{"id":55804,"date":"2025-12-03T17:48:22","date_gmt":"2025-12-03T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/jakin-marena-deliri-i-pd-per-mogherinin-e-leksioni-i-be-per-drejtesine-shqiptare\/"},"modified":"2025-12-03T17:48:22","modified_gmt":"2025-12-03T17:48:22","slug":"jakin-marena-deliri-i-pd-per-mogherinin-e-leksioni-i-be-per-drejtesine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/jakin-marena-deliri-i-pd-per-mogherinin-e-leksioni-i-be-per-drejtesine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Deliri i PD p\u00ebr \u2018Mogherinin\u2019 e leksioni i BE p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Kur funksionojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb themel p\u00ebrpos hetimit e gjykimit p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb caktuar, edhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe jo posht\u00ebrimin njer\u00ebzor, at\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia jep me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb drejt\u00ebsi! Ndaj kujtdo qoft\u00eb! K\u00ebt\u00eb leksion drejt\u00ebsie ka dh\u00ebn\u00eb prokuroria e BE, me vendimin m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr zyrtaren m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka drejtuar diplomacin\u00eb n\u00eb Unionin Evropian!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb, pasi ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e BE p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar m\u00eb 2 dhjetor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi p\u00ebr mashtrim q\u00eb p\u00ebrfshiu Sh\u00ebrbimin Evropian p\u00ebr Veprim t\u00eb Jasht\u00ebm dhe Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs, u lirua gjat\u00eb nat\u00ebs, rreth or\u00ebs 01:00 pas mesnate.<br \/>\nMogherini ka q\u00ebndruar disa or\u00eb n\u00eb dhomat e paraburgimit, ndalim me sa duket vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019i komunikuar me qet\u00ebsi akuz\u00ebn, ku hetimi lidhet me postin aktual t\u00eb saj, si rektore e Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs. Pra \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr emrin, mbiemrin, emrin e babait, dit\u00eblindjen dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, dhe n\u00eb mesnate \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gjumin t\u00eb qet\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur n\u00eb liri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb akuzat q\u00eb ajo ka n\u00eb ngarkim p\u00ebr mashtrim, pasi Kolegji i Europ\u00ebs dyshohet se fitoi nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pandershme p\u00ebrball\u00eb disa universiteteve t\u00eb tjera prestigjoze europiane p\u00ebr organizimin e Akademis\u00eb! Bashk\u00eb me t\u00eb jan\u00eb liruar dhe dy t\u00eb ndaluarit e tjer\u00eb! Edhe ata, nuk kan\u00eb \u2018buajtur\u2019 n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit n\u00eb Belgjik\u00eb, por n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre!<\/p>\n<p>Por, arrestimi t\u00eb mart\u00ebn e k\u00ebsaj jave e Frederica Mogherinit, reflektoi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, duke krijuar ndjenja t\u00eb p\u00ebrziera n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs si dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare! Kjo e fundit, m\u00eb tep\u00ebr e ka \u2018p\u00ebrtypur\u2019 n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb mori v\u00ebmendjen e evropian\u00ebve t\u00eb mart\u00ebn!<\/p>\n<p>Si gjithnj\u00eb, opozita shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha ishte n\u00eb delir p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arrestim! Q\u00eb nga kreu i PD e deri tek \u2018ushtari\u2019 m\u00eb i fundit i k\u00ebsaj partie, nuk jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb fakt pasi kan\u00eb \u2018firuar\u2019 goxha n\u00eb k\u00ebto 12 vite q\u00ebndrimi n\u00eb opozit\u00eb dhe akoma m\u00eb shum\u00eb pritet n\u00eb t\u00eb ardhmen kur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 16 apo 20 vite jasht\u00eb pushtetit, pra t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb opozit\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb delir p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve belg\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u2018mbyll\u00ebn n\u00eb paraburgim komunisten Mogherini\u2019!