{"id":54352,"date":"2025-11-25T15:48:20","date_gmt":"2025-11-25T15:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/urdheroi-djajte-e-kuq-kunder-nesh-letra-qe-paralajmeroi-vrasjet-e-kokalareve-si-enver-hoxha-pushkatoi-vellezerit-musinese-pas-refuzimit-te-marteses-hakmarrja-e-ish-diktaroit-dhe-g\/"},"modified":"2025-11-25T15:48:20","modified_gmt":"2025-11-25T15:48:20","slug":"urdheroi-djajte-e-kuq-kunder-nesh-letra-qe-paralajmeroi-vrasjet-e-kokalareve-si-enver-hoxha-pushkatoi-vellezerit-musinese-pas-refuzimit-te-marteses-hakmarrja-e-ish-diktaroit-dhe-g","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/urdheroi-djajte-e-kuq-kunder-nesh-letra-qe-paralajmeroi-vrasjet-e-kokalareve-si-enver-hoxha-pushkatoi-vellezerit-musinese-pas-refuzimit-te-marteses-hakmarrja-e-ish-diktaroit-dhe-g\/","title":{"rendered":"\u201cUrdh\u00ebroi djajt\u00eb e kuq kund\u00ebr nesh\u201d- Letra q\u00eb paralajm\u00ebroi vrasjet e Kokalar\u00ebve! Si Enver Hoxha pushkatoi v\u00ebllez\u00ebrit Musines\u00eb pas refuzimit t\u00eb martes\u00ebs! Hakmarrja e ish-diktaroit dhe gruaja q\u00eb s\u2019k\u00ebrkoi falje"},"content":{"rendered":"<p>SHPENDI TOPOLLAJ\/ Ndoshta te m\u00ebnyra se si u soll me Musine Kokalarin, duket m\u00eb mir\u00eb se kudo tjet\u00ebr pashpirt\u00ebsia kriminale e Enver Hoxh\u00ebs. Pasi i pushkatoi pa as m\u00eb t\u00eb voglin faj dy v\u00ebllez\u00ebrit e saj, Mumtazin dhe Vesimin, n\u00eb bodrumet e hotel \u201cBristolit\u201d, krahas Kokalar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, i vun\u00eb prangat edhe Musines\u00eb, e cila e kaloi jet\u00ebn burgjeve dhe internimeve, ashtu e torturuar dhe e posht\u00ebruar dhe sikurse besohet, jo vet\u00ebm nga d\u00ebshira e bashtos s\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhdukur intelektual\u00ebt apo ata q\u00eb kishin kujtime jo aq t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb, por edhe pse iu refuzua k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u2019u martuar me Musinen\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo del fare qart\u00eb te letra q\u00eb tri dit\u00eb para vrasjes i d\u00ebrgon Mumtazi zonj\u00ebs Makbule Xomo Vrioni, ku thot\u00eb: \u201cAi ka urdh\u00ebruar djajt\u00eb e kuq kund\u00ebr nesh. Kjo kuptohet: thjesht p\u00ebr motive personale, se ne kemi qen\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb okupatorit nazi-fashist dhe kemi punuar thjesht p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrparimin e Kombit. Si\u00e7 e kemi biseduar edhe her\u00eb t\u00eb tjera, fatkeq\u00ebsi e kombit ton\u00eb dhe e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb gjor\u00eb, q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu t\u00eb p\u00ebrbindsh\u00ebm, tin\u00ebzar, hakmarr\u00ebs, inat\u00e7i, dinak, megalloman, egoist, q\u00eb i do njer\u00ebzit n\u00ebn vete, kumarxhi, g\u00ebnjeshtar edhe kur qe jasht\u00eb p\u00ebr studime, nuk dha asnj\u00eb provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj.. Ne intelektual\u00ebt gjirokastrit\u00eb ia dim\u00eb t\u00eb gjitha dhe sa i vlen l\u00ebkura, prandaj k\u00ebrkon t\u00eb na asgj\u00ebsoj\u00eb\u201d. Dhe pik\u00ebrisht ky pasazh t\u00eb ndjek pas n\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb librit \u201cMusine Kokalari nj\u00eb Yll\u00ebsi\u201d, p\u00ebrgatitur me shum\u00eb korrekt\u00ebsi nga ana e historianit t\u00eb mir\u00ebnjohur Uran Butka. Ecin k\u00ebtu paralel dy jet\u00eb: ajo e Musines\u00eb, intelektuale, atdhetare dhe luft\u00ebtare e paepur e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe ashtu pa u