{"id":55022,"date":"2025-11-29T10:48:22","date_gmt":"2025-11-29T10:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/park-kombetar-vetem-me-letra-vjosa-shnderrohet-ne-landfill-industrial\/"},"modified":"2025-11-29T10:48:22","modified_gmt":"2025-11-29T10:48:22","slug":"park-kombetar-vetem-me-letra-vjosa-shnderrohet-ne-landfill-industrial","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/park-kombetar-vetem-me-letra-vjosa-shnderrohet-ne-landfill-industrial\/","title":{"rendered":"Park Komb\u00ebtar vet\u00ebm me letra: Vjosa shnd\u00ebrrohet n\u00eb landfill industrial"},"content":{"rendered":"<p>Pran\u00eb qytetit t\u00eb Selenic\u00ebs, n\u00eb brigjet e Vjos\u00ebs, deri nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb banor\u00ebt b\u00ebnin plazh. Jo m\u00eb! Shtrati i lumit me guralec\u00eb tani \u00ebsht\u00eb i mbuluar me nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb trash\u00eb balte me mbetje bitumi dhe \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb landfill industrial.<\/p>\n<p>Lumi Vjosa, i njohur si \u201clumi i fundit i eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, dy vite m\u00eb par\u00eb u shpall Park Komb\u00ebtar, pas nj\u00eb fushate disavje\u00e7are nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb b\u00ebri bashk\u00eb aktivist\u00eb lokal\u00eb dhe aktor\u00eb hollivudian\u00eb. Edhe pse niveli i mbrojtjes ligjore \u00ebsht\u00eb rritur, rrjedha e tij vazhdon t\u00eb jet\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga ndotja.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto minerale jan\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb kimikatesh, pra substancash kimike t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit,\u201d<\/em>\u00a0tha p\u00ebr BIRN Olsi Nika.<\/p>\n<p>\u201cKa substanca q\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr flor\u00ebn, p\u00ebr faun\u00ebn, por ka edhe substanca t\u00eb tjera q\u00eb quhen komponent\u00eb q\u00eb rrin\u00eb gjat\u00eb dhe nuk zb\u00ebrthehen,\u201d shtoi ai, nd\u00ebrsa shpjegoi se \u201cato jo vet\u00ebm q\u00eb ndotin flor\u00ebn dhe faun\u00ebn aty, por n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetave ushqimore ato vijn\u00eb deri n\u00eb tryezat tona, deri n\u00eb indet tona\u201d.<\/p>\n<p>Pamjet n\u00eb terren jan\u00eb dramatike, nd\u00ebrsa institucionet e mbrojtjes s\u00eb mjedisit flasin p\u00ebr cil\u00ebsi brenda normave t\u00eb lumenjve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndoten.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit i tha BIRN se, bazuar n\u00eb raportin vjetor t\u00eb mjedisit, uj\u00ebrat e lumenjve vler\u00ebsohen t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb standardet komb\u00ebtare dhe nuk paraqesin ndotje.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket vlerave t\u00eb radioaktivitetit alfa dhe beta total t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb lumenjve Shkumbin, Drin dhe Vjos\u00eb, vler\u00ebsohet se jan\u00eb n\u00ebn vlerat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb standardet komb\u00ebtare dhe nuk paraqesin ndotje,\u201d<\/em>\u00a0shkruan AKM.<\/p>\n<p><strong>Habitate n\u00eb rrezik<\/strong><\/p>\n<p>Lumenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme natyrore t\u00eb vendit, me nj\u00eb rrjet t\u00eb dendur rrjedhash q\u00eb zbresin nga zonat malore n\u00eb ult\u00ebsir\u00ebn bregdetare. Ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs, shum\u00eb prej lumenjve shqiptar\u00eb ende ruajn\u00eb segmente t\u00eb egra, duke krijuar habitate dhe ekosisteme natyrore t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata jan\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga aktivitetet minerare, mbetjet industriale, nd\u00ebrhyrjet hidroteknike dhe menaxhimi i dob\u00ebt i mbetjeve, duke e b\u00ebr\u00eb ruajtjen e tyre nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mjedisin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me Vjos\u00ebn, lumi Fan gjarp\u00ebron mes luginave e grykave malore dhe mb\u00ebrrin i kristalt\u00eb deri n\u00eb qytetin e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit. Pik\u00ebrisht aty ai bashkohet me p\u00ebrroin e kuq q\u00eb vjen nga zona minerare dhe rrjedha e tij ndryshon ngjyr\u00eb nga ndotja.