<\/p>\n<p>E quajt\u00ebn si nj\u00eb shpagim k\u00ebt\u00eb arrestim, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb \u2018mallkimet\u2019 e opozitar\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj Mogherinit, \u2018mikes s\u00eb Edi Ram\u00ebs\u2019, dhe nuk u p\u00ebrmbajt\u00ebn p\u00ebr asnj\u00eb moment n\u00eb fluksin e mesazheve p\u00ebrmes t\u00eb cilave sulmonin ashp\u00ebr dhe pa dogan\u00eb ish numrin nj\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian, si t\u00eb korruptuar, madje duke e quajtur dhe ortake t\u00eb kryeministrit shqiptar! Duke i b\u00ebr\u00eb at\u00eb lin\u00e7imin politik q\u00eb lidershipi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vet politik, pavar\u00ebsisht se deri m\u00eb tani s\u2019ka nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr Mogherinin, e p\u00ebr pasoj\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim ajo quhet e pafajshme, pavar\u00ebsisht nga akuzat q\u00eb ka n\u00eb kurriz!<\/p>\n<p>Nuk lan\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb dhe k\u00ebto 24 or\u00eb p\u00ebr Mogherinin, lideri i opozit\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebt dukeshin sikur kishin n\u00eb \u2018tabel\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u00eb goditur kryeministrin Edi Rama dhe qeverin\u00eb e tij, teksa p\u00ebrmendin edhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb numri dy i BE i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme qeveris\u00eb shqiptare dhe kreut t\u00eb saj! Anipse mb\u00ebshtetja e ish shefes s\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb BE ka q\u00ebn\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Po ku pyet Berisha, atij nuk i intereson an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por halli i tij personal! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk ia fal Ram\u00ebs suksesin n\u00eb bashk\u00ebpunimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vendeve aleate, n\u00eb funksion t\u00eb integrimit! Ndaj godet \u00e7do njeri, qoft\u00eb dhe pse ka b\u00ebr\u00eb foto me kreun e mazhoranc\u00ebs aktuale! Madje nuk ka munguar t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe thirrje ndaj BE p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kushte Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin!<\/p>\n<p>Me sa duket lirimi i Mogherinit e ka gjetur t\u00eb \u2018pap\u00ebrgatitur\u2019 Berish\u00ebn dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! Nuk e dim\u00eb me tamam se si do t\u00eb reagoj\u00eb tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb liri ish numri dy i BE, e cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin e integrimit, por jemi shum\u00eb t\u00eb bindur se Berisha do ta p\u00ebrshtas\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Brukselit me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb belge, me hallin e tij personal!<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i \u2018piruetave\u2019 politike, madje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar q\u00ebndrime e deri dhe mohuar fjal\u00ebt e tij! Nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi, q\u00eb duke filluar q\u00eb dit\u00ebn e sotme t\u00eb akuzoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebr vendimin e dh\u00ebn\u00eb ndaj tij, p\u00ebr arrestin sht\u00ebpiak t\u00eb tij, q\u00eb kishte lidhje me thyerjen e urdh\u00ebrit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr \u2018detyrim paraqitje\u2019 p\u00ebr afer\u00ebn e ish kompleksit sportiv \u2018Partizani\u2019 n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb tij, Jamarb\u00ebr Malltezi!<\/p>\n<p>Berisha nuk ka turp ta p\u00ebrdor\u00eb dhe rastin \u201cMogherini\u2019, si \u2018etalon\u2019 p\u00ebr ta krahasuar me vendimin ndaj tij, e p\u00ebr t\u00eb sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb e re! Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr 24 or\u00eb s\u00ebpaku ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb delir bashk\u00eb me mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij p\u00ebr arrestimin e ish numrit dy t\u00eb BE, nj\u00ebher\u00ebsh ish shefe e diplomacis\u00eb s\u00eb Uinionit, nj\u00eb kontributore e flakt\u00eb p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian! Madje n\u00eb vijim mund ta p\u00ebrdor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb sulmuar Irena Gjok\u00ebn apo t\u00eb gjith\u00eb ata prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb nuk i kan\u00eb shkuar p\u00ebr \u2018osh\u2019 hallit t\u00eb tij me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u201cPartizanin\u2019 dhe tashm\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn e 21 janarit 2011 ku Garda vrau 4 demonstrues t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, Berisha kurr\u00eb nuk zhg\u00ebnjen! Pasi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Prokuroris\u00eb Publike Europiane, q\u00eb \u2018t\u00eb hetoj\u00eb marr\u00ebveshjen e fsheht\u00eb Rama-Mogherini p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kolegjit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Ju b\u00ebj thirrje t\u00eb hetojn\u00eb email-et, \u2018sms\u2019-t\u00eb q\u00eb Rama ka shk\u00ebmbyer me Mogherini e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb hetohen komunikimet e tyre me telefona t\u00eb koduara SkyEcc, Matrix p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Rama i ka p\u00ebrdorur n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb korrupsionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt do t\u00eb vler\u00ebsonin hetimin e lobimit q\u00eb Mogherini ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn, sukseset e tij imagjinare, mbulimet e megaskandaleve t\u00eb tij n\u00eb Bruksel dhe angazhimin e saj kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare\u201d. Berisha i b\u00ebn thirrje BE, pavar\u00ebsisht se drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare se njeh!<br \/>\nNj\u00ebher\u00ebsh, jemi t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb vendimi i drejt\u00ebsis\u00eb belge p\u00ebr t\u00eb liruar Mogherinin, pa mbushur as disa or\u00eb n\u00eb paraburgim, nuk e pengoi dhe m\u00eb tej Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sulmuar Ram\u00ebn se po b\u00ebn presion mbi drejt\u00ebsin\u00eb, duke e quajtur \u2018rastin m\u00eb t\u00eb pashembullt\u2019 sipas tij, vet\u00ebm e vet\u00ebm se qeveria e drejtuar nga Rama ankimoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e SPAK e t\u00eb GJKKO p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb zv.kryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Industris\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Belinda Balluku, si nj\u00eb shkelje t\u00eb kompetencave t\u00eb ekzekutivit nga drejt\u00ebsia!<br \/>\nBerisha i ngre n\u00eb \u2018qiell\u2019 prokurorin dhe gjyqtarin q\u00eb vendos\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pezullim, duke i quajtur si pjes\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re q\u00eb zbaton detyr\u00ebn, ligjin dhe Kushtetut\u00ebn e k\u00ebtij vendi! Fundja Berisha k\u00ebshtu i quan t\u00eb gjith\u00eb ata gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb marrin vendime kund\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb mazhoranc\u00ebs! Nd\u00ebrsa ata q\u00eb hetojn\u00eb dhe do t\u00eb vendosin p\u00ebr akuzat ndaj tij, jan\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm e me viktima ato t\u00eb Berish\u00ebs, ish kryeministri demokrat i sulmon, i akuzon dhe i k\u00ebrc\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb! Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes proteston kund\u00ebr SPAK e pasdite deklarohet pro SPAK! Sipas hallit t\u00eb tij personal! Pra, me dy fytyra n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh ndalimi dhe lirimi pas disa or\u00ebve i Mogherinit nga ana e drejt\u00ebsis\u00eb belge \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb leksion p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare! Esht\u00eb nj\u00eb leksion konkret p\u00ebr \u2018paket\u00ebn\u2019 SPAK-GJKKO, se si duhet t\u00eb hetohet e t\u00eb gjykohet nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb, i cili n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn rrezik as p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb vendit dhe as p\u00ebr t\u00eb prishur provat! Pasi, kur ngrihet nj\u00eb akuz\u00eb dhe zyrtari merret i pandehur, presupozohet se prokuroria i ka \u2018kopsitur\u2019 provat kund\u00ebr tij, nd\u00ebrsa gjykata q\u00eb p\u00ebrcakton mas\u00ebn e siguris\u00eb i ka par\u00eb k\u00ebto prova dhe \u00ebsht\u00eb bindur se ai e meriton k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb!<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re shqiptare, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij \u2018leksioni\u2019 t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb e falas t\u00eb BE se, suksesi i saj s\u2019matet me numrin e zyrtar\u00ebve apo njer\u00ebzve t\u00eb inkriminuar ke plasur brenda n\u00eb paraburgim, me nj\u00eb akuz\u00eb e cila pasi hidhet si \u2018telenovel\u00eb\u2019 n\u00eb media p\u00ebr lin\u00e7im publik, do t\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb kapur ndonj\u00eb prov\u00eb rrug\u00ebs, si\u00e7 ka ndodhur jo shum\u00eb rrall\u00eb deri m\u00eb tani! Qofshim t\u00eb gabuar, pasi e mb\u00ebshtesim me sinqeritet drejt\u00ebsin\u00eb dhe duam q\u00eb t\u00eb korruptuarve, pavar\u00ebsisht se cilit krah politik i p\u00ebrkasin, drejt\u00ebsia jon\u00eb e re, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dhe paguajm\u00eb sa \u2018i motit t\u00eb \u00ebm\u00ebn\u2019, t\u2019ua nxjerrin \u2018ujin e zi\u2019. Por ama, mb\u00ebshtetur n\u00eb ato t\u00eb shkreta prova e fakte dhe pa na e ngritur akoma m\u00eb lart fatur\u00ebn financiare, duke i mbyllur n\u00eb paraburgim pa pasur nevoj\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj themi se se vendimi i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Mogherinin \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb leksion p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare, pasi jemi n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr numrin e t\u00eb paraburgosurve p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb! Madje dhe t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb po t\u00eb doni! Se ne shqiptar\u00ebt nuk kemi mas\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, e kemi treguar se e kap\u00ebrcejm\u00eb gjithnj\u00eb kufirin e lejuar, duke zgjedhur si gjithnj\u00eb \u2018rrug\u00eb t\u00eb reja dhe t\u00eb pashkelura\u2019! E kemi trash\u00ebgim nga komunizmi i Enver Hoxh\u00ebs!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu drejt\u00ebsia b\u00ebri me ish ministrin e Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, at\u00eb \u2018kamionistin\u2019 q\u00eb e nis\u00ebn hetimin me akuz\u00ebn p\u00ebr grup t\u00eb strukturuar kriminal dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave e katandis\u00ebn n\u00eb \u2018shp\u00ebrdorim detyre\u2019, akuz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb d\u00ebnohen q\u00eb nga drejtuesi m\u00eb i lart\u00eb e deri tek ai m\u00eb i thjeshti! Edhe Berisha mund t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, n\u00ebse ankohet gjenerali Piro Ahmetaj p\u00ebr shkarkimin dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tij nga gjeneral Xhemal Gjunkshi si \u2018komisar\u2019 i Siguris\u00eb n\u00eb PD! <\/p>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre sipas k\u00ebtij \u2018kuti\u2019mund t\u00eb d\u00ebnohen dhe gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr sjelljen ndaj t\u00eb pandehurve. Sidomos n\u00ebse e vendos Strasburgu si n\u00eb rastin e Thoma G\u00ebll\u00e7it. \u2018Shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb thjesht\u00eb \u2018hapje krahu\u2019, dhe d\u00ebnim p\u00ebr statistik\u00eb! Por ama Tahirit i shkat\u00ebrruan jet\u00ebn, i shkat\u00ebrruan karrier\u00ebn, thjesht\u00eb e vet\u00ebm se drejt\u00ebsis\u00eb i duhej pak statistik\u00eb! Pa prova, por p\u00ebrmes lin\u00e7imit publik, q\u00eb ia b\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes \u2018mercenar\u00ebve\u2019, ndon\u00ebse t\u00eb pakt\u00eb, t\u00eb medias. Thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keqkuptimin e madh, ku suksesi i drejt\u00ebsis\u00eb matet me akuzat q\u00eb ngre SPAK, dhe jo me vendimet q\u00eb jep gjykata! At\u00ebher\u00eb kur jep tamam drejt\u00ebsi, themi!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu po veprohet dhe me zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjenden n\u00ebp\u00ebr paraburgime, pa ndonj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb formatuar tamam, q\u00eb t\u00eb justifikonte q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb qeli! Mund t\u00eb hetoheshin dhe jasht\u00eb burgut, n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb pasi nuk ikin asnj\u00ebri prej tyre. Kursehej dhe n\u00eb shpenzime, pasi do t\u00eb vet\u00ebtrajtoheshin n\u00eb sht\u00ebpi, s\u2019do t\u00eb kishin eskorta policie nga pas sa her\u00eb l\u00ebvizin drejt gjykatave, dhe mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb lironin dhe ndonj\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb me hap\u00ebsir\u00ebn e duhur n\u00ebp\u00ebr qelit\u00eb e paraburgimit, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb tamam p\u00ebr paraburgim!