{"id":54973,"date":"2025-11-28T20:12:23","date_gmt":"2025-11-28T20:12:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/deshmia-e-re-kush-e-qendisi-flamurin-e-pavaresise\/"},"modified":"2025-11-28T20:12:23","modified_gmt":"2025-11-28T20:12:23","slug":"deshmia-e-re-kush-e-qendisi-flamurin-e-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/deshmia-e-re-kush-e-qendisi-flamurin-e-pavaresise\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e re\/ Kush e q\u00ebndisi flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><span>Ngjarjet e m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr popujt dhe kombet prodhojn\u00eb gjithmon\u00eb histori, analiz\u00eb, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i k\u00ebtyre ngjarjeve mbetet aktual at\u00ebher\u00eb kur dhe ngjarja rivjen n\u00eb v\u00ebmendjen e popujve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ciklike, p\u00ebr shkak t\u00eb festimit t\u00eb tyre si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin. T\u00eb tilla kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb dy datat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne p\u00ebr shqiptar\u00ebt, 28 dhe 29 n\u00ebntori.\u00a0<\/span><span>N\u00eb rastin e 28 n\u00ebntorit, shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tri jan\u00eb diskutimet q\u00eb zhvillohen, pavar\u00ebsisht se nuk kemi n\u00eb zot\u00ebrim privat apo publik subjektet e tyre: \u00e7\u00ebshtja e flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kush e solli apo kush e q\u00ebndisi; \u00e7\u00ebshtja e dokumentit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kush e ruajti dhe si humbi; \u00e7\u00ebshtja e akteve t\u00eb plota origjinale t\u00eb kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat s\u2019kemi m\u00eb gjurm\u00eb, q\u00eb kur i botoi Lef Nosi n\u00eb vitet pas pavar\u00ebsis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb tria k\u00ebto elemente, artefakte dhe dokumente, sot nuk i zot\u00ebron asnj\u00eb institucion i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk dihet n\u00ebse ndodhen diku, apo duhet t\u2019i konsiderojm\u00eb t\u00eb humbura.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke marr\u00eb shkas nga nj\u00eb dokument q\u00eb nuk ka qarkulluar gjer\u00ebsisht m\u00eb her\u00ebt n\u00eb duart e historian\u00ebve apo n\u00eb syt\u00eb e publikut, sjellim k\u00ebtu nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Por, m\u00eb par\u00eb, pak\u00ebz histori.<\/span><\/p>\n<p><span>Studimet e derisotshme na japin kat\u00ebr prejardhje t\u00eb flamurit q\u00eb u ngrit pasditen e 28 n\u00ebntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Sipas variantit t\u00eb par\u00eb, flamurin e q\u00ebndisi apo e stampoi <strong>Marigo Pozio<\/strong> dhe, m\u00eb pas, sipas po atij modeli, prodhoi edhe t\u00eb tjer\u00eb flamuj q\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtesat e tjera qeveritare. Sipas variantit t\u00eb dyt\u00eb, flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb e kishte mbajtur tek koka e shtratit <strong>Eqrem bej Vlora<\/strong> q\u00eb prej vitit 1909, kur ia kishte dhuruar <strong>Aladro Kastrioti<\/strong>, aventurier q\u00eb pretendonte se ishte pasardh\u00ebs i Sk\u00ebnderbeut dhe pretendues i fronit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1914. K\u00ebt\u00eb flamur e hoqi nga korniza mbi shtrat <strong>Amalie von Godin<\/strong>, mikesh\u00eb e Eqrem Vlor\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Sipas variantit t\u00eb tret\u00eb flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb e solli