{"id":5578,"date":"2025-01-20T13:49:54","date_gmt":"2025-01-20T13:49:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/20\/shteti-i-ri-sovran-bektashi-papa-bekon-nismen-e-rames-ky-komunitet-ure-pajtimi-mes-lindjes-dhe-perendimit\/"},"modified":"2025-01-20T13:49:54","modified_gmt":"2025-01-20T13:49:54","slug":"shteti-i-ri-sovran-bektashi-papa-bekon-nismen-e-rames-ky-komunitet-ure-pajtimi-mes-lindjes-dhe-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/20\/shteti-i-ri-sovran-bektashi-papa-bekon-nismen-e-rames-ky-komunitet-ure-pajtimi-mes-lindjes-dhe-perendimit\/","title":{"rendered":"Shteti i ri sovran bektashi, Papa bekon nism\u00ebn e Ram\u00ebs: Ky komunitet, ur\u00eb pajtimi mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit"},"content":{"rendered":"<p>FERDINAND SAMARXHI *NDERI I KOMBIT  ferdinand samarxhi<\/p>\n<p>N\u00cb VEND T\u00cb PROLOGUT\u2026<\/p>\n<p>16 janar 2025. Nj\u00eb simfoni hyjnizuese, vegim q\u00eb t\u00eb shtie thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e gjenez\u00ebs s\u00eb Galiles\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb kombeve, gjenez\u00ebs son\u00eb t\u00eb ndritur. P\u00ebrball\u00eb nesh Vatikani, konturet e tij. K\u00ebshtjell\u00eb ngaz\u00ebllyese e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. Ne do ta vizitonim at\u00eb, do t\u00eb ecnim n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt dhe do t\u00eb hynim n\u00eb zemr\u00ebn e tij, n\u00eb katedralen \u201cSh\u00ebn Pjet\u00ebr\u201d. Aty ku historia e krishterimit bot\u00ebror do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohej dhe do t\u2019i ngelej shekujve si histori e pag\u00ebzimit t\u00eb gjith\u00eb popujve q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Hyun.<\/p>\n<p>Tek ecnim t\u00eb gjith\u00eb si delegacion, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Lideri Bot\u00ebror i Bektashizmit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shoq\u00ebruar nga ambasadorja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb selin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb vatikanit, shk\u00eblqesia e saj, zonja Majlinda Frangaj, delegacioni yn\u00eb i prir\u00eb nga flamuri komb\u00ebtar me shqiponj\u00ebn e zez\u00eb dykrenare, paraprinte p\u00ebrjetimin e koh\u00ebve, th\u00ebrriste n\u00eb histori, shum\u00eb\u2026 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb lasht\u00eb, ndjenim krenari legjitime q\u00eb ishim pjes\u00eb e madhe e k\u00ebsaj historie, e k\u00ebtij tempulli, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb krisht\u00ebrimit bot\u00ebror, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb par\u00ebt kombe, q\u00eb p\u00ebrqafuam Hyun.<\/p>\n<p>Apostull i kombeve, Sh\u00ebn Pavli, k\u00ebmba e tij e t\u00eb cilit shkeli n\u00eb tok\u00ebn e gjenez\u00ebs son\u00eb dhe goja e tij t\u00eb fliste, p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb n\u00eb viset e Iliris\u00eb, q\u00eb Ptolomeu (100-168 pr. K) i quante \u201calban\u00eb\u201d, t\u00eb p\u00ebrhapte krishterimin, si\u00e7 thot\u00eb n\u00eb letr\u00ebn drejtuar romak\u00ebve, nga Jerusalemi deri n\u00eb Iliri. \u201cU kam p\u00ebrhapur Ungjillin e Krishtit\u201d (Romak\u00ebve 15:19). T\u00eb nd\u00ebrtonte, si arkitekt, themelues i krishterimit, kish\u00ebn Apostolike t\u00eb Iliris\u00eb, shek. I, viti 58 ps. K, ashtu si\u00e7 thot\u00eb vet\u00eb: \u201cSipas hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, si arkitekt i ditur, un\u00eb kam hedhur themelin\u2026 sipas tradit\u00ebs, dor\u00ebzova Episkop Marinin, nj\u00eb nga shtat\u00ebdhjet\u00eb dishepujt e Krishtit, gjat\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr n\u00eb Iliri, n\u00eb stacionin Romak Claudiana (Peqini i sot\u00ebm)- veprat 17:1. \u2026 si\u00e7 besohet n\u00eb tradit\u00ebn e krishter\u00eb, vendosi Peshkopin e par\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, Sh\u00ebn Qezari, ku kishte nj\u00eb komunitet t\u00eb p\u00ebrber\u00eb nga disa familje t\u00eb krishtera, formuan kish\u00ebn apostolike n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Sipas Farlatit, n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cIllyrikum Sakrum\u201d, ndodhet si dokument n\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb kish\u00ebn e Jerusalemit, nderoi si ndri\u00e7ues i Durr\u00ebsit, si\u00e7 thot\u00eb p\u00ebrl\u00ebshorja e shenjtorit: \u201cPredikues t\u00eb kombeve dhe ndri\u00e7ues t\u00eb madh, m\u00ebsues t\u00eb Durr\u00ebsit, mburrje t\u00eb bot\u00ebs, g\u00ebzim t\u00eb quajm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Themeli i Kish\u00ebs apostolike n\u00eb Iliri, q\u00eb vendosi Apostull Pavli s\u00eb bashku me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, mbet\u00ebn t\u00eb pal\u00ebkundur, sepse u themelua mbi shk\u00ebmbin