{"id":55404,"date":"2025-12-01T16:48:21","date_gmt":"2025-12-01T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/carlo-bollino-pezullimi-i-ballukut-mesazhi-i-pare-i-spak-ut-per-te-shmangur-arrestimet-e-politikaneve\/"},"modified":"2025-12-01T16:48:21","modified_gmt":"2025-12-01T16:48:21","slug":"carlo-bollino-pezullimi-i-ballukut-mesazhi-i-pare-i-spak-ut-per-te-shmangur-arrestimet-e-politikaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/carlo-bollino-pezullimi-i-ballukut-mesazhi-i-pare-i-spak-ut-per-te-shmangur-arrestimet-e-politikaneve\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Pezullimi i Ballukut, mesazhi i par\u00eb i SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb shmangur arrestimet e politikan\u00ebve?"},"content":{"rendered":"<p>Pezullimi nga funksionet ekzekutive t\u00eb ministres dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku nga ana e gjykat\u00ebs antikorrupsion, vazhdon t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb debat politik dhe ligjor, n\u00eb pritje q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb jap\u00eb verdiktin e saj. E gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja rrotullohet rreth nj\u00eb pyetjeje: A ka t\u00eb drejt\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb qeveris\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb sigurie pa lejen e parlamentit? Situata \u00ebsht\u00eb pak e nd\u00ebrlikuar. Deputet\u00ebt, si figura t\u00eb zgjedhura, sipas ligjit nuk mund t\u00eb pezullohen, sakt\u00ebsisht si kryebashkiak\u00ebt, por p\u00ebr kontroll banese apo p\u00ebr t\u2019u arrestuar k\u00ebrkohet autorizimi i parlamentit pasi g\u00ebzojn\u00eb imunitet, (nj\u00eb autorizim q\u00eb nuk nevojitet p\u00ebr arrestimin e nj\u00eb kryebashkiaku). Ministrat, p\u00ebrkundrazi, nuk jan\u00eb figura t\u00eb zgjedhura dhe nuk duket t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb imunitet nga pezullimi, por vet\u00ebm nga arrestimi. Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse pezullimi nga funksioni i nj\u00eb ministri p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pushtetin ekzekutiv, q\u00eb shkel k\u00ebshtu ndarjen e pushteteve. I nj\u00ebjti problem, n\u00eb fakt, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte ngritur edhe me rastin e arrestimit t\u00eb Erjon Veliajt: Meqen\u00ebse ligji u rezervon figurave t\u00eb zgjedhura nj\u00eb mbrojtje duke ndaluar pezullimin e tyre, a nuk \u00ebsht\u00eb kontradiktore q\u00eb lejohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb arrestimi i tyre?<\/p>\n<p>Perceptimi \u00ebsht\u00eb se SPAK ka l\u00ebvizur me zot\u00ebsi brenda mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebku ligjor, t\u00eb cilin do duhej t\u2019i takonte parlamentit ta plot\u00ebsonte, duke zgjeruar pra imunitetin edhe ndaj arrestimit p\u00ebr kryebashkiak\u00ebt dhe ndaj pezullimit p\u00ebr ministrat, sakt\u00ebsisht si\u00e7 parashikohet p\u00ebr deputet\u00ebt. Megjith\u00ebse jo t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt me vot\u00eb popullore, k\u00ebto figura institucionale ushtrojn\u00eb nj\u00eb rol q\u00eb padyshim nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb aspektin shoq\u00ebror dhe politik, sesa ai i nj\u00eb deputeti, dhe do t\u00eb ishte logjike t\u00eb g\u00ebzonin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbrojtje ndaj veprimit t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor. Imuniteti mund t\u00eb kritikohet si nj\u00eb privilegj i pamerituar i klas\u00ebs politike, por p\u00ebr sa koh\u00eb kjo mbrojtje ekziston, ashtu si\u00e7 thuhet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, edhe imuniteti, duhet t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Gjykata Kushtetuese do ta zgjidh\u00eb menj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur nga qeveria p\u00ebr rastin Balluku, edhe duke marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrja nuk ka konsumuar ende fazat e tjera t\u00eb ankimit t\u00eb parashikuara nga ligji, deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, pas t\u00eb cilave zakonisht nd\u00ebrhyn Gjykata Kushtetuese. Por sidoqoft\u00eb, cilido qoft\u00eb vendimi, ai nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb themel t\u00eb akuzave t\u00eb SPAK dhe as t\u00eb motiveve q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb masa parandaluese: pra rrezikun e manipulimit t\u00eb provave, rrezikun e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe rrezikun e arratisjes. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye me t\u00eb cilat justifikohet arresti sht\u00ebpiak apo arresti n\u00eb burg, si\u00e7 ka ndodhur edhe me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Gjykata Kushtetuese nuk do t\u00eb shprehet as p\u00ebr akuzat dhe as p\u00ebr provat e mbledhura kund\u00ebr Belinda Ballukut, por mund t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ajo mas\u00eb e vendosur nga GjKKO p\u00ebrb\u00ebn apo jo nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit ekzekutiv n\u00eb raport me pushtetin gjyq\u00ebsor, dhe eventualisht ta pezulloj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse masa pezullohet, Belinda Balluku do t\u00eb rimerrte funksionet e saj dhe do t\u00eb riintegrohej n\u00eb rolin e ministres dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres, por SPAK, duke konfirmuar nevojat e veta t\u00eb siguris\u00eb, mund t\u00eb rris\u00eb nivelin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb parlamentit, arrestimin e saj (p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi), p\u00ebr t\u00eb cilin ajo g\u00ebzon imunitet. Nj\u00eb perspektiv\u00eb p\u00ebrball\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Balluku, si\u00e7 kemi sugjeruar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga \u00e7do funksion dhe t\u00eb p\u00ebrballej me procesin si nj\u00eb qytetare e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar pafaj\u00ebsin\u00eb e saj. Duke mos ushtruar detyr\u00ebn qeveritare, n\u00eb fakt, do t\u00eb ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr SPAK t\u00eb justifikonte nevoj\u00ebn p\u00ebr arrestimin e saj.