{"id":54392,"date":"2025-11-25T18:48:24","date_gmt":"2025-11-25T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/jakin-marena-berisha-shkeli-ameriken-tani-spyet-me-per-be-e-spak\/"},"modified":"2025-11-25T18:48:24","modified_gmt":"2025-11-25T18:48:24","slug":"jakin-marena-berisha-shkeli-ameriken-tani-spyet-me-per-be-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/jakin-marena-berisha-shkeli-ameriken-tani-spyet-me-per-be-e-spak\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Berisha \u2018shkeli\u2019 Amerik\u00ebn, tani s\u2019pyet m\u00eb p\u00ebr BE e SPAK!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD Sali Berisha m\u00eb n\u00eb fund e kap\u00ebrceu oqeanin dhe mb\u00ebrriti n\u00eb Amerik\u00eb! I \u2018theu\u2019 t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrit\u00eb, e m\u00eb n\u00eb fund arriti n\u00eb \u2018tok\u00ebn e premtuar\u2019, at\u00eb amerikane. Anipse kreu i PD shkelin n\u00eb cepin e posht\u00ebm t\u00eb kontitentit, n\u00eb Brazil, pik\u00ebrisht n\u00eb atdheun e futbollit brilant, t\u00eb \u2018sambas\u2019, plazheve t\u00eb bukura e karnavaleve t\u00eb famshme, por dhe n\u00eb atdheun e \u2018marksist-leninistit\u2019 t\u00eb shquar brazilian. Zhoao Amazona, i cili vinte dy her\u00eb n\u00eb vit me koh\u00ebq\u00ebndrim nga tre muaj, p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb \u2018kryeqendr\u00ebn\u2019 e komunizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Tiran\u00eb, p\u00ebr kongrese dhe p\u00ebr pushime!  <\/p>\n<p>Ama Zhoao Amazona na \u2018griu\u2019 nga lek\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, pasi jo vet\u00ebm q\u00eb merrte nj\u00eb kuot\u00eb vjetore p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb partin\u00eb e tij \u2018m-l\u2018 e cila drejtohej familjarisht prej tij, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb, si fanar i komunizmit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, p\u00ebr t\u00eb firmosur ndonj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt por dhe p\u00ebr t\u00eb miratuar ndonj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb d\u00ebnonte imperializmin amerikan, social-imperializmin sovjetik, sonizmin izraelit dhe gjith\u00eb kapitalizmin bot\u00ebror n\u00eb t\u00ebr\u00eb si! P\u00ebr kaq paguhej ai, p\u00ebr kaq ishte an\u00ebtar i internacinales paralele komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me parti \u2018m-l\u2019 t\u00eb rind\u00ebrtuara! Madje e pinte shum\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb raki thon\u00eb. <\/p>\n<p>Por do t\u00eb thot\u00eb dikush, \u00e7far\u00eb na duhen k\u00ebto sqarime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha realizoi \u00ebndrr\u00ebn e tij kat\u00ebr vje\u00e7are t\u00eb \u2018mbyllur n\u00eb sirtar\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka paguar miliona dollar\u00eb lobime, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer oqeanin me sa duket! P\u00ebr t\u2019i treguar Edi Ram\u00ebs se m\u00eb n\u00eb fund e kalon k\u00ebt\u00eb \u2018oqean\u2019 dhe e shkeli Amerik\u00ebn! Kaq i duhej Berish\u00ebs do t\u00eb thoshte dikush, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e bot\u00ebs, qoft\u00eb dhe p\u00ebr disa dit\u00eb apo p\u00ebr disa or\u00eb, sepse nj\u00eb mendje serioze e kalon leht\u00eb k\u00ebt\u00eb kap\u00ebrcim \u2018oqeani\u2019 dhe kthehet me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb! Por njeriu dy her\u00eb b\u00ebhet f\u00ebmij\u00eb! <\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha, thuajse \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar plot\u00ebsisht, nuk p\u00ebrmbahet nga deliri, nj\u00eb \u2018s\u00ebmundje\u2019 q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb madje dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt e quajn\u00eb nj\u00eb fitore t\u00eb madhe pjes\u00ebmarrjen e Berish\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e CDI t\u00eb zhvilluar n\u00eb Sao Paolo t\u00eb Brazilit dhe mbi t\u00eb gjitha pasi \u00ebsht\u00eb zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj t\u00eb CDI, dhe nd\u00ebr ta edhe lideri i PD. <\/p>\n<p>Po, po! Kryetari i PD, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb zgjedhur nj\u00eb nga 17 zv.president\u00ebt e CDI, nj\u00eb bashkim i partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebrzgjedhja e presidenc\u00ebs u b\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e CDI q\u00eb u zhvillua n\u00eb Brazil, ku ga Europa jan\u00eb dhe kryeministri i Kroacis\u00eb Andrey Plenkovi\u00e7, kryeministri i ardhsh\u00ebm i Sllovenis\u00eb Janezs Jansa dhe kryeministri i Hungaris\u00eb, Victor Orban. Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i CDI \u00ebsht\u00eb zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz Vhite, nd\u00ebrsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana, ish president i Kolumbis\u00eb ky.  <\/p>\n<p>Dhe CDI, Centrist Democrat International, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb union partish t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb me fokus n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, Afrik\u00eb dhe disa vende t\u00eb Azis\u00eb. Shumica e an\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb parti t\u00eb vogla, me vokacion demokristian. Dhe p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, n\u00eb CDI s\u2019b\u00ebn pjes\u00eb Partia Republikane e SHBA-s\u00eb, vendi ku Berisha dhe familja e tij jan\u00eb shpallur non grata, as konservator\u00ebt britanik\u00eb apo ata kanadez\u00eb. CDI \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 115 parti t\u00eb qendr\u00ebs nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Pra s\u2019\u00ebsht\u00eb unioni m\u00eb i madh i t\u00eb djatht\u00ebve konservator\u00eb por i centrist\u00ebve e kristian-demokrat\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, IDU \u00ebsht\u00eb elita e v\u00ebrtet\u00eb e partive t\u00eb djathta n\u00eb bot\u00eb, ku 29 parti t\u00eb IDU-s\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb pushtet. <\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha PD nuk ka q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb pjes\u00eb e partive apo grupimeve kristian-demokrate n\u00eb Evrop\u00eb apo n\u00eb bot\u00eb! Asnj\u00ebher\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebtyre formacioneve politike, duke ngjallur habi se si Berisha, kreu i PD shqiptare \u00ebsht\u00eb zgjedhur nj\u00eb nga 17 zv.presidentr\u00ebt e CDI, pa q\u00ebn\u00eb an\u00ebtare PD e tij! K\u00ebt\u00eb habi e shpreh dhe ish kreu i demokristian\u00ebve shqiptar\u00eb, aktualisht kreu i Aleanc\u00ebs Demokristiane, Zef Bushati, nj\u00eb an\u00ebtar i kahersh\u00ebm i k\u00ebtij unioni kristian-demokrat, CDI! <\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq qesharake sa edhe tragjike! Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb paraqitet n\u00eb Asamblen\u00eb e CDI \u2013 Christian Democratic International, nj\u00eb organizat\u00eb ku Partia Demokristiane Shqiptare \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota, nd\u00ebrsa Partia Demokratike nuk ka asnj\u00eb lidhje institucionalisht, ideologjikisht apo historikisht. PD i p\u00ebrket grupimit t\u00eb partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb liberale EDU ( European Democratic  Union) , jo atyre demokristiane, ndaj nuk ka legjitimitet moral e politik t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb komunitetin demokristian shqiptar, t\u00eb cilin, bashk\u00eb me PS-n\u00eb, e ka luftuar dhe margjinalizuar sistematikisht.  <\/p>\n<p>Shkat\u00ebrrimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik demokristian. P\u00ebr\u00e7arja e q\u00ebllimshme n\u00eb pes\u00eb parti t\u00eb ndryshme demokristiane. P\u00ebrjashtimi i tyre i vazhduesh\u00ebm nga Parlamenti dhe qeverisja. Presione, n\u00ebnvler\u00ebsim, shp\u00ebrfillje, nj\u00eb praktik\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb regjimit komunist, e vijuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arroganc\u00eb edhe sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb t\u00eb heshtur kund\u00ebr demokristian\u00ebve shqiptar\u00eb kan\u00eb kontribuar edhe element\u00eb shovinist\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt historikisht nuk e kan\u00eb dashur dhe nuk e duan forcimin e komunitetit katolik n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr arsye gjeopolitike dhe kulturore t\u00eb njohura, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb motiv katoliket i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb Kabinetit Qeveritar. