{"id":55334,"date":"2025-12-01T11:48:16","date_gmt":"2025-12-01T11:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/avokati-piktor-ne-hall-bardhi-rama-mashtron-me-opinione-te-venecias-per-te-mbrojtur-ballukun\/"},"modified":"2025-12-01T11:48:16","modified_gmt":"2025-12-01T11:48:16","slug":"avokati-piktor-ne-hall-bardhi-rama-mashtron-me-opinione-te-venecias-per-te-mbrojtur-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/01\/avokati-piktor-ne-hall-bardhi-rama-mashtron-me-opinione-te-venecias-per-te-mbrojtur-ballukun\/","title":{"rendered":"\u201cAvokati piktor n\u00eb hall!\u201d, Bardhi: Rama mashtron me opinione t\u00eb Venecias p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ram\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si avokatin e Belinda Ballukut p\u00ebr referencat e tyre t\u00eb pretenduara ndaj Komisionit t\u00eb Venecias dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, duke theksuar se nuk p\u00ebrmenden as numra, as data, as emra vendimesh n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>Bardhi shpjegon se e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb ata deklarojn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sipas tij, Komisioni i Venecias n\u00eb Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore dhe politike ndryshojn\u00eb p\u00ebr kreun e shtetit, deputet\u00ebt dhe ministrat, ku k\u00ebta t\u00eb fundit nuk p\u00ebrfitojn\u00eb imunitet t\u00eb gjer\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin.<\/p>\n<p>Ai shtoi se vendimet p\u00ebr nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet t\u00eb trajtohen nga prokurori i zakonsh\u00ebm, pa ndikim politik, dhe se autoritetet nuk duhet t\u00eb ndalohen t\u00eb hetojn\u00eb shkeljet ligjore.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se gjat\u00eb podcast-it t\u00eb tij \u201cFlasim\u201d, Rama u shpreh se sipas Komisionit t\u00eb Venecias, gjykatat nuk duhet t\u00eb pezullojn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo pasi, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb sipas tij do t\u00eb c\u00ebnonte balanc\u00ebn e pushtetetve.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>Avokati\u2013piktor i Belinda Ballukut iu referua dje Komisionit t\u00eb Venecias dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, por pa p\u00ebrmendur as num\u00ebr, as dat\u00eb e as em\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb opinioni apo vendimi. Madje referenca t\u00eb tilla nuk gjenden as n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb i ka drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e kuptueshme. E kund\u00ebrta e asaj q\u00eb ai thot\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb Komisioni i Venecias n\u00eb nj\u00eb Opinion t\u00eb tij CDL-AD(2013)001, ka th\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb Edi Rama shpreh, duke konkluduar parimisht n\u00eb k\u00ebto standarde:<\/p>\n<p>Rregullat dhe procedurat mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, si ligjore ashtu edhe politike, n\u00eb shumic\u00ebn e sistemeve kushtetuese jan\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr secil\u00ebn nga k\u00ebto tre kategori (kreu i shtetit, deputet\u00ebt, ministrat). Si krer\u00ebt e shtetit ashtu edhe deputet\u00ebt shpesh (edhe pse p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme) g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb imuniteti nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore sesa ajo q\u00eb u jepet zakonisht ministrave t\u00eb qeveris\u00eb.<br \/>\nShumica e vendeve kan\u00eb rregulla t\u00eb posa\u00e7me mbi imunitetin ligjor p\u00ebr krer\u00ebt e shtetit (mbret\u00ebr dhe president\u00eb) dhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e parlamentit, por rregullat mbi imunitetin p\u00ebr ministrat e qeveris\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb zakonshme dhe, n\u00ebse ekzistojn\u00eb, shpesh jan\u00eb m\u00eb pak gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb arsye t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb caktuar imuniteti ligjor p\u00ebr deputet\u00ebt dhe krer\u00ebt e shtetit, k\u00ebto arsye nuk mbulojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb ministrat e qeveris\u00eb. Procedurat speciale nuk duhet t\u00eb interpretohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb imunitet t\u00eb gjer\u00eb procedurial p\u00ebr ministrat q\u00eb kan\u00eb shkelur qart\u00eb ligjin.