q\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti, ashtu si vet\u00eb Ai e tha: \u201cDhe dyert e ferrit nuk do ta mundin at\u00eb\u201d. (Matheu 16 -18)<\/p>\n<p>Prejardhja e gjenez\u00ebs son\u00eb t\u00eb ndritur ngacmonte m\u00eb tej kujtes\u00ebn ton\u00eb. Krishterimi, Vatikani, Papati, jetoi inkandeshenc\u00ebn, q\u00eb rrezatoi gjeneza, pararend\u00ebse e kombit ton\u00eb, n\u00eb Galilen\u00eb e madhe t\u00eb popujve. Sh\u00ebn Pjetri d\u00ebgjoi omelit\u00eb e bukura t\u00eb shtat\u00eb Pap\u00ebve t\u00eb gjenez\u00ebs son\u00eb, q\u00eb ndez\u00ebn krenari legjitime p\u00ebr ne si shqiptar\u00eb para gjith\u00eb popujve, para gjith\u00eb bot\u00ebs, si d\u00ebshmi e nj\u00eb kombi t\u00eb lasht\u00eb, e m\u00eb i par\u00eb i Hyut, q\u00eb kur Jezusi u pag\u00ebzua n\u00eb Jordan dhe shp\u00ebrndau lajmin e mir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, tek ne, n\u00eb Iliri, erdhi apostulli m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, shk\u00ebmbi i kish\u00ebs, Apostull Pavlli\u2026 Kombi yn\u00eb do t\u2019i jepte bot\u00ebs, krisht\u00ebrimit, vatikanit, heroit ton\u00eb komb\u00ebtar, Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun, q\u00eb papati e quajti atlet t\u00eb Krishtit, pararend\u00ebs t\u00eb historis\u00eb, q\u00eb mbrojti civilizimin europian nga hordhit\u00eb osmane q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb kalonin p\u00ebrtej Adriatikut. Arbri, Sk\u00ebnderbeu u b\u00eb mburoja e qytet\u00ebrimit t\u00eb koh\u00ebs. Ky akt i madh trim\u00ebrie do t\u00eb mbetej si lapidar i shenjt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs p\u00ebr heroin ton\u00eb komb\u00ebtar, Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun.<\/p>\n<p>Kombi yn\u00eb i dha qytet\u00ebrimit dhe bot\u00ebs simbolin e dashuris\u00eb dhe humanizmit njer\u00ebzor, i dha N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, q\u00eb u b\u00eb simbol i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. Nga ky komb, papati nderoi dy kardinaj t\u00eb k\u00ebtij trualli, eminenc\u00ebn Mikel Koliqi, si dhe kardinalin e sot\u00ebm, eminenc\u00ebn e tij Ernest Troshan Simonin, i cili \u00ebsht\u00eb zgjedhur tashm\u00eb nd\u00ebr m\u00eb primat\u00ebt e vatikanit, princ bot\u00ebror i krisht\u00ebrimit.<\/p>\n<p>HISTORIE E NDEZUR. LEGJITIME. LAVDIE. KRENAR<\/p>\n<p>P\u00cbR \u00c7KA JEMI DHE MBARTIM SI SHQIPTAR<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrsh\u00ebri, veneracion dhe devocion t\u00eb thell\u00eb do t\u00eb takonim Atin e Shenjt\u00eb, Papa Fran\u00e7esku. Do t\u00eb takonim z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e Hyut n\u00eb tok\u00eb. Para nesh do t\u00eb shfaqej Papa si shenjt i Zotit. P\u00ebrjetim emocionesh t\u00eb m\u00ebdha kishin pushtuar delegacionin ton\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti Kryegjyshin Bot\u00ebror, Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Takimi i Tij, me Atin e Shenjt\u00eb do t\u00eb shkruante histori bot\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb analet e historis\u00eb, t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Vatikanit dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Urdhrit Bot\u00ebror Sovran Bektashi. Teksa shihnin Vatikanin, statujat, Sh\u00ebn Pjetrin, martir\u00ebt e krishterimit p\u00ebrfytyrimi yn\u00eb \u00e7onte n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb, t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr Hyun, p\u00ebr Zotin p\u00ebrjetuan kalvarin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kryqit n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore, ashtu si v\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb krishter\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb takoheshim, bashk\u00ebv\u00ebllaz\u00ebroheshim me ta, n\u00eb luft\u00ebn dhe sfid\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb paqt\u00eb e t\u00eb sigurt n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>3a<\/p>\n<p>Dy lider bot\u00ebror, dy Shenjt\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebr, simbol t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb, do t\u00eb bashk\u00ebbisedojn\u00eb, do t\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit dhe fes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb afruar fet\u00eb dhe besimet e tyre si nj\u00eb familje t\u00eb vetme njer\u00ebzore. P\u00ebrpjekja p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri njer\u00ebzore, shpresa p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj me shum\u00eb luft\u00eb, me shum\u00eb pun\u00eb, me shum\u00eb p\u00ebrd\u00ebllim shpirt\u00ebror, p\u00ebr inkurajim, harmoni v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjellin religjionet, besimet e ndryshme, q\u00eb kjo frym\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb drit\u00eb e pashuar