{"id":55379,"date":"2025-12-01T15:48:15","date_gmt":"2025-12-01T15:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/kulla-e-re-pas-pallatit-te-kongreseve-projekti-i-rames-qe-ngre-pikepyetje-per-oligarkun-perfitues\/"},"modified":"2025-12-01T15:48:15","modified_gmt":"2025-12-01T15:48:15","slug":"kulla-e-re-pas-pallatit-te-kongreseve-projekti-i-rames-qe-ngre-pikepyetje-per-oligarkun-perfitues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/kulla-e-re-pas-pallatit-te-kongreseve-projekti-i-rames-qe-ngre-pikepyetje-per-oligarkun-perfitues\/","title":{"rendered":"Kulla e re pas Pallatit t\u00eb Kongreseve: Projekti i Ram\u00ebs q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr oligarkun p\u00ebrfitues"},"content":{"rendered":"<p>Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur zyrtarisht procedur\u00ebn konkurruese p\u00ebr zgjedhjen e partnerit privat q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rivitalizimin e Pallatit t\u00eb Kongreseve dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine t\u00eb re multifunksionale n\u00eb truallin ngjitur, q\u00eb parashikohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb lulishten q\u00eb ndodhet aktualisht pas Pallatit t\u00eb Kongreseve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga projektet m\u00eb simbolike dhe m\u00eb t\u00eb ndjeshme urbanisht n\u00eb kryeqytet, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb lakmuar, por edhe p\u00ebr nd\u00ebrthurjen mes trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar.<\/p>\n<p>N\u00eb themel t\u00eb projektit q\u00ebndron nj\u00eb model \u201csipas sip\u00ebrmarrjes\u201d, ku partneri privat financon rivitalizimin dhe modernizimin e Pallatit t\u00eb Kongreseve dhe, n\u00eb k\u00ebmbim, p\u00ebrfiton nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb objekti t\u00eb ri shum\u00ebfunksional n\u00eb pron\u00ebn e Korporat\u00ebs pran\u00eb godin\u00ebs ekzistuese.<\/p>\n<p><strong>Dy site, nj\u00eb projekt: monument kulture dhe \u201ckull\u00eb\u201d shum\u00ebfunksionale<\/strong><\/p>\n<p>Ekofin konsultoi dokumentat e konkursit dhe rezulton q\u00eb zona \u00a0\u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy \u201csite\u201d. I pari \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Pallati i Kongreseve, me truall 11,740 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe ekzistuese nd\u00ebrtimi prej 5,604.8 metra katror\u00eb. Ky objekt, i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1982\u20131986 dhe i shpallur Monument Kulture i Kategoris\u00eb II, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm sken\u00eb qendrore p\u00ebr kongrese, festivale dhe evente shtet\u00ebrore, por edhe nj\u00eb nga shembujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb arkitektur\u00ebs monumentale t\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>I dyti \u00ebsht\u00eb trualli p\u00ebr sip\u00ebrmarrje n\u00eb kufi me Pallatin, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale 4,760 metra katror\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga parcelat 7\/74 dhe 7\/88 n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 8160. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu parashikohet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb objekti t\u00eb ri multifunksional me p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrzier, ku mund t\u00eb nd\u00ebrthuren funksione akomodimi, biznesi, zyra, tregti, sh\u00ebrbime dhe parkim n\u00ebntok\u00ebsor. Sip\u00ebrfaqja maksimale e lejuar nd\u00ebrtimore mbi tok\u00eb \u00ebsht\u00eb 50,000 metra katror\u00eb, nd\u00ebrsa minimumi 40,000 metra katror\u00eb, duke e pozicionuar projektin n\u00eb kategorin\u00eb e zhvillimeve t\u00eb m\u00ebdha urbane.<\/p>\n<p>Dy strukturat \u2013 Pallati ekzistues dhe godina e re \u2013 duhet t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, secila me identitetin e vet, por n\u00eb harmoni arkitektonike dhe funksionale. Sfida p\u00ebr projektuesit \u00ebsht\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi i ri t\u00eb mos \u201cmbyt\u00eb\u201d apo relativizoj\u00eb siluet\u00ebn e Pallatit t\u00eb Kongreseve, por ta theksoj\u00eb dhe ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje si pik\u00eb reference n\u00eb nj\u00eb ansamb\u00ebl t\u00eb ridimensionuar.