{"id":55208,"date":"2025-11-30T13:08:53","date_gmt":"2025-11-30T13:08:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/30\/analiza-e-rel-si-ndryshimet-ne-bote-mund-ti-sjellin-njohje-te-reja-kosoves\/"},"modified":"2025-11-30T13:08:53","modified_gmt":"2025-11-30T13:08:53","slug":"analiza-e-rel-si-ndryshimet-ne-bote-mund-ti-sjellin-njohje-te-reja-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/30\/analiza-e-rel-si-ndryshimet-ne-bote-mund-ti-sjellin-njohje-te-reja-kosoves\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: Si ndryshimet n\u00eb bot\u00eb mund t\u2019i sjellin njohje t\u00eb reja Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb sken\u00ebn globale, Kosova ende k\u00ebrkon t\u00eb afirmoj\u00eb vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjet\u00ebsh pavar\u00ebsi, shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs islame por edhe t\u00eb tjera nuk e njohin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, princi i kuror\u00ebs s\u00eb Arabis\u00eb Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud (n\u00eb mes) dhe presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa. Riad, 29 tetor 2025.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosov\u00ebs nga tri shtete: Kenia n\u00eb mars, Sudani n\u00eb prill dhe Siria n\u00eb tetor.<\/p>\n<p>Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohje brenda nj\u00eb viti, ishte m\u00eb 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade, deri sivjet, vendi mori vet\u00ebm edhe gjasht\u00eb njohje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Qeveria e Albin Kurtit, e cila udh\u00ebhoqi gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb programin qeveris\u00ebs p\u00ebr vitet 2021-2025 shkruante se \u201cRepublika e Kosov\u00ebs do ta forcoj\u00eb subjektivitetin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo vlen si p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr njohje dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrsjella diplomatike, an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, bashk\u00ebpunim ekonomik, shk\u00ebmbime kulturore, ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb spektrin e bashk\u00ebpunimit bilateral dhe multilateral\u201d.<\/p>\n<p>E, gati n\u00eb fund t\u00eb mandatit, n\u00eb dhjetor t\u00eb 2024-\u00ebs, Kurti u p\u00ebrpoq t\u2019i relativizonte kritikat p\u00ebr munges\u00ebn e njohjeve t\u00eb reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjes\u00eb e premtimeve t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e di q\u00eb jemi kritikuar p\u00ebrse nuk ka njohje t\u00eb reja, por duhet ta kuptoni edhe nj\u00eb gj\u00eb \u2013 as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar n\u00eb fushat\u00eb. N\u00eb fushat\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb pun\u00ebsim dhe drejt\u00ebsi. Pra, neve duhet t\u00eb na matni krahasuar me zotimet tona q\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e vitit 2021 dhe n\u00eb programin qeveritar m\u00eb pastaj\u201d, tha at\u00ebkoh\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi nga Presidenca dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs e Kosov\u00ebs informacione rreth aktiviteteve t\u00eb tyre lobuese, prioriteteve dhe mund\u00ebsive p\u00ebr ndonj\u00eb njohje t\u00eb re, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb ueb-faqen e MPJD-s\u00eb figurojn\u00eb 120 shtete q\u00eb e njohin Kosov\u00ebn nga e gjith\u00eb bota, por bie n\u00eb sy numri relativisht i ul\u00ebt i shteteve me shumic\u00eb myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vet\u00eb \u00ebsht\u00eb vend me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese myslimane, pritjet do t\u00eb ishin q\u00eb mb\u00ebshtetja nga k\u00ebto shtete t\u00eb ishte m\u00eb e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb e saj \u2013 t\u00eb shpallur n\u00eb vitin 2008 \u2013 e kan\u00eb njohur vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se gjysma e 57 vendeve an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit Islamik. Para njohjeve t\u00eb Sudanit dhe Siris\u00eb sivjet, vendi i fundit me shumic\u00eb myslimane q\u00eb njohu Kosov\u00ebn ishte Bangladeshi, n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Ish-ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Itali, Albert Prenkaj, thot\u00eb se identifikimi i fuqish\u00ebm i Kosov\u00ebs si projekt i SHBA-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Uashingtoni ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuara me shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs islame, ka r\u00ebn\u00eb shpesh ndesh me interesat rajonale t\u00eb k\u00ebtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur pothuajse fare pesh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si islam laik, por t\u00eb cilin vendet islame nuk e pranojn\u00eb, sepse ato e kan\u00eb islamin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Te ne nuk \u00ebsht\u00eb\u2026 por sa her\u00eb q\u00eb jemi paraqitur k\u00ebsisoj, nuk na kan\u00eb par\u00eb si serioz\u00eb\u201d, thot\u00eb Prenkaj p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Tartu n\u00eb Estoni, thot\u00eb se nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trash\u00ebguar lidhjet e gjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, t\u00eb cilat vazhdon t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb edhe sot p\u00ebr t\u00eb penguar avancimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me bot\u00ebn islame.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Beogradi ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb \u00e7njohjeje t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb, sipas zyrtar\u00ebve serb\u00eb, ka sjell\u00eb disa rezultate, megjith\u00ebse ato nuk jan\u00eb konfirmuar kurr\u00eb nga autoritetet kosovare.<\/p>\n<p>Berisha n\u00ebnvizon gjithashtu se shum\u00eb shtete, p\u00ebrve\u00e7 ndikimit t\u00eb jasht\u00ebm, kan\u00eb edhe sfidat e veta, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdesshme ndaj njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMaroku dhe Saharaja Per\u00ebndimore mendoj se jan\u00eb ilustrimi m\u00eb i mir\u00eb. N\u00eb terren kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pushtim t\u00eb Saharas\u00eb Per\u00ebndimore nga ana e Marokut [por q\u00eb OKB-ja e konsideron si problem t\u00eb pazgjidhur]. Ndaj, shtete si ky q\u00eb kan\u00eb probleme me kontrollimin e territorit t\u00eb tyre n\u00eb plotni, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb hezituese q\u00eb ta njohin Kosov\u00ebn. Kjo vlen jo vet\u00ebm p\u00ebr shtetet e bot\u00ebs islame, por edhe n\u00eb nivel global n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, thot\u00eb Berisha p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Njohja e Kosov\u00ebs nga Siria erdhi pas ndryshimit t\u00eb regjimit dhe rritjes s\u00eb ndikimit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>T\u00eb dy ekspert\u00ebt v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga k\u00ebto ndryshime globale p\u00ebr t\u00eb avancuar interesat e saj. Ata sugjerojn\u00eb se Libani mund t\u00eb jet\u00eb vendi i radh\u00ebs me shumic\u00eb myslimane p\u00ebr lobim, pasi tani ka nj\u00eb qeveri funksionale dhe \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb SHBA-s\u00eb. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marr\u00ebveshjes s\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga SHBA-ja me Armenin\u00eb, shihet si nj\u00eb objektiv realist p\u00ebr njohje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi p\u00ebrmes emailit ministrit\u00eb e Jashtme t\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr t\u2019i pyetur n\u00ebse po shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ish-diplomati Prenkaj thot\u00eb se Kosova, sidomos viteve t\u00eb fundit, nuk ka ndjekur nj\u00eb strategji t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u2019u shfaqur si aktor i besuesh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mungesa e koordinimit mes Presidenc\u00ebs, Qeveris\u00eb dhe MPJD-s\u00eb, por edhe me aleat\u00ebt kryesor\u00eb \u2013 SHBA-n\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe dhe Turqin\u00eb \u2013 e ka dob\u00ebsuar fushat\u00ebn p\u00ebr njohje t\u00eb reja, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb politik\u00eb ad hoc. E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt se Kosova, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tashm\u00eb, nuk ka politik\u00eb t\u00eb jashtme, meqen\u00ebse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Hashim Tha\u00e7i, premtoi njohje nga 193 shtete, q\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, plus nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, Kosova mbetet ende larg k\u00ebtij objektivi.<\/p>\n<p>Vendi nuk njihet as nga dy shtete t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 Serbia dhe Bosnje e Hercegovina \u2013 si dhe nga pes\u00eb shtete t\u00eb Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin institucional, Kosova ka arritur t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb organizata si Banka Bot\u00ebrore, Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim e t\u00eb tjera, por ka d\u00ebshtuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb UNESCO, Interpol, K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, OKB e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pajtohen se Kosova duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb strategji shum\u00ebplan\u00ebshe dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrve\u00e7 diplomacis\u00eb tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytz\u00ebzimin e partneriteteve ekonomike dhe t\u00eb aktor\u00ebve joshtet\u00ebror\u00eb, si OJQ-t\u00eb dhe celberit\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb tentoj ta mbroj argumentin se ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb shtetet jasht\u00ebper\u00ebndimore p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 edhe n\u00eb rastet kur njohja nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme \u2013 p\u00ebr t\u2019i avancuar raportet ekonomike me k\u00ebto shtete. Natyrisht me bot\u00ebn myslimane, por edhe me shtetet tjera n\u00eb Afrik\u00eb, n\u00eb Azi, n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Sa m\u00eb shum\u00eb partneritete q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi edhe p\u00ebr njer\u00ebzit, edhe p\u00ebr bizneset\u201d, thot\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha thekson se njohjet e reja mbeten thelb\u00ebsore p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi tregojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Berisha pranon se debati mes politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe asaj t\u00eb brendshme \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por p\u00ebr t\u00eb ilustruar pesh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga m\u00eb shum\u00eb shtete se Kosova, por q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe n\u00eb raste t\u00eb tilla, numri i njohjeve ruan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavar\u00ebsisht realitetit t\u00eb komplikuar n\u00eb terren.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Berisha kujton se edhe vet\u00eb procesi shtetformues i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb historikisht i nd\u00ebrtuar mbi iden\u00eb e njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se projekti i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm pavar\u00ebsia e shpallur n\u00eb shkurt t\u00eb 2008-\u00ebs, por prej viteve \u201990, \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb Kosova e ka k\u00ebrkuar prej viteve \u201990 dhe nuk ka arsye t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb qasje ose n\u00eb mendim\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku aleancat ndryshojn\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe konkurrenca diplomatike \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se Qeveria e re e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb koordinuar me aleat\u00ebt, duke pasur gjithashtu aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb adaptohet dhe t\u00eb veproj\u00eb shpejt sa her\u00eb q\u00eb hapen mund\u00ebsi t\u00eb reja \u2013 si\u00e7 ishte raste me Sirin\u00eb, pas nd\u00ebrrimit t\u00eb regjimit. N\u00eb diplomaci, koha ka po aq r\u00ebnd\u00ebsi sa vizioni. \/rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/30\/analiza-e-rel-si-ndryshimet-ne-bote-mund-ti-sjellin-njohje-te-reja-kosoves\/\">Analiza e REL: Si ndryshimet n\u00eb bot\u00eb mund t\u2019i sjellin njohje t\u00eb reja Kosov\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb sken\u00ebn globale, Kosova ende k\u00ebrkon t\u00eb afirmoj\u00eb vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjet\u00ebsh pavar\u00ebsi, shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs islame por edhe t\u00eb tjera nuk e njohin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqart\u00eb. Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, princi i kuror\u00ebs s\u00eb Arabis\u00eb Saudite, Muhammed bin Salman [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55208","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55208\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}