<\/p>\n<p>Ndotja e lumenjve nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pasoj\u00eb e minierave aktive, por edhe e depozitimeve t\u00eb vjetra minerare t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuk\u00ebs, pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Leshnic\u00ebs, pluhuri mineral dhe mbetjet krijojn\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm ndotjeje q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb lumin Drin. Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Librazhd, ku mbetjet e vjetra minerare buz\u00eb Shkumbinit, pas \u00e7do shiu, p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb shtratin e lumit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ngren\u00eb dyshime mbi metodologjin\u00eb e institucioneve p\u00ebr matjen e ndotjes s\u00eb lumenjve.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse AKM thot\u00eb p.sh. se Vjosa ose Fani \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ujit apo shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, i referohet gjith\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb Vjos\u00ebs apo t\u00eb Fanit,\u201d<\/em>\u00a0shpjegoi Nika.<\/p>\n<p><em>\u201cPor k\u00ebto ndotje jan\u00eb pik\u00ebsore, t\u00eb cilat shnd\u00ebrrohen n\u00eb difuze, n\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa qindra metra apo deri n\u00eb kat\u00ebr kilometra dhe pastaj uji vet\u00ebpastrohet,\u201d<\/em>\u00a0shtoi ai.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Eco Albania k\u00ebmb\u00ebngul se d\u00ebmi q\u00eb shkakton ndotja nis pik\u00ebs\u00ebpari te komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb pran\u00eb zonave ku ushtrojn\u00eb aktivitetin kompanit\u00eb minerare.<\/p>\n<p>\u201cZinxhiri \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: mbetjet apo kimikatet apo mbetjet e d\u00ebmshme depozitohen n\u00eb uj\u00eb, nga uji fillojn\u00eb te filtrator\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt \u2014 pra nga algat, nga makroinvertebror\u00ebt mbi t\u00eb cil\u00ebt ushqehen peshqit, shpend\u00ebt dhe pastaj me t\u00eb cil\u00ebt ushqehemi edhe ne,\u201d tha Nika.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb problemi kryesor i ndot\u00ebsve: jo vet\u00ebm q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb zon\u00ebn, habitatet, at\u00eb pjes\u00ebn ku shkarkohen, por p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut \u2014 fillimisht t\u00eb komunitetit t\u00eb zonave af\u00ebr tyre q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto burime natyrore,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>Masa administrative<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit sqaron se grupet e saj t\u00eb inspektimit kan\u00eb marr\u00eb masa administrative, duke vendosur gjoba dhe duke k\u00ebrkuar pezullim aktiviteti p\u00ebr disa kompani minerare, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb Selenic\u00eb dhe Fush\u00eb-Arr\u00ebz.<\/p>\n<p>\u201cNdotja e mjedisit nuk pret,\u201d thot\u00eb eksperti mjedisor Edi Tuka. \u201cPra nuk pret nj\u00eb vendim t\u00eb AKM apo institucioneve t\u00eb tjera ligjzbatuese, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm t\u2019u pezullojn\u00eb dhe t\u2019u heqin licencat; pra duhet patjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre kompanive ndot\u00ebse t\u00eb mjedisit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ngre edhe eksperti i mjedisit Olsi Nika, i cili thekson se sanksionet duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb realisht n\u00eb sjelljen e kompanive minerare.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb milion lek\u00eb t\u00eb vjetra gjob\u00eb p\u00ebr kompani q\u00eb gjeneron disa milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare problem,<\/em>\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Mungesa e nj\u00eb reagimi vendimtar nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ndalimin e ndotjes ka prodhuar apati dhe heshtje n\u00eb komunitetet e prekura.