{"id":54481,"date":"2025-11-26T09:48:50","date_gmt":"2025-11-26T09:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/26\/baton-haxhiu-palloshat-breket-dhe-vibratoret-e-dumanit\/"},"modified":"2025-11-26T09:48:50","modified_gmt":"2025-11-26T09:48:50","slug":"baton-haxhiu-palloshat-breket-dhe-vibratoret-e-dumanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/26\/baton-haxhiu-palloshat-breket-dhe-vibratoret-e-dumanit\/","title":{"rendered":"Baton Haxhiu: Palloshat, brek\u00ebt dhe vibrator\u00ebt e Dumanit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kam qen\u00eb krah SPAK-ut. Jo si tifoz i radh\u00ebs, por si qytetar q\u00eb e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion si t\u00eb vetmen shpres\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku opozita ka qen\u00eb pa frym\u00eb, pa ide dhe pa kapacitet p\u00ebr t\u00eb prodhuar kontroll.<\/p>\n<p>SPAK ka qen\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, oksigjeni moral i sistemit. Dhe vazhdon t\u00eb mbetet i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb e dim\u00eb sa i keq ka qen\u00eb vendimi p\u00ebr bojkot t\u00eb institucioneve sepse askush nuk p\u00ebrfitoi nga lufta formale kund\u00ebr korrupsionit n\u00ebse opozita kishte braktisur institucionet duke l\u00ebn\u00eb Parlamentin dhe pushtetin vendor n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie, duke hequr mekanizmat institucionale t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Dhe tash SPAK me mjete politike, me diskurs q\u00eb devijon nga standardi i fakteve, po e kryen pun\u00ebn e opozit\u00ebs s\u00eb munguar prej vitesh. Sepse opozita s\u2019ka as lider, as vizion.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebme isha panelist dhe ajo q\u00eb u servua mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb \u201cOpinion\u201d nga dosja e prokurorit Dritan Prem\u00e7i, dhe ajo q\u00eb po lexoj prej muajsh n\u00eb disa prej dosjeve, e detyron \u00e7do njeri q\u00eb beson tek drejt\u00ebsia t\u00eb ul\u00eb kok\u00ebn dhe t\u00eb pyes\u00eb veten.<\/p>\n<p>Pse nuk ruan SPAK standardin dhe pse po rr\u00ebshqet n\u00eb skenografin\u00eb e lin\u00e7imit?<\/p>\n<p>Altin Dumani duhet t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb standardet, sepse drejt\u00ebsia nuk fillon me spektak\u00ebl dhe nuk p\u00ebrfundon me vulgaritet. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces serioz, i ftoht\u00eb, i matur dhe i bazuar vet\u00ebm n\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb disa prej dosjeve t\u00eb fundit, SPAK nuk duket m\u00eb se po flet vet\u00ebm me prov\u00eb. Po Flet me atmosfer\u00eb. Po Flet me imazh. Po Flet me material dyt\u00ebsor q\u00eb nuk ka vler\u00eb n\u00eb gjykim, por ka shum\u00eb vler\u00eb n\u00eb opinion.<\/p>\n<p>E para, SPAK po fut n\u00eb dosje nj\u00eb sasi t\u00eb madhe bisedash t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me thelbin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cOK\u201d, \u201cKu je?\u201d, \u201cPo vij\u201d, \u201cA more dokumentin?\u201d \u2013 kjo nuk \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb korrupsioni. Kjo \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb rutine. Dhe futja e k\u00ebsaj gjuhe nuk ndihmon gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ushqen publikun me elemente q\u00eb krijojn\u00eb atmosfer\u00eb, jo prov\u00eb. Prokurorit\u00eb serioze e pastrojn\u00eb dosjen nga mbeturinat e komunikimit. Nuk e p\u00ebrdorin komunikimin p\u00ebr t\u00eb krijuar portret negativ.<\/p>\n<p>E dyta, ka nj\u00eb konfuzion t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb krijuar q\u00ebllimisht midis nj\u00eb parashikimi administrativ dhe nj\u00eb favorizimi penal.<\/p>\n<p>Parashikimi i fituesit nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Nuk \u00ebsht\u00eb as devijim etik.<\/p>\n<p>Favorizimi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, por k\u00ebrkon prov\u00eb t\u00eb q\u00ebllimit dhe t\u00eb p\u00ebrfitimit. Dhe kur provat mungojn\u00eb, nuk ke as vep\u00ebr. SPAK nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb parashikimin me faj\u00ebsin\u00eb, sepse ligji nuk ngat\u00ebrrohet kurr\u00eb, edhe kur e ngat\u00ebrrojn\u00eb prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>E treta, masa e pezullimit t\u00eb nj\u00eb ministri k\u00ebrkon standard shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb provues. Nuk pezullohen ministra me dyshime t\u00eb paqarta. Nuk pezullohen me \u201cOK\u201d.<\/p>\n<p>Pezullohen vet\u00ebm kur rrezikohet funksioni dhe kur ka indikacione serioze se posti po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb penguar hetimin. Edhe n\u00eb dosjen e Veliajt, t\u00eb Ahmetajt apo Ballukut, nuk ka gjurm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rreziku. Ka vet\u00ebm nj\u00eb mbushje t\u00eb panevojshme me materiale q\u00eb nuk e forcojn\u00eb dot dyshimin, prandaj e zgjerojn\u00eb narrativ\u00ebn.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, SPAK ka hyr\u00eb n\u00eb territorin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm: n\u00eb rolin e nd\u00ebrtimit t\u00eb perceptimit publik. Publikimi i detajeve intime, banale, turp\u00ebruese, qoft\u00eb \u201cpalloshat\u201d, qoft\u00eb \u201cbrek\u00ebt\u201d, qoft\u00eb \u201cvibrator\u00ebt\u201d, nuk ndihmon asnj\u00eb prokuror t\u00eb bind\u00eb gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ato ndihmojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar dik\u00eb para se t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb transparenc\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb instrument politik.