{"id":55112,"date":"2025-11-29T18:48:29","date_gmt":"2025-11-29T18:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/si-gjermania-po-pergatitet-te-behet-qendra-e-nato-s-per-lufte-kunder-rusise\/"},"modified":"2025-11-29T18:48:29","modified_gmt":"2025-11-29T18:48:29","slug":"si-gjermania-po-pergatitet-te-behet-qendra-e-nato-s-per-lufte-kunder-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/si-gjermania-po-pergatitet-te-behet-qendra-e-nato-s-per-lufte-kunder-rusise\/","title":{"rendered":"Si Gjermania po p\u00ebrgatitet t\u00eb b\u00ebhet qendra e NATO-s p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Natasha Caragnano \u2013 La Repubblica<\/p>\n<p>Quhet \u201cOplan Deu\u201d dhe \u00ebsht\u00eb plani sekret i Gjermanis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm me Rusin\u00eb. Rreth dhjet\u00eb oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjerman\u00eb u mblodh\u00ebn dy vjet e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks ushtarak n\u00eb Berlin p\u00ebr t\u00eb punuar mbi k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Pushtimi i Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022 i dha fund dekadave t\u00eb stabilitetit n\u00eb Evrop\u00eb, duke nxitur nj\u00eb proces t\u00eb shpejt\u00eb riarmatosjeje. Si\u00e7 e ka p\u00ebrmbledhur kancelari Friedrich Merz, \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet jan\u00eb reale\u201d dhe, edhe pse \u201cnuk jemi n\u00eb luft\u00eb, nuk jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb koh\u00eb paqeje\u201d.<\/p>\n<p>Por fati i nj\u00eb konflikti t\u00eb mundsh\u00ebm nuk varet vet\u00ebm nga numri i trupave dhe i arm\u00ebve. Ai do t\u00eb p\u00ebrcaktohet edhe nga suksesi i nj\u00eb operacioni gjigant logjistik, zemra e \u201cOperativplan Deutschland\u201d, Oplan Deu, nj\u00eb dokument i klasifikuar prej 1 mij\u00eb e 200 faqesh, hartuar pas mureve t\u00eb kompleksit ushtarak Julius Leber n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>Plani gjerman<\/p>\n<p>Sipas Wall Street Journal (WSJ), projekti p\u00ebrshkruan n\u00eb detaje se si 800 mij\u00eb ushtar\u00eb gjerman\u00eb, amerikan\u00eb dhe nga vende t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s do t\u00eb zhvendoseshin drejt lindjes, n\u00eb drejtim t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb frontit. Plani harton portet, lumenjt\u00eb, hekurudhat dhe rrug\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdornin, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb furnizoheshin dhe mbroheshin gjat\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht nga pika e mundshme e nisjes\u201d, thot\u00eb Tim Stuchtey, drejtor i Brandenburg Institute for Society and Security, duke marr\u00eb parasysh se Alpet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb natyrore, \u00e7do l\u00ebvizje e NATO-s kund\u00ebr Rusis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kalonte p\u00ebrmes Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb mobilizim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nj\u00eb \u201czhb\u00ebrje t\u00eb vij\u00ebs mes civilit dhe ushtarakut\u201d, q\u00eb WSJ e p\u00ebrshkruan si kthim tek mentaliteti i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, por i p\u00ebrdit\u00ebsuar me k\u00ebrc\u00ebnimet e reja. Dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb penguar nga probleme q\u00eb nuk ekzistonin dikur, infrastruktur\u00eb e amortizuar, legjislacion i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe ushtri m\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket koh\u00ebs, nuk ka siguri. Zyrtar\u00eb gjerman\u00eb kan\u00eb deklaruar s\u00eb fundmi se Rusia mund t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u2019i sulmoj\u00eb vendet e NATO-s n\u00eb vitin 2029. Por incidentet e shpeshta t\u00eb spiunazhit, sabotazhit dhe nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb Evrop\u00ebs, shum\u00eb prej tyre t\u00eb atribuuara Mosk\u00ebs, sugjerojn\u00eb se p\u00ebrgatitjet mund t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb shpejt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb arm\u00ebpushim i mundsh\u00ebm n\u00eb Ukrain\u00eb, t\u00eb cilin SHBA-t\u00eb po e shtyjn\u00eb, do t\u2019i lironte Rusis\u00eb koh\u00eb dhe burime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb ofensiv\u00eb ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Provat e para<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb parandalojm\u00eb luft\u00ebn duke i treguar armikut se nj\u00eb sulm i tyre do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb\u201d, shpjegon nj\u00eb oficer i lart\u00eb gjerman, nj\u00eb nga hartuesit e par\u00eb t\u00eb planit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat e k\u00ebtij ndryshimi u pan\u00eb k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb, kur Rheinmetall ngriti n\u00eb fshatrat e Gjermanis\u00eb Lindore nj\u00eb kamp nate p\u00ebr 500 ushtar\u00eb: fjetore, 48 kabina dushi, pes\u00eb pika furnizimi me karburant, nj\u00eb kuzhin\u00eb fushore, dron\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe roje t\u00eb armatosura. U nd\u00ebrtua p\u00ebr 14 dit\u00eb dhe u \u00e7montua p\u00ebr shtat\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni nxori n\u00eb pah edhe problemet. Terreni nuk mund t\u00eb mbante t\u00eb gjith\u00eb mjetet dhe p\u00ebrb\u00ebhej nga parcela t\u00eb ndara, gj\u00eb q\u00eb detyroi Rheinmetall t\u00eb transportonte ushtar\u00ebt vazhdimisht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme u zbulua nevoja p\u00ebr nj\u00eb semafor t\u00eb ri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb specifike p\u00ebr t\u00eb shmangur bllokimet e trafikut kur kalonin autokolonat ushtarake. