{"id":55751,"date":"2025-12-03T14:48:15","date_gmt":"2025-12-03T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/takimi-domethenes-me-shba-ne-per-paqe-ne-ukraine-rusia-mbaroi-pa-perparim\/"},"modified":"2025-12-03T14:48:15","modified_gmt":"2025-12-03T14:48:15","slug":"takimi-domethenes-me-shba-ne-per-paqe-ne-ukraine-rusia-mbaroi-pa-perparim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/03\/takimi-domethenes-me-shba-ne-per-paqe-ne-ukraine-rusia-mbaroi-pa-perparim\/","title":{"rendered":"Takimi \u2018dometh\u00ebn\u00ebs\u2019 me SHBA-n\u00eb p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb, Rusia: Mbaroi pa p\u00ebrparim"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb delegacion amerikan, i kryesuar nga i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ndihm\u00ebsit e tij p\u00ebr gati pes\u00eb or\u00eb n\u00eb Kremlin m\u00eb 2 dhjetor, p\u00ebr bisedime mbi nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Moska.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpjekjesh intensive diplomatike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb vdekjeprur\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka pasur \u201ckurr\u00eb\u201d mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se tani p\u00ebr ta arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje.<br \/>\nPor, pak para bisedimeve, Putini i akuzoi qeverit\u00eb evropiane se po p\u00ebrpiqen ta pengojn\u00eb paqen dhe paralajm\u00ebroi se, n\u00ebse Evropa d\u00ebshiron ta nis\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me Rusin\u00eb, at\u00ebher\u00eb Moska \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb luftoj\u00eb. Yury Ushakov, k\u00ebshilltar i Putinit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, u tha gazetar\u00ebve pas takimit n\u00eb Kremlin se \u201cnuk jemi as m\u00eb af\u00ebr, por as m\u00eb larg\u201d arritjes s\u00eb paqes.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk shtjelluam forume t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kishin p\u00ebrgatitur amerikan\u00ebt, por thelbin e mesazhit. Disa gj\u00ebra na p\u00ebrshtaten. Disa u prit\u00ebn me kritika nga ne\u201d, tha Ushakov, duke theksuar se \u00e7\u00ebshtjet territoriale ishin pik\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht problematike.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk shohim ndonj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs pa adresuar \u00e7\u00ebshtjet territoriale. P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb si Moska ashtu edhe Uashingtoni t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb seriozisht\u201d, shtoi ai. Witkoff nuk komentoi duke u larguar nga takimi drejt Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb.<br \/>\nWitkoff dhe dh\u00ebndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan p\u00ebr n\u00eb Mosk\u00eb m\u00eb 2 dhjetor p\u00ebr t\u2019u takuar Putinin dhe negociator\u00ebt rus\u00eb pas nj\u00eb propozimi fillestar 28-pik\u00ebsh nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Ai dokument \u2013 i cili kryesisht shihej si i p\u00ebrputhsh\u00ebm me q\u00ebllimet ruse p\u00ebr pushtimin e plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs \u2013 u \u201cp\u00ebrmir\u00ebsua\u201d n\u00eb 19 pika pas bisedimeve midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase jav\u00ebn e kaluar.<br \/>\nQeverit\u00eb evropiane gjithashtu kishin paraqitur ndryshime dhe nj\u00eb kund\u00ebrpropozim p\u00ebr planin e draftit, duke synuar t\u00eb hiqnin ose zbutnin dispozitat q\u00eb sipas tyre cenonin sovranitetin e Ukrain\u00ebs. Por, Moska i ka hedhur posht\u00eb k\u00ebto ndryshime evropiane menj\u00ebher\u00eb dhe Ushakov tha se Putini \u201cpa dyshim paraqiti vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr rolin pengues q\u00eb evropian\u00ebt po e luajn\u00eb n\u00eb procesin e paqes\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur para takimit t\u00eb tij me Witkoff dhe Kushner, Putin tha se Rusia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb shtetet evropiane n\u00eb bisedime, n\u00eb qoft\u00eb se ato e njohin at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201crealitetet n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb.<br \/>\nDuke folur para takimit t\u00eb tij me Witkoff dhe Kushner, Putin tha se Rusia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb shtetet evropiane n\u00eb bisedime, n\u00eb qoft\u00eb se ato e njohin at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201crealitetet n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi asnj\u00eb q\u00ebllim ta luftojm\u00eb Evrop\u00ebn, e kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb 100 her\u00eb\u201d, tha Putin.<br \/>\n\u201cPor, n\u00ebse Evropa d\u00ebshiron t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dhe e fillon luft\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb menj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb se nuk do ta pranoj\u00eb nj\u00eb rishikim t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs dhe se vet\u00ebm Ukraina mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e territorit t\u00eb saj.<br \/>\nPutin vazhdon t\u00eb ngul\u00eb k\u00ebmb\u00eb se Ukraina duhet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb Rusis\u00eb rajonin lindor t\u00eb Donbasit p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen, duke p\u00ebrfshir\u00eb zonat q\u00eb ushtria ruse nuk ka arritur t\u2019i pushtoj\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri vjet e gjysm\u00eb lufte.