{"id":55402,"date":"2025-12-01T16:48:20","date_gmt":"2025-12-01T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/komisioni-i-venecias-godet-modelin-e-burgimit-te-kryebashkiakut-te-stambollit-burgosja-prish-vullnetin-e-zgjedhesve\/"},"modified":"2025-12-01T16:48:20","modified_gmt":"2025-12-01T16:48:20","slug":"komisioni-i-venecias-godet-modelin-e-burgimit-te-kryebashkiakut-te-stambollit-burgosja-prish-vullnetin-e-zgjedhesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/komisioni-i-venecias-godet-modelin-e-burgimit-te-kryebashkiakut-te-stambollit-burgosja-prish-vullnetin-e-zgjedhesve\/","title":{"rendered":"Komisioni i Venecias \u201cgodet\u201d modelin e burgimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Stambollit: Burgosja prish vullnetin e zgjedh\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias ka dal\u00eb me nj\u00eb raport t\u00eb zgjeruar mbi pasojat q\u00eb sjell paraburgimi i kryebashkiak\u00ebve n\u00eb funksionimin e demokracis\u00eb vendore, nj\u00eb dokument q\u00eb n\u00eb sfond ka situat\u00ebn n\u00eb Turqi dhe burgosjen e kryebashkiakut t\u00eb Stambollit, Ekrem Imamo\u011flu, s\u00eb bashku me dhjet\u00ebra drejtues t\u00eb tjer\u00eb vendor.<\/p>\n<p>Raporti, i miratuar n\u00eb sesionin plenar t\u00eb tetorit 2025, \u00ebsht\u00eb zyrtarisht \u201cjo specifik p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm\u201d, por vet\u00eb Komisioni pranon se k\u00ebrkesa erdhi nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, pas nj\u00eb vale shkarkimesh, arrestimesh dhe z\u00ebvend\u00ebsimesh me administrator\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga qeveria n\u00eb bashkit\u00eb e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura nga Kongresi, pas zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2024, t\u00eb pakt\u00ebn 26 kryebashkiak\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs \u2013 mes tyre edhe drejtues t\u00eb metropoleve si Stambolli, Antalia dhe Adana \u2013 jan\u00eb arrestuar me akuza korrupsioni dhe terrorizmi, jan\u00eb pezulluar nga detyra dhe jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga  t\u00eb em\u00ebruar nga qeveria. Sipas raportit, rreth 4 milion\u00eb qytetar\u00eb turq jetojn\u00eb sot n\u00eb bashki q\u00eb nuk drejtohen nga kryebashkiaku q\u00eb kan\u00eb votuar, por nga administrator\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga Ankaraja.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias e cil\u00ebson paraburgimin e kryebashkiak\u00ebve opozitar\u00eb si nj\u00eb goditje t\u00eb dyfisht\u00eb: ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb individit t\u00eb zgjedhur dhe ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb vet\u00eb votuesve. Kur kryebashkiaku mbahet me muaj apo vite n\u00eb burg pa vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, thuhet n\u00eb raport, \u201cnd\u00ebrpritet marr\u00ebdh\u00ebnia zgjedhore mes qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tyre\u201d. Qytetar\u00ebt humbasin mund\u00ebsin\u00eb ta mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrmes mekanizmave demokratik\u00eb, nd\u00ebrsa bashkia drejtohet nga dikush q\u00eb ata nuk e kan\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Duke analizuar praktikat n\u00eb mbi 30 vende, Komisioni arrin n\u00eb disa konkluzione q\u00eb prekin direkt modelin turk. S\u00eb pari, shumica e shteteve europiane lejojn\u00eb pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim penal, por kjo b\u00ebhet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kushtesh strikte: baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore, p\u00ebrcaktim t\u00eb veprave p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb pezullohet, vendim nga gjykata dhe jo nga politika, afate t\u00eb qarta, t\u00eb drejt\u00eb ankimi, t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe detyrim p\u00ebr arsyetim t\u00eb vendimit. Pezullimi, thekson Komisioni, duhet t\u00eb jet\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe gjithmon\u00eb e testuar sipas proporcionalitetit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Komisioni fut n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin me administrator\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga qeveria. Kjo