gjithnj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr rrymave radikale regresive, kund\u00ebr instrumentalizimit t\u00eb fes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtje ndaj dhun\u00ebs, ndaj ekstremizmit, intoleranc\u00ebs fetare, q\u00eb po \u00e7orodisin shoq\u00ebrin\u00eb e sotme njer\u00ebzore dhe po nxisin e shkaktojn\u00eb, ndasi e jo bashkim, grindje raciale dhe jo v\u00ebllaz\u00ebri, luft\u00ebra n\u00eb vend t\u00eb paqes e harmonis\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore bot\u00ebrore. Ecje n\u00eb rrug\u00ebn e paqes, dashuris\u00eb njer\u00ebzore mes popujve, kombeve. Kjo \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb k\u00ebrkon sot nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri njer\u00ebzore q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb slogan retorik, as nj\u00eb ideologji, por nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku si nj\u00eb familje e vetme e Zotit. Dy lider do t\u00eb shenjonin p\u00ebrkufizimin e dashuris\u00eb hyjnore, t\u00eb t\u00eb dy komuniteteve, katolik dhe bektashi, q\u00eb historia i ka par\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre si dy besime q\u00eb kan\u00eb shenjt\u00ebruar, promovuar gjithnj\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrat, sfidat e historis\u00eb, dashurin\u00eb e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb bot\u00ebrore, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ruajtjes s\u00eb siguris\u00eb dhe paqes p\u00ebr koh\u00ebn, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e sotme njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>3a3<\/p>\n<p>Ora 08:00\u2026 M\u00ebngjesi i art\u00eb kishte praruar, tek t\u00eb gjith\u00eb ne, g\u00ebzim, rrahje fort me dashuri t\u00eb zemrave, krenari. Do t\u00eb shtr\u00ebngonim duart e Atit t\u00eb Shenjt\u00eb, do t\u00eb merrnim bekimin e tij t\u00eb Zotit p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. T\u00eb dy lider\u00ebt, ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb shtr\u00ebngojn\u00eb duart, bashkojn\u00eb zemrat, p\u00ebrqafojn\u00eb dashurin\u00eb, i urojn\u00eb bekim njeri-tjetrit, p\u00ebr dy komunitet, p\u00ebr popujt, besimtar\u00ebt e tyre. Edhe pse, si\u00e7 njoftuan mediat, Ati i Shenjt\u00eb Papa Fran\u00e7esku kishte p\u00ebsuar nj\u00eb aksident t\u00eb vog\u00ebl, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk anuloi takimin e tij me Kryegjyshin Bot\u00ebror Bektashian, Baba Mondin, buz\u00ebqeshja e tij nuk mungoi, m\u00eb shum\u00eb \u00e7eli dashuria e tij, m\u00eb shum\u00eb u ndje ngroht\u00ebsia p\u00ebr v\u00ebllain e tij, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrqafuar si v\u00ebllai me v\u00ebllan\u00eb n\u00eb Vatikan m\u00eb 11 maj 2016, si v\u00eblla n\u00eb Zot, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si\u00e7 u drejtua dhe i tha ai n\u00eb pritjen q\u00eb rezervoi mes gjith\u00eb asaj audience tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: \u201cP\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj\u201d.<\/p>\n<p>31<\/p>\n<p>Sapo shtr\u00ebngimi i duarve kishte p\u00ebrfunduar me shum\u00eb ngroht\u00ebsi shpirt\u00ebrore, Ati i Shenjt\u00eb do t\u00eb \u00e7elte takimin solemn duke u drejtuar:<\/p>\n<p>\u201cI dashur v\u00eblla, Haxhi Baba Edmond Brahimaj,<\/p>\n<p>Shk\u00eblqesi,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>I uroj me p\u00ebrzem\u00ebrsi mir\u00ebseardhjen k\u00ebtij Delegacioni t\u00eb shquar, q\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, nga Komuniteti Bektashi, si edhe fal\u00ebnderoj Dikasterin p\u00ebr Dialogun Nd\u00ebrfetar, q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb takim. Sa her\u00eb q\u00eb lider\u00ebt fetar\u00eb bashkohen n\u00eb frym\u00ebn e respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe impenjohen n\u00eb favor t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb takimit, p\u00ebrmes dialogut, mir\u00ebkuptimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit, rip\u00ebrt\u00ebrihet dhe konfirmohet shpresa jon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Sa shum\u00eb ka nevoj\u00eb koha jon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kish\u00ebs Katolike, Shqip\u00ebris\u00eb refuzojm\u00eb logjik\u00ebn e dhun\u00ebs dhe t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar at\u00eb t\u00eb takimit, t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebrkimin e s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb fakt, bindjet tona fetare na ndihmojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrqafojm\u00eb m\u00eb qart\u00eb k\u00ebto vlera themelore, tipike t\u00eb humanizmit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u201cduke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb z\u00ebrave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb fisnike dhe harmonike\u201d (Letra Enciklike Fratelli tutti, 283).