{"id":55013,"date":"2025-11-29T09:48:12","date_gmt":"2025-11-29T09:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/italia-cmonton-rrjetin-e-troplineve-elvis-doci-i-pakapshmi-i-shqiperise-drejtonte-trafikun\/"},"modified":"2025-11-29T09:48:12","modified_gmt":"2025-11-29T09:48:12","slug":"italia-cmonton-rrjetin-e-troplineve-elvis-doci-i-pakapshmi-i-shqiperise-drejtonte-trafikun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/29\/italia-cmonton-rrjetin-e-troplineve-elvis-doci-i-pakapshmi-i-shqiperise-drejtonte-trafikun\/","title":{"rendered":"Italia \u00e7monton rrjetin e Troplin\u00ebve: Elvis Do\u00e7i, i pakapshmi i Shqip\u00ebris\u00eb, drejtonte trafikun"},"content":{"rendered":"<p>Media italiane kan\u00eb zbuluar detaje t\u00eb reja si funksionte grupi kriminal q\u00eb trafikonte kokain\u00eb nga Ekuadori dhe furnizonte Europ\u00ebn e Italin\u00eb nd\u00ebrsa parat\u00eb e drog\u00ebs pastroheshin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Hetimet, t\u00eb kryera nga viti 2020 deri n\u00eb vitin 2025 nga Nj\u00ebsia e Policis\u00eb Ekonomiko\u2013Financiare e Breshias dhe nga Sh\u00ebrbimi Qendror i Hetimit t\u00eb Kriminalitetit t\u00eb Organizuar, kan\u00eb rind\u00ebrtuar struktur\u00ebn piramidale t\u00eb organizat\u00ebs kriminale.<\/p>\n<p>Mediat italiane shkruajn\u00eb se n\u00eb krye t\u00eb grupit\u00a0q\u00eb\u00a0drejtohej nga Shqip\u00ebria ishin\u00a0Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci, i njohur dhe si Visi i Poj\u00ebs, nipi i Xhevdet Troplinit.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb saj, nga baza operative n\u00eb Shqip\u00ebri, Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci jepnin urdhra dhe koordinonin veprimtarin\u00eb p\u00ebrmes chat-eve t\u00eb enkriptuara me algoritme t\u00eb avancuara, t\u00eb cilat hetuesit kan\u00eb arritur ti d\u00ebshifrojn\u00eb p\u00ebrmes ndihm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve,<a href=\"https:\/\/www.leccotoday.it\/cronaca\/narcotraffico-base-castello-brianza-valmadrera-arrestati.html\">\u00a0shkruan lecco today.<\/a>\u00a0Kujtojm\u00eb se Visi i\u00a0Poj\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb k\u00ebrkim nga\u00a0SPAK\u00a0p\u00ebr Operacionin Ura t\u00eb zhvilluar n\u00eb muajin maj t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet italiane.<\/p>\n<p>Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Breshias dhe i quajtur \u201cGolden River\u201d, ka \u00e7montuar organizat\u00ebn\u00a0kriminale shqiptare q\u00eb dyshohet t\u00eb ket\u00eb trafikuar mbi 1.300 kilogram\u00eb kokain\u00eb dhe heroin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5 vje\u00e7are\u00a0(2020\u20132025).<\/p>\n<p><strong>1300 kg kokain\u00eb e heroine<\/strong><\/p>\n<p>Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Breshias dhe i quajtur \u201cGolden River\u201d, ka \u00e7montuar organizat\u00ebn\u00a0kriminale shqiptare q\u00eb dyshohet t\u00eb ket\u00eb trafikuar mbi 1.300 kilogram\u00eb kokain\u00eb dhe heroin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5 vje\u00e7are\u00a0(2020\u20132025).<\/p>\n<p>Hetimi konsiderohet si nj\u00eb nga goditjet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb dh\u00ebna ndonj\u00ebher\u00eb ndaj rrjeteve t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Itali. Me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Breshias jan\u00eb l\u00ebshuar 24 masa sigurie, nga t\u00eb cilat 21 arrest me burg dhe 3 arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n<p><strong>Drejtimi nga Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Denis Myftiu, alias Aurel Hoxha apo Dario Myftiu konsiderohet promotori dhe drejtuesi i\u00a0grupit kriminal q\u00eb trafikonte drog\u00eb nga Ekuadori n\u00eb BE dhe n\u00eb Itali. \u00a0Nga Durr\u00ebsi Denis Myftiu me Erion Kapidanin drejtonin t\u00eb gjith\u00eb trafikun p\u00ebrmes komunikeve me platformat Sky-Ecc dhe Encrochat.<\/p>\n\n<p>M\u00ebsohet se Myftiu mbante kontaktet me furnizuesit e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke p\u00ebrcaktuar sasin\u00eb, m\u00ebnyrat dhe afatet e importimit, si edhe duke vendosur se n\u00eb cil\u00ebn baz\u00eb logjistike do t\u00eb d\u00ebrgohej droga.