{"id":54379,"date":"2025-11-25T17:48:21","date_gmt":"2025-11-25T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/histori-jeteshkrimi-nga-clintoni-nje-i-ri-si-hashim-thaci-donte-pavaresi\/"},"modified":"2025-11-25T17:48:21","modified_gmt":"2025-11-25T17:48:21","slug":"histori-jeteshkrimi-nga-clintoni-nje-i-ri-si-hashim-thaci-donte-pavaresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/histori-jeteshkrimi-nga-clintoni-nje-i-ri-si-hashim-thaci-donte-pavaresi\/","title":{"rendered":"Histori jet\u00ebshkrimi nga Clintoni: Nj\u00eb i ri si Hashim Tha\u00e7i donte pavar\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>I shitur me mbi 2.3 milion\u00eb ekzamplar\u00eb, jet\u00ebshkrimi i ish-presidentit demokrat amerikan, Bill Clinton, mund t\u2019i brendashkruhet edhe historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vorbull\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb paharruara n\u00eb fundvitet \u201890, presidenti i 42-t\u00eb amerikan do t\u00eb njihej me nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb pazakonsh\u00ebm nga Kosova. \u201cNj\u00eb burr\u00eb riosh me emrin Hashim Tha\u00e7i\u2026donte pavar\u00ebsi dhe besonte se mund t\u00eb shtyhej dh\u00ebmb\u00eb-m\u00eb-dh\u00ebmb\u00eb me ushtrin\u00eb serbe\u201d, shkroi Clintoni n\u00eb librin e tij q\u00eb evokon jet\u00ebn e tij t\u00eb shtrir\u00eb brenda dy manatesh presidenciale n\u00eb krye t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>25 n\u00ebntor 2025 \u2013 Nj\u00eb burr\u00eb riosh me emrin Hashim Tha\u00e7i n\u00eb krye t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb donte pavar\u00ebsi e besonte se mund t\u00eb hahej dh\u00ebmb\u00eb-m\u00eb-dh\u00ebmb\u00eb me ushtrin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Asohere, Shtetet e Bashkuara dhe NATO donin p\u00ebr Kosov\u00ebn autonomin\u00eb q\u00eb ajo e g\u00ebzoi me kushtetut\u00ebn jugosllave nga vitet 1974 dhe 1989.<\/p>\n<p>N\u00ebse ideja autonomiste mund t\u00eb shtyhej p\u00ebrpara, i vetmi q\u00eb jepnte shenja disi pranuese ishte Ibrahim Rugova dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb n\u00ebn hije.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa th\u00ebrrmiqe kujtesore t\u00eb ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, pes\u00eb vite pasi ndodhive t\u00eb m\u00ebdha historike q\u00eb i form\u00ebsuan nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb realitetet n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>E botuar m\u00eb 22 qershor t\u00eb vitit 2004, autobiografia e presidentit t\u00eb 42-t\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u201cJeta ime\u201d p\u00ebrmban plot \u00e7aste e an\u00ebpamje p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPo shtohej d\u00ebshira e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi\u201d<br \/>\nI shitur n\u00eb 2.3 milion\u00eb kopje, jet\u00ebshkrimi i Clintonit e hedh drit\u00ebn e projektorit mbi Kosov\u00ebn n\u00eb kapitullin pes\u00ebdhjet\u00eb e dy.<\/p>\n<p>Ai e nis rr\u00ebfimin e tij mbi Kosov\u00ebn praktikisht t\u00eb panjohur p\u00ebr publikun amerikan, duke u prapakthyer n\u00eb vitin 1998 kur ushtria serbe kishte sip\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr mizorish ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cSerb\u00ebt nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt kishin nisur nj\u00eb m\u00ebsymje kund\u00ebr shqiptar\u00ebve kryengrit\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm e djegur gra e f\u00ebmij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Rrethi i dyt\u00eb i agresionit serb kishte yshtur nj\u00eb shp\u00ebrngulje refugjat\u00ebsh dhe kishte shtuar d\u00ebshir\u00ebn e shqiptar\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi\u201d, shkruan Clintoni n\u00eb faqet q\u00eb i let\u00ebrnxiu p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb lejoja nj\u00eb Bosnj\u00eb tjet\u00ebr\u201d<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ish-presidenti amerikan e gjente me vend t\u2019ju ofronte lexuesve t\u00eb tij nj\u00eb sfond ngjarjesh p\u00ebr t\u00eb rrokur m\u00eb mir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij, m\u00eb 1974, Tito i dha Kosov\u00ebs autonomi, duke mund\u00ebsuar vet\u00ebqeverisje e kontroll mbi shkolla. Por, m\u00eb 1989, Millosheviqi e zhveshi at\u00eb nga autonomia.