<br \/>\nVendimi p\u00ebr t\u00eb nisur procedura penale ndaj nj\u00eb ministri (aktual ose ish) shpesh ka pasoja serioze p\u00ebr personin e p\u00ebrfshir\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse gjendet fajtor. N\u00eb vendet ku kjo trajtohet nga prokurori i zakonsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ky institucion t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ushtroj\u00eb diskrecion t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe t\u00eb mos ndjek\u00eb akuza t\u00eb pabazuara q\u00eb vijn\u00eb kryesisht p\u00ebr arsye politike. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb autoritetet prokuroriale t\u00eb mos intimidohen ose udh\u00ebzohen nga qeveria (ose aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb) p\u00ebr t\u00eb mos ngritur akuza n\u00eb raste ku ka arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb besuar se ministri ka shkelur ligjin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Komisioni i Venecias ka dh\u00ebn\u00eb opinione dhe rekomandime shteruese p\u00ebr Republik\u00ebs e Kosov\u00ebs n\u00eb opinionin CDL-AD(2020)008 lidhur me pezullimin e zyrtar\u00ebve publik\u00eb, duke u shprehur:<\/p>\n<p>Komisioni e quan pezullimin nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb ligjshme, efektive dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Komisioni thekson se kjo mas\u00eb mb\u00ebshtetet nga UNCAC (Konventa e OKB-s\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit), e cila rekomandon q\u00eb zyrtar\u00ebt n\u00ebn hetim mund t\u00eb \u201cpezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d.<br \/>\nKomisioni thot\u00eb se pezullimi nuk duhet kufizuar vet\u00ebm te zyrtar\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb krime q\u00eb lidhen me funksionin publik, por mund t\u00eb aplikohet edhe p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr penale, n\u00ebse ekziston rrezik i:<\/p>\n<p>pengimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb<br \/>\nndikimit te d\u00ebshmitar\u00ebt<br \/>\nshkat\u00ebrrimit t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Pra, nuk ka asnj\u00eb kufizim q\u00eb ndalon pezullimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni thekson se kjo mas\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze dhe duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me kritere t\u00eb forta q\u00eb lidhen kryesisht n\u00ebse i dyshuari, i akuzuari ka: rrezik t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb prova; rrezik t\u00eb ndikoj\u00eb te d\u00ebshmitar\u00ebt; rrezik t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb vepr\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb opinionin p\u00ebr Kosov\u00ebn, Komisioni ka shkuar m\u00eb tej duke rekomanduar q\u00eb pezullimi t\u00eb jet\u00eb i mundur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u201cpersonat zyrtar\u00eb\u201d p\u00ebrfshir\u00eb: ministra; an\u00ebtar\u00eb qeverie; zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb; \u00e7do person q\u00eb ushtron autoritet publik, madje edhe personat e zgjedhur.<\/p>\n<p>Avokati-piktor i Belinda Ballukut \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall t\u00eb madh sepse ajo e mban peng me aferat e p\u00ebrbashk\u00ebta korruptive. Prandaj edhe g\u00ebnjen publikisht me shpres\u00ebn se do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke iu referuar opinioneve apo vendimeve imagjinare t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias apo Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avokati-piktor-ne-hall-bardhi-rama-mashtron-me-opinione-te-venecias-per-te-mbrojtur-ballukun\/\">\u201cAvokati piktor n\u00eb hall!\u201d, Bardhi: Rama mashtron me opinione t\u00eb Venecias p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ram\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si avokatin e Belinda Ballukut p\u00ebr referencat e tyre t\u00eb pretenduara ndaj Komisionit t\u00eb Venecias dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, duke theksuar se nuk p\u00ebrmenden as numra, as data, as emra vendimesh n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara. Bardhi shpjegon se e kund\u00ebrta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55334","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55334\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}