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm, Myftiu i drejtohej Erion Kapidanit i cili nga provinca e B\u00ebrgamos kujdesej p\u00ebr detajet e pritjes, magazinimit dhe m\u00eb pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb drog\u00ebs te grosist\u00ebt e ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb pas nga data 24 dhjetor 2021, pasi kishte braktisur p\u00ebrfundimisht territorin italian, Erion Kapidani drejtoi trafikun e kokain\u00ebs t\u00eb organizat\u00ebs drejtp\u00ebrdrejt nga Shqip\u00ebria s\u00eb bashku me Denis Myftiun.<\/p>\n<p><strong>Si transportohej\u00a0droga<\/strong><\/p>\n<p>Droga nga Ekuadori transportohej drejt Italis\u00eb me kamion\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, heroina transportohej nga Shqip\u00ebria n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb, p\u00ebrmes autobus\u00ebve. Sipas mediave Italiane, shofer\u00ebt e autobus\u00ebve shpesh nuk ishin n\u00eb dijeni, nd\u00ebrsa shofer\u00ebt e kamion\u00ebve ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb klaneve.<\/p>\n<p><strong>Baza n\u00eb Itali<\/strong><\/p>\n<p>Rrjeti kishte n\u00eb dispozicion gjasht\u00eb baza logjistike n\u00eb territorin italian: tre n\u00eb provinc\u00ebn e Breshias (n\u00eb Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; n\u00eb Palazzolo sull\u2019Oglio, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Eduart Leb\u00ebs; dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb qytetin e Breshias), nj\u00eb n\u00eb provinc\u00ebn e Leccos e cila i ishte besuar Deliut, nj\u00eb baz\u00eb n\u00eb Pulja e koordinuar nga Vincenzo Bruno dhe Altin Shehaj, si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto qendra operative b\u00ebhej magazinimi i drog\u00ebs s\u00eb ardhur nga Amerika e Jugut dhe m\u00eb pas shp\u00ebrndarja te klient\u00ebt. E gjith\u00eb kokaina nisej nga Amerika e Jugut, udh\u00ebtonte p\u00ebrmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb Veriut, dhe m\u00eb pas futej n\u00eb Itali e fshehur brenda mjeteve t\u00eb r\u00ebnda. Pasi kalonin kontrollet doganore, ngarkesat shp\u00ebrndaheshin n\u00eb bazat logjistike.<\/p>\n<p><strong>Parate e droges n\u00eb Shqip\u00ebri me autobusa<\/strong><\/p>\n<p>Parat\u00eb cash t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitjet i transferoheshin drejtuesve shqiptar\u00eb p\u00ebrmes korrier\u00ebve, t\u00eb ashtuquajtur \u201cmoney mules\u201d: shofer\u00eb autobusi t\u00eb linj\u00ebs Itali\u2013Shqip\u00ebri q\u00eb pranonin t\u00eb transportonin shum\u00ebn gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tyre t\u00eb rregullta. Thelb\u00ebsore p\u00ebr organizat\u00ebn ishte edhe bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb kompani transporti e administruar nga Giuseppe Iorio, 57 vje\u00e7, me origjin\u00eb nga Campania dhe banues n\u00eb provinc\u00ebn e Bergamos, e cila siguronte mb\u00ebshtetje logjistike p\u00ebr aktivitetet kriminale duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kamion\u00eb p\u00ebr zhvendosjen e drog\u00ebs dhe organizimin e udh\u00ebtimeve t\u00eb mbules\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi me Sacra Corona Unita<\/strong><\/p>\n<p>I konsoliduar rezulton edhe lidhja mes organizat\u00ebs shqiptare dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Pulja, konkretisht me Sacra Corona Unita, p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e drog\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Baza operative n\u00eb Lecco: 80 kg drog\u00eb n\u00eb muaj<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb dokumentuar ekzistenc\u00ebn e gjasht\u00eb bazave logjistike t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb territorin italian, mes t\u00eb cilave nj\u00eb ndodhej n\u00eb provinc\u00ebn e Lecco, n\u00eb rajonin e Lombardis\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Italis\u00eb. Qendra e Leccos, sipas asaj q\u00eb ka rind\u00ebrtuar Guardia di Finanza p\u00ebrmes deshifrimit t\u00eb chat-eve t\u00eb enkriptuara t\u00eb p\u00ebrdorura nga organizata, drejtohej nga Ardian Deliu, banues n\u00eb Castello di Brianza.