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mendoj me mir\u00ebnjohje \u00e7astet e shumta t\u00eb takimit v\u00ebllaz\u00ebror nd\u00ebrmjet Komunitetit Bektashi dhe Kish\u00ebs Katolike, si Lutja p\u00ebr Paqen n\u00eb Ballkan, n\u00eb vitin 1993 dhe Dita Bot\u00ebrore e Lutjes p\u00ebr Paqen n\u00eb Asizi, m\u00eb 2011. P\u00ebrurimi i Tempullit t\u00eb Bektashinjve n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 2015, ishte nj\u00eb moment ve\u00e7an\u00ebrisht i frytsh\u00ebm afrimi dhe miq\u00ebsie. Jam i bindur se Komuniteti Bektashi, s\u00eb bashku me mysliman\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb krishter\u00ebt dhe gjith\u00eb besimtar\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ur\u00eb pajtimi dhe pasurimi reciprok, jo vet\u00ebm brenda vendit tuaj, por edhe nd\u00ebrmjet Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Pavar\u00ebsisht nga sfidat e s\u00eb tashmes, dialogu nd\u00ebrfetar ka nj\u00eb rol unik n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ardhm\u00ebrie n\u00eb pajtim, drejt\u00ebsi dhe paqe, q\u00eb popujt e bot\u00ebs e, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb, e d\u00ebshirojn\u00eb me zjarr.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, ju siguroj lutjet dhe bekimin tim p\u00ebr pun\u00ebn tuaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr gjith\u00eb popullin e dashur shqiptar. E ju k\u00ebrkoj edhe juve favorin q\u00eb t\u00eb luteni p\u00ebr mua. Faleminderit!\u201d.<\/p>\n<p>3Q<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderimi i Kryegjyshit Bot\u00ebror, p\u00ebr Atin e Shenjt\u00eb, Papa Fran\u00e7eskun, \u00ebsht\u00eb pa kufi. \u201cPo i drejtohem Atit t\u00eb Shenjt\u00eb- tha Kryegjyshi- si v\u00ebllai yn\u00eb q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb bashk\u00ebndaj dhe n\u00ebnshkruaj me ju s\u00eb bashku, t\u00eb dy, dokumentin p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb cil\u00ebn Shenjt\u00ebria juaj e ka n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2019 n\u00eb Abu Dhabi. Duke e vler\u00ebsuar si dokument baz\u00eb p\u00ebr harmonin\u00eb mes feve, religjioneve n\u00eb shoq\u00ebri, q\u00eb ne e shohim si vizion t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb familjen e sotme njer\u00ebzore, propozoj t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb nj\u00ebjtin dokument si Kryegjysh Bot\u00ebror i Urdhrit Sovran Bot\u00ebror Bektashi, besim, i cili \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb 33 shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Duke e konsideruar si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne, bot\u00ebn, realitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr koh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ardhmen, shoq\u00ebrit\u00eb e sotme njer\u00ebzore, m\u00eb lejoni Shenjt\u00ebria juaj ta n\u00ebnshkruaj k\u00ebt\u00eb dokument sot para jush, dokument t\u00eb cilin presim ta n\u00ebnshkruani dhe ju m\u00eb mir\u00ebsin\u00eb tuaj t\u00eb shenjt\u00eb. Firmosja nga ana juaj e k\u00ebtij dokumenti \u00ebsht\u00eb bekim i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendet, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme, q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>BABA MONDI PAPA FRANCESKU<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni Ati Shenjt\u00eb, Papa Fran\u00e7esku- iu drejtua Shenjt\u00ebria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Bot\u00ebror, i Urdhrit Sovran Bot\u00ebror Bektashi- q\u00eb t\u00eb ndaj me ju \u00e7\u00ebshtjen e krijimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Urdhrit Sovran Bektashi. Paraprakisht dua t\u2019ju njoftoj Shenjt\u00ebria juaj, q\u00eb si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, Kryeministri Edi Rama, ka vendosur t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb Shteti Sovran t\u00eb Urdhrit Bektashi sipas modelit t\u00eb Vatikanit. Kjo do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb komuniteti yn\u00eb bektashi, t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara misionin ton\u00eb shpirt\u00ebror n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes nd\u00ebrv\u00ebllaz\u00ebrore. D\u00ebshiroj t\u00eb njoftoj Shenjt\u00ebrin\u00eb tuaj se procesi i krijimit dhe shpalljes s\u00eb k\u00ebtij shteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Ne do t\u00eb d\u00ebshironim nga Shenjt\u00ebria juaj bekimin apostolik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb ri, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se Vatikani, por do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mision t\u00eb shenjt\u00eb! M\u00eb lejoni t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb kur t\u00eb vij koha e shpalljes s\u00eb tij, Selia e Shenjt\u00eb e Vatikanit t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ta njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Duke ju fal\u00ebnderuar d\u00ebshiroj t\u2019ju siguroj, Ati i Shenjt\u00eb, bashk\u00ebpunimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e familjes njer\u00ebzore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju k\u00ebrkoj bekimin tuaj apostolik dhe i lutem Zotit p\u00ebr misionin tuaj dhe tonin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt!\u201d.<\/p>\n<p>33APritje t\u00eb gjykimit t\u00eb tij, miratimi nga Ati i Shenjt\u00eb. Moment vendimtar historik. Ati i Shenjt\u00eb, i mirinformuar p\u00ebr bektashizmin, rolin historik q\u00eb ka luajtur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, rolin e tij si nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, promotor n\u00eb harmonin\u00eb, toleranc\u00ebn, bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare mes gjith\u00eb besimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, vizionin moderues brenda islamit, kontureve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme per\u00ebndimore, misionin e shenjt\u00eb, paqedash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb religjionet, vendet, popujt, deklaroi: \u201cUn\u00eb e bekoj k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb bukur!\u201d<\/p>\n<p>33Q<\/p>\n<p>Ky ishte promovimi historik sinjifikativ, dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb mori shenjt\u00ebrin\u00eb e tij shteti i ri sovran i urdhrit bot\u00ebror bektashi, nism\u00eb e shk\u00eblqyer e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama. Nj\u00eb pritje ngroht\u00ebsie q\u00eb parandjehej. Dashuria e Atit t\u00eb Shenjt\u00eb, vizioni i tij largpam\u00ebs, do na g\u00ebzonte pa mas\u00eb p\u00ebr bekimin e tij t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e urdhrit bot\u00ebror bektashi, kudo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Fatlum\u00eb q\u00eb m\u00ebsuam t\u00eb par\u00ebt dashurin\u00eb e Atit t\u00eb Shenjt\u00eb, bekimin e tij p\u00ebr shtetin e ri. Takimi historik do t\u00eb p\u00ebrmbyllej me dhuratat q\u00eb dy Lider\u00ebt do t\u00eb shk\u00ebmbenin me njeri-tjetrin. Kryegjyshi Bot\u00ebror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj do t\u2019i dhuronte n\u00eb fillim medalionin me figur\u00ebn e tempullit bot\u00ebror t\u00eb bektashizmit dhe me portretin e Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut, hero i Krisht\u00ebrimit, si dhe heroi yn\u00eb. N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr Atin e Shenjt\u00eb q\u00eb g\u00ebzon p\u00ebr komunitetin bektashi, do t\u2019i dhuronte dhe vendoste si shenj\u00eb dashurie, nj\u00eb shall t\u00eb gjelb\u00ebr, simbol t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb bektashizmit. Me veneracion p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe kontributin e palodhsh\u00ebm e Atit t\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebr nxitjen e vlerave universale t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb, i tha Kryegjyshi Bot\u00ebror Papa Fran\u00e7ekut, \u201ctakimi i yn\u00eb i sot\u00ebm, 16 janar, ka nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pik\u00ebrisht 805 vjet m\u00eb par\u00eb, ku Sh\u00ebn Bernardi dhe shok\u00ebt e tij fran\u00e7eskan\u00eb u martirizuan n\u00eb Marok, n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrhapjen e krishterimit. Ju dhuroj k\u00ebt\u00eb piktur\u00eb, ikon\u00ebn e apostullit Mark. Marku, ungjilltari festohet si ai q\u00eb solli krishterimin n\u00eb Afrik\u00eb e si rrjedhoj\u00eb n\u00eb Marok. Shpresojm\u00eb q\u00eb kjo dhurat\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb kujtes\u00eb e lidhjes s\u00eb q\u00ebndrueshme, midis traditave tona t\u00eb besimit dhe angazhimit ton\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb nxitur mir\u00ebkuptimin, toleranc\u00ebn dhe dashurin\u00eb midis gjith\u00eb popujve\u201d.<\/p>\n<p>Papa Fran\u00e7esku<\/p>\n<p>Kryegjyshi Bot\u00ebror Bektashian do t\u2019i dhuronte n\u00eb vijim Atit t\u00eb Shenjt\u00eb, dy libra dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb bektashizmit \u201cBektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb, historia dhe kultura e nj\u00eb rendi dervish\u00ebsh n\u00eb Ballkan\u201d nga Robert Elsie dhe librin filozofik t\u00eb bektashizmit \u201cMisticizma Islame dhe Bektashizma\u201d t\u00eb Baba Rexhepit. Kryegjyshi Bot\u00ebror do t\u2019i dor\u00ebzonte nj\u00eb qiri si drit\u00eb e Krishtit t\u00eb pashuar me arom\u00eb t\u00eb agrumeve t\u00eb natyr\u00ebs shqiptare, p\u00ebrgatitur nga besimtari i krishter\u00eb ortodoks shqiptar Arsen Haliti si dhurat\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Atin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>AS<\/p>\n<p>Si nj\u00eb dashuri p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij takimi t\u00eb madh, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik, Kryegjyshi Bot\u00ebror do t\u2019i k\u00ebrkonte Atit t\u00eb Shenjt\u00eb Papa Fran\u00e7eskut nj\u00eb lutje, bekimi, p\u00ebr popullin, kombin shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin Ati i Shenjt\u00eb e p\u00ebrmbushi me shum\u00eb hyjnizim.