{"id":55913,"date":"2025-12-04T12:48:17","date_gmt":"2025-12-04T12:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/abi-bank-lavatricja-e-parave-ruse-qe-po-likuidon-mikrokredite-fushate-me-simbole-antishqiptare\/"},"modified":"2025-12-04T12:48:17","modified_gmt":"2025-12-04T12:48:17","slug":"abi-bank-lavatricja-e-parave-ruse-qe-po-likuidon-mikrokredite-fushate-me-simbole-antishqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/04\/abi-bank-lavatricja-e-parave-ruse-qe-po-likuidon-mikrokredite-fushate-me-simbole-antishqiptare\/","title":{"rendered":"ABI BANK, \u201clavatri\u00e7ja\u201d e parave ruse, q\u00eb po likuidon mikrokredit\u00eb, fushat\u00eb me simbole antishqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga 27 n\u00ebntori 2025, NOA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsi biznesi e ABI Bank. P\u00ebrtej gj\u00ebrave t\u00eb bukura q\u00eb thon\u00eb reklamat e saj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risk i madh p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kredi tek ky institucion financiar. Blerja nuk synon thjesht disa zyra, apo zgjerimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb bank\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb NOA-s n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. N\u00eb fakt, bler\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kompania \u201cTranzit\u201d shpk, q\u00eb ka fokus kryesor mbledhjen e borxheve dhe trasferimin e pronave t\u00eb p\u00ebrfituara nga likuidimi. Po si \u00ebsht\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ndodh kaq leht\u00ebsisht. Ndikimi politik i Edi Ram\u00ebs ndaj Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs ia b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb lehta operacionet pronarit n\u00eb letra t\u00eb ABI Bank, Andi Ballta. Kujtojm\u00eb sen\u00eb krye t\u00eb rrjet\u00ebs s\u00eb merimang\u00ebs s\u00eb bankave dhe institucioneve t\u00eb mikrokredis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij grupi q\u00ebndron \u201cTranzit\u2019 shpk.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs q\u00eb lejon blerjen e NOA-s nga \u201cTranzit\u201d shpk, i firmosur nga Denar Biba, njeri shum\u00eb i besuar i kryeministrit Rama.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 6 dhjetor 2024, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi q\u00eb lejon p\u00ebrqendrimin dhe marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb NOA sha nga \u201cTranzit\u201d shpk. BSH nuk ka marr\u00eb akoma ndonj\u00eb vendim, por ABI Bank e trajton NOA-n t\u00eb vet\u00ebn dhe njofton shnd\u00ebrrimin.<\/p>\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb b\u00ebnte Linda Rama n\u00eb bordin e ABI Bank?<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qen\u00eb 3 vjet n\u00eb bordin ekzekutiv t\u00eb ABI Bank, e cila kontrollohet nga investime t\u00eb dyshimta t\u00eb bazuara n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb fiskale, e menaxhuar nga nj\u00eb financier me interesa t\u00eb forta n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Siguronte mb\u00ebshtetjen politike p\u00ebr bank\u00ebn q\u00eb ka si plan t\u00eb fsheht\u00eb trasaksione me para t\u00eb dyshimta t\u00eb ardhura nga Rusia dhe Ukraina, blerjen e pronave n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb siguruara nga zhvatja e shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes mikrokredive t\u00eb \u00e7mendura dhe transferimin e parave n\u00eb ishujt Cayman.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Cr\u00e9dit Agricole, si pasoj\u00eb e nj\u00eb situate t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar financiare, shiti deg\u00ebn e saj shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb disa vite m\u00eb her\u00ebt nga Emporiki, banka greke q\u00eb ajo kontrollonte. Cr\u00e9dit Agricole Albania u ble nga Tranzit shpk, e regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2009 dhe e licencuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer veprimtari financiare si leasing, faktoring, blerje kredish t\u00eb k\u00ebqija, etj. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb fiksuar emrin \u201cTranzit\u201d shpk p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve telefonike q\u00eb u b\u00ebhesin p\u00ebr t\u00eb paguar fatura t\u00eb AMC apo k\u00ebste t\u00eb vonuara kredish, p\u00ebrndryshe binin pre e sekuetrove.<\/p>\n<p>\u201cTranzit\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy fondeve investimi, NHC Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI L.P., secili me 50%. T\u00eb dy fondet jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Ishujt Cayman, q\u00eb jan\u00eb parajsa fiskale. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pamundur verifikimin e identitetit t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 maj 2015, \u201cTranzit firmos\u201d marr\u00ebveshjen e blerjes me Cr\u00e9dit Agricole. N\u00eb momentin e blerjes, kapitali total i bler\u00ebsit ishte rreth 1.3 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa kapitali i bank\u00ebs ishte rreth 55 milion\u00eb euro. N\u00eb bilancet e depozituara n\u00eb QKR, \u201cTranzit\u201d deklaronte t\u00eb ardhura rreth 300,000 euro.