{"id":54752,"date":"2025-11-27T17:25:59","date_gmt":"2025-11-27T17:25:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/27\/emrat-skane-fund-ushtaret-e-krimit-ne-polici-por-proda-nuk-leviz-nga-karrigia\/"},"modified":"2025-11-27T17:25:59","modified_gmt":"2025-11-27T17:25:59","slug":"emrat-skane-fund-ushtaret-e-krimit-ne-polici-por-proda-nuk-leviz-nga-karrigia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/27\/emrat-skane-fund-ushtaret-e-krimit-ne-polici-por-proda-nuk-leviz-nga-karrigia\/","title":{"rendered":"Emrat\/ S\u2019kan\u00eb fund ushtar\u00ebt e krimit n\u00eb polici, por Proda nuk l\u00ebviz nga karrigia"},"content":{"rendered":"<p>Efektivi i Antiterrorit Igli Haxhia u arrestua brenda Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb sinkronizuar me SPAK dhe sipas informacioneve t\u00eb mb\u00ebrritura nga Italia. Ai \u00ebsht\u00eb oficeri i radh\u00ebs i policis\u00eb q\u00eb prangoset pasi rezultoi t\u00eb ishte rekrutuar nga nj\u00eb grup i trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Efektivi i arrestuar i Antiterrorit, Igli Haxhia<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjimet e italian\u00ebve, rezulton se n\u00eb koh\u00ebn kur sh\u00ebrbente n\u00eb Forc\u00ebn e Posa\u00e7me Operacionale, Haxhia ka tradhtuar detyr\u00ebn duke kaluar n\u00eb an\u00ebn e krimit; nga efektiv i Operacionale n\u00eb burim informacioni p\u00ebr band\u00ebn, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb goditur n\u00eb bashk\u00ebpunim me Antimafian e Breshias dhe autoritetet zvicerane.<\/p>\n<p>Hetimet e p\u00ebrbashk\u00ebta tregojn\u00eb se oficeri i Operacionales ka nxjerr\u00eb n\u00eb treg sekretin hetimor p\u00ebr personat e dyshuar. Sipas SPAK, Igli Haxhia merrte para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave duke mbyllur nj\u00ebrin sy p\u00ebr disa nga detyrat e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Rasti i Haxhias lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nj\u00eb operacion t\u00eb madh antidrog\u00eb, ku nj\u00eb grup i strukturuar kriminal me baz\u00eb n\u00eb territorin shqiptar dyshohet se ka importuar mbi 1300 kilogram\u00eb kokain\u00eb nga Amerika e Jugut drejt Europ\u00ebs Veriore, p\u00ebr ta futur m\u00eb pas n\u00eb Itali me mjete t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm, roli i nj\u00eb oficeri policie q\u00eb ka akses n\u00eb informacion, n\u00eb veprime hetimore dhe n\u00eb akte t\u00eb klasifikuara \u00ebsht\u00eb i pa\u00e7muar p\u00ebr kriminel\u00ebt. Por rekrutimi i nj\u00eb polici nga bandat, ka koh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lajm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<h4><strong>Gangrena e polic\u00ebve q\u00eb tradhtuan uniform\u00ebn<\/strong><\/h4>\n\n<p>Vitet e fundit jan\u00eb t\u00eb shumta rastet kur efektiv\u00eb policie, nga nj\u00ebsit\u00eb speciale te rendi i thjesht\u00eb, jan\u00eb kapur si pjes\u00eb e organizatave kriminale. Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, <strong>Mu\u00e7i Sheqeri,<\/strong> oficer i Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, u q\u00ebllua me bresh\u00ebri n\u00eb makin\u00ebn e Gilmando Danit gjat\u00eb atentatit t\u00eb disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb. Ai ishte n\u00eb rolin e shoferit dhe shoq\u00ebruesit p\u00ebr nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb rrethit t\u00eb Emiljano Shullazit, em\u00ebr q\u00eb mban mbi vete d\u00ebnime p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda kriminale.<\/p>\n<p>Rasti i <strong>Ervis Martinajt<\/strong> tregon t\u00eb nj\u00ebjtin model bashk\u00ebpunimi mes policis\u00eb dhe krimit. <strong>Jeton Lami, efektiv i Nj\u00ebsis\u00eb Operacionale<\/strong> n\u00eb skuadr\u00ebn FAST, e shoq\u00ebronte Martinajn n\u00eb l\u00ebvizjet e tij, megjith\u00ebse ky i fundit ishte i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Hetimet provuan se Lami ishte personi q\u00eb e kishte shoq\u00ebruar deri n\u00eb Durr\u00ebs pak or\u00eb para se Martinaj t\u00eb zhdukej.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr, oficer\u00ebt e hetimit nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e ligjit. <strong>Ardit Hasanbegaj, oficer n\u00eb strukturat e hetimit dhe rendit publik,<\/strong> u ekspozua nga bisedat e dekriptuara n\u00eb SKY ECC si pjes\u00eb e band\u00ebs s\u00eb Bajrajve dhe P\u00ebllumb Gjok\u00ebs. Ai u akuzua nga SPAK p\u00ebr sigurim t\u00eb kushteve dhe mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Pra s\u00ebrish nj\u00eb efektiv policie n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb planeve kriminale t\u00eb nj\u00eb grupi, jo p\u00ebr t i zbuluar krimet e tyre, por p\u00ebr t\u2019i realizuar ato.