{"id":54366,"date":"2025-11-25T16:48:40","date_gmt":"2025-11-25T16:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/pse-po-afrohet-rikthimi-i-alexis-cipras-ne-krye-te-qeverise-greke\/"},"modified":"2025-11-25T16:48:40","modified_gmt":"2025-11-25T16:48:40","slug":"pse-po-afrohet-rikthimi-i-alexis-cipras-ne-krye-te-qeverise-greke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/pse-po-afrohet-rikthimi-i-alexis-cipras-ne-krye-te-qeverise-greke\/","title":{"rendered":"Pse po afrohet rikthimi i Alexis Cipras n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb greke?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, Marko Caka<\/p>\n<p>Rikthimi i Alexis Cipras n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimeve politike greke po duket \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb i pashmangsh\u00ebm. P\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb dhe v\u00ebzhgues t\u00eb brendsh\u00ebm, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse ish-kryeministri do t\u00eb rikthehet, por kur. Ky rikthim po ushqehet si nga situata e brisht\u00eb e qeveris\u00eb aktuale, ashtu edhe nga kapitali personal politik q\u00eb Cipras ka ruajtur nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>E kam njohur Cipras n\u00eb periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira politike, n\u00eb fund t\u00eb viteve 2000, kur ai sapo kishte marr\u00eb drejtimin e partis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl Sinaspizmos, t\u00eb cil\u00ebn e transformoi n\u00eb SYRIZA, nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb nuk kalonte 5%. Me energji, kariz\u00ebm dhe aft\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr t\u00eb lexuar momentin, ai e shnd\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb alternativ\u00ebn e vetme t\u00eb majt\u00eb dhe e solli n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb rekord. Takimi yn\u00eb i par\u00eb n\u00eb vitin 2007, gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb tij vjetore me korrespondent\u00ebt e huaj, e d\u00ebshmonte vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Cipras mbetet nj\u00eb figur\u00eb e pazakont\u00eb n\u00eb realitetin politik grek, i pap\u00ebrlyer me korrupsionin q\u00eb ka shoq\u00ebruar shum\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tij, i sinqert\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime dhe i aft\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira. Premtimi i tij p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Greqin\u00eb nga kriza ekonomike, megjith\u00eb masat tep\u00ebr t\u00eb ashpra q\u00eb u aplikuan, rezultoi vendimtar p\u00ebr t\u00eb mbajtur vendin brenda eurozon\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur kthimin te dhrahmia, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte pasur pasoja katastrofike.<\/p>\n<p>Largimi i tij nga qeveria n\u00eb vitin 2019 nuk ishte rezultat skandalesh apo abuzimesh, por pasoja e guximit p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen historike t\u00eb emrit me Maqedonin\u00eb e Veriut, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet e ndjeshme p\u00ebr opinionin grek. Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, e cil\u00ebsuar sot si nj\u00eb prej akteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike t\u00eb dekad\u00ebs n\u00eb Ballkan, i kushtoi atij politikisht n\u00eb at\u00eb moment, por po i kthehet n\u00eb merit\u00eb nd\u00ebrsa koha kalon.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e diferencon Cipras nga shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb ndershm\u00ebria politike n\u00eb momentin e humbjes. Ai u largua vullnetarisht nga drejtimi i SYRIZA-s pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb brendshme, duke i hapur rrug\u00ebn krijimit t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn e paraqet si projektin politik t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb Greqis\u00eb. Pas largimit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se SYRIZA mbeti pa busull, nd\u00ebrsa figura e Cipras u zhvendos nga niveli partiak n\u00eb at\u00eb t\u00eb liderit popullor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria e Kyriakos Mitsotakis po l\u00ebkundet nga nj\u00eb seri skandalesh dhe tragjedish q\u00eb kan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut. Tragjedia e trenit n\u00eb Tempi, me 58 viktima, mes tyre edhe shqiptar\u00eb, u kthye n\u00eb simbol t\u00eb d\u00ebshtimit institucional dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike. Skandali i fondeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, ku miliona euro u p\u00ebrvet\u00ebsuan p\u00ebr blegtori fiktive, ka r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb imazhin e qeveris\u00eb, e cila nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb dukshme nd\u00ebshkuese ndaj ministrave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar, sondazhet tregojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe rritje t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb re politike t\u00eb Cipras.