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe politike dhe nj\u00eb manipulim i hapur i realitetit. Asnj\u00eb parti q\u00eb ka punuar kund\u00ebr demokristian\u00ebve nuk mund t\u00eb mendoj\u00eb e t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre\u201d, reagon Bushati, kreu i ADSH n\u00eb rrjetin social! Duke treguar me pak fjal\u00eb se, kreu i PD, Berisha i ka \u2018vjedhur\u2019 p\u00ebrfaq\u00ebsimin demokristian\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb CDI, pa q\u00ebn\u00eb aspak PD an\u00ebtare e CDI! Por dhe duke hedhur dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb union futen \u2018afrofe\u2019, apo larg qoft\u00eb kush heq shpenzimet e mbajtjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb unionit, parti apo l\u00ebvizje politike! Lek\u00eb kan\u00eb m\u00eb boll\u00ebk, me sa duket! <\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebto habere dhe rezerva p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb asamble t\u00eb unionit t\u00eb kristian-demokrat\u00ebve, q\u00eb quhet  shqiptarisht Internacionalja Kristian-Demokrate, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dikur dhe demokristian\u00ebt e majt\u00eb italian\u00eb an\u00ebtar\u00eb, Berisha \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr entuziast deri n\u00eb delir! Madje detyr\u00ebn e zv.presidentit e ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb qejf, pasi ka miratuar dhe rezolut\u00ebn e radh\u00ebs kund\u00ebr vendit t\u00eb tij, t\u00eb cilin e quan \u2018narko-shtet\u2019, antidemokratik dhe q\u00eb nuk meriton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e BE. Madje k\u00ebrkon p\u00ebrmes k\u00ebsaj rezolute q\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzohet an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, me nj\u00eb kusht t\u00eb vet\u00ebm: Shqip\u00ebria meriton an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb BE, vet\u00ebm n\u00ebse Berisha \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr! Si dikur k\u00ebto rezolutat e kongresit t\u00eb PPSH me firm\u00ebn dhe t\u00eb partive \u2018markiste-leniniste\u2019 motra, t\u00eb kryesuara nga braziliani Zhoao Amazona, ku i vetmi sistem ndri\u00e7ues n\u00eb bot\u00eb ishte komunizmi me forcat e vfeta i Enver Hoxh\u00ebs! Por rezoluta e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb kontradiktore, pasi teksa e cil\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb \u2018narko-shtet\u2019, posht\u00eb saj firmos nga kreu i CDI, ish presidenti i Kolumbis\u00eb! Ironi m\u00eb vete kjo!<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse ndonj\u00eb z\u00eb i del kund\u00ebr Berish\u00ebs, pas rikthimit nga Brazili, turma v\u00ebrtete e rrudhur rreth tij, i turren duke e akuzuar r\u00ebnd\u00eb! Me argumentin se Berisha \u00ebsht\u00eb zv.president i CDI tashm\u00eb, ka shkelur tok\u00ebn amerikane, ka miratuar rezoluta, d\u00ebnuar \u2018narkoshtetin\u2019 e Edi Ram\u00ebs, pik\u00ebrisht d\u00ebnim nga nj\u00eb union me president nj\u00eb ish president t\u00eb Kolumbis\u00eb, \u2018atdheut\u2019 t\u00eb kokain\u00ebs e q\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fort t\u00eb mir\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje t\u00eb p\u00ebrbotshme! E keqe q\u00eb luftohet nga t\u00eb gjith\u00eb, sidomos nga Amerika, por jo ajo Latine ku ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb Berisha, por SHBA, ku kreu i PD vazhdon t\u00eb mos shkel\u00eb q\u00eb prej 4 vitesh dhe ta ket\u00eb \u2018moll\u00eb t\u00eb ndaluar\u2019! <\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dhe pas kthimit nga SHBA, s\u00ebrish askush nuk po e ndjek pas Berish\u00ebn dhe PD, kjo u pa n\u00eb protest\u00ebn e dyt\u00eb para kryeministris\u00eb, t\u00eb \u201cFoltore 2\u2019, tep\u00ebr e vobekt\u00eb n\u00eb pjes\u00ebmarrje dhe n\u00eb mesazhe, \u00e7ka tregon se askujt nuk i ngrihet \u2018sentimenti\u2019 p\u00ebr kap\u00ebrcimin e oqeanit dhe mb\u00ebrritjes n\u00eb Amerik\u00ebn Latine t\u00eb Berish\u00ebs apo zgjedhjes s\u00eb tij nj\u00eb nga 17 zv.president\u00ebt e CDI, kjo nuk e ka penguar kreun e PD dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb sillen sikur nuk pyesin p\u00ebr qeverin\u00eb, Ram\u00ebn, madje nuk pyesin as p\u00ebr Evrop\u00ebn! <\/p>\n<p>Kjo pa dhe n\u00eb ankes\u00ebn e PD n\u00eb Komisionin Evropian p\u00ebr \u2018sjelljen\u2019 e Marta Kos, komisionere p\u00ebr zgjerim e BE dhe ambasadorit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb Silvio Gonzato! Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD Gazment Bardhi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, i ka paraqitur nj\u00eb Not\u00eb-Verbale Delegacionit t\u00eb BE, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe Komisionin Europian e Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Marta Kos p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit. Bardhi thekson se po p\u00ebrcjell q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp t\u00eb 21 n\u00ebntorit 2025 n\u00eb Tiran\u00eb, e mbajtur bashk\u00eb me kryeministrin Edi Rama. Pasi e pyetur nga media, Kos deklaroi se: \u201cZgjedhjet ishin t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb kur marrim sugjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime, e kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe BE\u201d. Nj\u00eb deklarat\u00eb kjo e padurueshme p\u00ebr PD dhe Berish\u00ebn, sidomos e dh\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn kur Berisha u zgjodh zv.president i CDI dhe miratoi rezolut\u00ebn kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, me \u2018narkoshtet dhe vjedhje votash m\u00eb 11 maj\u2019, brenda saj!<\/p>\n<p>\u201cNe shprehim me respekt shqet\u00ebsimin ton\u00eb se ky vler\u00ebsim nuk pasqyron realitetin e v\u00ebrejtur gjat\u00eb procesit zgjedhor. Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb duket e pap\u00ebrputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh q\u00ebndrimet e shprehura nga An\u00ebtar\u00ebt e Parlamentit Evropian q\u00eb sh\u00ebrbyen si v\u00ebzhgues t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rrezikon t\u00eb ndikoj\u00eb besimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb tek institucionet e Bashkimit Evropian\u201d, shkruan Bardhi. I cili rendit rekomandimet e b\u00ebra nga ana e OSBE-ODIHR, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs jan\u00eb pik\u00ebrisht ato q\u00eb ka k\u00ebrkuar vet\u00eb mazhoranca dhe Edi rama p\u00ebr t\u00eb miratuar, duke filluar nga komisioner\u00ebt apolitik\u00eb e p\u00ebrfunduar tek votimi elektronik!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb at\u00eb, Berisha nuk mbahet m\u00eb, pas rikthimit nga Amerika e tij p\u00ebrtej oqeanit, Brazili, e sidomos pas zgjedhjes si zv.presidenti i 17-t\u00eb i CDI, nuk pyet ask\u00ebnd, i sfidon t\u00eb gjith\u00eb, deri dhe Brukselin zyrtar, duke i dh\u00ebn\u00eb \u2018direktiva\u2019 teksa i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos vler\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke i k\u00ebrkuar madje q\u00eb t\u2019i vendos\u00eb kusht\u00ebzime Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE! Duke tentuar t\u00eb krijoj\u00eb iden\u00eb se k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb nj\u00eb zv.president i CDI, anipse kristian-demokrat dhe pa lidhje me PD, anipse n\u00eb Tiran\u00eb para kryeministris\u00eb e prisnin deputet\u00ebt e disa ithtar\u00eb, q\u00eb ishin n\u00eb kufijt\u00eb e 100 vet\u00ebve, me plus-minus! Nj\u00eb PD e n\u00ebnshtruar nga tekat e nj\u00eb plaku, i cili jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka mb\u00ebshtetje, por sipas gjasave do ta marr\u00eb me vete n\u00eb \u2018am\u00ebshim\u2019 partin\u00eb e par\u00eb opozitare dhe q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb tonin vendit, duke e qeverisur p\u00ebr 13 vite, gjat\u00eb k\u00ebtyre 35 viteve! Por pa mundur t\u00eb realizoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: demokracin\u00eb brenda saj dhe \u00e7lirimin nga pengmarrja e Berish\u00ebs! I cili vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb delirin e radh\u00ebs! \u00cbsht\u00eb zv.president tashm\u00eb ai, po g\u00ebzon si f\u00ebmij\u00eb! Nuk pyet madje jo vet\u00ebm p\u00ebr BE, por as p\u00ebr SPAK ku \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr \u201cPartizanin\u2019 dhe sipas gjasave s\u00eb shpejti, dhe p\u00ebr masakr\u00ebn e \u201921 janarit\u2019! Nj\u00eb zv.president q\u00eb kap\u00ebrceu \u2018oqeanin\u2019!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/jakin-marena-berisha-shkeli-ameriken-tani-spyet-me-per-be-e-spak\/\">Jakin Marena: Berisha \u2018shkeli\u2019 Amerik\u00ebn, tani s\u2019pyet m\u00eb p\u00ebr BE e SPAK!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD Sali Berisha m\u00eb n\u00eb fund e kap\u00ebrceu oqeanin dhe mb\u00ebrriti n\u00eb Amerik\u00eb! I \u2018theu\u2019 t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrit\u00eb, e m\u00eb n\u00eb fund arriti n\u00eb \u2018tok\u00ebn e premtuar\u2019, at\u00eb amerikane. Anipse kreu i PD shkelin n\u00eb cepin e posht\u00ebm t\u00eb kontitentit, n\u00eb Brazil, pik\u00ebrisht n\u00eb atdheun e futbollit brilant, t\u00eb \u2018sambas\u2019, plazheve t\u00eb bukura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54392","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54392\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}