dukur, por q\u00eb e ndjek si hije e zez\u00eb, ajo e diktatorit, q\u00eb t\u00ebr\u00eb veset e tij t\u00eb k\u00ebqija si hipokrizia, narciPse Enver Hoxha i sh\u00ebnjestroi intelektual\u00ebt e Gjirokastr\u00ebs \u201cAi ka urdh\u00ebruar djajt\u00eb e kuq kund\u00ebr nesh\u201d, letra q\u00eb paralajm\u00ebroi vrasjet e Kokalar\u00ebve \u201cFatkeq\u00ebsi e kombit, q\u00eb ra n\u00eb duart e nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshi\u201d, letra e Mumtaz Kokalarit tri dit\u00eb para vrasjes, p\u00ebr zj.Makbule Vrionin sizmi, mosmir\u00ebnjohja, shkelja e \u00e7do norme njer\u00ebzore, pabesia, mbytja e mendimit t\u00eb lir\u00eb, mungesa e m\u00ebshir\u00ebs, falsifikimi i historis\u00eb\u2026 i v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mbajtjes s\u00eb pushtetit. Dhe k\u00ebtu nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb panjohur, pasi koh\u00eb m\u00eb par\u00eb George Orwell e kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cPushteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim, jo nj\u00eb mjet.<\/p>\n<p>Nuk vendoset nj\u00eb diktatur\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb revolucion, por b\u00ebhet nj\u00eb revolucion p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb diktatur\u00eb\u201d. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet pranuar se Enver Hoxha nuk e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sundoj\u00eb si nj\u00eb diktator i paskrupullt, pasi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas \u00e7lirimit, ishin ato kushtet q\u00eb p\u00ebrmend Sandro Pertini q\u00eb p\u00ebr ta ngritur e mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb at\u00eb, nuk mungonin t\u00eb uriturit dhe t\u00eb papun\u00ebt, si materiali nga i cili diktatura nd\u00ebrtohet. T\u00eb till\u00ebt, pra turma e hallexhinjve i urrenin p\u00ebr vdekje t\u00eb pasurit, ngaq\u00eb vet\u00eb ishin troku, i donin t\u00eb posht\u00ebruar t\u00eb diturit, ngaq\u00eb vet\u00eb ishin analfabet\u00eb, brohorisnin t\u00eb fortin, ngaq\u00eb vet\u00eb ishin t\u00eb dob\u00ebt, shpresonin te dogmat e komunizmit, ngaq\u00eb nuk e njihnin fare at\u00eb, prandaj dhe th\u00ebrrisnin pa e vrar\u00eb mendjen shum\u00eb: \u201ckriminel\u00ebt n\u00eb litar!\u201d, prandaj edhe atje n\u00eb internim i kishin m\u00ebsuar edhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre ta quanin Musinen\u00eb \u201carmike\u201d dhe jo vet\u00ebm q\u00eb i largoheshin asaj, por edhe kur nd\u00ebrroi jet\u00eb ajo grua dinjitoze, nuk i shkoi askush n\u00eb varrim.<\/p>\n<p>ND\u00cbSHKIMI PREJ ORIGJIN\u00cbS<\/p>\n<p>Por cili qe \u201cm\u00ebkati\u201d i k\u00ebsaj gruaje t\u00eb ditur e guximtare? M\u00ebkati i saj ishte se nuk kishte asnj\u00eb m\u00ebkat dhe k\u00ebrkonte edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ku njeriu t\u00eb ndihej njeri, ku gjithkush ta kuptonte se kjo liri duhej k\u00ebrkuar s\u00eb pari brenda vetes. Pastaj, cila qe origjina e saj, familja ku u rrit dhe u edukua, shkollimi q\u00eb kreu, vepra q\u00eb shkroi dhe l\u00ebvizja politike q\u00eb nd\u00ebrmori? Ja si shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vet\u00eb ajo, atje n\u00eb vetmin\u00eb e asaj dhom\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Rr\u00ebshen: \u201cN\u00eb familjen ton\u00eb sundonte fryma e re, e dituris\u00eb, e pun\u00ebs. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb kishte hyr\u00eb dituria edhe n\u00eb q\u00ebndrimet familjare. M\u00ebnyra t\u00eb prera, fjal\u00eb t\u00eb pakta, pavar\u00ebsia e secilit, pa ngat\u00ebrruar nj\u00ebri-tjetrin. Librat ishin kudo. Dhe arsimimi, mbi t\u00eb gjitha\u2026 Ky ishte ambienti familjar, ku u rrita un\u00eb\u201d. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient familjar t\u00eb rrethuar nga librat, zot\u00ebronte mendimi i filozofit helen Sokratit se, \u2018\u2026ata q\u00eb jan\u00eb shkolluar, jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb lumtur dhe e menaxhojn\u00eb mir\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, por u b\u00ebjn\u00eb dobi edhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, edhe Reshati, babai i saj q\u00eb kishte studiuar p\u00ebr jurisprudenc\u00eb dhe kishte sh\u00ebrbyer si kryetar gjykate n\u00eb Turqi, e m\u00eb pas, p\u00ebr 25 vjet si avokat, u kujdes q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb arsimoheshin sa m\u00eb mir\u00eb. Dhe ata, v\u00ebllez\u00ebrit Kokalari, njoh\u00ebs t\u00eb disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, me veprimtarin\u00eb e tyre kulturore dhe tep\u00ebr atdhetare, deri dhe me botime nga let\u00ebrsia jon\u00eb dhe ajo e huaja, u njoh\u00ebn si pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e elit\u00ebs kulturore shqiptare. Ata \u00e7el\u00ebn librarin\u00eb \u201cVenus\u201d dhe sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cMesagjerit\u00eb shqiptare\u201d dhe mbanin lidhje me shqiptarin e madh dhe intelektualin e shquar Mit`had Frash\u00ebri dhe librarin\u00eb e tij \u201cLumo Sk\u00ebndo\u201d. Dhe kulmi \u00ebsht\u00eb se v\u00ebllai i vog\u00ebl Hamiti, fituesi i \u00e7mimit \u201cPrix d`excellence\u201d p\u00ebr rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera dhe n\u00eb vitin 1943 autor i librit \u201cKosova, djepi i shqiptarizmit\u201d (e ribotuar e zgjeruar), n\u00eb shqip e fr\u00ebngjisht, ishte shok klase me Enverin, si n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ashtu edhe n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe kishin si profesor\u00eb Mumtazin dhe Vesimin.<\/p>\n<p>INSTALIMI I KOMUNIZMIT<\/p>\n<p>Shiheni ironin\u00eb paradoksale t\u00eb \u201cbot\u00ebs s\u00eb re\u201d q\u00eb po instalonte komunizmi, nd\u00ebrsa Enveri e kishte n\u00ebnshtruar Shqip\u00ebrin\u00eb ndaj jugosllav\u00ebve dhe i k\u00ebrkonte Titos t\u00eb pranonte vendin ton\u00eb si republik\u00eb t\u00eb shtat\u00eb, Hamiti akuzohej se \u201ckishte hedhur shum\u00eb gur\u00eb kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb mot\u00ebr\u201d. Dhe si i shp\u00ebtoi pushkatimit nga q\u00eb ishte i s\u00ebmur\u00eb, e shfryt\u00ebzuan si p\u00ebrkthyes edhe pse ia kishin vrar\u00eb pa gjyq v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00ebdhenj dhe burgosur t\u00eb motr\u00ebn. At\u00eb mot\u00ebr, q\u00eb pasi kishte p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb institutin fem\u00ebror \u201cN\u00ebna Mbretnesh\u00eb\u201d, kishte vazhduar Universitetin \u201cLa Sapienza\u201d n\u00eb Itali, n\u00eb Fakultetin e Letrave dhe Filozofis\u00eb. Musineja mbante n\u00ebp\u00ebr mure fotot e rilindasve tan\u00eb si Naimi, Samiu, Vreto, Veqilharxhi, De Rada, Hoxhi e Kolea me shok\u00eb, ajo lexonte veprat e shkrimtar\u00ebve atdhetar\u00eb, por edhe kolos\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj si Dante, Petrarka, G\u00ebte, Longfellou, Balzaku, Dikensi, Tolstoi, \u00c7ehovi, Turgenievi, Pirandelo, Vergas, Gorki, si dhe filozof\u00ebt e m\u00ebdhenj, Ni\u00e7e, Spinoza, Volteri, Kanti, Spenser, Shopenhauer etj. E mrekullonte ajo \u00e7ka Italia ash\u00ebgonte nga historia, arti, arkitektura, let\u00ebrsia, muzika, por ishte