{"id":55848,"date":"2025-12-03T21:24:44","date_gmt":"2025-12-03T21:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/reportazhi-i-francezeve-ne-sazan-ne-ishullin-e-trampit\/"},"modified":"2025-12-03T21:24:44","modified_gmt":"2025-12-03T21:24:44","slug":"reportazhi-i-francezeve-ne-sazan-ne-ishullin-e-trampit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/reportazhi-i-francezeve-ne-sazan-ne-ishullin-e-trampit\/","title":{"rendered":"Reportazhi i francez\u00ebve: N\u00eb Sazan, n\u00eb ishullin e Trampit"},"content":{"rendered":"<p><strong><span>Reportazh i t\u00eb d\u00ebrguarit special t\u00eb \u201cLe Point\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi, Romain Gubert. P\u00ebrgatiti T. \u00c7ela, Lapsi.al\u00a0<\/span><\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb. Nj\u00eb cop\u00ebz e vog\u00ebl guri e vendosur mbi detin Adriatik. Ishulli shqiptar i Sazanit \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e gjarp\u00ebrinjve, cic\u00ebrimave, zogjve dhe madje, thuhet, edhe disa arinjve q\u00eb jetojn\u00eb mes livand\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe pishave treqindvje\u00e7are. N\u00eb ver\u00eb, disa skafe t\u00eb vegj\u00ebl \u201cZodiac\u201d sjellin turist\u00eb nga Vlora, qyteti bregdetar m\u00eb i af\u00ebrt. Dy or\u00eb not n\u00eb nj\u00eb plazh t\u00eb gjat\u00eb, pastaj lundrim drejt shpell\u00ebs s\u00eb Haxhi Aliut, nj\u00eb pirat i cili, n\u00eb shekullin XVII, fshehu aty arkat e tij me monedha ari. Nj\u00eb lloj katedrale detare q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb streh\u00eb e breshkave t\u00eb detit.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej disa muajsh, ai \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cishulli i Trump\u201d. Nj\u00eb vend i \u00e7uditsh\u00ebm ku \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb sh\u00ebtis\u00ebsh jasht\u00eb plazhit t\u00eb madh. P\u00ebr gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet, Sazani ka qen\u00eb nj\u00eb baz\u00eb sekrete ushtarake, nga e cila sot kan\u00eb mbetur vet\u00ebm disa bunkier\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar dhe mij\u00ebra mina. Enver Hoxha ishte ve\u00e7an\u00ebrisht paranojak. Diktatori komunist, q\u00eb sundoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr gati kat\u00ebr dekada, kishte frik\u00eb nga zbarkimi i italian\u00ebve, jugosllav\u00ebve, amerikan\u00ebve dhe madje edhe rus\u00ebve (p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte qen\u00eb aleat i kinez\u00ebve). Ai kishte vendosur aty ushtrinw e vet tw vogwl. Kur regjimi u rr\u00ebzua n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990, Sazani u b\u00eb nj\u00eb tok\u00eb askujt. Ishulli i fundit i pabanuar i Adriatikut.<\/span><\/p>\n<p><span>Dashuria me shikim t\u00eb par\u00eb e Ivanka Trump-it dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Jared Kushner, p\u00ebr Sazanin, \u00ebsht\u00eb pothuajse tashm\u00eb pjes\u00eb e librave t\u00eb historis\u00eb lokale. Kjo ndodhi kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. \u00c7ifti po kalonte pushimet n\u00eb Greqi bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku \u00ebnd\u00ebrrohet nd\u00ebrtimi i hoteleve luksoze (numri i turist\u00ebve \u00ebsht\u00eb trefishuar n\u00eb dhjet\u00eb vjet), u shfryt\u00ebzua menj\u00ebher\u00eb rasti. Auron Tare, nj\u00eb ish-arkeolog, i em\u00ebruar disa muaj m\u00eb par\u00eb drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrgatiti nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb posa\u00e7me disa-ditore p\u00ebr \u00e7iftin Trump\u2013Kushner dhe disa investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb potencial\u00eb (Nasser al-Khelaifi, president i Paris SG-s\u00eb, si edhe nj\u00eb biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe). Nj\u00eb helikopter dhe nj\u00eb jaht madh\u00ebshtor u vunw n\u00eb dispozicion t\u00eb grupit t\u00eb vog\u00ebl.