<br \/>\nKievi nuk i pranon k\u00ebto kushte dhe i ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrpjekjet e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u2019i kufizuar shpresat e Ukrain\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO, p\u00ebr t\u00eb vendosur kufij p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e forcave t\u00eb saj t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>\u201cTani, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ka mund\u00ebsi p\u00ebr ta ndalur k\u00ebt\u00eb luft\u00eb\u201d, tha Zelensky n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb Dublin, pas takimit me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, m\u00eb 2 dhjetor.<\/p>\n<p>\u201cDetyra jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndalim luft\u00ebn, jo vet\u00ebm t\u00eb arrijm\u00eb nd\u00ebrprerjen e armiq\u00ebsive. K\u00ebrkohet paqe e dinjitetshme. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb v\u00ebrtet, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e paqes\u201d, shtoi ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke komentuar bisedimet me Rusin\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Ukrain\u00eb, tha: \u201cKemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime, por ende nuk kemi arritur aty ku duhet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe, ajo q\u00eb jemi p\u00ebrpjekur ta b\u00ebjm\u00eb \u2013 dhe mendoj se kemi b\u00ebr\u00eb ca p\u00ebrparim \u2013 \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se me \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jetonin ukrainasit, q\u00eb t\u2019u jepet atyre garanci sigurie p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, tha Rubio p\u00ebr Fox News n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb transmetuar m\u00eb 2 dhjetor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, vendimet duhet t\u00eb merren, n\u00eb rastin e Rusis\u00eb, vet\u00ebm nga Putini, jo k\u00ebshilltar\u00ebt e tij. Vet\u00ebm Putini mund ta p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb nga ana ruse\u201d, shtoi ai.<br \/>\nUkraina ka shprehur hapur shqet\u00ebsimin se Uashingtoni dhe Moska mund t\u00eb pajtohen p\u00ebr nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb ndalur konfliktin m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb vdekjeprur\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Trump b\u00ebri fushat\u00eb n\u00eb vitin 2024 duke pretenduar se mund ta ndal\u00eb luft\u00ebn brenda 24 or\u00ebsh, por arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u00eb ndaluar pushtimin e plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs \u2013 q\u00eb Moska e nisi n\u00eb shkurt 2022 \u2013 del t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\nTrump ka shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi me t\u00eb dyja pal\u00ebt, pasi bisedimet kan\u00eb ngecur p\u00ebr muaj, para se t\u00eb rigjall\u00ebroheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb jav\u00ebt e fundit.<br \/>\nMosk\u00eb ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se duhet patjet\u00ebr ta kontrolloj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Donjeckun, nj\u00eb nga pes\u00eb rajonet ukrainase q\u00eb Putin pretendon pa baz\u00eb se jan\u00eb ruse. Dor\u00ebzimi i tok\u00ebs q\u00eb forcat ukrainase e kan\u00eb mbajtur larg Rusis\u00eb me kosto t\u00eb madhe do t\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebshim i madh nga Kievi dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja politike p\u00ebr Zelenskyn.<br \/>\nUkraina frik\u00ebsohet se disa nga kushtet e propozimit do ta l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj pushtimit eventual nga Rusia, edhe pse Shtetet e Bashkuara kan\u00eb propozuar gjithashtu nj\u00eb garanci sigurie 10-vje\u00e7are p\u00ebr Kievin.<br \/>\nPutin ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bisedime p\u00ebr paqe, por n\u00ebse Ukraina refuzon marr\u00ebveshjen, at\u00ebher\u00eb forcat ruse do t\u00eb \u00e7ajn\u00eb p\u00ebrpara dhe do t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb toka ukrainase.<\/p>\n<p>Disa nga veprimet e m\u00ebparshme t\u00eb Witkoffit kan\u00eb ngritur alarme tek v\u00ebzhguesit e jasht\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt frik\u00ebsohen se ai po manipulohet ose se nuk kupton thell\u00ebsisht kontekstin e nd\u00ebrlikuar historik t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Witkoff ka p\u00ebrdorur p\u00ebrkthyes t\u00eb siguruar nga Kremlini p\u00ebr bisedimet e tij me Putin dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebrkthyes t\u00eb autorizuar nga Ambasada e SHBA-s\u00eb.<br \/>\nPas takimit t\u00eb fundit t\u00eb Witkoffit me Putin n\u00eb gusht, zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb than\u00eb se ai nuk kishte kuptuar mir\u00eb gjeografin\u00eb e territorit ukrainas q\u00eb Putin po pretendonte.<br \/>\nDisa media cituan burime q\u00eb than\u00eb se Witkoff dhe Kushner mund t\u00eb takojn\u00eb Zelenskyn pas bisedimeve n\u00eb Kremlin.<\/p>\n<p>Zelensky tha se pret t\u00eb marr\u00eb lajme nga ekipi amerikan menj\u00ebher\u00eb pas bisedimeve n\u00eb Mosk\u00eb dhe se mbetet i gatsh\u00ebm t\u00eb takoj\u00eb Trumpin, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultateve t\u00eb diskutimeve t\u00eb 2 dhjetorit.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/takimi-domethenes-me-shba-ne-per-paqe-ne-ukraine-rusia-mbaroi-pa-perparim\/\">Takimi \u2018dometh\u00ebn\u00ebs\u2019 me SHBA-n\u00eb p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb, Rusia: Mbaroi pa p\u00ebrparim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb delegacion amerikan, i kryesuar nga i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ndihm\u00ebsit e tij p\u00ebr gati pes\u00eb or\u00eb n\u00eb Kremlin m\u00eb 2 dhjetor, p\u00ebr bisedime mbi nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Moska. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpjekjesh intensive diplomatike p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55751","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}