<\/p>\n<p>Publikimi i librit t\u00eb tij \u201cItaka\u201d ka shtuar edhe m\u00eb shum\u00eb interesin ndaj figur\u00ebs s\u00eb tij. Libri, i cili rr\u00ebfen prapaskenat e kriz\u00ebs greke dhe vendimet e v\u00ebshtira t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, ka trazuar politik\u00ebn greke n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Ky botim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rr\u00ebfim personal, por nj\u00eb panoram\u00eb e brendshme e kriz\u00ebs greke dhe nj\u00eb shpjegim i betejave t\u00eb tij politike. D\u00e9batet q\u00eb libri ka hapur jan\u00eb t\u00eb fuqishme dhe p\u00ebrfshijn\u00eb reagime nga figura kryesore t\u00eb politik\u00ebs greke.<\/p>\n<p>Dora Bakoyannis, ish ministre e jashtme dhe motra e kryeministrit aktual, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb papritur p\u00ebr t\u00eb: \u201cPartia e ardhshme e Cipras do t\u00eb jet\u00eb partia m\u00eb e mir\u00eb-drejtuar nga nj\u00eb lider q\u00eb Greqia ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb vendos ritmin, dhe kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.\u201d Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb, q\u00eb vjen nga nj\u00eb prej kund\u00ebrshtareve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb vjetra, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm analiz\u00eb politike, por edhe pranim i realitetit t\u00eb ri q\u00eb po formohet n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Rritja e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Cipras \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe tek komuniteti shqiptar n\u00eb Greqi, i cili historikisht ka par\u00eb te ai nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ka mbrojtur t\u00eb drejtat e emigrant\u00ebve dhe ka leht\u00ebsuar integrimin e tyre social. Ky komunitet, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme elektorale, mund t\u00eb b\u00ebhet vendimtar n\u00eb rikthimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb, momenti \u00ebsht\u00eb vendimtar. Sot, momenti i Cipras duket se po afron. Skandalet, pak\u00ebnaq\u00ebsia shoq\u00ebrore, dob\u00ebsimi i qeveris\u00eb dhe prezenca e nj\u00eb lideri karizmatik me p\u00ebrvoj\u00eb qeveris\u00ebse po p\u00ebrplasen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb mund ta rikthej\u00eb at\u00eb n\u00eb pushtet. Dhe kur edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij t\u00eb hapur pranojn\u00eb rikthimin e mundsh\u00ebm, duket se n\u00eb horizont po shfaqet nj\u00eb kapitull i ri p\u00ebr politik\u00ebn greke, nj\u00eb kapitull ku Alexis Cipras ka \u00e7do arsye t\u00eb besoj\u00eb se do t\u00eb luaj\u00eb s\u00ebrish rolin kryesor.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrbledhur, 5 jan\u00eb  pikat ky\u00e7e  q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb rikthimin e Cipras n\u00eb realitetin e af\u00ebrt: 1. Karizma:  Ai mbetet figura m\u00eb magnetike e s\u00eb majt\u00ebs greke dhe nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt politikan\u00eb q\u00eb ngjall entuziaz\u00ebm, jo thjesht vota pasive.<\/p>\n<p>2. Kredibiliteti personal: Nuk ka lidhje me korrupsionin, nj\u00eb element i rrall\u00eb n\u00eb politik\u00ebn greke dhe faktor vendimtar n\u00eb koh\u00eb skandalesh t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>3. Trash\u00ebgimia politike: Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs sot shihet si sukses historik, jo gabim politik. Kjo po i rikth\u00ebn pik\u00eb.<\/p>\n<p>4. Dob\u00ebsimi i qeveris\u00eb Mitsotakis:  Skandalet, tragjedit\u00eb dhe mungesa e reformave reale kan\u00eb krijuar nj\u00eb val\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie q\u00eb k\u00ebrkon kanalizim.<\/p>\n<p>5. Mobilizimi i emigrant\u00ebve: Komuniteti shqiptar n\u00eb Greqi, nj\u00eb faktor elektoral i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, e sheh Cipras si liderin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me ta n\u00eb aspektin social dhe ligjor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/pse-po-afrohet-rikthimi-i-alexis-cipras-ne-krye-te-qeverise-greke\/\">Pse po afrohet rikthimi i Alexis Cipras n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb greke?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, Marko Caka Rikthimi i Alexis Cipras n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimeve politike greke po duket \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb i pashmangsh\u00ebm. P\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb dhe v\u00ebzhgues t\u00eb brendsh\u00ebm, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse ish-kryeministri do t\u00eb rikthehet, por kur. Ky rikthim po ushqehet si nga situata e brisht\u00eb e qeveris\u00eb aktuale, ashtu edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54366","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54366\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}