<\/p>\n<p>Dhe kur nj\u00eb organ drejt\u00ebsie hyn n\u00eb territorin e politik\u00ebs, humbet besimin e publikut shum\u00eb m\u00eb shpejt se sa e fiton.<\/p>\n<p>E pesta, SPAK rrezikon vet\u00eb veten. N\u00ebse dosjet b\u00ebhen roman, jo arsyetim; n\u00ebse argumentet mb\u00ebshteten n\u00eb atmosfer\u00eb, jo n\u00eb prova; n\u00ebse publiku informohet me detaje t\u00eb panevojshme, jo me thelbin e shkeljes, at\u00ebher\u00eb SPAK do t\u00eb perceptohet si nj\u00eb regji lin\u00e7imi, jo si nj\u00eb organ i pavarur.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk nd\u00ebrtohet mbi posht\u00ebrim. Nd\u00ebrtohet mbi prova t\u00eb forta dhe gjuh\u00eb t\u00eb past\u00ebr institucionale. Dhe kur kjo gjuh\u00eb humbet, humbet edhe autoriteti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, problemi nuk \u00ebsht\u00eb Ahmetaj, as Veliaj, as Balluku. Problemi \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia po e p\u00ebrdor turpin si z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb prov\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb minuar besimin tek nj\u00eb institucion q\u00eb duhet t\u00eb ishte shtylla e republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka p\u00ebr termin grusht-shtet.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam quajtur veprim me natyr\u00eb grushti shteti pik\u00ebrisht momentin kur Prokuroria k\u00ebrkon pezullimin e nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministri apo t\u00eb nj\u00eb ministreje, sepse ky akt nuk \u00ebsht\u00eb mas\u00eb sigurie, por nd\u00ebrhyrje direkte n\u00eb funksionimin e ekzekutivit.<\/p>\n<p>Pezullimi i nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendim teknik por \u00ebsht\u00eb akt q\u00eb ndryshon raportet e pushtetit pa vot\u00eb, pa mandat dhe pa baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do teori t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, kur nj\u00eb pushtet hyn p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb territorin e tjetrit dhe prodhon efekt politik, kjo quhet grusht kompetencash. Dhe un\u00eb, prej parimi, nuk kam ndryshuar q\u00ebndrim ndaj k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Dhe, prandaj, Prokuroria nuk mund ta luaj\u00eb edhe rolin e drejt\u00ebsis\u00eb, edhe t\u00eb opozit\u00ebs nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb me konceptet se grushtshtetin e v\u00ebrtet\u00eb nuk e b\u00ebn Gjykata me nj\u00eb vendim t\u00eb diskutuesh\u00ebm, por grushtshtetin e b\u00ebn ekzekutivi kur tenton t\u00eb kap\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai moment kur qeverit\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb karrierat e prokuror\u00ebve, kur \u00e7\u00ebshtjet zhvendosen p\u00ebr arsye politike, kur organet vart\u00ebse p\u00ebrdoren p\u00ebr intimidim t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb formula reale e grushtshtetit modern. Dhe kush e njeh k\u00ebt\u00eb realitet, e kupton menj\u00ebher\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me etiketimet ironike t\u00eb artikujve q\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb debatin.<\/p>\n<p>Vazhdoj t\u00eb q\u00ebndroj se Standardi dhe prova jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se \u00e7do spektak\u00ebl n\u00eb rr\u00ebfim.<\/p>\n<p>Institucionet nuk bien nga mungesa e provave, por nga tepria e spektaklit dhe nga humbja e gjuh\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. SPAK nuk ka luksin t\u00eb gaboj\u00eb n\u00eb ton apo n\u00eb kompetenc\u00eb, sepse nj\u00eb organ q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson prov\u00ebn me perceptim e dob\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka!<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa dikur shum\u00ebkush e quante reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb funksion t\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se SPAK nuk funksionon as si instrument i tij, as si zgjatim politik, por si produkt i asaj reforme q\u00eb tashm\u00eb shihet qart\u00eb se ka dal\u00eb nga \u201cduart\u201d e \u00e7do kryeministri.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, standardi i tij duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se kurr\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu reforma i sh\u00ebrben shtetit, jo spektaklit.\/Albania Post<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/baton-haxhiu-palloshat-breket-dhe-vibratoret-e-dumanit\/\">Baton Haxhiu: Palloshat, brek\u00ebt dhe vibrator\u00ebt e Dumanit\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kam qen\u00eb krah SPAK-ut. Jo si tifoz i radh\u00ebs, por si qytetar q\u00eb e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion si t\u00eb vetmen shpres\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku opozita ka qen\u00eb pa frym\u00eb, pa ide dhe pa kapacitet p\u00ebr t\u00eb prodhuar kontroll. SPAK ka qen\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, oksigjeni moral [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54481","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}