{"id":55613,"date":"2025-12-02T17:48:20","date_gmt":"2025-12-02T17:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/02\/parqet-fotovoltaike-po-rriten-me-shpejtesi-por-sa-te-gjelbra-jane-vertet-per-mjedisin\/"},"modified":"2025-12-02T17:48:20","modified_gmt":"2025-12-02T17:48:20","slug":"parqet-fotovoltaike-po-rriten-me-shpejtesi-por-sa-te-gjelbra-jane-vertet-per-mjedisin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/02\/parqet-fotovoltaike-po-rriten-me-shpejtesi-por-sa-te-gjelbra-jane-vertet-per-mjedisin\/","title":{"rendered":"Parqet fotovoltaike po rriten me shpejt\u00ebsi, por sa \u201ct\u00eb gjelbra\u201d jan\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr mjedisin?"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb bum investimesh n\u00eb energjin\u00eb e rinovueshme, me energjin\u00eb diellore n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij transformimi. Angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr dekarbonizim, rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji t\u00eb past\u00ebr dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin t\u00eb diversifikoj\u00eb burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga var\u00ebsia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Komb\u00ebtare p\u00ebr Energjin\u00eb 2018\u20132030 dhe Draft \u2013 Plani Komb\u00ebtar p\u00ebr Energjin\u00eb dhe Klim\u00ebn parashikojn\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2030 energjia e rinovueshme t\u00eb arrij\u00eb mbi 54% t\u00eb konsumit final, nd\u00ebrsa objektivat p\u00ebr energjin\u00eb elektrike shkojn\u00eb deri n\u00eb 178%.<\/p>\n<p>Potenciali diellor i Shqip\u00ebris\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb vendin nj\u00eb magnet p\u00ebr investitor\u00ebt. Me rrezatim q\u00eb luhatet nga 1185 deri n\u00eb 1700 kWh p\u00ebr met\u00ebr katror n\u00eb vit dhe deri n\u00eb 2200 n\u00eb jug, kushtet p\u00ebr prodhim t\u00eb energjis\u00eb nga dielli jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb rajon. Kjo ka sjell\u00eb zhvillimin e parqeve t\u00eb m\u00ebdha fotovoltaike si Karavasta, Spitalla dhe Erseka Solar dhe nj\u00eb rritje t\u00eb madhe t\u00eb lejeve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tokave shtet\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht fondit pyjor dhe kullosor. Prej vitit 2022, bashkit\u00eb kan\u00eb shtuar ndjesh\u00ebm procedurat p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrfaqe me qira p\u00ebr projekte energjetike.<\/p>\n\n<p><strong>Figura 1.<\/strong>\u00a0<em>Potenciali i energjis\u00eb fotovoltaike sipas territorit Burimi: World Bank Group, 2025<\/em><\/p>\n<p>Por rritja e shpejt\u00eb e k\u00ebtyre zhvillimeve nuk ka ardhur pa kosto. Shp\u00ebrndarja e projekteve nuk p\u00ebrputhet gjithmon\u00eb me zonat me potencialin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb diellor dhe shum\u00eb prej tyre nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndjeshme ekologjikisht. Ligji p\u00ebr pyjet i konsideron k\u00ebto hap\u00ebsira pasuri me vler\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme, nd\u00ebrsa ligji p\u00ebr fondin kullosor ka qen\u00eb tradicionalisht i rrept\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kullotave dhe livadheve. Vet\u00ebm ndryshimet e dhjetorit 2024 t\u00eb ligjit p\u00ebr kullotat, hap\u00ebn rrug\u00ebn q\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr parqe diellore, me kushtin q\u00eb t\u00eb hiqen p\u00ebrfundimisht nga fondi kullosor, duke humbur k\u00ebshtu statusin e tyre natyror.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1631276_1_692f0c428529d   \">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<div class=\"jeg_block_navigation\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \"><\/div>\n\n<p>Shumica e k\u00ebtyre zhvillimeve po ndodhin n\u00eb nj\u00eb kontekst planifikimi jo t\u00eb plot\u00eb. Vendimmarrje t\u00eb nxituara, munges\u00eb studimesh t\u00eb thelluara mjedisore, procedura pa gar\u00eb dhe pjes\u00ebmarrje minimale t\u00eb komuniteteve kan\u00eb krijuar nj\u00eb terren t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr abuzime. Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebrojn\u00eb se korrupsioni n\u00eb menaxhimin e tok\u00ebs mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb humbas\u00eb besimin e qytetar\u00ebve te institucionet publike.<\/p>\n\n<p>Figura 2. Foto gjat\u00eb heqjes s\u00eb vegjetacionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkut fotovoltaik n\u00eb Ta\u00e7, t\u00eb Kolonj\u00ebs (Burimi: All Green Centre)<\/p>\n<p>Dy bashkit\u00eb ajo e Devollit dhe Kolonj\u00ebs spikasin k\u00ebto dy vitet e fundit si dy nga epiqendrat kryesore t\u00eb debatit mjedisor n\u00eb lidhje me bumin e nd\u00ebrtimit t\u00eb parqeve fotovoltaike. N\u00eb k\u00ebto dy bashki, ritmi i dh\u00ebnies s\u00eb sip\u00ebrfaqeve pyjore dhe kullosore p\u00ebr parqe fotovoltaike \u00ebsht\u00eb rritur me shpejt\u00ebsi. Af\u00ebrsia territoriale e k\u00ebtyre bashkive dhe p\u00ebrqendrimi i projekteve ka krijuar nj\u00eb presion t\u00eb madh kumulativ mbi mjedisin dhe k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb studim nd\u00ebrbashkiak q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ndikimet e akumuluara, pasi k\u00ebto zona nuk jan\u00eb thjesht hap\u00ebsira t\u00eb lira p\u00ebr zhvillim industrial, por ekosisteme me funksione natyrore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n<p><strong>Figura 3.