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u2019prej at\u00ebher\u00eb tensionet jan\u00eb shtuar, dhe kan\u00eb shp\u00ebrthyer kur u sigurua pavar\u00ebsia e Bosnj\u00ebs m\u00eb 1995. Isha i vendosur t\u00eb mos lejoja q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb tjet\u00ebr Bosnj\u00eb. K\u00ebshtu ishte edhe Madeleine Albrighti\u201d, shkruan Clintoni.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb 1998-s, sipas tij, Kombet e Bashkuara kishin vendosur embargo arm\u00ebsh, kurse Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e saj kishin vendosur sanksione ekonomike mbi Serbin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb fund armiq\u00ebsive e p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKah mesi i qershorit, NATO zuri t\u00eb shestonte plane p\u00ebr nj\u00eb varg opsionesh ushtarake p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por, kah mesi i korrikut, forcat serbe s\u00ebrish sulmuan kosovar\u00eb t\u00eb armatosur e t\u00eb paarmatosur, duke filluar nj\u00eb ver\u00eb agresioni q\u00eb do t\u2019i shtr\u00ebngonte 300 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb linin sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 13 tetor, NATO k\u00ebrc\u00ebnoi me sulm Serbin\u00eb brenda kat\u00ebr dit\u00ebsh n\u00ebse nuk p\u00ebrfilleshin rezolutat e OKB-s\u00eb. Goditjet ajrore u shtyn\u00eb kur kat\u00ebr mij\u00eb oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb speciale jugosllave u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Kosova. Gj\u00ebrat u vun\u00eb n\u00eb vij\u00eb p\u00ebr pak, por n\u00eb janar 1999 serb\u00ebt po vrisnin s\u00ebrish t\u00eb pajfash\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, dhe goditjet ajrore t\u00eb NATO-s dukeshin t\u00eb pashmangshme. Vendos\u00ebm t\u00eb provonim edhe nj\u00ebher\u00eb me diplomaci, por un\u00eb nuk kisha uzdaj\u00eb. Objektivat e pal\u00ebve ishin larg e larg\u201d, shkruan Clintoni.<\/p>\n<p>Rugova e Tha\u00e7i, dy skaje t\u00eb nj\u00eb pale<br \/>\nKombet e Bashkuara dhe NATO-ja donin q\u00eb Kosova t\u00eb kishte autonomin\u00eb politike q\u00eb e kishte pasur n\u00eb koh\u00ebn e kushtetut\u00ebs jugosllave mes viteve 1974 e 1989.<\/p>\n<p>\u201cNe donim nj\u00eb forc\u00eb paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb kryesuar nga NATO t\u00eb ishte dor\u00ebzane p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb e civil\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pakic\u00ebn serbe. Millosheviqi donte t\u00eb ruante kontrollin e Kosov\u00ebs, dhe kund\u00ebrshonte \u00e7far\u00ebdo vendosje t\u00eb trupave t\u00eb huaja atje. Shqiptar\u00ebt kosovar\u00eb donin m\u00ebvet\u00ebsi\u201d, vijon m\u00eb tej Clintoni.<\/p>\n<p>\u201cAta ishin t\u00eb ndar\u00eb edhe mes vete. Ibrahim Rugova, kreu i qeveris\u00eb n\u00eb hije, ishte nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb fliste urt\u00eb e but\u00eb me nj\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb shall\u00eb rreth qafe. Isha i bindur se mund t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb ujdi paqeje me t\u00eb, por nuk isha aq i sigurt p\u00ebr faksionin tjet\u00ebr t\u00eb mdh kosovar, Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), t\u00eb udh\u00ebhequr prej nj\u00eb burri riosh me emrin Hashim Tha\u00e7i. U\u00c7K-ja donte pavar\u00ebsi dhe besonte se mund t\u00eb shtyhej dh\u00ebmb\u00eb-m\u00eb-dh\u00ebmb\u00eb me ushtrin\u00eb serbe\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb paragraf\u00ebt n\u00eb vazhdim, Clintoni nd\u00ebrmend sesi pal\u00ebt u mblodh\u00ebn n\u00eb Rambuje, m\u00eb 6 shkurt, p\u00ebr t\u00eb pleq\u00ebruar holl\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Por, Albrighti