<\/p>\n\n<p><strong>Trash\u00ebgimi kulturore p\u00ebrball\u00eb presionit t\u00eb zhvillimit<\/strong><\/p>\n<p>Pallati i Kongreseve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Tiran\u00ebs, e shpallur me vendim qeverie n\u00eb vitin 2018. Statusi i Monumentit t\u00eb Kategoris\u00eb II do t\u00eb thot\u00eb se, mbi t\u00eb gjitha, duhen ruajtur volumi, pamja e jashtme dhe element\u00ebt ky\u00e7 arkitektonik\u00eb e dekorativ\u00eb. Ligji \u201cP\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb\u201d, aktet n\u00ebnligjore p\u00ebrkat\u00ebse dhe rregullat e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore vendosin kufizime t\u00eb qarta p\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrje, sidomos p\u00ebr fasadat, veshjet me travertin\u00eb, vetratat perimetrale dhe strukturat origjinale t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Raportet ekzistuese teknike flasin p\u00ebr nj\u00eb struktur\u00eb mbart\u00ebse q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, por q\u00eb k\u00ebrkon rikrijim t\u00eb plot\u00eb sipas Eurokodeve dhe standardeve bashk\u00ebkohore, si dhe z\u00ebvend\u00ebsim total t\u00eb sistemeve HVAC, elektrike, hidrosanitare dhe kund\u00ebr zjarrit. Nga ana tjet\u00ebr, fasadat, tarraca, izolimi, vetratat e dikurshme me profil alumini e xham t\u00eb vet\u00ebm dhe infiltrimet e uj\u00ebrave n\u00eb katin n\u00ebntok\u00ebsor tregojn\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb rikonstruksioni serioz, por t\u00eb kujdessh\u00ebm, q\u00eb minon amortizimin pa cenuar autenticitetin.<\/p>\n<p>Kjo e vendos konkursin n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb ndjesh\u00ebm: sa larg mund t\u00eb shkohet me modernizimin pa deformuar karakterin origjinal? Si mund t\u00eb integrohen shtesa volumore apo hap\u00ebsira shtes\u00eb pa krijuar nj\u00eb \u201cmuze\u201d t\u00eb ngrir\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, apo nj\u00eb \u201cqend\u00ebr eventesh\u201d t\u00eb depersonalizuar nga ana tjet\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Modeli i sip\u00ebrmarrjes: rivitalizim pa barr\u00eb direkte n\u00eb buxhet<\/strong><\/p>\n<p>Kuadri ligjor mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet projekti \u00ebsht\u00eb vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 137, dat\u00eb 06.03.2024, q\u00eb rregullon p\u00ebrdorimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet qiras\u00eb, enfiteoz\u00ebs, leasing apo partneriteteve t\u00eb tjera publike-private, si dhe vendimi nr. 503, dat\u00eb 10.09.2025, q\u00eb transferon pronat shtet\u00ebrore te Korporata e Investimeve Shqiptare p\u00ebr realizimin e projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb termat praktik\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se financimi i rivitalizimit t\u00eb Pallatit t\u00eb Kongreseve nuk planifikohet si investim klasik buxhetor, por si pjes\u00eb e nj\u00eb pakete q\u00eb \u201cshlyhet\u201d p\u00ebrmes zhvillimit imobiliar t\u00eb truallit ngjitur. Partneri privat do t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb restaurimin dhe modernizimin e monumentit dhe, n\u00eb k\u00ebmbim, do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb zhvillimit n\u00eb godin\u00ebn e re multifunksionale.<\/p>\n<p>Kriteri baz\u00eb financiar \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: pjesa takuese e Korporat\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak se 45 p\u00ebr qind e sip\u00ebrfaqes totale t\u00eb zhvillimit n\u00eb objektin multifunksional. Fituesi, megjithat\u00eb, duhet t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb prag minimal. Sa m\u00eb e lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjesa q\u00eb i mbetet Korporat\u00ebs, aq m\u00eb \u201ci shtrenjt\u00eb\u201d konsiderohet kontributi i partnerit privat n\u00eb rivitalizimin e Pallatit dhe aq m\u00eb e favorshme llogaritet marr\u00ebveshja p\u00ebr pal\u00ebn publike.