e papajtueshme me fashizmin q\u00eb k\u00ebrkonte ta mbyste lirin\u00eb dhe ishte b\u00ebr\u00eb fuqi agresore, derisa kishte pushtuar edhe atdheun e saj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo kishte nisur t\u00eb shkruante vet\u00eb tregime, ku e nxiste profesor Xhuvani, artikuj publicistik\u00eb e t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrkthime. Libri i saj i par\u00eb \u201cSi m\u00eb thot\u00eb n\u00ebnua plak\u00eb\u201d t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e lexuesve t\u00eb shumt\u00eb dhe parafoli se nj\u00eb shkrimtare me shum\u00eb perspektive po vinte te ne. Vet\u00eb Lasgush Poradeci \u00ebsht\u00eb shprehur me shum\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr Musinen\u00eb. Ai e quan \u201cSi m\u00eb thot\u00eb n\u00ebnua plak\u00eb\u201d: \u201cNj\u00eb p\u00ebrshkrim i gjall\u00eb, realist dhe nj\u00eb rr\u00ebfim i fresk\u00ebt plot ngjyr\u00eb, plot shije, i nxjerr\u00eb krejt dhe befas nga momenti natyral i burimit t\u00eb tij\u201d. P\u00ebr krijimtarin\u00eb e saj jan\u00eb shprehur me simpati edhe personalitete t\u00eb kultur\u00ebs italiane, aq sa gjuh\u00ebtari i njohur Carlo Tagliavini pohon se e ka lexuar, rilexuar dhe vazhdon ta lexoj\u00eb librin e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, autori Butka jep edhe p\u00ebrshtypjet e studiuesve dhe kritik\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm shqiptar\u00eb. Ja fjala vjen, se si shkruan shkrimtari yn\u00eb Visar Zhiti p\u00ebr vepr\u00ebn e saj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: \u201cMusine Kokalari ka nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr begatimin e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, duke krijuar nj\u00eb tip t\u00eb ri zhanri, t\u00eb dalluesh\u00ebm e origjinal dhe t\u00eb pangjash\u00ebm me asnj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201830\u2033. Por Musineja, vajz\u00eb e re, patjet\u00ebr q\u00eb kishte dhe d\u00ebshira dhe \u00ebndrra t\u00eb mosh\u00ebs.<\/p>\n<p>DASHURIA ME ITALIANIN<\/p>\n<p>Bot\u00ebn e saj t\u00eb brendshme, ndjenjat e saj t\u00eb natyrshme, trazirat intime, Uran Butka na i p\u00ebrshkruan mjaft bukur te dashuria e past\u00ebr, por edhe e d\u00ebshtuar e saj, me nj\u00eb djal\u00eb italian, q\u00eb ishte diplomuar n\u00eb shkencat politike, i cili shkon diku si ushtar p\u00ebr t\u00eb luftuar. Para syve na shfaqet nj\u00eb ndeshje midis dashuris\u00eb dhe parimeve. Ata duheshin, por parimisht ishin kund\u00ebrshtar\u00eb. Prandaj te Musineja triumfon arsyeja, pra parimet e pal\u00ebkundura t\u00eb saj dhe sidomos dinjiteti, q\u00eb nuk pranon nga askush p\u00ebrbuzje si e huaj. Ajo krenohet se \u00ebsht\u00eb shqiptare deri edhe para atij kolonelit q\u00eb takoi n\u00eb tren, i cili k\u00ebrkonte ta bindte se po e pushtonin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta civilizuar. \u201c\u2026S\u2019jua kemi k\u00ebrkuar t\u00eb na civilizoni me an\u00eb t\u00eb pushtimit. Ne t\u00eb rinjt\u00eb po m\u00ebsojm\u00eb dhe po ne do ta civilizojm\u00eb vendin ton\u00eb\u2026\u201d, ia p\u00ebrplas atij.