form\u00eb, e aplikuar masivisht n\u00eb Turqi gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, cil\u00ebsohet \u201cmodeli m\u00eb problematik\u201d n\u00eb raport me Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore. Sipas Komisionit, z\u00ebvend\u00ebsimi i nj\u00eb kryebashkiaku t\u00eb zgjedhur me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebrguar nga qendra \u201ce zhb\u00ebn vullnetin e elektoratit dhe e shk\u00ebput krejt lidhjen midis komunitetit lokal dhe drejtuesit t\u00eb bashkis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se lokale-t nuk jan\u00eb \u201cdeg\u00eb\u201d t\u00eb qeveris\u00eb qendrore, por institucione t\u00eb zgjedhura q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb autonomi dhe q\u00eb p\u00ebrgjigjen para qytetar\u00ebve, jo para ministrive. Praktika e z\u00ebvend\u00ebsimit masiv t\u00eb kryebashkiak\u00ebve opozitar\u00eb me t\u00eb em\u00ebruar politik\u00eb nga qeveria, n\u00ebp\u00ebrmjet dekretit apo ligjeve emergjente, shihet si nj\u00eb shkelje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e frym\u00ebs s\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Strasburgut p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vet\u00eb paraburgimit, Komisioni kujton standardet europiane: duhet t\u00eb jet\u00eb mas\u00eb e fundit, e justifikuar me arsye konkrete dhe e rishikuar vazhdimisht. N\u00eb rastin e t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb, k\u00ebto k\u00ebrkesa marrin \u201cpesh\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb\u201d, sepse nga nj\u00eb vendim penal i gjykat\u00ebs \u2013 q\u00eb zgjatet n\u00eb koh\u00eb \u2013 varet jo vet\u00ebm liria e nj\u00eb individi, por funksionimi i demokracis\u00eb vendore p\u00ebr qindra mij\u00ebra zgjedh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb raportit, Komisioni i Venecias i b\u00ebn thirrje shteteve \u2013 mes rreshtave, Turqis\u00eb \u2013 q\u00eb rregullat p\u00ebr pezullimin dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e kryebashkiak\u00ebve t\u00eb rishikohen n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane. Zgjidhja m\u00eb demokratike, sidomos kur ka heqje t\u00eb p\u00ebrhershme apo pezullim shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mbetet p\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve dhe kthimi te vota e qytetar\u00ebve. Z\u00ebvend\u00ebsimi me t\u00eb em\u00ebruar nga qeveria, pa garanci strikte dhe pa afate, shihet si rruga m\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar besimin te kutia e votimit dhe p\u00ebr ta kthyer pushtetin lokal n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb ekzekutivit qendror.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, rasti i burgosjes s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Stambollit nuk shihet vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje penale, por si nj\u00eb prov\u00eb e madhe politike p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb shtet trajton vullnetin e qytetar\u00ebve kur ai shprehet kund\u00ebr shumic\u00ebs n\u00eb pushtet. Komisioni i Venecias ka zgjedhur t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb, por mes radh\u00ebve t\u00eb raportit, mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: demokracia vendore nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb nga qelia, as nga zyrat e em\u00ebrimit t\u00eb qeverive.\/ TemA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/komisioni-i-venecias-godet-modelin-e-burgimit-te-kryebashkiakut-te-stambollit-burgosja-prish-vullnetin-e-zgjedhesve\/\">Komisioni i Venecias \u201cgodet\u201d modelin e burgimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Stambollit: Burgosja prish vullnetin e zgjedh\u00ebsve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias ka dal\u00eb me nj\u00eb raport t\u00eb zgjeruar mbi pasojat q\u00eb sjell paraburgimi i kryebashkiak\u00ebve n\u00eb funksionimin e demokracis\u00eb vendore, nj\u00eb dokument q\u00eb n\u00eb sfond ka situat\u00ebn n\u00eb Turqi dhe burgosjen e kryebashkiakut t\u00eb Stambollit, Ekrem Imamo\u011flu, s\u00eb bashku me dhjet\u00ebra drejtues t\u00eb tjer\u00eb vendor. Raporti, i miratuar n\u00eb sesionin plenar t\u00eb tetorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}