{"id":55209,"date":"2025-11-30T13:07:34","date_gmt":"2025-11-30T13:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/30\/tutkunet-e-bidoneve-dhe-lundertaret-e-magelanit\/"},"modified":"2025-11-30T13:07:34","modified_gmt":"2025-11-30T13:07:34","slug":"tutkunet-e-bidoneve-dhe-lundertaret-e-magelanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/30\/tutkunet-e-bidoneve-dhe-lundertaret-e-magelanit\/","title":{"rendered":"Tutkunet e bidon\u00ebve dhe lund\u00ebrtar\u00ebt e Magelanit"},"content":{"rendered":"<p>I hedhur nga nj\u00ea tutkun n\u00eb nj\u00eb korije, bidoni plastik qendroi gjate aty. Shiu dhe era e p\u00ebrudhi ca me von\u00eb. N\u00eb zabele pa se kishte jo pak si ai. Kur sosi n\u00eb brigjet e lumit vuri re sa shum\u00eb ishin. Nj\u00eb miz\u00ebri. Mote me radh\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb bidoni vuri re se soji i tij zmadhohej, ngjishej. Aty, anes lumenjve. Mes atyre visoreve mahnit\u00ebse, idilike. Prap\u00ea ndjente se ishte ndales\u00eb e perkohshme. Kur nj\u0113 rrebesh i \u00e7artur erdhi afer, i shkuli rrenjet, e pa veten n\u00eb nj\u00eb lundrim epik. N\u00ebp\u00ear fshatra, qytete e lugina, nj\u00ea eksod i vertet\u00eb. Derisa, bidoni plastik q\u00eb tutkuni e leshoi diku pasi u dend me lengun e tij, ndryshoi perfundimisht vendbanim. E gjen veten n\u00ea breg t\u00eb detit, ngulur n\u00eb r\u00ebr\u00eb, mes mijera si ai. Miliona si ai. Nj\u00eb kontinent hedhurinash tani ka mbir\u00eb aty. Kudo ku lumenjte nga jugu n\u00eb veri kane hequr nga kurrizi, kan\u00eb leshuar me merzi, me nje lloj bezdie, mbeturinat e tutkuneve. Tani p\u00ebr ta flitet n\u00eb lajme. Pamje e fundbotshme.<\/p>\n<p>Ky shkarkim i lumenjve ka nxjerre zbuluar nj\u00eb dram\u00eb, nj\u00eb krim t\u00eb pashoq. Ndotja dhe vrasja e mjedisit me duart tona. Gjurmet e kesaj paturpesie jan\u00eb jo vetem n\u00eb skaje, n\u00eb periferi atje ku dikush mendon se nuk e sheh njeri, po dhe n\u00eb mes t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos ndergjegjes, ngjan se tutkun\u00ebve u mungon dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb. Hap\u00ebsirat ku l\u00ebn\u0113 plastiken, nuk u duken mbase si t\u00eb p\u00earbashketa. U vjen se nuk u perkasin. Si te jen\u00ea t\u00eb huaja, t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Kjo me gjas\u00eb i ka bere dhe armiqesor\u00eb, pos tutkun\u00eb. Patjet\u00ear se ka ndikuar te kjo gjendje dhe grykesia e disave p\u00ear t\u00eb marr\u00eb gjith\u00e7ka, p\u00ear t\u00eb futur n\u00ea kthetra territore e vende.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo, 500 vjet m\u00eb par\u00eb, Magelani nisi nga porti i Seviles nj\u00eb prej lundrimeve m\u00eb t\u00eb guximshme e heroike n\u00eb histori, at\u00eb t\u00eb kalimit n\u00eb anen tjet\u00ear t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb pashkelur m\u00eb par\u00eb nga njeriu.<br \/>\nN\u00eb krye te nja 100 burrave e me 5 anije, ai para se te gjente shtegun q\u00eb kaloi nga Atlantiku n\u00eb Paqesor, e me tej, pati ndalesa n\u00eb ishuj, ngushtica e gjire.<\/p>\n<p>Cvajgu me profilin e lundertarit, sjell detaje se si keta zbulues q\u00eb ishin kaq larg sht\u00ebpis\u00eb, tregoheshin miqesor e t\u00eb kujdesshem me mjediset e reja, me boten e panjohur krejt n\u00ebn kembet e tyre.<\/p>\n<p>Ishte n\u00eb filozofin\u00eb e Magelanit se me ato toka e banore do ndertonin marr\u00ebdhenie e tregti.<\/p>\n<p>Pasi shkelen n\u00eb Ishujt e Erezave duke i rene nga ana tjet\u00ebr, dhe kuptuan se bota qe e rrumbullaket, ata q\u00eb kishin ngelur prej asaj aventure t\u00eb \u00e7mendur vendosen t\u00eb kthehen.<\/p>\n<p>Mjeshter \u00ebsht\u00eb Cvajku q\u00ea na i sjell gjall\u00eb ato detaje. Kur dalluan pas 3 viteve mundim, kepin e Vinsentit n\u00eb Portugali, skajin e fundit kontinental t\u0113 Europ\u00ebs, ata u ndjen\u00eb n\u00eb shpi.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Mjafton nj\u0113 ecje rreth stadiumit Dinamo q\u00eb t\u00eb ngresh pyetjen; Pse nuk ndihen n\u0113 shpi k\u00ebtu? Ata q\u00eb kan\u00eb hedhur mijera shishe e kano\u00e7e cepave, tek pjesa rreze kangjellave, n\u00eb gjith\u00eb perimetrin q\u00eb rrethon k\u00ebt\u00eb stacion sportiv.<\/p>\n<p>Kjo n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Po mund ta dallosh te liqeni, dhe te ai i Thati pak m\u00eb tutje. Leht\u00ebsia m\u00eb t\u00eb cilen dekorohet ambjenti i perbashket me k\u00ebt\u00eb turp, \u00ebsht\u00eb e pabesueshme.<\/p>\n<p>Veshtire se kjo do ndalet me ligj, me penalitete, e me fushata. Ndoshta, do t\u00eb mbaroj\u00eb kur ashtu si lundertaret e Magelanit 500 vjet m\u00eb par\u00eb, ata ta shohin si token, vendin, ambjentin, shpin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/30\/tutkunet-e-bidoneve-dhe-lundertaret-e-magelanit\/\">Tutkunet e bidon\u00ebve dhe lund\u00ebrtar\u00ebt e Magelanit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I hedhur nga nj\u00ea tutkun n\u00eb nj\u00eb korije, bidoni plastik qendroi gjate aty. Shiu dhe era e p\u00ebrudhi ca me von\u00eb. N\u00eb zabele pa se kishte jo pak si ai. Kur sosi n\u00eb brigjet e lumit vuri re sa shum\u00eb ishin. Nj\u00eb miz\u00ebri. Mote me radh\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb bidoni vuri re se soji i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55209","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}