n\u00eb Vlor\u00eb, prej Amerike dhe p\u00ebrmes Bukureshti, patrioti <strong>Spiridon Ilo<\/strong>, nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e aktit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. [P\u00ebr k\u00ebto, shih: <strong>Ledia Dushku<\/strong>, \u201c<em>Lef Nosi dhe historia e flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u201d,<\/em> n\u00eb: Studime Historike, nr. 1-2, 2013, fq. 239-246.] Variantin e kat\u00ebrt na e sjell Prof. <strong>Frederik Stamati<\/strong> n\u00eb nj\u00eb artikull botuar m\u00eb 29 prill 2018 n\u00eb Shqiptarja.com. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull citohet nj\u00eb reagim i <strong>Leonidha Na\u00e7it<\/strong>, botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cVatra\u201d m\u00eb 2 dhjetor, 1934, i ngjash\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbajtje me at\u00eb q\u00eb sjellim k\u00ebtu, por krejt telegrafik.<\/span><\/p>\n<p><span>Varianti i historis\u00eb s\u00eb flamurit sipas patriotit Leonidha Na\u00e7i, t\u00eb cilin prezantojm\u00eb, gjendet n\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim q\u00eb p\u00ebrmban kujtime t\u00eb vet\u00eb atij. K\u00ebto kujtime Na\u00e7i i ka shkruar gjat\u00eb ose pas vitit 1939, si\u00e7 e thot\u00eb n\u00eb flet\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tyre, dhe synon t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb veprimtarin\u00eb e tij patriotike prej vitit 1895 deri m\u00eb 1939. K\u00ebt\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb po ai, e b\u00ebn q\u00eb t\u2019ia l\u00ebr\u00eb kujtim t\u00eb birit, jo p\u00ebr t\u2019u botuar. Kujtimet ruhen n\u00eb dor\u00ebshkrim, n\u00eb flet\u00eb t\u00eb thjeshta fletoreje, t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00ebra-tjetra, shkruar me boj\u00eb t\u00eb zez\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Pasi p\u00ebrshkruan koh\u00ebn e studimeve, vitet kur jepte m\u00ebsim n\u00eb shkolla t\u00eb ndryshme, burgosjen dhe endjet n\u00ebp\u00ebr Ballkan si m\u00ebsues e gazetar, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kursi t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Athin\u00eb dhe hapjen p\u00ebr pak koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb kursi t\u00eb shqipes n\u00eb Korfuz, Na\u00e7i na informon p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e flamurit (sjellim transkriptimin diplomatik, pa nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb tekst):<\/span><\/p>\n<p>Fleta e par\u00eb e dor\u00ebshkrimit t\u00eb Leonidha Na\u00e7it. (AQSH i RSH, Fondi: \u201cLeonidha Na\u00e7i\u201d, Dosja: 5, fl. 1.)<br \/>\nPjesa e dor\u00ebshkrimit ku ndodhet historia e flamurit. (AQSH i RSH, Fondi: \u201cLeonidha Na\u00e7i\u201d, Dosja: 5, fl. 46.)<\/p>\n<p><em><span>\u201cDisa prej patriot\u00ebve tan\u00eb formuan nj\u00eb \u00e7et\u00eb kryengrit\u00ebse p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb vuante aq\u00eb shum\u00eb nga ndjekjet e Xhon Turqve dhe Shqip\u00ebtarit Xhavid Pashajt. K\u00ebjo \u00e7et\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 11 vetash me t\u00eb shum\u00ebtit Kor\u00e7ar\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00eb kryesin\u00eb t\u00eb Kol Rodhes dhe sillte me vete dhe nj\u00eb flamur t\u00eb m\u00ebndafsht\u00eb t\u00eb dhuruar prej shqip\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb Brindis muarn\u00eb lajme e hidhur t\u00eb vrasjes n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb 6 d\u00ebshmor\u00ebve dhe burgosjen e Themistokliut. Koli me 8 shok\u00eb ardhi n\u00eb Korfus, dhe dy nga shok\u00ebt i kishte l\u00ebn\u00eb me pla\u00e7kat dhe flamurin n\u00eb Brindis. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>M\u00eb takoj dhe u fjalosm\u00eb gjer e gjat\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb ay dolli nga Amerika q\u00eb t\u00eb hynte me doemos si kryengrit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe nuk\u00eb do t\u00eb ndalet para pengimeve q\u00eb i paraqiteshin. I thash\u00eb t\u00eb ju shkruante shok\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Brindis t\u00eb vinin n\u00eb Korfus t\u00eb sillnin dhe flamurin, dhe u mora vesh me autoritetet e v\u00ebndit t\u00eb mos hapeshin teshat e tyre n\u00eb dogan\u00ebn e Korfuzit, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebneshe buje prej Himarjot\u00ebve t\u00eb atjeshm\u00eb. K\u00ebshtu u b\u00eb, ardh\u00eb, ju dolla p\u00ebrpara, mora prej tyre n\u00eb dor\u00ebzim ark\u00ebn me flamurin, po me q\u00ebn\u00eb q\u00eb familja time ishte dhe banonte jasht\u00eb Korfuzit, n\u00eb Pontikonisi, dhe me q\u00ebn\u00eb se rinja n\u00eb Korfus bashk\u00eb me kunet\u00ebrit e mij, i k\u00ebshillova t\u00eb ja japin ark\u00ebn me flamurin Marigos\u00eb Pozhjos (Papakosta Po\u00e7i) q\u00eb ndodheshe n\u00eb Korfus p\u00ebr vilegjatur\u00eb <\/span><\/em><span>[pushime, S. \u00c7.].<\/span><\/p>\n<p><span><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flamur q\u00eb u gjent dit\u00ebn 28 N\u00ebntor 1912 dhe u ngrit at\u00eb dit\u00eb dhe u p\u00ebrdor p\u00ebr hyrnek q\u00eb q\u00ebndisn\u00eb dhe t\u00eb tjera flamur, u b\u00eb fjal\u00eb shum\u00eb m\u00eb von se Marigoja kishte ambicion t\u00eb thoshte se flamuri q\u00eb u ngrit p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb at\u00eb dit\u00eb e q\u00ebndisi ajo vet\u00eb me duart t\u00eb saja!! Marigoja ishte patriote, po deshte ta monopolizoj\u00eb patriotizmin shqip\u00ebtar, dhe po t\u00eb ishte e mundur t\u00eb fut\u00ebte hund\u00ebt kudo qoft\u00eb dhe n\u00eb politik\u00eb!!\u201d<\/em> [AQSH i RSH, Fondi: \u201cLeonidha Na\u00e7i\u201d, Dosja: 5, fl. 46.]<\/span><\/p>\n<p><span>Si\u00e7 duket nga rr\u00ebfimi i Na\u00e7it, ngjarja ka ndodhur pak dit\u00eb pas vrasjes s\u00eb 6 d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Orman \u00c7ifligut m\u00eb 17 korrik 1911 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb rrezikshme, \u00e7eta e atdhetar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, me n\u00eb krye Kol Rodhen, kishte udh\u00ebtuar me dy grupe prej Brindisit n\u00eb Korfuz, me synim kalimin prej andej n\u00eb brigjet e Shqip\u00ebris\u00eb. Pasja e flamurit n\u00eb bagazhet e \u00e7etar\u00ebve nisur p\u00ebr luft\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e natyrshme: ky ishte simboli rreth t\u00eb cilit bashkoheshin n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre p\u00ebr fitimin e liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, flamurin nuk e kishin marr\u00eb me vete p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Vlor\u00eb, ky ishte flamuri q\u00eb do t\u2019u printe n\u00eb betejat, drejt t\u00eb cilave ishin nisur. <\/span><\/p>\n<p><span>Flamuri shkoi n\u00eb Vlor\u00eb krejt rast\u00ebsisht, n\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt, p\u00ebrmes duarve t\u00eb patriotes s\u00eb besuar, Marigo Pozios. A ndenji flamuri n\u00eb sepetet e znj. Pozio deri pothuaj pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912? Sigurisht q\u00eb nuk e themi dot, teksa i vetmi person q\u00eb do ta sakt\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb ishte Marigo Pozioja vet\u00eb. Mir\u00ebpo, znj. Pozio mbeti mb\u00ebshtet\u00ebse e variantit q\u00eb mbizot\u00ebron edhe sot, se e q\u00ebndisi ajo flamurin. N\u00eb dobi t\u00eb saj k\u00ebt\u00eb e pohon, ca vite m\u00eb von\u00eb, edhe Kristo Floqi [\u201cGazeta e Re\u201d, 9 dhjetor 1928].