<\/p>\n<p>Dhe kur koloneli i thot\u00eb se ju jeni prapa bot\u00ebs, ende me karroca, ajo i p\u00ebrgjigjet: \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye q\u00eb pushtimin ta quajm\u00eb shp\u00ebtim\u201d. Pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebrparimtare, n\u00eb zymt\u00ebsin\u00eb dhe ngat\u00ebrresat e asaj kohe, Musineja, nuk i fshehu as n\u00eb shtypin shqiptar. Madje edhe pas \u00e7lirimit, ajo e ndjeu se duhet ta ngrinte z\u00ebrin akoma m\u00eb shum\u00eb. Kjo qe dhe arsyeja, q\u00eb duke par\u00eb se k\u00ebtu gjith\u00e7ka tregonte se po vendosej diktatura dhe po i mbyllej goja me d\u00ebnime dhe raprezalje, atyre q\u00eb kishin bindjen q\u00eb e formuloi aq mir\u00eb Harry Belafonte: \u201cMospajtimi i mendimeve \u00ebsht\u00eb themelor n\u00eb secil\u00ebn demokraci\u201d. Kjo qe dhe arsyeja p\u00ebrse Musineja, ajo vajza dikur e ndrojtur dhe e heshtur, tani qe kthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtare p\u00ebr mendimin pluralist, duke iu futur politik\u00ebs, edhe pse e dinte se kjo qe nj\u00eb nd\u00ebrmarrje mjaft e rrezikshme. E qart\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte, ajo organizoi me rastin e zgjedhjeve, nj\u00eb grup opozitar, p\u00ebr t\u00eb konkurruar dhe pastaj populli le t\u00eb vendoste. Por nuk e kishte at\u00eb mendje Enver Hoxha me t\u00eb vet\u00ebt; n\u00eb shembullin e monstr\u00ebs Josif Stalin, ai e kishte ndar\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb mos e ndar\u00eb me ask\u00ebnd pushtetin. Mjaftoi kjo q\u00eb kalvari i vuajtjeve dhe torturave t\u00eb asaj n\u00ebp\u00ebr hetuesira, gjyqe e internime, madje edhe pasi internimi, pas viteve t\u00eb gjata, p\u00ebrfundoi t\u00eb ishin sa brutale aq \u00e7njer\u00ebzore. Mendoni t\u00eb kishe pun\u00eb me xhelat\u00eb si Nevzat Haznedari\u2026 Asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua q\u00eb e donte me gjith\u00eb zem\u00ebr atdheun dhe popullin e saj.<\/p>\n<p>Ad<br \/>\nI found this snake in my back garden. When the vet saw it, he shouted, \u2018My God, call 911 right now!\u2019<br \/>\nInteresticle<br \/>\nRemember Him Wait Till You See Him Now<br \/>\nDaily Sport X<br \/>\nVet\u00eb Enveri, shprehej se donte ta zhdukte, por kjo nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri si ajo? Vet\u00eb ai shkruan n\u00eb kujtimet e tij se nuk na ka d\u00ebrguar \u201casnj\u00eb let\u00ebr, asnj\u00eb falje dhe preferoi burgun\u201d. Po si mund t\u00eb preferonte burgun nj\u00eb shpirt i lir\u00eb si Musineja, n\u00eb kulmin e mosh\u00ebs? Gjithashtu, si mund t\u00eb k\u00ebrkonte falje, pa pasur as m\u00eb t\u00eb voglin faj ajo trim\u00ebresh\u00eb? Dhe tani t\u00eb mendosh: Enveri nuk kurseu gati t\u00eb gjith\u00eb ata burra drejtues t\u00eb shquar n\u00eb luft\u00eb, heronj, deputet\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Politike dhe Komitetit Qendror, ministra, e kryeministra, q\u00eb u dha nga nj\u00eb plumb pas koke, pa iu dridhur qerpiku dhe pa e vrar\u00eb fare nd\u00ebrgjegjja e tij prej Neroni dhe nuk arriti t\u00eb zhdukte nj\u00eb grua delikate, pa asnj\u00eb lloj pushteti dhe krejt t\u00eb pambrojtur si Musine Kokalari.<\/p>\n<p>PERSONALITETI I PAP\u00cbRKULUR<\/p>\n<p>Sikur vet\u00ebm k\u00ebtu t\u00eb ndaleshim dhe t\u00eb arsyetonim, ishte m\u00ebse e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nga \u00e7far\u00eb brumi ishte gatuar dhe \u00e7far\u00eb personaliteti i pap\u00ebrkulur kishte ajo. Musineja mbeti deri n\u00eb fund, ashtu sikurse thoshte Friedrich Schiller: \u201cJini t\u00eb fis\u00ebm n\u00eb shpirt! \u00cbsht\u00eb zemra ajo q\u00eb e nd\u00ebrton dinjitetin ton\u00eb dhe jo opinionet e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d. M\u00eb thoni tani; p\u00ebrball\u00eb stoicizmit t\u00eb saj dhe madh\u00ebshtis\u00eb morale q\u00eb tregoi, cili \u00ebsht\u00eb dinjiteti i atyre q\u00eb e prangos\u00ebn, e spiunuan, e akuzuan, e p\u00ebrbuz\u00ebn, e shan\u00eb, e ofenduan\u2026 P\u00ebrse t\u00eb gjitha k\u00ebto? Vet\u00ebm pse pranoi hapur se kishte