{"id":54402,"date":"2025-11-25T19:48:22","date_gmt":"2025-11-25T19:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/nuk-justifikon-pasurine-altin-dumani-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/"},"modified":"2025-11-25T19:48:22","modified_gmt":"2025-11-25T19:48:22","slug":"nuk-justifikon-pasurine-altin-dumani-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/nuk-justifikon-pasurine-altin-dumani-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/","title":{"rendered":"Nuk justifikon pasurin\u00eb, Altin Dumani k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u q\u00ebndroi gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebrfundimtare shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Pollozhani kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme t\u00eb pasurive, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsoi Dumanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, parashtroi t\u00eb mart\u00ebn me 25 n\u00ebntor gjetjet lidhur me burimet e nj\u00eb apartamenti, kthimin e nj\u00eb vlere nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, nj\u00eb gjendje cash 1 milion lek\u00eb, si dhe shpenzimet e mobilimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin q\u00eb zot\u00ebron subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb porositur e paguar n\u00eb vitin 2007 nga bashk\u00ebshortja e subjektit dhe prind\u00ebrit e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrata e shitblerjes n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nga subjekti e bashk\u00ebshortja. Po ashtu, n\u00eb 2011-\u00ebn, kur ata kishin lidhur martes\u00eb, kompania nd\u00ebrtuese u ka kthyer nj\u00eb shum\u00eb prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr arsye se apartamenti i porositur kishte sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe se punimet nuk ishin si ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00eb. Pollozhani ka deklaruar se nuk ka kontribuar n\u00eb pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, apartamenti i m\u00ebparsh\u00ebm i porositur dhe paguar n\u00eb vitin 2007 nga bashk\u00ebshortja e prind\u00ebrit e saj, nuk mbulohej me burim t\u00eb ligjshme. Ai konstatoi se nga aktet dhe shpjegimet e subjektit, nuk u arrit t\u00eb provohen nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nisur nga fakti se k\u00ebto burime jan\u00eb deklaruar si t\u00eb krijuara e p\u00ebrdorura para martese, konsiderohen prej drejtuesit t\u00eb SPAK si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim ve\u00e7mas, por \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb trajtohen n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho u ndal n\u00eb shum\u00ebn 4.4 milion lek\u00eb t\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese pasi apartamenti i dor\u00ebzuar ishte m\u00eb i vog\u00ebl dhe nuk plot\u00ebsonte kriteret e dakord\u00ebsuara n\u00eb 2007-\u00ebn. Sipas Brahos, dh\u00ebnia e k\u00ebsaj shume prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb 30% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2011, kur subjekti kishte lidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho konstatoi se diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2007 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e porosis\u00eb me at\u00eb t\u00eb shitblerjes n\u00eb vitin 2012, \u00ebsht\u00eb 2.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 4.4 milion\u00eb lek\u00eb sa ka deklaruar subjekti se ka kthyer shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Ai shtoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar penalitete n\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb banes\u00ebs brenda afatit 6-mujor, ashtu si ishte parashikuar.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK i cil\u00ebson t\u00eb pabazuara edhe pretendimet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve, duke argumentuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2012 t\u00eb n\u00ebnshkruar nga subjekti e bashk\u00ebshortja citohet se shit\u00ebsi e dor\u00ebzon pron\u00ebn n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, pa t\u00eb meta dhe me cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, nd\u00ebrsa shtohet se \u201cbler\u00ebsit marrin n\u00eb dor\u00ebzim pron\u00ebn pa paraqitur ndonj\u00eb rezerv\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Braho v\u00ebrejti se subjekti nuk ka paraqitur ndonj\u00eb preventiv apo ndonj\u00eb dokument tjet\u00ebr provues n\u00eb lidhje me punimet e pakryera, t\u00eb cilat pretendon se i ka kryer ai, si dhe rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar shpenzime p\u00ebr rikonstruksion apo punime shtes\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pretendimet e tij p\u00ebr investime shtes\u00eb konsiderohen n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho n\u00ebnvizoi se mbetet e paqart\u00eb se si nj\u00eb apartament, i cili p\u00ebrfundimisht \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 me vler\u00ebn 11.7 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas pretendimeve t\u00eb vet\u00eb subjektit punimet nuk ishin t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb shitur pas rreth dy vitesh p\u00ebr rreth 18 milion\u00eb lek\u00eb. Braho theksoi se se ndryshimi i \u00e7mimeve nuk mund t\u00eb justifikohet nga vlera e mobiljeve t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb dhe as nga luhatjet e rtegut gjat\u00eb viteve 2012-2014.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vler\u00ebsojm\u00eb se pretendimet e subjektit lidhur me vones\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit, ndryshimin e sip\u00ebrfaqes, cil\u00ebsin\u00eb e punimeve dhe materialeve, si dhe punimet e pakryera mbeten n\u00eb nivel deklarativ\u201d, tha Braho.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga konstatimi iu pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se gjyqtari Pollozhani ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb p\u00ebrfituar gjat\u00eb martes\u00ebs dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb deklaruar si e p\u00ebrfituar nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, vler\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar si nj\u00eb nga burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem i konstatuar nga Braho ishte dhe mospasqyrimi nga ana e subjektit n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Sipas tij, p\u00ebrve\u00e7se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar ky kursim, shuma 4.4 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar si burim, nuk mbulohet me burime t\u00eb ligjshme. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, drejtuesi i SPAK konkludon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Braho paraqiti vler\u00ebsim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe p\u00ebr shpenzimet e deklaruara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mobilimin e apartamentit n\u00eb vitin 2016, me argumentin se nuk mbulohen me burime t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe investimet e kryera n\u00eb at\u00eb periudha. Po ashtu, konstatohet se Pollozhani ka kryer deklarime kontradiktoe, pasi ka deklaruar vlera dhe burime t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebto shpenzuime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se Pollozhani nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Pollozhani deklaroi se ankimi lidhet me burimin e burimit t\u00eb apartamentit q\u00eb ai zot\u00ebron. Ai v\u00ebrejti se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga ana e Komisioneres Publike momenti i krijimit t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebrpara martes\u00ebs me bashk\u00ebshorten. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se i ka shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar fondet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e asaj pasurie, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs nga puna si mjeke e p\u00ebrgjithshme e mjeke promocioni, ato nga p\u00ebrkthimet, si dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj nga shitja e bim\u00ebve medicinale e t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pollozhani solli n\u00eb v\u00ebmendje se bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, provohet ligjshm\u00ebria e k\u00ebtyre burimeve. Ai tha se n\u00eb ankim tentohet t\u00eb p\u00ebrfshihen datat e njohjes e t\u00eb fejes\u00ebs me bashk\u00ebshorten, por sipas tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk bashk\u00ebjetonin dhe aq m\u00eb tep\u00ebr nuk merrnin vendime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Lidhur me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, ai sqaroi se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb gjendjes civile, si i martuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pollozhani n\u00ebnvizoi se kthimi i vler\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte t\u00eb b\u00ebnte me diferenc\u00ebn mes p\u00ebrcaktimeve n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2007, me gjendjen q\u00eb u mor n\u00eb dor\u00ebzim apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr depozitimin e nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij, Pollozhani tha se kjo ishte kryer me dakord\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Ai shtoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb kontribuar financiarisht dhe p\u00ebr vajz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tyre, p\u00ebr shkollimin e saj, si dhe p\u00ebr dy djemt\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u kan\u00eb bler\u00eb tok\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonin sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se me shpjegimet dhe provat q\u00eb ka dor\u00ebzuar i ka p\u00ebrmbysur pretendimet e ngritura n\u00eb ankim p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare prind\u00ebrve dhe bashk\u00ebshortes p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007. Ai shpjegoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur t\u00eb regjistruar biznesin e tyre me aktivitet t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. Po ashtu, ritheksoi se bashk\u00ebshortja ka siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga pun\u00ebt si p\u00ebrkthyese, si mjeke promocioni, nd\u00ebrsa familja nga tregtimi i bim\u00ebve medicinale. \u201cKam paraqitur dokumente\u201d, deklaroi subjekti duke petenduar se v\u00ebrtetohen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e deklaruara.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e gjendjes cash, subjekti shpjegoi se n\u00eb vitet 2011 e 2012 nuk p\u00ebrcaktohej n\u00eb formularin e deklarimit pasqyrimi k\u00ebtij lloj likujditeti.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se depozitimi i shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij nga vlera 4.4 milion\u00eb lek\u00eb e kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, tregon se pjesa tjet\u00ebr e mbetur ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr cash-in.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr mobilimin e dy apartamenteve, subjekti pretendoi se n\u00eb formulare nuk ka pasur rubrik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb deklarim t\u00eb till\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebrteton se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e mobilimit t\u00eb banesave.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pollozhani u ndal n\u00eb gjetjen e ONM-s\u00eb lidhur me vler\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, duke shpjeguar se k\u00ebto fakte ishin hetuar m\u00eb s\u00eb paku pes\u00eb her\u00eb dhe nuk ishin evidentuar probleme.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i ka kryer p\u00ebrllogaritjet duke p\u00ebrdorur kurse k\u00ebmbimi valutor t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb dhe konstatimin e vlerave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se vet\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka sqaruar se vlera 4.4 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer pasi apartamenti nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb dhe me sip\u00ebrfaqen e gjendjen e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Pollozhani kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sa ishte bler\u00eb, duke pretenduar se ashtu si ishte rritur \u00e7mimi i referenc\u00ebs, ishte rritur dhe ai i tregut t\u00eb lir\u00eb. Sipas subjektit, nuk q\u00ebndron gjetja se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Ervin Pollozhani k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 15 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nuk-justifikon-pasurine-altin-dumani-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/\">Nuk justifikon pasurin\u00eb, Altin Dumani k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u q\u00ebndroi gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebrfundimtare shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Pollozhani kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}