<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb variant t\u00eb M. Pozios dhe t\u00eb K. Floqit k\u00ebrkon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb Leonidha Na\u00e7i me variantin e tij t\u00eb historis\u00eb, si\u00e7 na thot\u00eb n\u00eb parath\u00ebnien e kujtimeve:<em> \u201cN\u00eb vazhdimin e sh\u00ebnimeve q\u00eb vendosa t\u00eb p\u00ebrmbledh n\u00eb k\u00ebt\u00eb broshur\u00eb do t\u00eb paraqiten [\u2026] p\u00ebr \u00e7ashtjen e flamurit t\u00eb Shqip\u00ebtar\u00ebve Amerik\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn ka shkrojtur Floqi dhe Koli Rodhja<\/em> [\u2026].\u201d [AQSH i RSH, Fondi: \u201cLeonidha Na\u00e7i\u201d, Dosja: 5, fl. 3.]. <\/span><\/p>\n<p><span>Nga variantet e m\u00ebsip\u00ebrme q\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb historin\u00eb e prejardhjes s\u00eb flamurit t\u00eb 28 n\u00ebntorit, vet\u00ebm dy prej tyre nuk marrin autor\u00ebsin\u00eb apo pron\u00ebsin\u00eb mbi at\u00eb flamur. K\u00ebta jan\u00eb<strong> Kristo Floqi<\/strong> dhe<strong> Leonidha Na\u00e7i<\/strong>. Por jan\u00eb variante t\u00eb kund\u00ebrta e nuk na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebmos t\u00eb drejtin, at\u00eb mbizot\u00ebruesin dhe m\u00eb pran\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. E sigurt mbetet nj\u00eb gj\u00eb: se flamuri i 28 n\u00ebntorit ka kaluar nga duart e Marigo Pozios, para se t\u00eb varej n\u00eb shtiz\u00eb dhe t\u00eb val\u00ebvitej prej duarve t\u00eb Ismail Qemalit.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu, s\u00ebrish nuk e themi dot si q\u00ebndron e v\u00ebrteta, n\u00ebse Marigo Pozioja \u00ebsht\u00eb bart\u00ebsja e flamurit dhe prodhuesja e kopjeve t\u00eb tij, apo edhe autorja e flamurit t\u00eb par\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Mbetet t\u00eb k\u00ebndellemi me k\u00ebt\u00eb prodhimtari t\u00eb begat\u00eb variantesh p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e flamurit, si dhe t\u00eb urojm\u00eb q\u00eb shqiponja dykrenore t\u00eb val\u00ebvitet ngaher\u00eb krenare n\u00eb trojet e shqiptar\u00ebve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>G\u00ebzuar fest\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb! <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/11\/28\/kush-e-qendisi-flamurin-e-pavaresise\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/28\/deshmia-e-re-kush-e-qendisi-flamurin-e-pavaresise\/\">D\u00ebshmia e re\/ Kush e q\u00ebndisi flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet e m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr popujt dhe kombet prodhojn\u00eb gjithmon\u00eb histori, analiz\u00eb, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i k\u00ebtyre ngjarjeve mbetet aktual at\u00ebher\u00eb kur dhe ngjarja rivjen n\u00eb v\u00ebmendjen e popujve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ciklike, p\u00ebr shkak t\u00eb festimit t\u00eb tyre si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin. T\u00eb tilla kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":54974,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54973","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54973\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54974"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}