<\/span><\/p>\n<p><span>Auron Tare i njeh t\u00eb gjitha vendet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb zon\u00ebs. Ai u tregon vil\u00ebn e mrekullueshme q\u00eb ka nd\u00ebrtuar George Tenet, djali i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb, i cili ka qen\u00eb drejtori i CIA-s n\u00ebn Bill Clinton dhe George W. Bush. Ai organizon nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb restorantin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb peshkut n\u00eb zon\u00eb, me mikprit\u00ebs ish-bashk\u00eblojtarin e tij t\u00eb basketbollit, Edi Ram\u00ebn, kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb doravet\u00eb. N\u00eb pushtet q\u00eb prej vitit 2013, Rama \u00ebsht\u00eb plot humor, me nj\u00eb stil t\u00eb ngroht\u00eb mesdhetar, i thjesht\u00eb, dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb Donald Trump-it, t\u00eb cilin e ka takuar n\u00eb samitet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Operacioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer. Ivanka Trump dhe bashk\u00ebshorti i saj, Jared Kushner, flasin hapur p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb ishull q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gati tua jap\u00eb. Ata angazhojn\u00eb arkitekt\u00eb, avokat\u00eb. Vitin pasues, Jared Kushner kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri. Me partner\u00ebt e tij, ai \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard dollar\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Sazan, por edhe n\u00eb gjirin p\u00ebrball\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe gjigante toke n\u00eb veri t\u00eb Vlor\u00ebs, e cila sot \u00ebsht\u00eb e pa nd\u00ebrtuar fare. Vitin e kaluar, n\u00eb dhjetor, nj\u00eb muaj pas rizgjedhjes s\u00eb Donald Trump-it si president, Kushner n\u00ebnshkruan nj\u00eb parakontrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qira 99-vje\u00e7are.<\/span><\/p>\n<p><span>Dashuria me shikim t\u00eb par\u00eb e Ivanka Trump p\u00ebr Sazanin \u00ebsht\u00eb aq glamuroze sa duhet. Por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori parash. Sepse Jared Kushner nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb investitor naiv. Grupi i tij, me qend\u00ebr n\u00eb Miami, ka disa miliarda dollar\u00eb asete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Lindjen e Mesme (saudit\u00ebt jan\u00eb partner\u00ebt dhe aksioner\u00ebt e tij kryesor\u00eb).<\/span><\/p>\n\n<p><span>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Kushner nuk e ka zbuluar rajonin pas nj\u00eb sh\u00ebtitjeje t\u00eb thjesht\u00eb me helikopter. Nj\u00eb nga njer\u00ebzit e tij n\u00eb Ballkan quhet Richard Grenell. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-ambasador amerikan n\u00eb Gjermani, q\u00eb Donald Trump e kishte caktuar t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb. Po ai ka negociuar p\u00ebr llogari t\u00eb Jared Kushner-it nj\u00eb tjet\u00ebr blerje n\u00eb rajon: nj\u00eb t\u00ebr\u00eb bllok nd\u00ebrtesash n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit, n\u00eb Serbi. Vendi i ngjan sot nj\u00eb grumbulli rr\u00ebnojash. Ish-selia e shtabit t\u00eb ushtris\u00eb serbe, e bombarduar n\u00eb vitin 1999 nga NATO.<\/span><\/p>\n<p><span>Avion\u00ebt e NATO-s, e bombarduan at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo mbeti e braktisur q\u00eb prej rr\u00ebzimit t\u00eb Slobodan Milloshevi\u00e7itt, si nj\u00eb simbol \u2013 i shenjt\u00eb p\u00ebr nostalgjik\u00ebt e Jugosllavis\u00eb, por e mallkuar p\u00ebr brezat e rinj, t\u00eb cil\u00ebt \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb q\u00eb vendi i tyre t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i Bashkimit Evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>E ardhmja e \u201cKull\u00ebs Trump\u201d, ky do t\u00eb jet\u00eb emri i saj, do \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi n\u00eb nj\u00eb hotel luksoz, nj\u00eb qend\u00ebr tregtare gjigante dhe apartamente t\u00eb shtrenjta. Ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd simboli i aferave t\u00eb pista dhe pr2aktikave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb qeveris\u00eb. Dhe me arsye: p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb truallin Jared Kushner-it, u votua nj\u00eb ligj special. Nd\u00ebrtes\u00ebs i duhej hequr statusi si pjes\u00eb e Inventarit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore. Nj\u00eb funksionar i ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs preferoi m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen sesa ta miratonte projektin.<\/span><\/p>\n<p><span>Fr\u00ebngjishtfol\u00ebse e p\u00ebrsosur, trash\u00ebgimi i nj\u00eb epoke kur Franca dhe Serbia mbanin marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta, avokatja Katarina Kostic \u00ebsht\u00eb e tronditur: \u201cT\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb ose jo stili i nd\u00ebrtes\u00ebs ashtu si\u00e7 ishte para bombardimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb. Por projekti i kull\u00ebs Trump \u00ebsht\u00eb mohimi i historis\u00eb son\u00eb. Kjo meritonte nj\u00eb debat mbi urbanizmin e qytetit ton\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb vendosur jo larg presidenc\u00ebs serbe dhe Parlamentit, Radovan Kupres, themelues i CRTA-s, nj\u00eb OJQ q\u00eb mbron transparenc\u00ebn n\u00eb politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu i t\u00ebrbuar. Por p\u00ebr arsye t\u00eb tjera. \u201cProblemi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet familja Trump n\u00eb vet\u00ebvete. Por klasa jon\u00eb politike. Ne jemi nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebn dor\u00eb\u201d. Ai shqet\u00ebsohet sidomos p\u00ebr partnerin e Jared Kushner-it, nj\u00eb nd\u00ebrtues nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ka marr\u00eb tashm\u00eb, para dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, kontrat\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e sh\u00ebtitores dhe zon\u00ebs s\u00eb brigjeve t\u00eb lumit Sava, deg\u00ebs s\u00eb Danubit q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr Beograd. \u201c\u00cbsht\u00eb estetikisht shum\u00eb e sh\u00ebmtuar. Ata kan\u00eb d\u00ebbuar mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb jetonin aty prej dekadash dhe, mbi t\u00eb gjitha, u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb \u00e7uditshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Deputeti i t\u00eb Gjelb\u00ebrve, Robert Kozma, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb kritik. P\u00ebr t\u00eb, \u201cfund i sundimit presidencial t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb patetik\u201d. \u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nacionalist i rrem\u00eb, \u2013 vazhdon ai. \u2013 Ka filluar n\u00eb ekstrem t\u00eb djatht\u00eb, me urrejtjen ndaj Per\u00ebndimit q\u00eb na bombardoi n\u00eb vitin 1999, p\u00ebr t\u00eb luajtur pastaj poker me pasurit\u00eb komb\u00ebtare.\u201d Sipas deputetit, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga torta, p\u00ebrve\u00e7 serb\u00ebve. \u201cEdhe Emmanuel Macron: p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb dosjen ton\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Vu\u00e7i\u00e7 ia dha nd\u00ebrtimin e metros\u00eb nj\u00eb kompanie franceze. Jav\u00ebn e kaluar, i shtriu tapetin e kuq Xi Jinping-ut me k\u00ebto fjal\u00eb: \u2018Sh\u00ebrbejuni!\u2019 Ai shoq\u00ebrohet me rus\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt blejm\u00eb naft\u00ebn ton\u00eb. Por kulmi \u00ebsht\u00eb Donald Trump\u201d. Deputeti tregon me tronditje vizit\u00ebn n\u00eb Beograd t\u00eb nj\u00ebrit prej djemve t\u00eb presidentit amerikan, n\u00eb prill 2025, si pjes\u00eb e nj\u00eb serie fjalimesh t\u00eb paguara t\u00eb quajtura \u201cTrump Business Vision 2025\u201d. \u201cDh\u00ebnia e nj\u00eb trualli t\u00eb bukur dh\u00ebndrit t\u00eb Trump-it nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr asgj\u00eb!