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas firmosjes s\u00eb marr\u00ebveshjes me Cr\u00e9dit Agricole, dy fondet investuese q\u00eb zot\u00ebronin Tranzit shisnin 30% t\u00eb aksioneve t\u00eb tyre p\u00ebr 390,000 euro tek Andi Ballta, shqiptar me pasaport\u00eb amerikane dhe CEO i \u201cTranzit\u201d q\u00eb prej themelimit. Pra, punonj\u00ebsi u b\u00eb pronar i institucionit.<\/p>\n<p>Dy fondet investuese q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb Tranzit jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Grand Cayman dhe t\u00eb dy menaxhohen nga NHC Capital Inc, nj\u00eb kompani amerikane e administrimit t\u00eb kursimeve, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kunet\u00ebrve Moris Tanacinic dhe George Rohrs. T\u00eb dy me prejardhje hebreo-amerikane, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb vitin 1991 n\u00eb val\u00ebn e madhe t\u00eb privatizimeve n\u00eb Rusi dhe m\u00eb pas krijuan nj\u00eb sistem fondesh t\u00eb specializuara n\u00eb Rusi dhe Evrop\u00ebn Lindore, t\u00eb menaxhuara drejtp\u00ebrdrejt nga Moska.<\/p>\n<p>NHC Capital deklaron se menaxhon 25 fonde private q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe kontrollon t\u00eb pakt\u00ebn dy banka n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Rumani. Vlera totale e aktivitetit t\u00eb saj financiar vler\u00ebsohet rreth 3.4 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dega kryesore e NHC Capital Inc ndodhet n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00ebn emrin NHC Capital Real Estate, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani ruse administrimi kursimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2015, Cr\u00e9dit Agricole transferon pron\u00ebsin\u00eb e deg\u00ebs s\u00eb saj shqiptare tek Tranzit; em\u00ebrohet nj\u00eb bord i ri i bank\u00ebs dhe ajo merr emrin e ri: American Bank of Investments sha (ABI). M\u00eb 17 tetor 2015, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb autorizon transferimin 100% t\u00eb aksioneve tek Tranzit Ltd. E ku ka masikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr parat\u00eb ruse se sa em\u00ebritimi \u201cAmerikan\u201d!<\/p>\n<p>Presidenti i ri i bordit \u00ebsht\u00eb Lorenzo Roncari, 84 vje\u00e7, italo-amerikan, banor n\u00eb Panama, konsull nderi i Uruguait n\u00eb Tiran\u00eb, ish-drejtor i American Bank of Albania dhe ish-drejtor i ING Italy. CEO i ri \u00ebsht\u00eb Andi Ballta.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar 2016, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj bordi t\u00eb zgjedhur m\u00eb 7 janar. Ata jan\u00eb Lindita Rama, shqiptare dhe bashk\u00ebshortja e kryeministrit Edi Rama dhe Richard Lukaj, nj\u00eb shqiptaro-amerikan i lindur n\u00eb Itali. \u00c7udit\u00ebrisht, em\u00ebrimi i tyre zyrtar u regjistrua n\u00eb QKR vet\u00ebm n\u00eb shtator 2016.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim, ABI mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201c\u00e7mimesh institucionale\u201d nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, megjith\u00ebse aktiviteti i saj ishte modest.<\/p>\n<p>Sipas informacionit t\u00eb publikuar nga NHC, ABI lejohet t\u00eb funksionoj\u00eb gjithashtu si depozit\u00eb p\u00ebr fondet e administruara nga NHC. Kjo mund t\u00eb shpjegoj\u00eb rritjen e menj\u00ebhershme t\u00eb t\u00eb ardhurave; zot\u00ebrimi i bank\u00ebs i lejon NHC t\u00eb drejtoj\u00eb likuiditetin e fondeve t\u00eb veta tek ABI.<\/p>\n<p>Struktura e pron\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb \u00e7on te CEO Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara n\u00eb Ishujt Kajman, e menaxhuara nga NHC, e b\u00ebn t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohet p\u00ebrfituesi final dhe ndikimi i tyre real n\u00eb vendimmarrjen e bank\u00ebs. Legjislacioni i Ishujve Kajman nuk lejon publikimin e identitetit t\u00eb aksionar\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb detyrojn\u00eb institucionet financiare t\u00eb kryejn\u00eb praktika \u201ct\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb pastrim parash.