{"id":54893,"date":"2025-11-28T12:40:39","date_gmt":"2025-11-28T12:40:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/dosja-hetimet-per-ish-policin-1-mije-euro-nuk-ja-vlen-me-1-kapje-i-fiken-70-mije\/"},"modified":"2025-11-28T12:40:39","modified_gmt":"2025-11-28T12:40:39","slug":"dosja-hetimet-per-ish-policin-1-mije-euro-nuk-ja-vlen-me-1-kapje-i-fiken-70-mije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/dosja-hetimet-per-ish-policin-1-mije-euro-nuk-ja-vlen-me-1-kapje-i-fiken-70-mije\/","title":{"rendered":"Dosja\/ Hetimet p\u00ebr ish policin\/ \u20181 mij\u00eb euro nuk ja vlen, me 1 kapje i fiken 70 mij\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sipas dosjes hetimore oficeri i policis\u00eb Gjyq\u00ebsore Igli Haxhiaj ka qen\u00eb pjes\u00eb e hetimeve q\u00eb po kryente SPAK, lidhur me goditjen e disa personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb ishte n\u00eb survejim dhe kishte p\u00ebr detyr\u00eb ta p\u00ebrgjonte ishte pik\u00ebrisht oficeri i policis\u00eb pran\u00eb forc\u00ebs operacionale Igli Haxhiaj.<\/p>\n<p>Haxhiaj dekonspironte hetimin pik\u00ebrisht tek personi n\u00ebn hetim p\u00ebr trafik droge Dario Myftiu.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore del se midis kodit pin HY67U7 n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin EC72PV, n\u00eb vitin 2020, n\u00eb intervalin kohor 21:36-21:58, jan\u00eb kryer bisedat si m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p><em>I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.<\/em><\/p>\n<p><em>EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.<\/em><\/p>\n<p><em>I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, p\u00ebr ca behet fjal\u00eb, a s\u2019ka interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet\u2026. Ok vllai\u2026.Po noi 5\u20ac, mos ta vrasim\u2026thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak\u2026. po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk\u2026shife ca do thot.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb bisedat e m\u00ebsip\u00ebrme, shtetasi Igli Haxhiaj komunikon me p\u00ebrdoruesin e kodit pin EC72PV p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e informacioneve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb marrjes s\u00eb p\u00ebrfitimeve monetare.<\/p>\n<p>Nga bisedat e m\u00ebsip\u00ebrme duket qart\u00eb se kur ai komunikon shifr\u00ebn \u201c5\u201d b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn monetare \u201c5,000 Euro\u201d, pasi p\u00ebrshkruan se \u00ebsht\u00eb \u201c5\u20ac\u201d dhe shpjegon se \u201cper 500, 1 mij sja vlen fare vllai\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Kjo bised\u00eb vjen n\u00eb p\u00ebrputhje me bised\u00ebn e dat\u00ebs 05.12.2020 t\u00eb kryer me shtetasin Dario Myftiu, ku i komunikon se, \u201c\u2026Jemi 3 veta nga 5 mij vlla\u201d, duke konfirmuar faktin se \u201c5 mij..\u201d \u00ebsht\u00eb \u201c5,000 Euro\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal shtetasi Igli Haxhiaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00eb Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb hetimit q\u00eb ka kryer p\u00ebrgjimin dhe v\u00ebzhgimin e fsheht\u00eb t\u00eb subjekteve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, duke kryer v\u00ebprime v\u00ebzhgimi ndaj shtetasit Dario Myftiu dhe automjeteve n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 17 maj 2019 shtetasi Igli Haxhiaj ka q\u00ebn\u00eb pjestar i grupit t\u00eb v\u00ebzhgimit ku \u00ebsht\u00eb konstatuar automjeti me targa AA691RE i cili ka rezultuar m\u00eb pas se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga shtetasi Dario Myftiu.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se shtetasi Dario Myftiu \u00ebsht\u00eb takuar n\u00eb \u201cBar Los Locos\u201d me shtetasin Gernard Beu (Ago), i cili \u00ebsht\u00eb i pandehur n\u00eb procedimin e ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky moment dhe n\u00eb vazhdim shtetasi Igli Haxhiaj ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb shtetasi Dario Myftiu ishte pjes\u00eb e hetimeve dhe ka kryer n\u00eb vazhdim\u00ebsi veprime t\u00eb tjera procedurale ndaj k\u00ebtij personi dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb procedimit penal nr.49 viti 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimeve hetimore q\u00eb jan\u00eb kryer lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn e muajit dhjetor t\u00eb vitit 2020, \u00ebsht\u00eb vendosur lejimi i p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave telefonike p\u00ebr shtetasin Dario Myftiu, shtetasin Asti Llupi, si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ka patur t\u00eb dh\u00ebna se shtetasi Dario Myftiu mundet t\u00eb bashk\u00ebpunonte n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve paraprake, n\u00eb dat\u00ebn 11 shkurt 2020, sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore kan\u00eb vendosur pajisje rregjistruese n\u00eb automjetin me targa AA691RE q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga shtetasi Dario Myftiu, me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb rregjistruar bisedat q\u00eb jan\u00eb kryer br\u00ebnda n\u00eb automjetin e m\u00ebsip\u00ebrm nga e shtetasit Dario Myftiu.<\/p>\n<p>Nga data 11 shkurt 2020 dhe n\u00eb vazhdim, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn e muajit dhjetor t\u00eb vitit 2020, \u00ebsht\u00eb vendosur lejim i p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave ambientale n\u00eb automjetin me targa AA691RE q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga shtetasi Dario Myftiu.<\/p>\n<p>Igli Haxhiaj ka kryer n\u00eb vijim funksionet e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb kryerjen e p\u00ebrgjimeve ambientale dhe v\u00ebzhgimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb subjektet e hetimit t\u00eb procedimit penal, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb autorizuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi kryerja e p\u00ebrgjimeve n\u00eb v\u00ebnde publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shtetasi Igli Haxhiaj ka q\u00ebn\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb kryerjen e veprimeve t\u00eb fshehta t\u00eb instalimit t\u00eb pajisjeve teknike t\u00eb p\u00ebrgjimit n\u00eb automjetin e mark\u00ebs Mercedez Benz GLE, me targa AB638AI, n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb shtetasit Dario Myftiu, veprim i cili \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dat\u00ebn 12 mars 2022.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha veprimet hetimore dhe procedurale t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave telefonike, t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave ambientale n\u00eb automjetin me targa AA691RE, si dhe t\u00eb p\u00ebrgjimit dhe v\u00ebzhgimit t\u00eb personave n\u00eb v\u00ebnde publike, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb veprime hetimore dhe procedurale t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cSekret hetimor\u201d.\/Syri.net<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/28\/dosja-hetimet-per-ish-policin-1-mije-euro-nuk-ja-vlen-me-1-kapje-i-fiken-70-mije\/\">Dosja\/ Hetimet p\u00ebr ish policin\/ \u20181 mij\u00eb euro nuk ja vlen, me 1 kapje i fiken 70 mij\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas dosjes hetimore oficeri i policis\u00eb Gjyq\u00ebsore Igli Haxhiaj ka qen\u00eb pjes\u00eb e hetimeve q\u00eb po kryente SPAK, lidhur me goditjen e disa personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Nj\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb ishte n\u00eb survejim dhe kishte p\u00ebr detyr\u00eb ta p\u00ebrgjonte ishte pik\u00ebrisht oficeri i policis\u00eb pran\u00eb forc\u00ebs operacionale Igli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54893\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}