\u201d Ai sjell si prov\u00eb vendimin e fundit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb rritur tarifat doganore n\u00eb 35% si edhe sanksionet ndaj Serbis\u00eb, kompania e naft\u00ebs s\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kapitalit rus.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00ebzimi i projekteve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme me Jared Kushner-in nuk \u00ebsht\u00eb, sigurisht, i rast\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai u mund\u00ebson t\u00eb ken\u00eb qasje te investitor\u00ebt e Lindjes s\u00eb Mesme, si edhe pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Ndryshe nga mandati i tij i par\u00eb, kur kishte nj\u00eb rol zyrtar (si k\u00ebshilltar special, ai kishte negociuar Marr\u00ebveshjet e Abrahamit t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2020, q\u00eb normalizuan marr\u00ebdh\u00ebniet mes Izraelit dhe disa vendeve arabe), Jared Kushner sot nuk ka asnj\u00eb funksion \u201czyrtar\u201d. Por, n\u00eb realitet, ai \u00ebsht\u00eb tejet i fuqish\u00ebm. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs, Steve Witkoff dhe Marco Rubio, negociator\u00ebt amerikan\u00eb, raportojn\u00eb tek ai (ai ka drejtuar drejtp\u00ebrdrejt pjes\u00ebn e \u201crind\u00ebrtimit\u201d t\u00eb planit t\u00eb paqes q\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane). Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Gaza, ai ishte gjithashtu n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb fal\u00eb rrjetit t\u00eb tij n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Izrael (babai i tij ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Benyamin Netanyahut). Ai ka b\u00ebr\u00eb nganj\u00ebher\u00eb deklarata t\u00eb pabesueshme, si kjo: \u201cPronat buz\u00eb detit n\u00eb Gaza mund t\u00eb ken\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebse njer\u00ebzit do t\u00eb p\u00ebrqendroheshin te nd\u00ebrtimi i mjeteve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shpenzonin para p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tuneleve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Joni Vorpsi nuk interesohet shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs. Tema e tij jan\u00eb zogjt\u00eb. Ai ka b\u00ebr\u00eb doktoratur\u00ebn p\u00ebr migrimin e tyre n\u00eb Mesdhe. Si nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit e PPNEA-s, nj\u00eb ONG lokale p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar. Ai hap nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb madhe gjeografike. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb,\u201d thot\u00eb ai. \u201cK\u00ebtu keni korridoret kryesore t\u00eb migrimit t\u00eb zogjve n\u00eb Mesdhe\u2026\u201d<\/span><\/p>\n<p><span><span>\u201cE ndiqni k\u00ebt\u00eb? Laguna e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb etap\u00eb madhore. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shumohen projektet e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb urbanizohet gjith\u00eb rajoni, por kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb katastrof\u00eb.