{"id":54370,"date":"2025-11-25T16:48:41","date_gmt":"2025-11-25T16:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/plarent-ndreca-neni-14-neni-qe-ve-gjyqtaret-e-posacem-nen-varesine-e-spak\/"},"modified":"2025-11-25T16:48:41","modified_gmt":"2025-11-25T16:48:41","slug":"plarent-ndreca-neni-14-neni-qe-ve-gjyqtaret-e-posacem-nen-varesine-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/plarent-ndreca-neni-14-neni-qe-ve-gjyqtaret-e-posacem-nen-varesine-e-spak\/","title":{"rendered":"Plarent Ndreca: Neni 14: neni q\u00eb v\u00eb gjyqtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e SPAK"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2024, n\u00eb Komisionin e Ligjeve, i drejtova Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nj\u00eb pyetje q\u00eb prekte nj\u00eb devijim delikat t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi: \u201cKush i heton gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me? Ju apo Prokuroria e Posa\u00e7me?\u201d Pyetja nuk ishte rast\u00ebsore. Ajo vinte si pasoj\u00eb e nj\u00eb anomalie t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb legjislacion, nj\u00eb devijim kushtetues q\u00eb ka kaluar pothuajse pa v\u00ebmendje: neni 14 i ligjit nr. 95\/2016. Ky nen parashikon se \u201cProkuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, kur kan\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale, hetojn\u00eb dhe ndjekin penalisht prokuror\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ose gjyqtar\u00eb t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.\u201d Nj\u00eb dispozit\u00eb e futur mes dhjet\u00ebra faqeve t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs, e cila i jep Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb Kushtetuta nuk ia ka dh\u00ebn\u00eb dhe as e ka autorizuar t\u00eb rregullohet me ligj. Nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbys arkitektur\u00ebn kushtetuese t\u00eb reform\u00ebs dhe krijon nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb gjykatave t\u00eb posa\u00e7me ndaj SPAK.<\/p>\n<p>Ky nen duhej t\u00eb ishte shfuqizuar dje. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb prokurori\/gjykat\u00eb speciale u ngrit mbi dy shtylla kushtetuese dhe neni 14 rr\u00ebzon nj\u00eb prej tyre. Shtylla e par\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenca p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale: SPAK dhe Gjykata e Posa\u00e7me procedojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u201cveprat penale t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar\u201d, si\u00e7 p\u00ebrcakton neni 135\/2 i Kushtetut\u00ebs. Shtylla e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenca p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit: Kushtetuta, me ndryshimet e vitit 2016, listoi shteruesh\u00ebm funksionar\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb hetohen nga SPAK-u dhe gjykohen nga Gjykata e Posa\u00e7me. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb p\u00ebrfshihen Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, deputet\u00ebt, kryetar\u00ebt e bashkive, gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Ky listim u k\u00ebrkua posa\u00e7\u00ebrisht nga Komisioni i Venecias, i cili n\u00eb opinionin e tetorit 2015 theksoi se funksionar\u00ebt e lart\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb Kushtetut\u00eb, jo n\u00eb ligj. Pra, lista mbyllet aty: nuk zgjerohet me ligj t\u00eb zakonsh\u00ebm, nuk hapet me nene t\u00eb fshehura dhe nuk mund t\u00eb ndryshohet nga vullneti i \u00e7astit politik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ligjv\u00ebn\u00ebsi futi nj\u00eb nen q\u00eb p\u00ebrmbys t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtimin kushtetues. Neni 14 i ligjit nr. 95\/2016, me titull paradoksal \u201cP\u00ebrgjegjshm\u00ebria\u201d, parashikon se prokuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me hetojn\u00eb dhe ndjekin penalisht prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj prokurorie ose gjyqtar\u00ebt e gjykatave t\u00eb posa\u00e7me. Me k\u00ebt\u00eb formulim, ligji i ka dh\u00ebn\u00eb SPAK-ut nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb Kushtetuta nuk e ka dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ekziston asnj\u00eb autorizim kushtetues. Kushtetuta ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb rrethin e funksionar\u00ebve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen juridiksionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe kjo list\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur. Ligji i thjesht\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb hirarkin\u00eb normative kushtetuese. Neni 4\/3 i Kushtetut\u00ebs e thot\u00eb qart\u00eb: \u201cKushtetuta \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Neni 14 bie drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, sepse krijon nj\u00eb kategori t\u00eb re subjektesh n\u00ebn juridiksionin e SPAK-ut, cenon parimin \u201clex superior derogat inferiori\u201d (ligji m\u00eb i lart\u00eb prevalon ligjin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt) dhe