<\/p>\n<p>Edhe kupola e policis\u00eb nuk ka q\u00ebndruar e paprekur nga akuzat. <strong>Oltion Bistri, ish shef i Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale<\/strong> dhe m\u00eb pas ish drejtor i Policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe Lezh\u00eb, u arrestua si pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit rrjet kriminal. Nj\u00eb drejtues i lart\u00eb i policis\u00eb, q\u00eb n\u00eb teori duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, del n\u00eb praktik\u00eb si pjes\u00eb e tij. N\u00eb Lezh\u00eb, <strong>ish drejtori Henrigert Mitri<\/strong> rezultoi i rekrutuar nga nj\u00eb grup kriminal i kultivimit dhe trafikimit t\u00eb kanabisit dhe n\u00eb aktivitetet e loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Aktiviteti i tij u dokumentua po ashtu nga bisedat e SKY ECC, nj\u00eb tjet\u00ebr rast ku teknologjia nxjerr zbuluar lidhjen mes uniform\u00ebs dhe band\u00ebs.<\/p>\n<p>Lista vijon me emra t\u00eb tjer\u00eb. <strong>Dritan Metaj<\/strong> u arrestua nga SPAK si pjes\u00eb e grupit t\u00eb G\u00ebzim \u00c7el\u00ebs, nj\u00eb prej rrjeteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb vend. <strong>Arlind Ismailukaj, efektiv policie,<\/strong> u prangos n\u00eb operacionin \u201cFlak\u00eb n\u00eb det\u201d, t\u00eb lidhur s\u00ebrish me trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike. T\u00eb gjitha k\u00ebto dosje t\u00eb marra s\u00eb bashku e shnd\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb shpesh prezantohet si devijim individual n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ku krimi i organizuar nuk e ka aspak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb blej\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e njer\u00ebzve brenda uniform\u00ebs.<\/p>\n<p>Seria e emrave\u00a0 tregon se organizatat kriminale nuk k\u00ebnaqen m\u00eb me korruptimin eposodik t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm, por se e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sh\u00ebrbimin e tyre t\u00eb vazhduesh\u00ebm trup\u00ebn policore duke kapur kupol\u00ebn e saj.<\/p>\n<h4><span>N\u00eb krye t\u00eb policis\u00eb, i paprekshmi Ilir Proda<\/span><\/h4>\n\n<p>Pavar\u00ebsisht rasteve t\u00eb shumta q\u00eb jan\u00eb zbuluar kur polic\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb bandave, kryeministri Edi Rama ka refuzuar t\u00eb pranoj\u00eb nevoj\u00ebn e nj\u00eb reforme p\u00ebr pastrimin e policis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr atentatin e fundit, kur Gilmando Dani shoq\u00ebrohej nga efektivi i AMP, Mu\u00e7i Shaljani, kryeministri Rama devijoi dhe foli p\u00ebr nevoj\u00ebn e kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth Rinasit. P\u00ebrgjigjia e Ram\u00ebs u duke e \u00e7uditshme pasi atentati u filmua plot\u00ebsisht nga kamerat e siguris\u00eb t\u00eb bizneseve p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>K\u00ebtij q\u00ebndrimi indiferent t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e polic\u00ebve n\u00eb rrjetet kriminale, i shtohet fakti se drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Ilir Proda vazhdon ta ruaj\u00eb t\u00eb padiskutuesh\u00ebm besimin e shefit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se dyshja Rama-Proda jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb simbioz\u00eb t\u00eb rehatshme, ku nj\u00ebri ruan shpatullat e tjetrit, pa u shqet\u00ebsuar aspak nga fakti se n\u00ebn komand\u00ebn e Prod\u00ebs, efektiv\u00ebt po kapen nj\u00ebri pas tjetrit teksa sh\u00ebrbejn\u00eb si shofer\u00eb, roje sigurie, informator\u00eb dhe korrier\u00eb p\u00ebr bandat q\u00eb kontrollojn\u00eb trafikun e drog\u00ebs dhe bot\u00ebn e krimit.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon, hetimet e SPAK, p\u00ebrgjimet e platformave t\u00eb koduara dhe dosjet q\u00eb vijn\u00eb nga Bashkimi Europian tregojn\u00eb se gangrena n\u00eb polici ka avancuar n\u00eb \u00e7do kat t\u00eb k\u00ebsaj strukture.