\u00bb<\/span><span><br \/>\n<\/span><span>Olsi Nika, aktivist i shoqat\u00ebs EcoAlbania, \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr aeroportin gjigant q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb Vlor\u00eb. Ai pritet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investitor\u00eb dhe turist\u00eb nga e gjith\u00eb bota. \u00abP\u00ebr nj\u00eb grusht dollar\u00ebsh, po shkojm\u00eb kund\u00ebr rrym\u00ebs s\u00eb historis\u00eb. Ne kishim nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb bukura dhe ende t\u00eb ruajtura t\u00eb Mesdheut. Pik\u00ebrisht kjo mund t\u00eb kishte qen\u00eb pasuria jon\u00eb pas nj\u00ebzet vitesh\u00bb Sipas tij, ka edhe nj\u00eb skandal tjet\u00ebr: nd\u00ebrtimi i aeroportit t\u00eb ri i \u00ebsht\u00eb besuar kompanive pak transparente, p\u00ebrfshir\u00eb Mabetex-in zviceran, q\u00eb dikur ishte d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion p\u00ebr kontrata rinovimi n\u00eb Rusi. \u00abPolitikan\u00ebt na shesin \u00ebndrra: \u2018Ne do t\u00eb jemi Saint-Tropez i s\u00eb ardhmes\u2019, \u2013 thon\u00eb ata. Por n\u00eb realitet, ne do t\u00eb mbytemi n\u00ebn tonelata betoni dhe do t\u00eb kthehemi n\u00eb lavanderi t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebs.\u00bb<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>N\u00eb katin e 9-t\u00eb t\u00eb Silver Tower n\u00eb Tiran\u00eb, Elira Kokona drejton agjencin\u00eb qeveritare q\u00eb duhet t\u2019u shes\u00eb investitor\u00ebve asetet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb shtetit, me misionin t\u2019i valorizoj\u00eb ato. \u00abVendi \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr dhe kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifituar koh\u00ebn e humbur\u00bb, thot\u00eb ajo, duke treguar koleksionin e projekteve t\u00eb arkitekt\u00ebve mbi raftet q\u00eb zbukurojn\u00eb muret e zyr\u00ebs s\u00eb saj. Para pak muajsh, qeveria hapi nj\u00eb tender nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb kthyer ish-pallatin veror t\u00eb diktatorit Enver Hoxha n\u00eb hotel. Disa arkitekt\u00eb favorizuan natyr\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb krijimtarin\u00eb. \u00abPo ju, cilin projekt do t\u00eb kishit zgjedhur?\u00bb \u2013 pyet ajo me sy q\u00eb i shk\u00eblqejn\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e ngarkuar edhe me dh\u00ebnien e ishullit t\u00eb Sazanit p\u00ebr Jared Kushner-in. \u00abNegociatat jan\u00eb profesionale. Nuk jam un\u00eb ajo q\u00eb jep drit\u00ebn jeshile n\u00eb nj\u00eb cep tavoline dhe mes dy gotave raki. Tani, avokat\u00ebt tan\u00eb po punojn\u00eb me objektivin q\u00eb secili t\u00eb gjej\u00eb interesin e vet n\u00eb marr\u00ebveshje. M\u00eb pas, bankier\u00ebt e investimeve do t\u00eb vendosin \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar dhe detyrimet e pal\u00ebve.\u00bb<\/span><span><br \/>\n<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shpjegon ajo, deri tani ajo ka komunikuar vet\u00ebm me \u00abBrian\u00bb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Kushner-it n\u00eb Shqip\u00ebri. Dh\u00ebndrin e Donald Trump-it ajo e ka takuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb nj\u00eb restorant. \u00abNj\u00eb mik i p\u00ebrbashk\u00ebt na prezantoi. Ishte nj\u00eb takim korrekt, i sjellsh\u00ebm.\u00bb Nuk \u00ebsht\u00eb ende momenti q\u00eb ata t\u00eb shkojn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb plazh.<\/span><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Marr\u00eb nga \u201cLe Point\u201d. P\u00ebrgatiti T. \u00c7ela, Lapsi.al\u00a0<\/span><\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/03\/reportazhi-i-francezeve-ne-sazan-ne-ishullin-e-trampit\/\">Reportazhi i francez\u00ebve: N\u00eb Sazan, n\u00eb ishullin e Trampit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazh i t\u00eb d\u00ebrguarit special t\u00eb \u201cLe Point\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi, Romain Gubert. P\u00ebrgatiti T. \u00c7ela, Lapsi.al\u00a0 \u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb. Nj\u00eb cop\u00ebz e vog\u00ebl guri e vendosur mbi detin Adriatik. Ishulli shqiptar i Sazanit \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e gjarp\u00ebrinjve, cic\u00ebrimave, zogjve dhe madje, thuhet, edhe disa arinjve q\u00eb jetojn\u00eb mes livand\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":55849,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}