<\/p>\n<p><strong>Procedur\u00eb n\u00eb dy faza me konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar arkitekturor<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e partnerit privat b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb procedure konkurruese me pik\u00ebzim, t\u00eb strukturuar n\u00eb dy faza dhe tre zarfa. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb kualifikimit, subjektet e interesuara dor\u00ebzojn\u00eb dokumentacionin ligjor e profesional, si dhe dy projekt-ide paraprake arkitekturore. K\u00ebto projekt-ide vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Termave t\u00eb Referenc\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatitura nga Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit, e cila garanton edhe standardin teknik dhe urbanistik t\u00eb konkursit.<\/p>\n<p>Nga kjo faz\u00eb p\u00ebrzgjidhen pes\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb renditur t\u00eb par\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt konsiderohen t\u00eb kualifikuar. Ata jo vet\u00ebm duhet t\u00eb ken\u00eb projekt-ide t\u00eb vler\u00ebsuara arkitektonikisht, por edhe t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh paraprake: t\u00eb financojn\u00eb shpenzimet e konkursit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb paguajn\u00eb vler\u00ebn e projektit t\u00eb detajuar arkitekturor t\u00eb koncept-ides\u00eb fituese, t\u00eb sigurojn\u00eb ambiente pune provizore p\u00ebr institucionet publike q\u00eb sot ndodhen n\u00eb truall, t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb taksat e tarifat e lejeve t\u00eb zhvillimit dhe nd\u00ebrtimit, t\u00eb mbulojn\u00eb kostot e regjistrimit t\u00eb pronave t\u00eb reja dhe t\u00eb Korpora\u00ebs, si dhe t\u00eb garantojn\u00eb zhvillimin e vet\u00eb projektit t\u00eb Rivitalizimit t\u00eb Pallatit t\u00eb Kongreseve nga pjesa takuese e Korporat\u00ebs n\u00eb godin\u00ebn e re.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebta pes\u00eb kandidat\u00eb ftohen n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, ku dor\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy zarfa: zarfi i par\u00eb p\u00ebrmban projekt-idet\u00eb arkitekturore t\u00eb detajuara, nd\u00ebrsa i dyti ofert\u00ebn financiare. Vler\u00ebsimi kryhet n\u00eb dy etapa n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb konkursi t\u00eb hapur publik, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb jurie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka synon t\u2019i jap\u00eb procesit transparenc\u00eb, kredibilitet profesional dhe nj\u00eb dimension konkurrues mbi standardin mesatar t\u00eb tregut lokal.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \"><\/div>\n<p><strong>Si p\u00ebrcaktohet fituesi: arkitektura dhe matematika e metro katror\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Formula e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb fituesit \u00ebsht\u00eb e dyfisht\u00eb. Fillimisht, juria vler\u00ebson projekt-idet\u00eb arkitekturore dhe jep \u00e7mimet p\u00ebr pes\u00eb projektet e para, duke renditur konceptet m\u00eb t\u00eb mira nga pik\u00ebpamja e respektimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, integrimit urban, funksionalitetit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb etap\u00ebn e dyt\u00eb, n\u00eb loj\u00eb hyn oferta financiare, ku \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqindja e sip\u00ebrfaqes q\u00eb partneri privat i ofron Korporat\u00ebs mbi kriterin baz\u00eb 45 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kontrata i jepet kandidatit q\u00eb arrin t\u00eb kombinoj\u00eb dy elemente: t\u00eb vler\u00ebsohet me \u00e7mimin e par\u00eb p\u00ebr projekt-iden\u00eb arkitekturore dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb ket\u00eb ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb favorshme financiare mbi kriterin baz\u00eb, n\u00eb terma t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb zhvillimit q\u00eb i kalon pal\u00ebs publike. Praktikisht, k\u00ebrkohet q\u00eb cil\u00ebsia arkitekturore dhe interesi publik n\u00eb form\u00ebn e pjes\u00ebs takuese t\u00eb shtetit n\u00eb objektin e ri t\u00eb jen\u00eb t\u00eb balancuara.