<\/p>\n<p>Pezullimi nga funksionet i Belinda Ballukut, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pushtetin ekzekutiv, duket k\u00ebshtu, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga ana e SPAK p\u00ebr t\u00eb minimizuar impaktin e hetimit mbi figur\u00ebn e nj\u00eb zyrtareje t\u00eb lart\u00eb qeveritare, duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht nevojat e hetimeve. Pezullimi i Belinda Ballukut mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, paradoksalisht, nj\u00eb \u201cakt respekti\u201d, pasi pezullimi nga funksioni \u00ebsht\u00eb padyshim m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00eb se arresti sht\u00ebpiak, apo madje arresti n\u00eb burg, si\u00e7 ka ndodhur me ish-presidentin e Republik\u00ebs Ilir Meta, me kryebashkiakun e Tiran\u00ebs Erjon Veliaj, me ish-ministra dhe ish-kryebashkiak\u00eb si Lefter Koka, Ilir Beqaj, Vangjush Dako dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve nuk u tregua asnj\u00eb kujdes. Edhe ndaj Sali Berish\u00ebs, SPAK tregoi nj\u00eb far\u00eb \u201crespekti\u201d, pasi ai nuk p\u00ebrfundoi n\u00eb arrest sht\u00ebpiak si mas\u00eb sigurie kryesore, por vet\u00ebm sepse ai (me arroganc\u00ebn e tij t\u00eb zakonshme) kishte shkelur detyrimin e paraqitjes.<\/p>\n<p>Pezullimi i Ballukut mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb, pra, nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga ana e SPAK p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kompromis midis nevoj\u00ebs s\u00eb tij institucionale p\u00ebr t\u00eb vijuar hetimet duke mbrojtur provat dhe pa nd\u00ebrhyrje ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pushtetit, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, pa kerkuar masave ekstreme si arresti paraprak, nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb, n\u00eb fakt, ka shkaktuar raste t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb teprimit gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Qeveria ka arsyet e veta p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar nj\u00eb mendim Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rastin konkret, por s\u00eb bashku me parlamentin nuk mund t\u00eb shmang\u00eb trajtimin e problemit q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje: ndryshimi e ligjit mbi imunitetin, duke p\u00ebrfshir\u00eb pezullimin dhe duke e unifikuar at\u00eb edhe p\u00ebr kryebashkiak\u00ebt dhe ministrat, dhe duke i ofruar k\u00ebshtu, Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb kryer hetimet pa u detyruar t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra procedurale, e duke kufizuar k\u00ebshtu abuzimet dhe nd\u00ebrhyrjet. Qeveria dhe parlamenti duhet t\u00eb vendosin n\u00ebse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb hetimet e SPAK, apo thjesht t\u00eb garantojn\u00eb ndarjen e pushteteve, duke detyruar autoritetin gjyq\u00ebsor t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb parlamentit (ose k\u00ebshillit bashkiak) lejen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa kufizuese ndaj figurave t\u00eb larta institucionale t\u00eb zgjedhura apo t\u00eb em\u00ebruara, p\u00ebrfshir\u00eb arrestin por edhe pezullimin nga funksioni. Deri m\u00eb tani, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me rekursin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese synon vet\u00ebm t\u00eb afirmoj\u00eb parimin e padiskutuesh\u00ebm t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve. Por pa nj\u00eb ndryshim ligjor mbi imunitetin, q\u00eb duhet t\u00eb favorizoj\u00eb pezullimin nga funksioni dhe t\u00eb kufizoj\u00eb arrestimet paraprake, duke ia n\u00ebnshtruar, sidoqoft\u00eb, k\u00ebto masa, autorizimit t\u00eb parlamentit ose t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak, rreziku \u00ebsht\u00eb q\u00eb SPAK do t\u00eb detyrohet t\u00eb rikthehet te e vetmja rrug\u00eb q\u00eb i mbetet hapur: t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arrestime.\/Shqiptarja <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/carlo-bollino-pezullimi-i-ballukut-mesazhi-i-pare-i-spak-ut-per-te-shmangur-arrestimet-e-politikaneve\/\">Carlo Bollino: Pezullimi i Ballukut, mesazhi i par\u00eb i SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb shmangur arrestimet e politikan\u00ebve?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pezullimi nga funksionet ekzekutive t\u00eb ministres dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku nga ana e gjykat\u00ebs antikorrupsion, vazhdon t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb debat politik dhe ligjor, n\u00eb pritje q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb jap\u00eb verdiktin e saj. E gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja rrotullohet rreth nj\u00eb pyetjeje: A ka t\u00eb drejt\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb qeveris\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55404","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55404\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}