<\/p>\n<p>Nga analiza e komunikimeve mes drejtuesve t\u00eb grupit, Denis Myftiu dhe Erion Kapidani, ka rezultuar se Deliu i besoheshin rreth 80 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj. 40-vje\u00e7ari e merrte drog\u00ebn drejtp\u00ebrdrejt nga drejtuesit dhe, duke ndjekur udh\u00ebzimet e tyre, e shp\u00ebrndante te klient\u00ebt final\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veriut e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 17 n\u00ebntori 2020, bisedat e p\u00ebrgjuara\u00a0 dokumentuan importimin e nj\u00eb ngarkese t\u00eb madhe kokain\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Deliu filloi menj\u00ebher\u00eb ta shp\u00ebrndante. Midis n\u00ebntorit dhe dhjetorit 2020, Deliut i ngarkohen\u00a0t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb episode t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb drog\u00ebs: nj\u00eb kilogram n\u00eb Padova m\u00eb 26 n\u00ebntor, nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Pordenone po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, 1,5 kilogram n\u00eb Casalpusterlengo m\u00eb 27 n\u00ebntor, tre kilogram n\u00eb Torino m\u00eb 28 n\u00ebntor, nj\u00eb kilogram n\u00eb Zogno m\u00eb 28 n\u00ebntor, nj\u00eb kilogram n\u00eb Palazzolo sull\u2019Oglio m\u00eb 30 n\u00ebntor, dhe tre kilogram n\u00eb Piossasso m\u00eb 5 dhjetor.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 dhjetor 2020, Deliu mori nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb re prej 28 kilogram\u00ebsh, e cila u shp\u00ebrnda dit\u00ebt n\u00eb vijim tek bler\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm, mes tyre nj\u00eb person n\u00eb Torre Boldone dhe Lala Oltion n\u00eb Piossasso. N\u00eb total, midis dhjetorit 2020 dhe dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb janarit 2021, hetimet dokumentojn\u00eb kalimin e dhjet\u00ebra kilogram\u00ebve drog\u00eb p\u00ebrmes rrjetit t\u00eb menaxhuar nga banori i Castello di Brianza.<\/p>\n<p>Veprimtaria e Deliut p\u00ebrfundoi m\u00eb 19 janar 2021, kur Karabinier\u00ebt e Bergamos e ndaluan tek pika e kontrollit t\u00eb autostrad\u00ebs, nd\u00ebrsa ai po drejtonte nj\u00eb furgon Renault Maxity me targ\u00eb DR691TT. N\u00eb bord t\u00eb mjetit, forcat e policis\u00eb gjet\u00ebn t\u00eb fshehur pes\u00eb kilogram\u00eb kokain\u00eb. Arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb konfirmoi at\u00eb q\u00eb ishte zbuluar m\u00eb par\u00eb nga bisedat e interceptuara: Deliu ishte nj\u00eb element operativ qendror i rrjetit t\u00eb shp\u00ebrndarjes n\u00eb veri t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n\n<p>Ervis Belshaku, banues n\u00eb Valmadrera, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr dy vepra t\u00eb ndryshme penale. E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shp\u00ebrndarjen e tre kilogram\u00ebve kokain\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ai i kishte marr\u00eb nga drejtuesit e organizat\u00ebs. Episodi i dyt\u00eb, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, e akuzon at\u00eb p\u00ebr mbajtjen e 23 kilogram\u00ebve kokain\u00eb n\u00eb Calusco d\u2019Adda, n\u00eb provinc\u00ebn e Bergamos, midis fundit t\u00eb dhjetorit 2020 dhe janarit 2021.\/<a href=\"https:\/\/www.syri.net\/kronike\/842583\/italia-cmonton-skemen-e-organizates-se-troplineve-elvis-doci-qe-s-u-kap-dot-nga-spak-drejtonte-trafikun-e-kokaines\/\"><strong>SYRI.net<\/strong><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/italia-cmonton-rrjetin-e-troplineve-elvis-doci-i-pakapshmi-i-shqiperise-drejtonte-trafikun\/\">Italia \u00e7monton rrjetin e Troplin\u00ebve: Elvis Do\u00e7i, i pakapshmi i Shqip\u00ebris\u00eb, drejtonte trafikun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Media italiane kan\u00eb zbuluar detaje t\u00eb reja si funksionte grupi kriminal q\u00eb trafikonte kokain\u00eb nga Ekuadori dhe furnizonte Europ\u00ebn e Italin\u00eb nd\u00ebrsa parat\u00eb e drog\u00ebs pastroheshin n\u00eb Shqip\u00ebri. Hetimet, t\u00eb kryera nga viti 2020 deri n\u00eb vitin 2025 nga Nj\u00ebsia e Policis\u00eb Ekonomiko\u2013Financiare e Breshias dhe nga Sh\u00ebrbimi Qendror i Hetimit t\u00eb Kriminalitetit t\u00eb Organizuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-55013","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55013\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}