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb rast se komuniteti nuk ka n\u00eb krah institucionet q\u00eb zbatojn\u00eb ligjin, por i ka p\u00ebrball\u00eb \u2013 dhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndotja mjedisore, normalisht komuniteti e humb forc\u00ebn dhe arsyen p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb kauz\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit,<\/em>\u201d tha Tuka.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje nga institucionet, komunitetet e prekura nga ndotja duket se nuk kan\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb heshtin dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromiset e vogla, aq sa iu ofron kompania ndot\u00ebse.<\/p>\n<p><em>\u201cAta mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb edhe presionit t\u00eb parave q\u00eb mund t\u00eb marrin nga kompanit\u00eb, edhe presionit t\u00eb \u2018t\u00eb fort\u00ebve\u2019 q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb apo mbrojn\u00eb interesat e k\u00ebtyre kompanive n\u00ebse shohin nj\u00eb reagim nga shteti,\u201d<\/em>\u00a0tha Nika.\u00a0<em>\u201cPor kur nuk shohin asnj\u00eb reagim nga shteti, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromis,\u201d<\/em>\u00a0shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Krimi mjedisor<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa autoritetet k\u00ebmb\u00ebngulin se monitorimet zyrtare tregojn\u00eb uj\u00ebra brenda normave dhe se ndaj kompanive jan\u00eb marr\u00eb masa administrative, pamjet nga terreni tregojn\u00eb se lumenjt\u00eb mbeten t\u00eb ekspozuar ndaj ndotjes s\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrsa ndikimi n\u00eb habitatet natyrore dhe n\u00eb sh\u00ebndetin e banor\u00ebve \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb injorohet.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e mjedisit nuk jan\u00eb kritik\u00eb vet\u00ebm ndaj AKM-s\u00eb, por edhe ndaj organeve ligjzbatuese. Sipas Mihallaq Qirjos, drejtor ekzekutiv i REC Albania, numri i veprave penale q\u00eb lidhen me krimin mjedisor dhe q\u00eb ndiqen nga policia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt\u00a0 \u2013 vet\u00ebm 17% e t\u00eb gjitha veprave penale q\u00eb prekin tok\u00ebn, ujin dhe ajrin.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse ne shkojm\u00eb n\u00eb prokurori, numri bie shum\u00eb: mesatarja \u00ebsht\u00eb 0.4% e t\u00eb gjitha veprave q\u00eb trajtohen nga prokuroria t\u00eb jen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb prek ajrin, ujin dhe tok\u00ebn,\u201d<\/em>\u00a0tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, hetimet pezullohen p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit, apo pushohen p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb provave t\u00eb grumbulluara n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjykat\u00eb nuk kemi gjetur asnj\u00eb rast t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes s\u00eb burimeve ujore,\u201d shpjegoi Qirjo, dhe shtoi se kjo situat\u00eb vjen nga \u201cmungesa e kapaciteteve njer\u00ebzore dhe teknike p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00eb thell\u00ebsi krimin mjedisor.\u201d\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/park-kombetar-vetem-me-letra-vjosa-shnderrohet-ne-landfill-industrial\/\">Park Komb\u00ebtar vet\u00ebm me letra: Vjosa shnd\u00ebrrohet n\u00eb landfill industrial<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pran\u00eb qytetit t\u00eb Selenic\u00ebs, n\u00eb brigjet e Vjos\u00ebs, deri nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb banor\u00ebt b\u00ebnin plazh. Jo m\u00eb! Shtrati i lumit me guralec\u00eb tani \u00ebsht\u00eb i mbuluar me nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb trash\u00eb balte me mbetje bitumi dhe \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si \u201clumi i fundit i eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55022","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55022\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}