{"id":54853,"date":"2025-11-28T10:48:28","date_gmt":"2025-11-28T10:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/spak-menyra-e-vetme-rama-pa-be-ne-nuk-do-te-ishim-ketu-sot-evropa-per-ne-eshte-fe\/"},"modified":"2025-11-28T10:48:28","modified_gmt":"2025-11-28T10:48:28","slug":"spak-menyra-e-vetme-rama-pa-be-ne-nuk-do-te-ishim-ketu-sot-evropa-per-ne-eshte-fe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/28\/spak-menyra-e-vetme-rama-pa-be-ne-nuk-do-te-ishim-ketu-sot-evropa-per-ne-eshte-fe\/","title":{"rendered":"\u201cSPAK, m\u00ebnyra e vetme\u2026\u201d Rama: Pa BE-n\u00eb nuk do t\u00eb ishim k\u00ebtu sot, Evropa p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb fe"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr podcastin \u201cEast Side Stories\u201d n\u00eb median austriake, Die Presse. Kreu i qeveris\u00eb shqiptare ka folur p\u00ebr gjith\u00e7ka, q\u00eb nga negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, lufta kund\u00ebr korrupsionit, SHBA-t\u00eb dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga gazetari Thomas Seifert se pse Europa duhet ta ket\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb brenda, Rama u p\u00ebrgjigj po nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb histori t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb realitet gjeopolitik t\u00eb Bashkimit Evropian: dy kufij, nj\u00eb kufi i jasht\u00ebm dhe nj\u00eb kufi i brendsh\u00ebm. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kufiri i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor. Pra, p\u00ebr arsye q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs, koalicionin e evropian\u00ebve, unitetin e Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua, se nuk ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb integrohen vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor brenda Bashkimit Evropian\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit shqiptar sot situata n\u00eb Europ\u00eb ka ndryshuar, pasi sipas tij m\u00eb par\u00eb, BE-ja e kishte humbur v\u00ebmendjen ndaj s\u00eb ardhmes dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb strategjike t\u00eb zgjerimit, t\u00eb cilin preferon ta quaj\u00eb unifikim. K\u00ebtu komentoi edhe vetot q\u00eb merrte m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria, nd\u00ebr to edhe nga Franca p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>\u201cTani koh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar. S\u00eb pari dhe m\u00eb kryesorja, ka ndryshuar niveli i siguris\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian ndaj vetes s\u00eb tij. P\u00ebr momentin, Bashkimi Evropian nuk \u00ebsht\u00eb aq i vet\u00eb-mjaftuesh\u00ebm sa ndihej disa vite m\u00eb par\u00eb. Shpresoj q\u00eb t\u00eb mbetet k\u00ebshtu dhe t\u00eb mos ndryshoj\u00eb, sepse gj\u00ebrat p\u00ebrs\u00ebri ndryshojn\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai i q\u00ebndron angazhimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim brenda vitit 2030 edhe gjat\u00eb bised\u00ebs me Die Presse. Rama thekson se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb thjesht nga Shqip\u00ebria, por se ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe edhe nga Komisioni Europian.<\/p>\n<p>\u201cA do t\u00eb jemi si Austria brenda dy vitesh? Po ju them jo. Aspak. Por an\u00ebtar\u00ebsimi lidhet me disa parime dhe kritere shum\u00eb t\u00eb qarta dhe specifike q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebsh n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Dhe lufta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb nuk mbaron kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Pra, do t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb pas. Por si\u00e7 jan\u00eb gj\u00ebrat tani, nuk shoh asnj\u00eb rrezik p\u00ebr probleme serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Por m\u00eb von\u00eb, sigurisht, do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kreu i  qeveris\u00eb shqiptare vler\u00ebson m\u00eb s\u00eb shumti nga negociatat me BE-n\u00eb, procesin e transferimeve t\u00eb njohurive. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, BE-s\u00eb nuk krahasohet me ask\u00ebnd tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNuk e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cdetyr\u00eb sht\u00ebpie\u201d p\u00ebr t\u2019i k\u00ebnaqur ata. E b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb evropiane, m\u00eb demokratike, m\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta, etj., etj. Pra, Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm i k\u00ebtij lloji njohurish. Nuk e gjen askund tjet\u00ebr. Marr shembullin e Afganistanit ose Irakut. Ata d\u00ebshtuan shum\u00eb sepse nuk kan\u00eb perspektiv\u00ebn e Bashkimit Evropian dhe sepse askush tjet\u00ebr nuk mund t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione. Amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb durim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ata kan\u00eb filozofin\u00eb e t\u00eb rregullosh gj\u00ebrat me bomba dhe pastaj t\u00eb predikosh. Por\u2026 procesi i gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm Bashkimi Evropian e di si ta b\u00ebj\u00eb. Dhe di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm Bashkimi Evropian e ka, t\u00eb themi, nuk mund ta quaj thesar komb\u00ebtar, sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb komb, \u00ebsht\u00eb thesari i k\u00ebtij kontinenti. Pra, n\u00ebse heqim Evrop\u00ebn nga ekuacioni i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe n\u00ebse heqim Bashkimin Evropian nga rruga q\u00eb kemi ndjekur deri tani, dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb imagjinojm\u00eb si do t\u00eb ishim sot, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e ndryshme. Nuk do t\u00eb ishim n\u00eb vendin ku jemi sot n\u00ebse nuk do t\u00eb kishim Bashkimin Evropian, dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb kishim dhimbjet e kok\u00ebs q\u00eb vijn\u00eb me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb neurotik t\u00eb punosh me Bashkimin Evropian. Por n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb p\u00ebrfitues, shum\u00eb ndihmues, shum\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb marr\u00ebsh ila\u00e7e t\u00eb hidhura, por jan\u00eb ila\u00e7e. Nuk jan\u00eb helm\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Nuk munguan pyetjet p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se e kishte parashikuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, por theksoi se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mekanizmave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb provojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. Pavar\u00ebsisht gabimeve q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Struktura e Posa\u00e7me, sipas Ram\u00ebs, pavar\u00ebsia e tyre nuk duhet prekur.