<\/p>\n<p>Altin Morina, ish-efektiv i RENEA, i arrestuar n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Dyshimet se kjo gangrena ka infektuar edhe kupol\u00ebn e policis\u00eb i p\u00ebrforcoi rasti i Ritvan Palit, ish shef komisariatit nr.2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb par\u00eb, Pali vuri n\u00eb pranga t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarin <strong>Altin Morina, ish efektiv i RENEA-s i<\/strong> dyshuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale dhe trafik droge. Nga p\u00ebrgjimet e SKY ECC u zbulua se Morina ishte n\u00eb <strong>sh\u00ebrbim t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durim Bamit n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb<\/strong> disa vite m\u00eb par\u00eb. Por ai u arrestua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni u ndoq nga af\u00ebr nga SPAK dhe u konsiderua nj\u00eb goditje serioze ndaj nj\u00eb grupi kriminal me deg\u00ebzime n\u00eb disa qarqe. Por pas operacionit, n\u00eb vend se t\u00eb vler\u00ebsohej shefi i komisariatit u b\u00eb \u201ci pad\u00ebshiruar\u201d n\u00eb syt\u00eb e drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm Ilir Proda, Ritvan Pali nisi nj\u00eb kalvar transferimesh penalizuese. Fillimisht iu ul grada. M\u00eb pas u zhvendos dhe p\u00ebrfundoi i \u201cinternuar\u201d si <strong>specialist rendi n\u00eb Kuk\u00ebs<\/strong>, nj\u00eb post ku nuk kishte asnj\u00eb lidhje me eksperienc\u00ebn e tij profesionale dhe ku \u201cnd\u00ebshkimi\u201d ishte i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pali zgjodhi t\u00eb largohej nga policia. N\u00eb media u raportua se edhe disa prej efektiv\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb operacion u transferuan n\u00eb pozicione t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb ulta, n\u00eb dukje si nd\u00ebshkim p\u00ebr arrestimin e Altin Morin\u00ebs n\u00eb 4 prill 2025.<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><!--[if lt IE 9]&gt;document.createElement('video');&lt;![endif]--><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/ilir-proda.mp4\">https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/ilir-proda.mp4<\/a><\/div>\n<p>Kur u pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori n\u00eb komisionet parlamentare nga deputeti i PD, Flamur Noka.<\/p>\n<p>Por Ilir Proda u p\u00ebrgjigj me ironi, por edhe duke pranuar se ishte ai q\u00eb e kishte urdh\u00ebruar transferimin e policit: <strong>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb sh\u00ebrbesh n\u00eb Kuk\u00ebs qenka persekutim, ky \u00ebsht\u00eb problemi juaj zoti Noka, jo i imi. Pyeteni se p\u00ebrse ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, meq\u00eb mbakeni kontakt\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta akuzat q\u00eb e sh\u00ebnjestrojn\u00eb Ilir Prod\u00ebn, si njeriun q\u00eb q\u00ebndron detyr\u00eb, si garant i ekuilibrit mes bandave n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe interesave t\u00eb pushtetit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb, s\u2019ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb kaq shum\u00eb polic\u00eb zgjedhin t\u00eb paguhen nga krimi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ata kan\u00eb kuptuar se jan\u00eb t\u00eb tradh\u00ebtuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga kupola e policis\u00eb, ndaj dhe asgj\u00eb nuk i pengon t\u00eb kalojn\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ligjit.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/27\/tjeter-ushtar-i-krimit-ne-polici-proda-nuk-leviz-nga-karrigia\/\">Emrat\/ S\u2019kan\u00eb fund ushtar\u00ebt e krimit n\u00eb polici, por Proda nuk l\u00ebviz nga karrigia<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Efektivi i Antiterrorit Igli Haxhia u arrestua brenda Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb sinkronizuar me SPAK dhe sipas informacioneve t\u00eb mb\u00ebrritura nga Italia. Ai \u00ebsht\u00eb oficeri i radh\u00ebs i policis\u00eb q\u00eb prangoset pasi rezultoi t\u00eb ishte rekrutuar nga nj\u00eb grup i trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Efektivi i arrestuar i Antiterrorit, Igli Haxhia Nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":54753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54752","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54752"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54752\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}