godet n\u00eb thelb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave t\u00eb posa\u00e7me. Paanshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb nj\u00eb sistem ku gjyqtari i posa\u00e7\u00ebm gjykon k\u00ebrkesat e SPAK-ut, nd\u00ebrsa SPAK-u mund ta marr\u00eb vet\u00eb gjyqtarin n\u00eb hetim. Ky \u00ebsht\u00eb konflikt strukturor interesi. Parimi i paanshm\u00ebris\u00eb, si n\u00eb dimensionin subjektiv ashtu edhe n\u00eb at\u00eb objektiv, k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtari t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur nga \u00e7do var\u00ebsi ndaj pal\u00ebve dhe t\u00eb bind pal\u00ebt se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i paansh\u00ebm. Si mund t\u00eb jet\u00eb i pavarur nj\u00eb gjyqtar q\u00eb i n\u00ebnshtrohet hetimit t\u00eb organit q\u00eb ai vet\u00eb gjykon? Kjo krijon nj\u00eb var\u00ebsi institucionale t\u00eb kodifikuar me ligj, e papajtueshme me rendin kushtetues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neni 14 ka \u201crregulluar\u201d hetimin, nuk ka mundur t\u00eb rregulloj\u00eb gjykimin. Kush i gjykon gjyqtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm sipas k\u00ebtij neni? Neni 14 i jep SPAK-ut vet\u00ebm kompetenc\u00ebn e hetimit, por nuk p\u00ebrcakton asnj\u00eb gjykat\u00eb kompetente p\u00ebr t\u2019i gjykuar gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm. Kushtetuta nuk ia jep k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me; ligji nuk ia jep k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb; dhe k\u00ebshtu krijohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku SPAK heton, nd\u00ebrsa \u2013 sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u2013 gjykimi i tyre i kalon gjyqtarit t\u00eb juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfuzion i past\u00ebr normativ dhe nj\u00eb standard i dyfisht\u00eb i papranuesh\u00ebm: nd\u00ebrsa prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm hetohen dhe gjykohen nga nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr nga ajo ku ushtrojn\u00eb funksionin dhe jan\u00eb pal\u00eb, gjyqtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm trajtohen ndryshe dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me natyr\u00ebn e juridiksionit special. Kjo situat\u00eb shkel drejtp\u00ebrdrejt nenin 42\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili garanton gjykim nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re: rreziku nuk vjen m\u00eb vet\u00ebm nga pand\u00ebshkueshm\u00ebria, por edhe nga tejkalimi i kufijve kushtetues n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr saj. Drejt\u00ebsia nuk matet me numrin e t\u00eb arrestuarve, por me respektimin e rregullave dhe garancive kushtetuese. Neni 14 prodhon pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr rendin kushtetues. Ai vendos Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb faktike t\u00eb SPAK-ut; c\u00ebnon paanshm\u00ebrin\u00eb e proceseve aktuale dhe t\u00eb ardhshme; ekspozon \u00e7do gjykim ndaj pretendimeve p\u00ebr munges\u00eb objektiviteti; shkakton pavlefshm\u00ebri absolute t\u00eb proceseve, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori nuk ekziston gjykata e caktuar me ligj.<\/p>\n<p>\u00c7do gjykim q\u00eb zhvillohet sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb i mbuluar nga hija e nenit 14, nj\u00eb nen q\u00eb i jep pal\u00ebs akuzuese pushtetin t\u00eb hetoj\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb i gjykojn\u00eb. N\u00eb \u00e7do standard evropian, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb dhe e papranueshme e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Shfuqizimi i k\u00ebtij neni nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje politike; \u00ebsht\u00eb prova n\u00ebse Republika e Shqip\u00ebris\u00eb i bindet ende Kushtetut\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb, me nenin 14 n\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me m\u00eb pak drejt\u00ebsi dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb dob\u00ebsim i autoritetit kushtetues t\u00eb gjyqtarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.Top of Form<br \/>\nBottom of Form.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/plarent-ndreca-neni-14-neni-qe-ve-gjyqtaret-e-posacem-nen-varesine-e-spak\/\">Plarent Ndreca: Neni 14: neni q\u00eb v\u00eb gjyqtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2024, n\u00eb Komisionin e Ligjeve, i drejtova Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nj\u00eb pyetje q\u00eb prekte nj\u00eb devijim delikat t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi: \u201cKush i heton gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me? Ju apo Prokuroria e Posa\u00e7me?\u201d Pyetja nuk ishte rast\u00ebsore. Ajo vinte si pasoj\u00eb e nj\u00eb anomalie t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb fshehur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54370","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54370\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}