{"id":54332,"date":"2025-11-25T14:48:21","date_gmt":"2025-11-25T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/meta-shperthen-nga-burgu-pas-cdo-afere-korruptive-te-ballukut-qendron-rama\/"},"modified":"2025-11-25T14:48:21","modified_gmt":"2025-11-25T14:48:21","slug":"meta-shperthen-nga-burgu-pas-cdo-afere-korruptive-te-ballukut-qendron-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/meta-shperthen-nga-burgu-pas-cdo-afere-korruptive-te-ballukut-qendron-rama\/","title":{"rendered":"Meta shp\u00ebrthen nga burgu: Pas \u00e7do afere korruptive t\u00eb Ballukut q\u00ebndron Rama!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cSyri.net\u201d, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj Kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e pezullimit t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Meta deklaron se m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb menaxhuar rasti Balluku tregon qart\u00eb, sipas tij, se pas \u00e7do afere q\u00ebndron vet\u00eb Rama. Ai akuzon Kryeministrin p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje politike dhe p\u00ebrdorim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si instrument pushteti, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebron se skandali i Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe aferat e tjera nuk mund t\u00eb fshihen m\u00eb pas figurave t\u00eb ministrave.<\/p>\n<p><strong>Intervista:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong><em>Z. Meta, si e konsideroni k\u00ebrkes\u00ebn e Qeveris\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese kund\u00ebr vendimit t\u00eb GJKKO, p\u00ebr pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0<em>Vet\u00ebm si vet\u00ebmbrojtje personale p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij nga Edi Rama.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb zonja Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur zyrtarisht nga vet\u00eb SPAK-u i Ram\u00ebs p\u00ebr vepra t\u00eb dyshuara n\u00eb ministrin\u00eb e saj, do k\u00ebrkonte nj\u00eb zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku p\u00ebrmes dor\u00ebheqjes deri sa t\u00eb p\u00ebrfundonte gjykimi, ose p\u00ebrmes lirimit nga detyra t\u00eb saj nga vet\u00eb Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb Znj. Balluku nuk ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i v\u00ebrtet\u00eb i tenderave t\u00eb paracaktuar, q\u00eb nga Tuneli i Llogaras\u00eb pa ura e plot t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Edi Rama.<\/em><\/p>\n<p><em>Jo m\u00eb kot ish-Zv\/Kryeministri Ahmetaj u shpreh p\u00ebr afer\u00ebn e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, se ky \u00ebsht\u00eb rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpin\u00ebs s\u00eb Znj. Balluku.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Z. Ahmetaj ka qen\u00eb denoncuesi i par\u00eb i afer\u00ebs s\u00eb Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb edhe si d\u00ebshmitar okular i takimit n\u00eb Turqi, bashk\u00eb me Ram\u00ebn dhe Znj. Balluku me kompanin\u00eb q\u00eb do shpallej fituese.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0<em>A tregon ky rast se SPAK-u i ka dal\u00eb nga kontrolli Ram\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Meta:<\/strong>\u00a0<em>Absolutisht jo.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot Rama ka 83 (+3) mandate vet\u00ebm fal\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb SPAK-ut kund\u00ebr liderave t\u00eb opozit\u00ebs, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit t\u00eb organizuar, dy shtyllave ku mb\u00ebshtetet ky Narkoregjimi.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr Ram\u00ebn paprekshm\u00ebria e tij personale dhe e k\u00ebtyre dy shtyllave q\u00eb garantojn\u00eb tjet\u00ebrsimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb vendimtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Lidhur me emra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i b\u00ebhet von\u00eb fare, se ai ka natyr\u00ebn e akrepit q\u00eb e ka ves dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thumboj\u00eb pabesisht cilindo q\u00eb i rri pran\u00eb dhe i sh\u00ebrben.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe ato \u00e7\u00ebshtje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrparuar, jan\u00eb kryesisht merit\u00eb e partner\u00ebve europian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb nisur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre s\u00eb pari.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja p\u00ebrse tani k\u00ebrkojn\u00eb nga Shqip\u00ebria pjes\u00ebn e tyre t\u00eb parave q\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri nga krimi i organizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb 250 flet\u00eb-arreste flen\u00eb n\u00eb sirtar\u00ebt e SPAK-ut\u00a0 dhe Narkopolicis\u00eb, tregon qart\u00eb sundimin e krimit dhe jo t\u00eb ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p>Meta ka komentuar edhe deklaratat e Komisioneres Kos p\u00ebr zgjedhjet e manipuluara t\u00eb 11 majit. \u201cEpidemia Soros ka sjell\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb degradimi dhe korruptimi n\u00eb institucionet e BE\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Meta.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong><em>S\u00eb fundi, Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, Znj. Kos, jo vet\u00ebm lavd\u00ebroi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e kapitujve, por dhe vler\u00ebsoi maksimalisht zgjedhjet e 11 Majit, ndryshe nga raporti i OSBE-ODIHR-it. Si e komentoni?<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Meta:\u00a0<\/strong><em>Para nj\u00eb dekade nj\u00eb politikan i madh italian m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se dikur pun\u00ebt shkonin mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb se SHBA kishte fuqin\u00eb dhe Evropa kishte trurin dhe burra t\u00eb m\u00ebdhenj shteti.