<\/p>\n<p>22Q<\/p>\n<p>Tashm\u00eb fotografit\u00eb ishin ato q\u00eb do t\u00eb fiksonin k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe historike, \u00e7ka kishim marr\u00eb me vete historin\u00eb, bekimin e shteti t\u00eb ri sovran t\u00eb urdhrit bektashi nga Ati i Shenjt\u00eb, Papa Fran\u00e7esku, nga \u201cSh\u00ebn Pjetri\u201d, shteti i Vatikanit, nism\u00eb tashm\u00eb e shk\u00eblqyer, e ideuar e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Shk\u00eblqesia e Tij, Zoti Edi Rama.<\/p>\n<p>PANTEON I RRALL\u00cb NA RIZGJON HISTORIN\u00cb\u2026<\/p>\n<p>Pap\u00eb me origjin\u00eb Ilire: Papa Sh\u00ebn Eleuteri (171:185 Prej nj\u00eb Nikopolit t\u00eb Epirit, Prev\u00ebs q\u00eb renditet i 14 n\u00eb list\u00ebn e Pap\u00ebve, Sh\u00ebn Urbanit t\u00eb par\u00eb 222-230 prej Ilirie q\u00eb renditet i 18 n\u00eb list\u00ebn e Pap\u00ebve Sh\u00ebn Kai Pap\u00eb 283-296 prej Salone Dalmaci Papa Gjoni IV Dalmat 640-642, Papa Pali i IV Karafa 1555-1559 q\u00eb renditet i 45 n\u00eb list\u00ebn e Pap\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs dhe n\u00ebn drejtimin e Tij botohet libri i par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Meshari i Gjon Buzukut. Papa Sisti i V Pereti 1585-1590 familja e tij emigroi nga Kotori, q\u00eb renditet i 229 n\u00eb list\u00eb. Papa Klementi XI Albani 1700-1721 q\u00eb renditet i 245.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb Tij u mbajt Kuvendi i Arbrit n\u00eb 10 korrik t\u00eb vitit 1703, ku u mor vendimi p\u00ebr hapjen e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe. Nga ky vend shqiponjash do t\u00eb lind\u00eb Heroi yn\u00eb Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, q\u00eb mbrojti civilizimin europian p\u00ebrtej Adriatikut nga sulmet e hordhive Osmane, q\u00eb Papati e nderoi dhe vler\u00ebsoi duke e quajtur atlet i Krishtit, pararend\u00ebs i historis\u00eb europiane.<\/p>\n<p>3QQ2<\/p>\n<p>TOKA E ARBRIT, ZEM\u00cbR E KRISHTERIMIT\u2026<\/p>\n<p>Tek ecim n\u00ebp\u00ebr \u201cSh\u00ebn Pjet\u00ebr\u201d, kujtesa na shfleton m\u00eb tej histori\u2026Toka e Arbri, gjithmon\u00eb mbruajtje e krishterimit. Gjat\u00eb papnimit t\u00eb Piut t\u00eb II, humanistit t\u00eb madh Enea Silvio Pi\u00e7olimini, Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, u ngrit n\u00eb kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb tij luftarake, bashk\u00eb me arb\u00ebror\u00ebt e tij. N\u00eb projektin e kryq\u00ebzat\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar popujt, q\u00eb p\u00ebsonin nga agresioni osman, Piu i II m\u00eb 1464 e em\u00ebroi Gjergj Kastriotin, Sk\u00ebnderbeun kryekomandant t\u00eb ushtrive tok\u00ebsore dhe po t\u00eb mos e kishte penguar vdekja e papritur n\u00eb Ankon\u00eb, Piu i II do t\u00eb kishte zbritur n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuror\u00ebzuar Sk\u00ebnderbeun mbret p\u00ebr t\u00eb shuguruar Pal Engj\u00ebllin kardinal, si\u00e7 na tregon Barleti.<\/p>\n<p>LUTJE P\u00cbR POPULLIN DHE TOK\u00cbN TON\u00cb\u2026<\/p>\n<p>5 tetor 1980, Papa Sh\u00ebn Gjon Pali II do t\u00eb lutet dhe d\u00ebnoi ato vite t\u00eb s\u00eb premtes s\u00eb zez\u00eb, viteve t\u00eb asaj simfonie t\u00eb nj\u00eb zie t\u00eb eg\u00ebr ateiste, ku shum\u00eb shpirtra t\u00eb etur d\u00ebshironin t\u00eb luteshin n\u00eb altar. D\u00ebnoi \u00e7do krim, \u00e7do shpres\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Papa Gjon Pali i II, 1984 n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb, do t\u00eb lutej: Prej k\u00ebtij qyteti, mendimi im \u00ebsht\u00eb drejtuar nga v\u00ebllez\u00ebrit e motrat e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tregojn\u00eb fen\u00eb e tyre bot\u00ebrisht, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e tyre themelore e njeriut. U porosis t\u00eb luteni p\u00ebr ta. D\u00ebshiroj t\u2019ju them se ata jan\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb zemr\u00ebn time.