dhe homologu i saj britanik, Robin Cook, e pan\u00eb q\u00eb pozicioni fillestar amerikan nuk po tumirej nga asnj\u00ebra pal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerb\u00ebt nuk donin t\u00eb pajtoheshin p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb NATO-s, kurse kosovar\u00ebt nuk donin t\u00eb pajtoheshin me pranimin e autonomis\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse iu garantohej nj\u00eb referendum p\u00ebr pavar\u00ebsi. Edhe U\u00c7K-ja nuk ishte e k\u00ebnaqur nga \u00e7armatosja, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak se ata nuk ishin t\u00eb sigurt se mund t\u00eb llogarisnin n\u00eb forcat e NATO-s p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Ekipi yn\u00eb vendosi q\u00eb t\u00eb shkruante marr\u00ebveshjen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb do ta vononte referendumin, por nuk do ta mohonte at\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cParandaluam spastrimin etnik\u201d<br \/>\nM\u00eb 23 shkurt, shqiptar\u00ebt kosovar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Tha\u00e7in, pranuan n\u00eb parim marr\u00ebveshjen. Meq\u00eb Millosheviqi p\u00ebrs\u00ebri ngulmoi se nuk do t\u00eb lejonte trupa t\u00eb huaja n\u00eb tok\u00ebn jugosllave, Clintoni e d\u00ebrgoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Dick Holbrookein, por pa ia dal\u00eb mban\u00eb ta zhbindte.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 23 mars, pasi Holbrooke u largua nga Beogradi, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s Javier Solana, me mb\u00ebshtetjen time t\u00eb plot\u00eb, e drejtoi gjeneralin Wes Clark t\u00eb fillonte sulmet ajrore. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, me nj\u00eb shumic\u00eb bipartizane prej 58-41, Senati votoi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb aksionit\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb nj\u00ebzet e kat\u00ebr mars, Clintoni iu drejtua popullit amerikan duke shpjeguar psehun e asaj \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte administrata e tij.<\/p>\n<p>\u201cU shpjegova se Millosheviqi i kishte zhveshur kosovar\u00ebt nga autonomia e tyre, u kishte mohuar t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb garantuara me kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, udh\u00ebhequr shkollat e p\u00ebr t\u00eb qeverisur veten. I p\u00ebrshkrova mizorit\u00eb serbe: vrasje civil\u00ebsh, djegie fshatrash dhe d\u00ebbim njer\u00ebzish nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, gjasht\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb n\u00eb pes\u00eb jav\u00ebt e fundit, dhe nj\u00eb \u00e7erek milioni gjithsejt\u201d.<\/p>\n<p>Fushata bombarduese, sipas ish-presidentit amerikan, pati tri synime: \u201ct\u2019i tregonim Millosheviqit se e kishim seriozisht q\u00eb t\u00eb ndalonte nj\u00eb rreth tjet\u00ebr spastrimi etnik, t\u00eb parandalonim nj\u00eb tjet\u00ebr ofansiv\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00ebse Millosheviqi nuk do t\u00eb hiqte dor\u00eb shpejt, do ta d\u00ebmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak serb\u201d. \/Nacionale\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/histori-jeteshkrimi-nga-clintoni-nje-i-ri-si-hashim-thaci-donte-pavaresi\/\">Histori jet\u00ebshkrimi nga Clintoni: Nj\u00eb i ri si Hashim Tha\u00e7i donte pavar\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I shitur me mbi 2.3 milion\u00eb ekzamplar\u00eb, jet\u00ebshkrimi i ish-presidentit demokrat amerikan, Bill Clinton, mund t\u2019i brendashkruhet edhe historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vorbull\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb paharruara n\u00eb fundvitet \u201890, presidenti i 42-t\u00eb amerikan do t\u00eb njihej me nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb pazakonsh\u00ebm nga Kosova. \u201cNj\u00eb burr\u00eb riosh me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54379","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}