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb kam patur fatin t\u00eb punoj me shum\u00eb\u00a0 prej tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Por dua t\u2019ju ve\u00e7oj, nisur nga pyetja e juaj, nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb kam patur me Z. Chris Patten, i cili ka qen\u00eb Komisioneri edhe p\u00ebr zgjerimin i BE.<\/em><\/p>\n<p><em>Takimet me t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, sepse jo vet\u00ebm niveli i p\u00ebrgatitjes s\u00eb tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet konkrete ishte shum\u00eb i kualifikuar, i sakt\u00eb dhe konkret, por edhe integriteti i tij ishte shum\u00eb i lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbutur q\u00ebndrimet e tij ndaj disa fenomeneve shqet\u00ebsuese nj\u00eb politikan i lart\u00eb i kishte shprehur bujarin\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte ndonj\u00eb vil\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb meqen\u00ebse ai ishte shprehur me superlativ\u00eb p\u00ebr bukurit\u00eb e bregdetit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb diplomat i yni q\u00eb merrej me integrimin m\u00eb thot\u00eb mua q\u00eb jan\u00eb keq pun\u00ebt se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i fyer Z. Patten, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb ekipit t\u00eb tij se a nuk e dinte ai politikani shqiptar\u00a0 se Chris Patten kishte qen\u00eb guvernatori i Hong Kongut?<\/em><\/p>\n<p><em>Tani koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb dhe kriteret e Kopenhagenit p\u00ebrmenden p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb pak.<\/em><\/p>\n<p><em>Epidemia Soros ka sjell\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb degradimi dhe korruptimi n\u00eb institucionet evropiane fatkeq\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Sorosifikimi i t\u00eb majt\u00ebs evropiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i p\u00ebrmbyllur, por fatkeq\u00ebsisht tentakulat e tij jan\u00eb shtrir\u00eb edhe m\u00eb gjer\u00eb, duke minuar parimet mbi t\u00eb cilat u themelua Evropa e Bashkuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Besoj se e keni ndjekur reagimin e BE ndaj planit t\u00eb Presidentit Tramp p\u00ebr paqen n\u00eb Ukrain\u00eb s\u00eb fundmi.<\/em><\/p>\n<p><em>BE deklaroi me forc\u00eb ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe sot\u00a0 e saj \u00ebsht\u00eb e pushtuar dhunsh\u00ebm nga Rusia.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra BE, me t\u00eb drejt\u00eb, k\u00ebrkon mosndryshimin e kufijve dhe ne jemi dakord me k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong><em>Por, nga nisi ideja p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet\u00eb BE?<\/em><\/p>\n<p><strong>Meta:\u00a0<\/strong><em>Nuk besoj se keni harruar se kjo nisi fatkeq\u00ebsisht nga Brukseli, ku u b\u00ebn\u00eb edhe negociata p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, derisa lan\u00e7imi publik i tyre tronditi kancelarit\u00eb kryesore n\u00eb Berlin, Lond\u00ebr etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Natyrisht q\u00eb kjo ide ishte e sponsorizuar nga Soros dhe fondacioni i tij n\u00eb Serbi.<\/em><\/p>\n<p><em>Kishte detajuar dhe projektin p\u00ebrkat\u00ebs bashk\u00eb me studimin e fizibilitetit. Apo harruat?<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa negociatorja e ndryshimit t\u00eb kufijve tani vjen n\u00eb Tiran\u00eb e jep leksione p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb kjo BE, q\u00eb n\u00ebn ndikimin e Sorosit, imponoi ndryshime Kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb ndershme p\u00ebrmes garantimit t\u00eb Qeveris\u00eb Teknike, 100 dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa k\u00ebtu, n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebrmbysin edhe raportin e OSBE-ODIHR-it.<\/em><\/p>\n<p><em>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb problemi yn\u00eb, pra standardet e dyfishta t\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em>Problemi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb madhor dhe ekzistencial si shoq\u00ebri, si shtet, por edhe si komb.<\/em><\/p>\n<p><em>A do t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe si shqiptar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me dinjitetin ton\u00eb njer\u00ebzor dhe identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar, apo do tregojm\u00eb se e meritojm\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri kuislinge t\u00eb Xhorxh Sorosit, e cila guxoi t\u00eb miratoj\u00eb me 77 kukullat e saj edhe ligjin antifamilje.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb jam i bindur se e ardhmja u p\u00ebrket guximtar\u00ebve dhe patriot\u00ebve dhe jo mercenar\u00ebve shqipfol\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr patriot\u00ebt por ata jan\u00eb t\u00eb till\u00eb sepse jan\u00eb t\u00eb pathyesh\u00ebm, t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm dhe t\u00eb paepur p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr idet\u00eb dhe idealet e tyre, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavdekshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ka pushtet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, por ka ide t\u00eb p\u00ebrjetshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e lir\u00eb dhe sovrane.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/meta-shperthen-nga-burgu-pas-cdo-afere-korruptive-te-ballukut-qendron-rama\/\">Meta shp\u00ebrthen nga burgu: Pas \u00e7do afere korruptive t\u00eb Ballukut q\u00ebndron Rama!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cSyri.net\u201d, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj Kryeministrit Edi Rama n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e pezullimit t\u00eb Belinda Ballukut. Meta deklaron se m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb menaxhuar rasti Balluku tregon qart\u00eb, sipas tij, se pas \u00e7do afere q\u00ebndron vet\u00eb Rama. Ai akuzon Kryeministrin p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54332","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}