{"id":55949,"date":"2025-12-04T14:13:17","date_gmt":"2025-12-04T14:13:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/strategjia-rama-bllokon-punet-e-qeverise-per-te-mbrojtur-belen\/"},"modified":"2025-12-04T14:13:17","modified_gmt":"2025-12-04T14:13:17","slug":"strategjia-rama-bllokon-punet-e-qeverise-per-te-mbrojtur-belen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/strategjia-rama-bllokon-punet-e-qeverise-per-te-mbrojtur-belen\/","title":{"rendered":"Strategjia\/ Rama bllokon pun\u00ebt e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201cBel\u00ebn\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka vendosur t\u00eb luaj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb detyr\u00eb Belinda Ballukun. K\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, ai solli shembuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb bllokuara t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pezullimit t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb detyr\u00eb, raste t\u00eb ngjashme me marr\u00ebveshjen e mbetur pezull p\u00ebr fluturimet direkte me Kanadan\u00eb. Rama tha se jan\u00eb edhe 35 leje t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi p\u00ebr projekte dhe godina publike q\u00eb jan\u00eb bllokuara n\u00eb pritje t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb ministres.<\/p>\n<p>\u201cSi do ja b\u00ebjm\u00eb? K\u00ebto jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb bllokuara q\u00eb do shtohen \u00e7do dit\u00eb, prandaj kam shkuar n\u00eb Kushtetuese\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb komunikimit t\u00eb radh\u00ebs nga Facebook dedikuar \u00e7\u00ebshtjes \u201cBalluku\u201d, Rama tha se nuk ka nd\u00ebrmend ta shkarkoj\u00eb Ballukun, pasi kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e emrit, por nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje parimore p\u00ebr ndarjen e pushteteve, pasi pezullimi i ministrit nga gjykata do t\u00eb krijonte probleme p\u00ebr qeverit\u00eb e tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cKjo i jep p\u00ebrgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet k\u00ebt\u00eb problem, por do krijonte problem p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, jo p\u00ebr mua, por p\u00ebr \u00e7do qeveri. Miu i zhbalancimit t\u00eb pushteteve q\u00eb do kalonte n\u00eb mustaqe me iden\u00eb se ministrat mund t\u00eb hiqen pa gjyq, pa dor\u00ebheqje, pa vendim t\u00eb kryeministrit, por mjafton nj\u00eb mas\u00eb sigurie, do kthehej n\u00eb ujk q\u00eb do kafshonte qeverit\u00eb, do p\u00ebrbuzte kuvendin, do p\u00ebrqeshte vot\u00ebn popullore\u201d u shpreh kryeministri.<\/p>\n\n<p>Komunikim i Kryeministrit Edi Rama n\u00eb Facebook<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! U b\u00eb sebep nj\u00eb mik i mir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim me nj\u00eb mesazh ku m\u00eb shkuan \u201cun\u00eb e kuptoj mir\u00eb shqet\u00ebsimin t\u00ebnd lidhur me parimin dhe me precedentin e rreziksh\u00ebm q\u00eb krijon pezullimi i ministres se nes\u00ebr b\u00ebhet rrug\u00eb dhe i bie q\u00eb prokuror dhe gjykat\u00ebs t\u00eb heqin k\u00eb t\u00eb duan nga qeveria, por ajo e linj\u00ebs ajrore me Kanadan\u00eb mu duk pak e tep\u00ebrt\u201d.<\/p>\n<p>Tani ok, mbase s\u2019\u00ebsht\u00eb pak e tep\u00ebrt, mbase \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e tep\u00ebrt, por shembujt q\u00eb un\u00eb sjell, i sjell p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sa i tep\u00ebrt \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt pezullimi i nj\u00eb ministri.<\/p>\n<p>Sepse faktikisht ndryshe nga \u00e7do funksionar publik q\u00eb mund t\u00eb pezullohet, ministri i pezulluar, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk firmos dot vet asgj\u00eb, por ama b\u00ebn q\u00eb askush tjet\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb dot vendim dhe t\u00eb firmos\u00eb gj\u00ebsendi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dikasterit sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vet\u00ebm atij, ministrit, autoritetin ekskluziv t\u00eb padeleguesh\u00ebm tek askush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prandaj dhe pezullimi i ministrit \u00ebsht\u00eb absurd si koncept sepse \u00ebsht\u00eb bllokim i krejt zinxhirit t\u00eb vendimmarrjes p\u00ebr sektor\u00ebt q\u00eb ministri mbulon. Dhe nd\u00ebr gjerat q\u00eb jan\u00eb bllokuar nga pezullimi deri tani \u00ebsht\u00eb dhe marr\u00ebveshja me Kanadan\u00eb p\u00ebr fluturimet ajrore, t\u00eb cil\u00ebn po mundohemi tani mos e zgjidhim me Ministrin\u00eb e Jashtme. Ja ta z\u00ebm\u00eb q\u00eb e zgjidh\u00ebm megjith\u00ebse mua m\u00eb duket shum\u00eb e sforcuar, po me 35 vendimet e tjera t\u00eb qeveris\u00eb si do ja b\u00ebjm\u00eb? Po me lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr investimet n\u00eb energji t\u00eb rinovueshme, n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb godina publike