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00eb formalizohet edhe detyrimi q\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Korporat\u00ebs, fituesi t\u00eb siguroj\u00eb zhvillimin e projektit t\u00eb Rivitalizimit t\u00eb Pallatit t\u00eb Kongreseve sipas projekt-ides\u00eb fituese, ku vlera e k\u00ebtij projekti mbulohet nga pjesa takuese e Korporat\u00ebs n\u00eb zhvillimin e ri multifunksional. N\u00eb teori, kjo krijon nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku monumenti p\u00ebrfiton nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb plot\u00eb restaurimi e modernizimi, i \u201cpaguar\u201d nga t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga zhvillimi imobiliar i truallit ngjitur.<\/p>\n<p><strong>Pritshm\u00ebrit\u00eb dhe pik\u00ebpyetjet: midis interesit publik dhe tregut<\/strong><\/p>\n<p>Nga perspektiva e politik\u00ebs urbane dhe financave publike, ky model synon t\u00eb marr\u00eb maksimumin nga nj\u00eb aset strategjik shtet\u00ebror: t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb monument, ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb funksional sipas standardeve bashk\u00ebkohore p\u00ebr konferenca, evente hibride dhe aktivitete kulturore, t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira pune moderne p\u00ebr administrat\u00ebn dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb gjeneroj\u00eb funksione ekonomike t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebrmes godin\u00ebs s\u00eb re multifunksionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pyetjet q\u00eb ngrihen jan\u00eb tipike p\u00ebr \u00e7do projekt t\u00eb k\u00ebsaj natyre: sa do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb logjika e zhvillimit imobiliar ndaj kujdesit p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb? A do t\u00eb arrij\u00eb konkursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb rafinuar arkitekturore, q\u00eb e sheh Pallatin e Kongreseve jo si penges\u00eb, por si vler\u00eb qendrore t\u00eb projektit? A do t\u00eb jet\u00eb pjesa takuese e Korporat\u00ebs realisht n\u00eb proporcion me vler\u00ebn q\u00eb po krijohet dhe me detyrimet q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr partneri privat?<\/p>\n<p>Afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e aplikimeve \u00ebsht\u00eb 26 janari 2026, ora 15:00, dhe interesi q\u00eb ky projekt pritet t\u00eb ngjall\u00eb te studiot prestigjioze t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe grupet e m\u00ebdha t\u00eb zhvilluesve do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb test edhe p\u00ebr vet\u00eb Tiran\u00ebn: sa t\u00ebrheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb sot kryeqyteti shqiptar si sken\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje komplekse, ku nd\u00ebrthuren trash\u00ebgimia, ekonomia dhe politika urbane. P\u00ebrtej formulave ligjore dhe p\u00ebrqindjeve t\u00eb sip\u00ebrfaqeve, rezultati final do t\u00eb shihet n\u00eb nj\u00eb plan shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: si do t\u00eb duket dhe si do t\u00eb funksionoj\u00eb, pas k\u00ebtij procesi, Pallati i Kongreseve dhe ansambli q\u00eb e rrethon. \/ekofin.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kulla-e-re-pas-pallatit-te-kongreseve-projekti-i-rames-qe-ngre-pikepyetje-per-oligarkun-perfitues\/\">Kulla e re pas Pallatit t\u00eb Kongreseve: Projekti i Ram\u00ebs q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr oligarkun p\u00ebrfitues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur zyrtarisht procedur\u00ebn konkurruese p\u00ebr zgjedhjen e partnerit privat q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rivitalizimin e Pallatit t\u00eb Kongreseve dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine t\u00eb re multifunksionale n\u00eb truallin ngjitur, q\u00eb parashikohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb lulishten q\u00eb ndodhet aktualisht pas Pallatit t\u00eb Kongreseve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55379","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}