<\/p>\n<p>\u201cE k\u00ebshtu sot nuk mund t\u00eb mos e hedh v\u00ebshtrimin p\u00ebrtej detit\u2026 t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tjer\u00eb t\u00eb krishter\u00eb e te t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt n\u00eb Zotin, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat t\u00eb heqjes n\u00eb at\u00eb komb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoi q\u00eb kambanat t\u00eb th\u00ebrrisnin magjin\u00eb e bukur t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, t\u00eb ngjalljes, pambarim t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>TOKA ARB\u00cbRORE, BEKIM ZOTI<\/p>\n<p>25 prill 1993. Tok\u00ebn ton\u00eb arb\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte lutur dy her\u00eb do ta vizitonte Ati i Shenjt\u00eb Papa Gjon Pali i II. \u00cbnd\u00ebrr e pabesueshme, \u00ebnd\u00ebrrimi p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebrqafonte m\u00eb n\u00eb fund tok\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>08:30. Or\u00eb e nj\u00eb lavdie historike. Avioni n\u00eb qiell, u shfaq si nj\u00eb yll, q\u00eb si\u00e7 udh\u00ebhoqi mag\u00ebt drejt Betlehemit, si nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb ndri\u00e7oi Galilen\u00eb, ndri\u00e7oi tok\u00ebn ton\u00eb, ndri\u00e7oi Rinasin. Puthje toke t\u00eb n\u00ebmur. T\u00eb djegur. Lutje p\u00ebr popullin ton\u00eb. Prolog i madh i nj\u00eb lirie t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar. Shpres\u00eb q\u00eb do na ndri\u00e7onte.<\/p>\n<p>\u201cHistoria e Shqip\u00ebris\u00eb shk\u00eblqen dhe me emrat e martir\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kryq\u00ebzimin, ringjalljen e Krishtit. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb dita e falur prej Zotit. \u2026 Rri, o Zot, tani q\u00eb nata mbaroi e kjo nat\u00eb historike e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ja p\u00ebrs\u00ebri lindi dita.! Amen.\u201d<\/p>\n<p>22A<\/p>\n<p>LUTJE P\u00cbR BIJ\u00cbN E MADHE T\u00cb KOMBIT T\u00cb VOG\u00cbL\u2026<\/p>\n<p>h\u00ebndes nj\u00eb person fort t\u00eb p\u00ebrvuajtur q\u00eb ndodhet mes nesh. \u00cbsht\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza e Kalkut\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb Atdheu i saj. Edhe n\u00eb koh\u00ebt e izolimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte pik\u00ebrisht kjo sh\u00ebrb\u00ebtore e p\u00ebrvuajtur, q\u00eb p\u00ebr\u00e7onte n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn emrin e Atdheut tuaj\u201d!<\/p>\n<p>\u201cNga tradita e k\u00ebsaj kishe, e k\u00ebtij vendi, doli modeli madh\u00ebshtor i besimit, sakrific\u00ebs, mir\u00ebsis\u00eb, dashuris\u00eb e humanizmit, q\u00eb modifikoi fytyr\u00ebn e nj\u00eb shekulli, t\u00eb mbarsur me luft\u00ebra t\u00eb nxehta, e t\u00eb ftohta. Ajo \u00ebsht\u00eb, bija e madhe e k\u00ebtij kombi, t\u00eb vog\u00ebl, e Lumja N\u00ebn\u00eb Terez\u00eb. Ne jemi, populli i N\u00ebne e Terez\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>VAZHDIM\u00cbSI, K\u00cbRSH\u00cbRI HISTORIE\u2026<\/p>\n<p>Plot 21 vjet pasi i Shenjti: Gjon Palit II puthi tok\u00ebn shqiptare, Papa Fran\u00e7esku vendos t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e tij. Shtegtimin e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend evropian e ballkanik: nd\u00ebrmjet sa e sa vendeve, q\u00eb e kan\u00eb ftuar e vijojn\u00eb ta ftojn\u00eb, Papa Fran\u00e7esku zgjedh pik\u00ebrisht trojet shqiptare, sepse, si\u00e7 e thekson ai vet\u00eb, \u201c\u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vuajturat e edhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mbruajturat me gjak martir\u00ebsh, q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr fe, p\u00ebr liri, p\u00ebr demokraci, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb shembullore paq\u00ebsore.\u201d<\/p>\n<p>33AA<\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb gjendem mes jush n\u00eb tok\u00ebn e fisme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tok\u00eb heronjsh q\u00eb kan\u00eb flijuar jet\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, tok\u00eb martir\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebshmuar fen\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb p\u00ebrndjekjes. Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb m\u00eb ftuat t\u00eb vizitoj atdheun tuaj, \u201ctok\u00ebn e shqiponjave\u201d, si edhe p\u00ebr pritjen tuaj kremtore.<\/p>\n<p>Ka kaluar tashm\u00eb gati nj\u00eb \u00e7erek shekulli q\u00eb kur Shqip\u00ebria e gjeti p\u00ebrs\u00ebri udh\u00ebn e mundimshme, por edhe josh\u00ebse t\u00eb liris\u00eb. Kjo udh\u00eb i krijoi mund\u00ebsit\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb niste ecjen e rind\u00ebrtimit material e shpirt\u00ebror, t\u00eb vinte n\u00eb l\u00ebvizje shum\u00eb energji e nisma, t\u00eb ishte e gatshme p\u00ebr bashk\u00ebpunim e shk\u00ebmbim me vendet af\u00ebrta t\u00eb Ballkanit e t\u00eb Mesdheut, t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs\u2026 Shqiponja q\u00eb gjendet n\u00eb flamurin tuaj, n\u00eb krah\u00eb t\u00eb saj, me vizionin e saj, shkoi lart e m\u00eb lart me besimin tek Hyu, q\u00eb kurr\u00eb nuk g\u00ebnjen, por ngjall shpres\u00eb me flamurin e saj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPRITA N\u00cb SHT\u00cbPIN\u00cb E ZOTIT, MIKUN TIM NGA SHQIP\u00cbRIA, KRYEGJYSHIN BOT\u00cbROR, BABA MONDIN\u2026\u201d<\/p>\n<p>10-11 maj 2016. Nj\u00eb ftes\u00eb nga Ati i Shenjt\u00eb, Papa Fran\u00e7esku, nj\u00eb dashuri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcillet gjithnj\u00eb n\u00eb koh\u00ebra. Vatikani obelisk i madh shenjt\u00ebrie. Statujat e apostujve t\u00eb shenjt\u00eb, Pjetrit t\u00eb Madh, paraardh\u00ebsve t\u00eb pap\u00ebve tan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb gjenez\u00ebs son\u00eb, zgjojn\u00eb lavdi. Omelit\u00eb e tyre t\u00eb bukura ushtuan si dikur simofinit\u00eb e tyre t\u00eb bukura hyjnore pambarim.