{"id":54534,"date":"2025-11-26T13:48:40","date_gmt":"2025-11-26T13:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/26\/a-i-japin-me-shume-fuqi-vucicit-ndryshimet-ne-ligjin-per-ushtrine\/"},"modified":"2025-11-26T13:48:40","modified_gmt":"2025-11-26T13:48:40","slug":"a-i-japin-me-shume-fuqi-vucicit-ndryshimet-ne-ligjin-per-ushtrine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/26\/a-i-japin-me-shume-fuqi-vucicit-ndryshimet-ne-ligjin-per-ushtrine\/","title":{"rendered":"A i japin m\u00eb shum\u00eb fuqi Vu\u00e7i\u00e7it ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr ushtrin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>\u201cLegalizim i praktik\u00ebs ekzistuese\u201d. K\u00ebshtu i shohin bashk\u00ebbiseduesit e Radios Evropa e Lir\u00eb ndryshimet n\u00eb nenin e Ligjit p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb, t\u00eb cilat thon\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhmen shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb komandoj\u00eb ushtrin\u00eb \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani ai do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pra ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb presidentit n\u00eb vendimmarrjen e shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Predrag Petrovi\u00e7 nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb (BCSP).<\/p>\n<p>Ai shtoi se kjo n\u00eb thelb nuk e ndryshon shum\u00eb gjendjen, sepse \u201cp\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\u201d n\u00eb Serbi \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joformale ekziston nj\u00eb sistem i till\u00eb i qeverisjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb futur n\u00eb funksion Partia Progresive Serbe dhe presidenti i republik\u00ebs [Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7] jo vet\u00ebm me ushtrin\u00eb, por edhe me policin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, dhe tani ai formalizohet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d, vler\u00ebsoi ai.<\/p>\n<p>Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, i cili nga viti 2012 udh\u00ebheq Partin\u00eb Progresive Serbe (SNS) dhe sh\u00ebrben mandatin e dyt\u00eb si president i shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb mendon edhe analisti ushtarak Aleksandar Radi\u00e7. Ai tha se ndryshimet e p\u00ebrmendura ligjore \u201ckan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb caktuar\u201d, por nuk sjellin \u201casgj\u00eb radikalisht t\u00eb re\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSepse ne tashm\u00eb kemi nj\u00eb komand\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarake q\u00eb gjithsesi do t\u00eb vepronte sipas vendimeve t\u00eb presidentit, qoft\u00eb kjo e shkruar n\u00eb ligj apo jo. Ata koh\u00ebt e fundit kan\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet e tij\u201d, vler\u00ebsoi Radiq.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, presidenti i shtetit em\u00ebron, promovon dhe shkarkon oficer\u00ebt e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomanda e lart\u00eb ushtarake p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz me grada t\u00eb larta. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se emri i \u00e7do personi q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb komand\u00ebn e lart\u00eb ushtarake duhet t\u00eb ket\u00eb kaluar p\u00ebrmes analiz\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb republik\u00ebs. Nga k\u00ebta njer\u00ebz pritet q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb me besnik\u00ebri, qoft\u00eb kjo e shkruar n\u00eb ligj apo jo\u201d, theksoi Radi\u00e7.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit n\u00eb Serbi than\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kritika dashakeqe, duke siguruar se ndryshimet e propozuara ligjore nuk rrisin kompetencat e presidentit mbi ushtrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se kompetencat e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb vendimmarrjen mbi p\u00ebrdorimin e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe komandimin e saj n\u00eb koh\u00eb paqeje dhe lufte, q\u00eb nga viti 2006 [kur u miratua Kushtetuta e Serbis\u00eb], as me k\u00ebt\u00eb propozim nuk jan\u00eb ndryshuar apo zgjeruar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d, tha ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, m\u00eb 24 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Si ka qen\u00eb deri m\u00eb tani?<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, n\u00eb nenin 19, i cili \u00ebsht\u00eb subjekt i ndryshimeve, shkruhet se Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb e komandojn\u00eb shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe komandant\u00ebt e lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe aktet e komandimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gradave.<\/p>\n<p>Ligji i ri thot\u00eb: \u201cShefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb komandon ushtrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, vendimet e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe aktet e komandimit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse ligji dhe Kushtetuta serbe deri m\u00eb tani kan\u00eb parashikuar q\u00eb presidenti i shtetit komandon ushtrin\u00eb, Predrag Petrovi\u00e7 shpjegoi se ekzistojn\u00eb nivele t\u00eb ndryshme komandimi.