{"id":55660,"date":"2025-12-02T21:37:17","date_gmt":"2025-12-02T21:37:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/02\/putin-takon-palen-amerikane-per-marreveshjen-e-paqes-ne-ukraine\/"},"modified":"2025-12-02T21:37:17","modified_gmt":"2025-12-02T21:37:17","slug":"putin-takon-palen-amerikane-per-marreveshjen-e-paqes-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/02\/putin-takon-palen-amerikane-per-marreveshjen-e-paqes-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"Putin takon pal\u00ebn amerikane p\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes n\u00eb Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00ebn hijen e k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj Evrop\u00ebs, Vladimir Putin zhvilloi nj\u00eb takim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Kremlin me t\u00eb d\u00ebrguarin special t\u00eb SHBA-ve, Steve Witkoff , dhe k\u00ebshilltarin dhe dh\u00ebndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.<\/span><\/p>\n<p><span>Pamjet e publikuara nga Kremlini tregojn\u00eb Putinin dhe dy amerikan\u00ebt t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bardh\u00eb, s\u00eb bashku me Kirill Dmitriev dhe Yuri Ushakov. Sipas agjencis\u00eb ruse t\u00eb lajmeve Tass , Kremlini nuk caktoi nj\u00eb koh\u00ebzgjatje specifike p\u00ebr takimin, duke deklaruar se ai do t\u00eb vazhdonte \u201cp\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e nevojshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Burime presidenciale ruse tregojn\u00eb se Putin dhe dy t\u00eb d\u00ebrguarit amerikan\u00eb do t\u00eb shqyrtojn\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb dol\u00ebn nga kontaktet SHBA \u2013 Ukrain\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Axios, Witkoff dhe Kushner pritet t\u00eb takohen edhe me Presidentin ukrainas Zelensky t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn \u2013 n\u00eb nj\u00eb qytet evropian t\u00eb paspecifikuar \u2013 dhe ta informojn\u00eb at\u00eb mbi bisedimet me Putinin, sipas dy burimeve me njohuri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen. Pak para takimit n\u00eb Kremlin, Putin deklaroi se \u201cEvropa nuk ka nj\u00eb axhend\u00eb paqeje\u201d dhe se k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs \u201cnuk jan\u00eb t\u00eb pranueshme\u201d p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai pohoi se Moska \u201cnuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Evrop\u00ebn\u201d, por paralajm\u00ebroi se n\u00ebse vendet evropiane duan luft\u00eb, \u201cRusia \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb luftoj\u00eb tani\u201d. Ai gjithashtu akuzoi evropian\u00ebt se po p\u00ebrpiqen t\u00eb bllokojn\u00eb iniciativat e administrat\u00ebs Trump p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bisedimeve \u00ebsht\u00eb propozimi i rishikuar amerikan p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Versioni fillestar, i ashtuquajturi \u201cplani 28-pik\u00ebsh\u201d, provokoi nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Kiev dhe n\u00eb kryeqytetet evropiane, sepse favorizonte k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr NATO-n, kontrollin rus t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit ukrainas dhe kufizimet mbi forcat e armatosura ukrainase.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas reagimeve, SHBA-t\u00eb dhe Ukraina njoftuan se kishin arritur nj\u00eb kuad\u00ebr \u201ct\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, me m\u00eb pak pika, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsisht publike.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga Dublini, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb punuar mbi planin origjinal amerikan t\u00eb paqes dhe kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb plan 20-pik\u00ebsh. Si\u00e7 shpjegoi ai, propozimi fillestar u diferencua n\u00eb bisedimet e Gjenev\u00ebs dhe u \u201cfinalizua\u201d gjat\u00eb bisedimeve t\u00eb fundjav\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Florida.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDisa gj\u00ebra ende duhen zgjidhur\u201d, tha ai, duke e quajtur gjendjen aktuale t\u00eb bisedimeve \u201cnj\u00eb nga momentet m\u00eb sfiduese, por edhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb\u201d p\u00ebr paqen n\u00eb Ukrain\u00eb. \u201cTani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ka nj\u00eb shans p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj lufte\u201d, theksoi ai.<\/span><br \/>\n<span>Nga ana e tij, Putin tha se diskutimet nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ende me nj\u00eb draft marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare , por me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb propozimesh q\u00eb \u201cmund t\u00eb formojn\u00eb baz\u00ebn\u201d p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebrit se Rusia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb diskutoj\u00eb paqen, por n\u00ebse Ukraina i refuzon propozimet, forcat ruse \u201cdo t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb dhe do t\u00eb pushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb territore\u201d. <\/span><\/p>\n<p><strong><span>Roli i Witkoff dhe Kushner<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Steve Witkoff, nj\u00eb zhvillues pasurish t\u00eb paluajtshme dhe aleat i ngusht\u00eb i Donald Trump, \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb figur\u00eb qendrore n\u00eb linj\u00ebn amerikane ndaj Rusis\u00eb. Ai ka udh\u00ebtuar n\u00eb Mosk\u00eb disa her\u00eb n\u00eb muajt e fundit, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr faktin se duket se i jep p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebrkesave ruse pa e vizituar Kievin me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frekuenc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Kremlin, Witkoff pati kontakte me Zelenskyn, kreun e ri t\u00eb negociatave ukrainase, Rustam Umerov , dhe udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Jared Kushner, nj\u00eb figur\u00eb qendrore n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb Trump, tani \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nisma diplomatike si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm. N\u00eb kryeqytetin rus, ai u filmua duke vizituar qendr\u00ebn e Mosk\u00ebs dhe Sheshin e Kuq me Dmitriev dhe \u00cbitkoff, n\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb Moska po e shfryt\u00ebzon p\u00ebr komunikimet e saj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cAsgj\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn pa Ukrain\u00ebn\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Zelensky tha se Ukraina po pret rezultatet e takimit n\u00eb Kremlin, por p\u00ebrs\u00ebriti se \u201cnuk ka zgjidhje t\u00eb thjeshta\u201d dhe se \u201casgj\u00eb nuk duhet t\u00eb vendoset p\u00ebr Ukrain\u00ebn pa Ukrain\u00ebn\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai tha se \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb negociata kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebveshjet territoriale, p\u00ebrdorimin e aseteve t\u00eb ngrira ruse dhe garancit\u00eb e siguris\u00eb nga SHBA-t\u00eb dhe Evropa. Duke folur n\u00eb Parlamentin irlandez, ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe theksoi se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb \u201camnezi\u201d n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr pushtimin. Ai theksoi se rus\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krime lufte nuk duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb lirisht \u201csikur t\u00eb mos ken\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Trump: Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e leht\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nga ana e tij, Donald Trump, n\u00eb mbledhjen e kabinetit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, u kufizua duke deklaruar se SHBA-t\u00eb po \u201cp\u00ebrpiqen ta zgjidhin\u201d luft\u00ebn dhe se konflikti \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e leht\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019u zgjidhur.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrs\u00ebriti kritikat e tij ndaj administrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme amerikane, duke th\u00ebn\u00eb se ndihma ekonomike dhe ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn po shp\u00ebrndahej si \u201ckaramele\u201d, dhe argumentoi se SHBA-t\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira financiarisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, pasi pajisjet fillimisht u shiten aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe m\u00eb pas transferohen n\u00eb Kiev.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo u pasua nga deklarata e Zelensky-t se ai ishte i shqet\u00ebsuar se Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga procesi i paqes p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs. Kur u pyet n\u00ebse kishte frik\u00eb se Uashingtoni mund t\u00eb humbiste interesin, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cPo, kam frik\u00eb. N\u00ebse ndonj\u00eb nga aleat\u00ebt tan\u00eb lodhet, kam frik\u00eb.\u201d Ai vuri n\u00eb dukje se q\u00ebllimi i Mosk\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky: \u201cQ\u00ebllimi i Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb interesin e Amerik\u00ebs nga kjo situat\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rubio: Trump po p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kabinetit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Sekretari i Shtetit i SHBA-s\u00eb, Marco Rubio, tha se Trump mbetet personalisht i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, e cila kishte nj\u00eb ton t\u00eb fort\u00eb lavd\u00ebrimi p\u00ebr presidentin amerikan, ai tha se \u201cpresidenti po p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, pavar\u00ebsisht faktit se ka nj\u00eb milion gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai theksoi se edhe n\u00eb koh\u00ebn e takimit, i d\u00ebrguari special Steve \u00cbitkoff \u00ebsht\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb \u201cduke u p\u00ebrpjekur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Plani origjinal amerikan p\u00ebrfshinte 28 pika. Propozimi shkaktoi pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb Kiev dhe n\u00eb kryeqytetet evropiane, t\u00eb cilat u p\u00ebrpoq\u00ebn ta modifikonin at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb 23 n\u00ebntor, SHBA-t\u00eb dhe Ukraina zhvilluan konsultime n\u00eb Gjenev\u00eb. Trump m\u00eb von\u00eb deklaroi se plani origjinal i SHBA-s\u00eb ishte rishikuar duke marr\u00eb parasysh q\u00ebndrimet e Mosk\u00ebs dhe Kievit, me vet\u00ebm disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb diskutueshme q\u00eb kishin mbetur.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrmendi gjithashtu se numri i pikave ishte i kufizuar n\u00eb 22. M\u00eb 30 n\u00ebntor, n\u00eb Florida, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SHBA-s\u00eb dhe Ukrain\u00ebs diskutuan m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit, marr\u00ebveshjet afatgjata n\u00eb sektor\u00ebt ekonomik\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb, perspektivat p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb Ukrain\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen territoriale.<\/span><\/p>\n<p><span>Kremlini thot\u00eb se Uashingtoni po e mban Mosk\u00ebn t\u00eb informuar rreth progresit t\u00eb bisedimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pala ruse t\u00eb ket\u00eb informacion t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb koh\u00ebn e takimit. <\/span><\/p>\n<p><span>Sipas njoftimeve ruse, ajo q\u00eb ekziston deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb draft marr\u00ebveshjeje, por nj\u00eb \u201cskic\u00eb\u201d dhe nj\u00eb \u201cgrup pyetjesh\u201d. Putin tha se \u201ckjo mund t\u00eb jet\u00eb baza p\u00ebr marr\u00ebveshjet e ardhshme\u201d, por shtoi se ishte shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr versionet p\u00ebrfundimtare. <strong>\/LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/02\/putin-takon-palen-amerikane-per-marreveshjen-e-paqes-ne-ukraine\/\">Putin takon pal\u00ebn amerikane p\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes n\u00eb Ukrain\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn hijen e k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj Evrop\u00ebs, Vladimir Putin zhvilloi nj\u00eb takim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Kremlin me t\u00eb d\u00ebrguarin special t\u00eb SHBA-ve, Steve Witkoff , dhe k\u00ebshilltarin dhe dh\u00ebndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner. Pamjet e publikuara nga Kremlini tregojn\u00eb Putinin dhe dy amerikan\u00ebt t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bardh\u00eb, s\u00eb bashku me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55660","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55660\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}