<\/p>\n<p>Prandaj themi se rasti \u201cMonghorini\u201d \u00ebsht\u00eb leksioni m\u00eb i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia e BE-s\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare, n\u00eb raport me hetimin e nj\u00eb akuze sado t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb raport me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb t\u00eb akuzuarve si dhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb! Pasi n\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb mediave evropiane p\u00ebr Mohgherinin, nuk u publikua lista e materialeve t\u00eb gjetura apo t\u00eb kontrolluara n\u00eb banes\u00ebn e ish zyrtares s\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE dhe dy zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb! Apo si\u00e7 b\u00ebnte ironi dhe ish ministri shqiptar i Drejt\u00ebsis\u00eb, aspak i af\u00ebrt me qeverin\u00eb aktuale, i cili ishte i \u2018d\u00ebshp\u00ebruar\u2019 p\u00ebr faktin se nuk e mori q\u00eb nuk e mori vesh list\u00ebn e brek\u00ebve dhe pajisjeve t\u00eb tjera n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Mogherinit, pas kontrollit q\u00eb i b\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb! B\u00ebnte analogji me Shqip\u00ebrin\u00eb ai!<\/p>\n<p>Nj\u00eb leksion q\u00eb me shpres\u00eb t\u00eb Zotit do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb dhe p\u00ebr SPAK q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen \u2018rrjedhjen orientuar\u2019 t\u00eb informacioneve te mediat, por dhe p\u00ebr gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb thjesht\u00eb \u2018n\u00eb nj\u00eb mendje\u2019 gjithmon\u00eb me k\u00ebrkesat e SPAK, t\u00eb cilat i kthen n\u00eb vendime! Q\u00eb shkaktojn\u00eb dhe d\u00ebm! Flasim, q\u00eb t\u00eb hiqen dhe ato \u2018fishat e p\u00ebrgjimit\u2019 nga ana e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb makth p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, deri tek gjyqtar\u00ebt an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndikues i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vendimet e tyre! E kan\u00eb pranuar vet\u00eb p\u00ebrgjimin t\u00eb dyja pal\u00ebt, dhe me prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm q\u00eb jan\u00eb \u2018zotuar\u2019 se nuk e p\u00ebrs\u00ebrisin m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018gabim\u2019! Kush na garanton se!<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb mos u shkoj\u00eb mendja deri atje sa t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bindur se mund t\u00eb pezullojn\u00eb apo shkarkojn\u00eb ministra, kryeministra e deri qeverin\u00eb e zgjedhur me vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve, duke kaluar kufirin mes pushteteve, pasi do t\u00eb ishte dram\u00eb! Sepse n\u00ebse drejt\u00ebsia e re p\u00ebrcakton dhe se kush do jet\u00eb kryeminist\u00ebr e kush minist\u00ebr, at\u00ebher\u00eb dhe zgjedhjet do t\u00eb ishin t\u00eb panevojshme. Shpenzim i kot\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast! Por dhe tallje e madhe me vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. T\u00eb shohim sa ka ndikuar mesazhi \u2018Mongherini\u2019, shpresa vdes e fundit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/jakin-marena-deliri-i-pd-per-mogherinin-e-leksioni-i-be-per-drejtesine-shqiptare\/\">Jakin Marena: Deliri i PD p\u00ebr \u2018Mogherinin\u2019 e leksioni i BE p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur funksionojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb themel p\u00ebrpos hetimit e gjykimit p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb caktuar, edhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe jo posht\u00ebrimin njer\u00ebzor, at\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia jep me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb drejt\u00ebsi! Ndaj kujtdo qoft\u00eb! K\u00ebt\u00eb leksion drejt\u00ebsie ka dh\u00ebn\u00eb prokuroria e BE, me vendimin m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55804","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55804\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}