<\/p>\n<p>\u201cNiveli i komandimit t\u00eb presidentit t\u00eb republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nga i cili pritet komandimi operacional q\u00eb lidhet me pun\u00ebn dhe funksionimin e ushtris\u00eb. Presidenti nuk ka ekspertiz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta shpjeguar m\u00eb thjesht, presidenti i republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shembull, kompetent p\u00ebr t\u00eb vendosur bazat e zhvillimit t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa se \u00e7far\u00eb konkretisht do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb ai zhvillim \u00ebsht\u00eb puna e profesionist\u00ebve \u2013 shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb ekspertiz\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Petrovi\u00e7 tha se beson q\u00eb q\u00ebllimi kryesor i ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr ushtrin\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cfutja e disiplin\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb ndaj presidentit t\u00eb shtetit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare t\u00eb gjitha aktor\u00ebt e siguris\u00eb sipas vullnetit t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi po ashtu se nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr demokracit\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cAskund nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme q\u00eb presidenti i republik\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn operative t\u00eb ushtris\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb pushteti n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e ndryshimeve t\u00eb propozuara, nuk sqarohet se si do t\u00eb ndryshoj\u00eb zinxhiri i komandimit, vet\u00ebm thuhet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se q\u00ebllimi i miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb \u201csigurimi i funksionimit efikas t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr pyetjet e REL-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje as Ministria e Mbrojtjes, as Qeveria e Serbis\u00eb, as Zyra e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke arsyetuar ligjin e propozuar n\u00eb seanc\u00ebn e Komitetit parlamentar p\u00ebr Mbrojtjen dhe \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme m\u00eb 24 n\u00ebntor, ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashi\u00e7, tha se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201ckritika tendencioze\u201d q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga ndryshimet e tjera, t\u00eb cilat sjellin nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr ushtarak\u00ebt profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Gashi\u00e7 vler\u00ebsoi se thelbi i ligjit \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimi i pozicionit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb opozita p\u00ebrpiqet ta bllokoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPse? Sepse nuk ju konvenon q\u00eb t\u2019iu thon\u00eb qytetar\u00ebve dhe ushtarak\u00ebve profesionist\u00eb, q\u00eb jan\u00eb me kontrat\u00eb, t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb se me ligjin e vitit 2007 u vendos q\u00eb ata kurr\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme pune, n\u00ebse nuk marrin gradat e n\u00ebnoficer\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i k\u00ebtij ndryshimi ligjor n\u00eb ushtri\u201d, tha Gashi\u00e7.<\/p>\n<p>Rregullimi i statusit t\u00eb ushtarak\u00ebve profesionist\u00eb<\/p>\n<p>Edhe pse ndryshimet n\u00eb nenin 19 kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb publikut, ato nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet ndryshime t\u00eb propozuara n\u00eb Ligjin p\u00ebr ushtrin\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dispozitash q\u00eb rregullojn\u00eb pozicionin e an\u00ebtar\u00ebve profesionist\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit me koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Analisti ushtarak Aleksandar Radi\u00e7 theksoi se k\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesa me \u201cpesh\u00eb politike\u201d dhe r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u201cPapritmas, pushteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb deri dje e injoronte, kur Sindikata Ushtarake e Serbis\u00eb ngrinte pyetje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto tema\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>\u201cDefinohet statusi i ushtarak\u00ebve profesionist\u00eb, i cili ka qen\u00eb i pazgjidhur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga viti 2012, SNS-ja n\u00eb pushtet nuk ka menduar ta p\u00ebrmend\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, dhe tani ndryshimet dhe plot\u00ebsimet e ligjit miratohen me nguti\u201d, shtoi Radi\u00e7.<\/p>\n<p>Ai konsideroi se kjo \u201cvjen nga nevoja\u201d e SNS-s\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb \u201ckrijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku shp\u00ebrblen njer\u00ebzit\u201d p\u00ebr t\u00eb \u201ckonsoliduar mb\u00ebshtetjen e saj\u201d brenda ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Para 14 vjet\u00ebsh, Serbia kaloi n\u00eb ushtri profesionale dhe hoqi sh\u00ebrbimin ushtarak t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe pse pati paralajm\u00ebrime se k\u00ebt\u00eb vit mund t\u00eb rivendosej sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndryshimet e propozuara ligjore.<\/p>\n<p>Serbia thot\u00eb se ushtarakisht \u00ebsht\u00eb neutrale dhe neutralitetin ushtarak e ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Strategjin\u00eb e Mbrojtjes dhe Strategjin\u00eb e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, t\u00eb cilat u miratuan n\u00eb Parlament n\u00eb vitin 2019. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e pakta t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u2019i bashkohet NATO-s.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/a-i-japin-me-shume-fuqi-vucicit-ndryshimet-ne-ligjin-per-ushtrine\/\">A i japin m\u00eb shum\u00eb fuqi Vu\u00e7i\u00e7it ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr ushtrin\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cLegalizim i praktik\u00ebs ekzistuese\u201d. K\u00ebshtu i shohin bashk\u00ebbiseduesit e Radios Evropa e Lir\u00eb ndryshimet n\u00eb nenin e Ligjit p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb, t\u00eb cilat thon\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhmen shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb komandoj\u00eb ushtrin\u00eb \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. \u201cTani ai do t\u00eb ket\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54534","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54534\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}