<\/p>\n<p>\u201cPres mikun tim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit\u201d \u2013 ky urim plot ngroht\u00ebsi e dashuri u p\u00ebrcoll si nj\u00eb sinjal mir\u00ebseardh\u00ebs dashurie. Porsa b\u00ebri ball\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve t\u00eb paqes Ati i Shenjt\u00eb nuk u ul n\u00eb fronin e tij papnor shekullor, por mori vet\u00eb poltronin e tij, edhe pse roja personale k\u00ebrkoi ta ndihmonte, me dashurin\u00eb e zjarrt\u00eb p\u00ebr mikun e tij, mbarti vet\u00eb karrigen e tij, p\u00ebr t\u2019u ulur pran\u00eb mikut t\u00eb tij, si v\u00ebllai me v\u00ebllan\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit. Skenografi q\u00eb joshi emocion dhe elektrizoi atmosfer\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrjetimi i nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u201cMendjen dhe zemr\u00ebn e kam n\u00eb Shqip\u00ebri te ju, q\u00eb kur erdha ju takova te populli juaj, kujtoj rinin\u00eb\u201d,-tha Ati i Shenjt\u00eb, si nj\u00eb vler\u00eb e madhe e nj\u00eb kombi p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kemi b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra mes besimeve, duhet t\u00eb pendohemi p\u00ebr to, nuk \u00ebsht\u00eb lufta n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb ecim. Rruga q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e dashuris\u00eb, paqes, dialogut, mir\u00ebkuptimit midis feve, vendeve, popujve e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kombi juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i pa\u00e7muar n\u00eb vlerat e bashk\u00ebjetes\u00ebs v\u00ebllaz\u00ebrore nd\u00ebrmjet besimeve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Thesari i \u00e7muar i kombit tuaj, duhet kultivuar t\u00eb \u00e7oj p\u00ebrpara shoq\u00ebrin\u00eb e sotme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe- tha Ati i Shenjt\u00eb- si Seli e Shenjt\u00eb e krishterimit n\u00eb Per\u00ebndim, s\u00eb bashku me qendr\u00ebn tuaj t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Bektashizmit, duhet t\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb flamur, n\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr paqe dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon. N\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr rrymave radikale q\u00eb po \u00e7orientojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme. Roli i Selis\u00eb tuaj dhe komunitetit tuaj Bektashi, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i madh, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb p\u00ebr paqe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe-tha Kryegjyshi Bot\u00ebror Atit T\u00eb Shenjt\u00eb- ju shohim juve si flamurtar t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme njer\u00ebzore. Ne jemi bashkuar t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr mysliman, n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb dhe do t\u00eb jemi gjithnj\u00eb n\u00eb krahun tuaj, n\u00eb krah t\u00eb vizionit dhe mesazheve tuaja t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb paqes\u201d.<\/p>\n<p>\/Gazeta Panorama<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/shteti-i-ri-sovran-bektashi-papa-bekon-nismen-e-rames-ky-komunitet-ure-pajtimi-mes-lindjes-dhe-perendimit\/\">Shteti i ri sovran bektashi, Papa bekon nism\u00ebn e Ram\u00ebs: Ky komunitet, ur\u00eb pajtimi mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FERDINAND SAMARXHI *NDERI I KOMBIT ferdinand samarxhi N\u00cb VEND T\u00cb PROLOGUT\u2026 16 janar 2025. Nj\u00eb simfoni hyjnizuese, vegim q\u00eb t\u00eb shtie thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e gjenez\u00ebs s\u00eb Galiles\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb kombeve, gjenez\u00ebs son\u00eb t\u00eb ndritur. P\u00ebrball\u00eb nesh Vatikani, konturet e tij. K\u00ebshtjell\u00eb ngaz\u00ebllyese e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. Ne do ta vizitonim at\u00eb, do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5578","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5578\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}