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00ebsime po integrohen vazhdimisht n\u00eb Oplan dhe n\u00eb anekset e tij. Pengesa t\u00eb tjera burojn\u00eb nga rregullat e prokurimit, ligjet e privat\u00ebsis\u00eb dhe rregullore t\u00eb tjera t\u00eb krijuara n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Zbatimi i planit k\u00ebrkon nj\u00eb \u201criprogramim mentalitetesh\u201d, duke \u00e7rr\u00ebnjosur pothuaj nj\u00eb brez zakonesh.<\/p>\n<p>Problemet infrastrukturore<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb \u00ebsht\u00eb infrastruktura. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, e ashtuquajtura infrastruktur\u00eb me p\u00ebrdorim t\u00eb dyfisht\u00eb ishte norm\u00eb n\u00eb Gjermani: autostrada, ura, stacione hekurudhore dhe porte t\u00eb projektuara q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin edhe p\u00ebr ushtrin\u00eb. Me p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, k\u00ebto standarde u zhduk\u00ebn dhe tunelet e urat e nd\u00ebrtuara pas viteve \u201990 u rezultuan shum\u00eb t\u00eb ngushta ose t\u00eb brishta p\u00ebr mjetet ushtarake. N\u00eb vitin 2009, Berlini hoqi detyrimin p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rrug\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb mbanin pesh\u00ebn e mjeteve t\u00eb ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe infrastruktura e vjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e p\u00ebrdorshme. Vler\u00ebsimet thon\u00eb se 20% e autostradave dhe mbi nj\u00eb e kat\u00ebrta e urave rrugore k\u00ebrkojn\u00eb riparime p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb n\u00ebnfinancimi kronik. Portet e Detit t\u00eb Veriut dhe t\u00eb Baltikut kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr investime prej 15 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kufizime do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsonin l\u00ebvizjen e ushtris\u00eb n\u00eb rast lufte. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pikat e ngushtimit t\u00eb l\u00ebvizjes ushtarake jan\u00eb nd\u00ebr sekretet m\u00eb t\u00eb ruajtura t\u00eb Oplan-it.<\/p>\n<p>Rikthimi i Gjermanis\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn e luft\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas WSJ, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Gjermanin\u00eb s\u00ebrish t\u00eb gatshme p\u00ebr luft\u00eb nisi pak dit\u00eb pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs m\u00eb 2022, kur kancelari Olaf Scholz shpalli fondin 100 miliard\u00eb euro p\u00ebr riarmatimin dhe foli p\u00ebr Zeitenwende, nj\u00eb \u201ckthes\u00eb epokale\u201d.<\/p>\n<p>Po at\u00eb vit, Bundeswehr krijoi Komand\u00ebn Teritoriale, e cila do t\u00eb drejtonte t\u00eb gjitha operacionet brenda vendit, dhe i dha komandantit t\u00eb saj, gjeneralit Andr\u00e9 Bodemann, veteran i luft\u00ebrave n\u00eb Kosov\u00eb dhe Afganistan, detyr\u00ebn e hartimit t\u00eb Oplan-it. Deri n\u00eb marsin e vitit t\u00eb kaluar, pas konsultimeve me ministri, agjenci dhe autoritete lokale, u p\u00ebrfundua drafti i par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas nisi faza e zbatimit. Nd\u00ebrsa qeveria e re e Merz promovonte nj\u00eb plan shpenzimesh prej 500 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr mbrojtjen dhe rikthimin e sh\u00ebrbimit ushtarak, Bundeswehr punonte n\u00eb heshtje, duke njoftuar spitalet, policin\u00eb dhe agjencit\u00eb e emergjencave, duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me landet dhe me menaxhuesit e autostradave, si dhe duke sh\u00ebnuar rrug\u00ebt e tranzitit p\u00ebr autokolonat ushtarake.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/si-gjermania-po-pergatitet-te-behet-qendra-e-nato-s-per-lufte-kunder-rusise\/\">Si Gjermania po p\u00ebrgatitet t\u00eb b\u00ebhet qendra e NATO-s p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Natasha Caragnano \u2013 La Repubblica Quhet \u201cOplan Deu\u201d dhe \u00ebsht\u00eb plani sekret i Gjermanis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm me Rusin\u00eb. Rreth dhjet\u00eb oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjerman\u00eb u mblodh\u00ebn dy vjet e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks ushtarak n\u00eb Berlin p\u00ebr t\u00eb punuar mbi k\u00ebt\u00eb dokument. Pushtimi i Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022 i dha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55112","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55112\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}