q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb KKT dhe nuk zbardhen dot pa firm\u00ebn e pezulluar, si do ja b\u00ebjm\u00eb? Dhe k\u00ebto jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb bllokuara q\u00eb do t\u00eb shtohen p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe un\u00eb kam shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese sepse nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr parimin e moscenimit t\u00eb balanc\u00ebs mes pushteteve teorikisht, p\u00ebr mosnd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ekzekutivit, teorikisht, p\u00ebr mosmarrjen e kompetencave t\u00eb Kryeministrit nga nj\u00eb prokuror dhe nj\u00eb gjykat\u00ebs, teorikisht. Jo! Un\u00eb nuk flas teorikisht dhe as nuk jam k\u00ebtu t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb pun\u00ebn e prokurorit dhe t\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb fjal\u00eb dhe as merrem me pse dhe si ata po merren me nj\u00eb dosje t\u00eb caktuar t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb caktuar t\u00eb kabinetit. Jo, un\u00eb flas p\u00ebr cenimin konkret t\u00eb balanc\u00ebs midis pushteteve, p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen konkrete brutale n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb, p\u00ebr marrjen konkrete t\u00eb kompetencave q\u00eb Kushtetuta ia jep kryeministrit, mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe nuk thot\u00eb gj\u00ebkundi q\u00eb ato mund t\u2019i p\u00ebrdorin sipas qejfit apo sipas tyre sipas nevoj\u00ebs dhe prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb konkretisht akoma pastaj flas sesi prekja e gjith\u00eb k\u00ebtyre bllokon pun\u00ebt n\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs ku hyn dhe ajo marr\u00ebveshja me Kanadan\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrmenda dje, jo pa q\u00ebllim. Dhe e p\u00ebrmenda pik\u00ebrisht edhe sepse m\u00eb vjen plasja q\u00eb u b\u00eb kaq koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqem me mish dhe me shpirt q\u00eb t\u00eb hapim ato fluturime trans-oqeanike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje e par\u00eb fantastike p\u00ebr shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kanada, por jo vet\u00ebm p\u00ebr ata, na bllokohet sepse na del ky \u201cshkop n\u00eb rrota\u201d. Dhe besoj q\u00eb sa shpjegova dhe sa po shpjegoj k\u00ebto dit\u00eb jep p\u00ebrgjigje dhe pyetjes \u201cpo mir\u00eb pse nuk e heq ky ministren dhe ja ku u zgjidh edhe ky problem bashk\u00eb me gjith\u00eb litarin q\u00eb i behet kular k\u00ebmbeve te atyre sektor\u00ebve duke bllokuar pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Jo sepse heqja e ministrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk do zgjidhte k\u00ebt\u00eb problem themelor, por do krijonte nj\u00eb problem themelor m\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. Jo p\u00ebr mua, por p\u00ebr \u00e7do qeveri, pasi \u201cmiu\u201d i zhbalancimit t\u00eb pushteteve q\u00eb do t\u00eb kalonte k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb mustaqe me iden\u00eb q\u00eb ministrat mund t\u00eb hiqen pa gjyq, mund t\u00eb hiqen pa vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, mund t\u00eb hiqen pa dor\u00ebheqje, mund t\u00eb hiqen pa vendim t\u00eb kryeministrit dhe thjesht\u00eb mjafton nj\u00eb mas\u00eb sigurie n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb shkalles s\u00eb par\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb ujk q\u00eb do kafshonte qeverit\u00eb, do p\u00ebrbuz\u00eb parlamentet, do p\u00ebrqeshte vot\u00ebn popullore nga ku dhe buron p\u00ebrb\u00ebrja e \u00e7do qeverie. Ja pse kam shkuar un\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe ja pse kjo betej\u00eb institucionale aspak politike p\u00ebr t\u00eb hequr t\u00eb parin pezullim n\u00eb bot\u00eb t\u00eb nj\u00eb ministri m\u00eb vendim gjykate nuk ka asnj\u00eb lidhje fare me emrin e vet\u00eb ministrit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/04\/strategjia-rama-bllokon-punet-e-qeverise-per-te-mbrojtur-belen\/\">Strategjia\/ Rama bllokon pun\u00ebt e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201cBel\u00ebn\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka vendosur t\u00eb luaj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb detyr\u00eb Belinda Ballukun. K\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, ai solli shembuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb bllokuara t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pezullimit t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb detyr\u00eb, raste t\u00eb ngjashme me marr\u00ebveshjen e mbetur pezull p\u00ebr fluturimet direkte me Kanadan\u00eb. Rama tha se jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55949","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55949"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55949\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}