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb fondet jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb fiskale, dhe mbik\u00ebqyren nga autoritete t\u00eb interesuara n\u00eb ruajtjen e anonimatit t\u00eb aksionar\u00ebve, shton dyshimin se banka mund t\u00eb kontrollohet nga para t\u00eb pista dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr skema t\u00eb komplikuara financiare, si pastrimi i parave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas ligjit shqiptar p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare dhe politikave t\u00eb vendeve t\u00eb \u201cbot\u00ebs normale\u201d, fakti q\u00eb CEO i nj\u00eb banke \u00ebsht\u00eb pronar, edhe indirekt, i 30% t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb (Tranzit shpk) q\u00eb zot\u00ebron 100% t\u00eb votave t\u00eb bank\u00ebs, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb CEO i saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali dhe n\u00eb kufijt\u00eb e shkeljes s\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Edhe blerja e 30% t\u00eb \u201cTranzit\u201d nga Ballta \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb nga pik\u00ebpamja e ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare anti-pastrim, sepse \u00e7mimi i paguar nuk p\u00ebrputhet me vler\u00ebn reale t\u00eb kompanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e dinte se do t\u00eb b\u00ebhej pronare e nj\u00eb banke me kapital 55 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, pas akuzave q\u00eb i b\u00ebri opozita kryeministrit Rama drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e bashk\u00ebshortes n\u00eb k\u00ebt\u00eb bank\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, Linda Rama dha dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p><strong>Banka fuksionon si \u2018lavatri\u00e7e\u2019 parash t\u00eb pista<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria nuk ka dyshime se kompania fantazm\u00eb n\u00eb offshore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018lavatri\u00e7e\u2019 ku Abi Bank luan rolin e saj, por nuk ka vepruar. \u00a0T\u00eb pakt\u00ebn, kur b\u00ebhen blerje t\u00eb tilla bankash, duhet verifikuar burimi i parave.<\/p>\n<p>ABI Bank do t\u00eb blinte m\u00eb von\u00eb Bank\u00ebn NBG Albania me cmimin 76 milion\u00eb USD. Nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm shqiptar duhet t\u00eb jap\u00eb llogari dhe t\u00eb justifikoj\u00eb kur kryen nj\u00eb transaksion me vler\u00eb mbi 10 mij\u00eb USD. Andi Ballta nuk pyetet.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb si historia e \u201cmbretit lakuriq\u201d. Ky person menaxhon parat\u00eb e kompanis\u00eb \u201cMoscopole\u201d n\u00eb offshore dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga kryeministri, prokuror\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e shohin. \u201cMoscopole\u201d rezulton nj\u00eb shoq\u00ebri mbules\u00eb apo guack\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista t\u00eb Abi Bank.<\/p>\n\n<p>Pronare t\u00eb \u201cTRANZIT Sh.p.k\u201d jan\u00eb: 80% Moscopole Inc, nj\u00eb shoq\u00ebri (Sh.p.k) e themeluar n\u00eb Delaware, SHBA, me pronar 100% Andi Ballta, shtetas me komb\u00ebsi shqiptare dhe pasaport\u00eb amerikane (pretendon se eshte me origjine vllehe nga Greqia). 10% New Century Holdings XI, L.P, nj\u00eb shoq\u00ebri (Sh.p.k.) e regjistruar n\u00eb Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc. 10% NCH Balkan Fund, L.P, nj\u00eb shoq\u00ebri (Sh.p.k.) e regjistruar n\u00eb Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.<\/p>\n\n<p>NCH Capital Inc, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fond investimesh me aksioner kryesor NCH Advisors Inc, q\u00eb menaxhon shum\u00eb fonde private.<\/p>\n<p>P\u00ebrvec rreziqeve financiare, ABI Bank p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb dhe interesat komb\u00ebtare, sepse qarkullon para t\u00eb dyshimta ruse. Po ashtu CEO i bank\u00ebs ka manifestuar shpesh ndjenjat antishqiptare, i nxitur nga lidhjet q\u00eb ka me grupe vorioepiriote greke n\u00eb SHBA.<\/p>\n\n<p>Kjo shenj\u00eb shoviniste e p\u00ebrdorur p\u00ebr \u201creklama\u201d nga Andi Ballta, flet shum\u00eb p\u00ebr bot\u00ebkuptimin ekstremist q\u00eb ka ky bankier, q\u00eb e shfaq publikisht n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Duke pasur nj\u00eb post publik, Andi Ballta duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet kodit t\u00eb etik\u00ebs dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb ta largoj\u00eb nga drejtimi i institucionit t\u00eb licensuar prej saj.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/abi-bank-lavatricja-e-parave-ruse-qe-po-likuidon-mikrokredite-fushate-me-simbole-antishqiptare\/\">ABI BANK, \u201clavatri\u00e7ja\u201d e parave ruse, q\u00eb po likuidon mikrokredit\u00eb, fushat\u00eb me simbole antishqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 27 n\u00ebntori 2025, NOA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsi biznesi e ABI Bank. P\u00ebrtej gj\u00ebrave t\u00eb bukura q\u00eb thon\u00eb reklamat e saj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risk i madh p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kredi tek ky institucion financiar. Blerja nuk synon thjesht disa zyra, apo zgjerimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb bank\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb NOA-s n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55913","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55913"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55913\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}