandali \u201cLuanda Leaks\u201d, nj\u00eb investigim nga Konsorciumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb (ICIJ) dhe 36 media partnere, ku evidentohen afera t\u00eb Isabel Dos Santos, q\u00eb dyshohet se duke patur ndikimin nga pushteti i babait e b\u00ebn\u00eb dos Santos gruan m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Afrik\u00ebs dhe e lan\u00eb Angol\u00ebn, t\u00eb pasur me naft\u00eb dhe diamant\u00eb, nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por si e mori n\u00ebn kontroll Dos Santos kompanin\u00eb portugeze?<\/strong><br \/>\nN\u00eb qershor 2015, Isabel dos Santos b\u00ebhet aksionerja kryesore e kompanis\u00eb portugeze Efacec Po\u00eber Solutions, duke bler\u00eb aksionet nga grupet Jos\u00e9 de Mello dhe T\u00eaxtil Manuel Gon\u00e7alves p\u00ebr rreth 200 milion\u00eb euro. Blerja u realizua p\u00ebrmes kompanis\u00eb offshore Winterfell Industries (e themeluar nga ajo), n\u00eb partneritet me shoq\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore angolase \u201cENDE\u201d, e cila bleu 40% t\u00eb aksioneve t\u00eb Winterfell. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga regjistri portugez, dos Santos zot\u00ebronte 71.73% t\u00eb EFACEC p\u00ebrmes kompanis\u00eb Winterfell 2. Ajo u t\u00ebrhoq nga aksionet e kompanis\u00eb EFACEC n\u00eb janar 2020, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj si e dyshuar n\u00eb hetimet angoleze, ku EFACEC drejtohej nga M\u00e1rio Leite da Silva, bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Isabel dos Santos, i cili dha dor\u00ebheqje sapo nis\u00ebn akuzat ndaj saj.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb skandalit \u201cLuanda Leaks\u201d n\u00eb janar 2020, Isabel dos Santos do t\u00eb shiste pjes\u00ebn e saj n\u00eb EFACEC. Madje n\u00eb Portugali u nd\u00ebrmor\u00ebn veprime ligjore pasi prokuroria portugeze urdh\u00ebroi ngrirjen e llogarive t\u00eb saj bankare n\u00eb fillim t\u00eb 2020 si pjes\u00eb e bashk\u00ebpunimit me drejt\u00ebsin\u00eb. Autoritetet portugeze nis\u00ebn hetime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr blerjen e aksioneve t\u00eb EFACEC nga dos Santos , p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar burimin e fondeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 korrik 2020 qeveria portugeze miratoi me dekret shtet\u00ebzimin e 71% t\u00eb aksioneve t\u00eb EFACEC q\u00eb zot\u00ebroheshin nga dos Santos, duke filluar procesin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb riprivatizimit. N\u00eb total u ngrin\u00eb asete t\u00eb Dos Santos n\u00eb Angol\u00eb dhe Portugali me vler\u00eb mbi 1.5 miliard\u00eb dollar\u00ebsh. S\u00eb fundmi, n\u00eb vitet e fundit Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kan\u00eb vendosur sanksione personale ndaj Isabel dos Santos dhe familjes s\u00eb saj p\u00ebr korrupsion, duke e ndaluar at\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb territorin e tyre dhe duke ngrir\u00eb pasuri shtes\u00eb<\/p>\n<p>nj\u00eb tjet\u00ebr problem me projektin e EFACEC n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi rezulton se kompania nuk ka patur asnj\u00eb pun\u00ebtor gjat\u00eb realizimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2021, n\u00eb vitin 2022 ka patur vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar dhe n\u00eb vitin 2023 ka shtuar 3 pun\u00ebtor\u00eb. Ngelet mister se si e ka realizuar projektin dhe pse ish-drejtuesi Skerdi Drenova e ka zgjatur kontrat\u00ebn kur kompania nuk ka patur punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse kompania mund t\u00eb justifikohej se ka marr\u00eb n\u00ebnkontraktor\u00eb, si i ka marr\u00eb dhjetra miliona euro pagesa nga Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit nga dega n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb tetor 2018?<\/p>\n<p>Po t\u00eb analizojm\u00eb bilancet financiare, EFACEC nuk ka pun\u00ebtor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb xhiroja vjetore maksimale p\u00ebrllogaritet viti 2022 me rreth 60 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga viti 2019 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, duke p\u00ebrjashtuar 2022 kemi xhiro vjetore t\u00eb ardhurash t\u00eb pap\u00ebrfillshme duke e krahasuar me tenderin q\u00eb ka marr\u00eb nga OST-ja. Me pik\u00ebpyetje \u00ebsht\u00eb edhe pron\u00ebsia e deg\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb aksioner q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shumic\u00ebn e aksioneve, sic pretendohet q\u00eb i ka shteti portugez.<\/p>\n<p>Nga verifikimet tona n\u00eb terren, ky projekt akoma nuk ka p\u00ebrfunduar dhe jan\u00eb shkelur p\u00ebrs\u00ebri afatet pasi duhet t\u00eb kisht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb korrik 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e EFACEC ngrihet nj\u00eb pyetje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/p>\n<p>Si e ka realizuar kompania projektin me n\u00ebnkontraktor, kur ky i fundit nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb punimeve sipas ligjit t\u00eb Prokurimit Publik? P\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2021 ngelet mister sepse vet\u00eb kompania nuk ka pun\u00ebtor, por edhe n\u00ebnkontraktori nuk mund t\u00eb realizoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Vetting u p\u00ebrpoq t\u00eb kontaktonte kompanin\u00eb portugeze, si edhe Operatorin e Sistemit t\u00eb Transmetimit (OST) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione p\u00ebr vones\u00ebn e punimeve, pagesat, n\u00ebnkontraktorin, n\u00ebse kompania portugeze ishte e lidhur realisht me deg\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli asnj\u00ebra nga pal\u00ebt e kontaktuara nuk \u00ebsht\u00eb prononcuar p\u00ebr redaksin\u00eb. \/<strong>Emisioni Veting<\/strong><\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/skema-e-ballukut-dhe-berberit-per-qethjen-e-tenderave-energjise-perfituese-net-group-miliona-euro-edhe-kompanise-se-sanksionuar-nga-shba\/\">Skema e Ballukut dhe Berberit p\u00ebr \u201cqethjen\u201d e tenderave energjis\u00eb, p\u00ebrfituese \u201cNet Group\u201d, miliona euro edhe kompanis\u00eb s\u00eb sanksionuar nga SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe ne projektet e Operatorit e Sistemit t\u00eb Transmetimit del n\u00eb sken\u00eb ish ortaku i ish Drejtorit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit, Valter Begaj. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb arrestuar s\u00eb bashku me Evis Berberin. N\u00eb vitin 2019 kompania \u201cNet Group\u201d e Valter Begaj s\u00eb bashku me \u201cILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS\u201d sh.p.k kan\u00eb fituar tenderin p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}