<\/strong>\u00a0<em>Pamje nga parku fotovoltaik i Ersek\u00ebs (Burimi: All Green Centre)<\/em><\/p>\n\n<p>Sipas Bashmilit nd\u00ebrtimi i nj\u00eb parku fotovoltaik mund t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qark si Kor\u00e7a, por ngritja e shum\u00eb parqeve nj\u00ebher\u00ebsh mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb konsum t\u00eb tepruar t\u00eb tok\u00ebs. VNM-t\u00eb dhe institucionet i trajtojn\u00eb ndara k\u00ebto projekte n\u00eb territor, por n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt ato nuk do t\u00eb duhen par\u00eb m\u00eb si t\u00eb izoluara. P\u00ebrkundrazi, rritja e tyre e pakontrolluar mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb \u2018boomerang\u2019 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i centraleve diellore n\u00eb fondet pyjore dhe kullosore t\u00eb Devollit dhe Kolonj\u00ebs rrezikon fragmentimin e habitatit, humbjen e sip\u00ebrfaqeve natyrore dhe cenimin e biodiversitetit. Fragmentimi i peizazhit kufizon l\u00ebvizjen e specieve dhe redukton territorin e tyre jet\u00ebsor, nd\u00ebrsa ndikimet vizuale dhe kulturore prishin lidhjen e komuniteteve me tok\u00ebn dhe d\u00ebmtojn\u00eb potencialin turistik. N\u00eb terrenet e pjerr\u00ebta t\u00eb k\u00ebtyre bashkive, instalimi i paneleve dhe nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve shoq\u00ebruese mund t\u00eb shkaktoj\u00eb ndryshime n\u00eb regjimin e uj\u00ebrave, t\u00eb rris\u00eb erozionin e tok\u00ebs dhe rrezikun p\u00ebr p\u00ebrmbytje, sidomos n\u00eb kushtet e reshjeve gjithnj\u00eb e m\u00eb intensive t\u00eb shkaktuara nga ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>\u201dHeqja e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i tyre me panele fotovoltaike k\u00ebrkon nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb qart\u00eb midis p\u00ebrfitimeve q\u00eb kemi nga reduktimi i shkarkimeve t\u00eb gazeve ser\u00eb dhe humbjeve mjedisore q\u00eb krijohen n\u00eb zona t\u00eb caktuara. N\u00eb zonat pyjore, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb do t\u00eb ishte e papranueshme, pavar\u00ebsisht se siguron gjenerim energjie t\u00eb past\u00ebr\u201d, \u2013 thot\u00eb Bashmili.<\/p>\n<p>Statistikat e viteve t\u00eb fundit e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb shkall\u00ebn e problemit n\u00eb bashkit\u00eb Kolonj\u00eb dhe Devoll. N\u00eb vitin 2022 u dhan\u00eb vet\u00ebm 25 hektar\u00eb me qira, nd\u00ebrsa n\u00eb 2023 shifra u rrit n\u00eb 364 hektar\u00eb dhe n\u00eb 2024 arriti mbi 530 hektar\u00eb. N\u00eb total, mbi 920 hektar\u00eb tok\u00eb pyjore dhe kullosore jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr projekte fotovoltaike, nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ekosistemeve dhe t\u00eb aktiviteteve tradicionale n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n\n<p><strong>Figura 4.<\/strong>\u00a0<em>Tendenca vjetore e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb dh\u00ebna me qira p\u00ebr parqe fotovoltaike<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sfida m\u00eb e madhe mbetet gjetja e ekuilibrit mes tranzicionit energjetik dhe mbrojtjes s\u00eb kapitalit natyror. Energji e past\u00ebr duke d\u00ebmtuar mjedisin nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e q\u00ebndrueshme. Forcimi i institucioneve, rritja e transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrfshirja e qytetar\u00ebve sidomos n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb prekura, si Devolli dhe Kolonja \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb tranzicioni drejt energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri d\u00ebmtimesh mjedisore. Vet\u00ebm nj\u00eb qasje e balancuar mund t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ola Mitre n\u00eb asnj\u00ebrin prej planeve t\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit n\u00eb bashki, apo dokumenteve strategjike nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb parashikime t\u00eb qarta p\u00ebr zhvillimin e parqeve fotovoltaike. Dh\u00ebnia e sip\u00ebrfaqeve pyjore dhe kullosore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paneleve diellore po ndodh pa nj\u00eb studim t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb thelluar mbi ndikimet negative mjedisore, biodiversitetin apo integritetin ekologjik t\u00eb ekosistemeve. Planet e P\u00ebrgjithshme Vendore nuk e parashikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebt\u00eb lloj zhvillimi dhe, rrjedhimisht, asnj\u00eb bashki nuk ka kryer nj\u00eb Vler\u00ebsim Strategjik Mjedisor p\u00ebr t\u00eb analizuar ndikimet n\u00eb territor dhe receptor\u00ebt natyror\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe afatgjat\u00eb.\/Klima.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/parqet-fotovoltaike-po-rriten-me-shpejtesi-por-sa-te-gjelbra-jane-vertet-per-mjedisin\/\">Parqet fotovoltaike po rriten me shpejt\u00ebsi, por sa \u201ct\u00eb gjelbra\u201d jan\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr mjedisin?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb bum investimesh n\u00eb energjin\u00eb e rinovueshme, me energjin\u00eb diellore n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij transformimi. Angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr dekarbonizim, rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji t\u00eb past\u00ebr dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin t\u00eb diversifikoj\u00eb burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga var\u00ebsia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Komb\u00ebtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55613","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55613\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}