p\u00ebrpiluar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, drejtuar aleat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb zgjedhjet, ku t\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe kat\u00ebr grupet opozitare. A nuk jan\u00eb lapidare fjal\u00ebt e saj n\u00eb gjyqin ushtarak (!), q\u00eb i kurdis\u00ebn, ku e d\u00ebnuan me 20 vjet burg: \u201cUn\u00eb nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb jem komuniste q\u00eb t\u00eb dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste\u2026 Ju jeni duke m\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr idealet e mia!\u201d. A nuk t\u00eb kujton kjo vajz\u00ebn e Orleanit, shenjtoren e shpallur n\u00eb vitin 1920, Zhan d`Arka, para turr\u00ebs s\u00eb druve kur ishte vet\u00ebm 19 vje\u00e7e?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nuk duhet harruar, se nj\u00ebsoj u trajtuan sa e sa gra t\u00eb tjera, si Sabiha Kasimati, Drita Kosturi, Marie Medicina, Raile Luzi, Qefsere Begeja, Hava Golemi, Lavdie Petrela, Rita Koka, Jolanda Tafmizi, Nurije Koculi me shoqe. Musineja, teksa t\u00eb \u00ebm\u00ebs i kishte ardhur, fundi i drejtohet: \u201cTi, Ane, edhe balt\u00ebn do ta hidh\u00ebrosh me ato q\u00eb ke hequr\u201d. Sa dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo shprehje, e cila p\u00ebrmbledh tmerret q\u00eb hoq\u00ebn mij\u00ebra e mij\u00ebra Ane t\u00eb ndershme shqiptare. Mallkimi r\u00ebnt\u00eb mbi ata q\u00eb ua nxin\u00eb jet\u00ebn atyre, q\u00eb e varf\u00ebruan deri n\u00eb kufijt\u00eb e mjerimit nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb, dhe turpi r\u00ebndoft\u00eb mbi k\u00ebdo q\u00eb i del djall\u00ebzisht n\u00eb mbrojtje diktatur\u00ebs dhe diktatorit. Nder njer\u00ebzve t\u00eb men\u00e7ur e atdhetar\u00eb si Uran Butka q\u00eb duke ndri\u00e7uar figura t\u00eb tilla, i b\u00ebjn\u00eb nder t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs! Intelektual\u00eb, thojeni fjal\u00ebn tuaj si ai, dhe kujtoni se shprehja e politikanit filozof Alexis de Torqueville se \u201cShtypi \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb i pa t\u00eb met\u00eb dhe m\u00eb demokratik i liris\u00eb\u201d, vlejn\u00eb edhe p\u00ebr ne. I asaj lirie, t\u00eb cil\u00ebs bija e Gjirokastr\u00ebs dhe e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Musine Kokalari i kushtoi gjith\u00eb jet\u00ebn e saj!<\/p>\n<p>\/Gazeta Panorama<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/urdheroi-djajte-e-kuq-kunder-nesh-letra-qe-paralajmeroi-vrasjet-e-kokalareve-si-enver-hoxha-pushkatoi-vellezerit-musinese-pas-refuzimit-te-marteses-hakmarrja-e-ish-diktaroit-dhe-g\/\">\u201cUrdh\u00ebroi djajt\u00eb e kuq kund\u00ebr nesh\u201d- Letra q\u00eb paralajm\u00ebroi vrasjet e Kokalar\u00ebve! Si Enver Hoxha pushkatoi v\u00ebllez\u00ebrit Musines\u00eb pas refuzimit t\u00eb martes\u00ebs! Hakmarrja e ish-diktaroit dhe gruaja q\u00eb s\u2019k\u00ebrkoi falje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHPENDI TOPOLLAJ\/ Ndoshta te m\u00ebnyra se si u soll me Musine Kokalarin, duket m\u00eb mir\u00eb se kudo tjet\u00ebr pashpirt\u00ebsia kriminale e Enver Hoxh\u00ebs. Pasi i pushkatoi pa as m\u00eb t\u00eb voglin faj dy v\u00ebllez\u00ebrit e saj, Mumtazin dhe Vesimin, n\u00eb bodrumet e hotel \u201cBristolit\u201d, krahas Kokalar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, i vun\u00eb prangat edhe Musines\u00eb, e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54352","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54352\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}