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e prisja, ose nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb po ndodh papritur. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e dinim, dhe e kam th\u00ebn\u00eb para se t\u00eb ekzistonte vet\u00eb. Kam th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mekanizma t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb provojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, duke hetuar, duke investiguar dhe duke d\u00ebnuar, pa marr\u00eb parasysh nga cila an\u00eb vjen \u00e7\u00ebshtja. Nuk \u00ebsht\u00eb aq k\u00ebndshme sa t\u00eb shkosh n\u00eb oper\u00eb. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme. \u00cbsht\u00eb e hidhur. Por \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme. A \u00ebsht\u00eb perfekte? Jo. A b\u00ebjn\u00eb gjithashtu gabime? Sigurisht q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Por n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mos prekim pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb u kemi dh\u00ebn\u00eb atyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr gazetarin Seifert tha se projekti p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm dhe se do t\u00eb hapet vitin tjet\u00ebr. Ai komentoi edhe projektin e Jared Kushner n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb se e di sakt\u00ebsisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdh\u00ebn, vizituan, e duan k\u00ebt\u00eb vend, u kthyen dhe pastaj filluan t\u00eb mendojn\u00eb se si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai theksoi se miq\u00ebsia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike dhe se do t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebrtej mandatit q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb zgjat shum\u00eb koh\u00eb, prandaj do t\u00eb mbijetoj\u00eb edhe pas Trump-it, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb miq\u00ebsi politike. Kjo ishte ajo q\u00eb thash\u00eb at\u00ebher\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po them tani\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrplasjeve politike n\u00eb SHBA mes Trump dhe Soros, Rama tha se nuk \u00ebsht\u00eb puna e tij t\u00eb gjykoj\u00eb e as t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tyre. Ai theksoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPo, m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr Kushner dhe Soros. Po, t\u00eb dy jan\u00eb miq. Mund t\u00eb mos e p\u00eblqejn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, megjith\u00ebse nuk jam i sigurt. Megjithat\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ta. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mua. Nuk \u00ebsht\u00eb puna ime t\u00eb gjykoj, nuk \u00ebsht\u00eb puna ime t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebsaj. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe kjo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb q\u00eb kemi. Pra, t\u00eb dy jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebtu\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Rama thekson se ka nj\u00eb rekord t\u00eb past\u00ebr dhe nuk \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb asnj\u00eb lloj p\u00ebrplasjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas tij, vendi nuk e ka luksin t\u00eb zgjedh\u00eb, por t\u00eb flas\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ne, mendoj se jemi shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u00eb zgjedhur. Pra, duhet t\u00eb flasim me t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb kuptojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb flet ndryshe p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb, kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pra, jemi ndar\u00eb me Rusin\u00eb n\u00eb vitin 1960 sepse ne donim t\u00eb ruanim Stalinin, ata donin t\u00eb \u00e7liroheshin nga Stalini. Dhe kjo ndodhi. Ne ruajt\u00ebm Stalinin, jo Bashkimin Sovjetik p\u00ebr 30 vitet e ardhshme. Dhe kjo krijoi nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb psikologjin\u00eb e popullit ton\u00eb p\u00ebr rus\u00ebt dhe Rusin\u00eb. Prandaj, pas 35 vjet\u00ebsh, t\u00eb themi, jete demokratike, nuk kemi pasur kurr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Rusi dhe nuk jemi vizituar nga Rusia. Dhe, sinqerisht, nuk na mungon\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por thekson se Bashkimi Europian nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb me Rusin\u00eb dhe t\u00eb mos e delegoj\u00eb politik\u00ebn e vet t\u00eb jashtme. Arsyeja? Sepse Moska \u00ebsht\u00eb fqinj i BE-s\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Bashkimin Evropian, mendoj se Bashkimi Evropian duhet t\u00eb flas\u00eb me Rusin\u00eb. Dhe nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i delegoj\u00eb politik\u00ebn e vet t\u00eb jashtme n\u00eb Uashington, sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, Rusia \u00ebsht\u00eb fqinj i Bashkimit Evropian, jo fqinj i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Dhe me fqinj\u00ebt, duhet t\u00eb flas\u00ebsh\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/spak-menyra-e-vetme-rama-pa-be-ne-nuk-do-te-ishim-ketu-sot-evropa-per-ne-eshte-fe\/\">\u201cSPAK, m\u00ebnyra e vetme\u2026\u201d Rama: Pa BE-n\u00eb nuk do t\u00eb ishim k\u00ebtu sot, Evropa p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb fe<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr podcastin \u201cEast Side Stories\u201d n\u00eb median austriake, Die Presse. Kreu i qeveris\u00eb shqiptare ka folur p\u00ebr gjith\u00e7ka, q\u00eb nga negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, lufta kund\u00ebr korrupsionit, SHBA-t\u00eb dhe Rusin\u00eb. I pyetur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga gazetari Thomas Seifert se pse Europa duhet ta ket\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb brenda, Rama u p\u00ebrgjigj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54853","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54853\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}