{"id":54265,"date":"2025-11-25T08:48:22","date_gmt":"2025-11-25T08:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/auditimi-ngre-pikepyetje-per-transparencen-e-financave-te-partive-politike\/"},"modified":"2025-11-25T08:48:22","modified_gmt":"2025-11-25T08:48:22","slug":"auditimi-ngre-pikepyetje-per-transparencen-e-financave-te-partive-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/25\/auditimi-ngre-pikepyetje-per-transparencen-e-financave-te-partive-politike\/","title":{"rendered":"Auditimi ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr transparenc\u00ebn e financave t\u00eb partive politike"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtja e financave vijon t\u00eb jet\u00eb \u201cthembra e Akilit\u201d p\u00ebr partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 n\u00ebntor, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit t\u00eb raporteve financiare t\u00eb partive politike p\u00ebr vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vler\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioneri Ilirjan Celibashi n\u00eb vendimin e marr\u00eb sqaroi se i ka gjetur k\u00ebto subjekte politike n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 23\/4, pika 1: \u201cshkelja e dispozitave p\u00ebr financimin e partive politike nga ana e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat n\u00eb partin\u00eb politike apo e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs sipas statutit t\u00eb saj d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 50 mij\u00eb deri n\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb shkeljet e konstatuara, p\u00ebr ekspert\u00ebt e partive politike, auditimi i partive politike \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt, pasi sipas tyre jo \u00e7do shpenzim deklarohet.<\/p>\n<p>\u201cAuditimet e pasqyrave financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb partive politike, edhe pse kryhen nga ekspert\u00eb kontab\u00ebl t\u00eb autorizuar edhe\/ose nga kompani t\u00eb specializuara n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb tilla, jan\u00eb vet\u00ebm formalisht t\u00eb sakta\u201d, tha Zef Pre\u00e7i, ekspert i ekonomis\u00eb dhe drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, situata \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe dhe vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme flasin p\u00ebr burime t\u00eb tjera t\u00eb ardhurash dhe shpenzimesh t\u00eb padeklaruara apo t\u00eb padeklarueshme q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nivele dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato q\u00eb pasqyrohen n\u00eb bilance\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Nga 135 parti politike q\u00eb jan\u00eb regjistruar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, vet\u00ebm 51 prej tyre kan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb raportin financiar, 1 e ka dor\u00ebzuar jasht\u00eb afatit dhe 84 t\u00eb tjera rezultojn\u00eb se nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar raport financiar p\u00ebr vitin 2024 n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb depozituar jan\u00eb gjetur n\u00eb shkelje. Mes subjekteve t\u00eb sanksionuara ishin dhe disa nga partit\u00eb kryesore politike n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Demokracin\u00eb Sociale dhe Partin\u00eb Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u201cAudituesi ka konstatuar parregullsi te z\u00ebri **Nd\u00ebrtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma n\u00eb vler\u00ebn 17.514.683 lek\u00eb e regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 1.1.2024, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti nuk zot\u00ebron nj\u00eb dokument pron\u00ebsie pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces; \u00ebsht\u00eb llogaritur amortizimi n\u00eb shum\u00ebn 875.734 lek\u00eb,\u201d shkruhet n\u00eb relacionin e KQZ-s\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike t\u00eb drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb procedurave t\u00eb auditimit nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb merren evidenca t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb lidhje me plot\u00ebsin\u00eb, ekzistenc\u00ebn dhe sakt\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumenteve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, shton relacioni.<\/p>\n<p>Po kjo forc\u00eb politike, sipas audituesve, edhe n\u00eb z\u00ebrin e tatimit n\u00eb burim \u201cka diferenc\u00eb materiale, pasi \u00ebsht\u00eb raportuar shifra n\u00eb bilancin 2024, shuma 134.763 lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson detyrimin e muajit dhjetor 2023\u201d.<\/p>\n<p>Forca e dyt\u00eb q\u00eb ka kryer shkelje gjat\u00eb raportimit t\u00eb bilancit financiar, sipas KQZ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.<\/p>\n<p>\u201cShuma e gjendjes s\u00eb llogarive bankare sipas \u2018statement\u2019-it n\u00eb 31 dhjetor 2024 nuk p\u00ebrputhet me shum\u00ebn e raportuar nga partia n\u00eb raportin vjetor,\u201d shkruan KQZ.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr honoraret e dh\u00ebna personave q\u00eb nuk jan\u00eb regjistruar n\u00eb list\u00ebpages\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb llogaritur tatimi prej 15% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d, sqaron ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto dy forca politike dhe p\u00ebr 4 subjekte t\u00eb tjera \u2014 specifikisht Partia Mendimi i Djatht\u00eb Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partia Demokracia Sociale \u2014 raportet e auditimit jan\u00eb certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me nj\u00eb shum\u00eb prej 50 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e transaksioneve p\u00ebrmes dokumentacionit bankar.<\/p>\n<p>\u201cSipas deklarimeve, t\u00eb ardhurat jan\u00eb realizuar n\u00eb form\u00eb cash nga an\u00ebtar\u00ebsia, n\u00eb shum\u00ebn 530 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb blloku mandat-ark\u00ebtimesh,\u201d shprehet KQZ.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, k\u00ebto nuk jan\u00eb identifikuar nga ana e audituesit, nd\u00ebrsa mungesa e dokumentacionit justifikues p\u00ebr shpenzimet nuk mund\u00ebson vler\u00ebsimin me sakt\u00ebsi dhe siguri t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve\u201d, citohet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr Partin\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, edhe pse nuk kishte dor\u00ebzuar raportin financiar, audituesi shprehet se \u201c\u00ebsht\u00eb kontaktuar me kryetarin e partis\u00eb, i cili ka deklaruar se partia \u00ebsht\u00eb me status pasiv dhe nuk ka t\u00eb ardhura dhe shpenzime\u201d, ndaj edhe n\u00eb raport kjo parti rezulton me bilanc zero.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Partin\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, bilanc zero kan\u00eb deklaruar edhe 9 subjekte t\u00eb tjera, t\u00eb cilat pohojn\u00eb se gjat\u00eb 2024-\u00ebs kan\u00eb pasur zero t\u00eb ardhura dhe shpenzime. N\u00eb vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve rezulton edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr: mos-auditim p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb paguhet audituesi.<\/p>\n<p>Partia Balli Komb\u00ebtar, sipas KQZ-s\u00eb, rezulton se ka refuzuar \u201ct\u00eb kryej\u00eb pages\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb audituesit ligjor\u201d dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb financat e saj nuk kan\u00eb kaluar n\u00eb sit\u00eb.<\/p>\n<p>Procesin e auditimit t\u00eb financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha p\u00ebr BIRN se ligji aktual \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike n\u00eb rastin e shpenzimeve gjat\u00eb fushatave elektorale, pasi i detyron q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb vet\u00ebm 60 dit\u00eb para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb hartohet nj\u00eb ligj i posa\u00e7\u00ebm, ose n\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor p\u00ebrsa i p\u00ebrket financimit t\u00eb partive politike nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb hartohet nj\u00eb ligj i ri p\u00ebr partit\u00eb politike, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb krijoj\u00eb edhe kushtet ligjore n\u00eb t\u00eb cilat \u00e7regjistrimi i partive politike t\u00eb b\u00ebhet edhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjekteve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i kontrollojn\u00eb ato \u2014 si KQZ dhe Tatimet\u201d, shprehet Kthupi.<\/p>\n<p>I mendimit se duhen nd\u00ebrhyrje n\u00eb ligj, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebn e auditimit t\u00eb partive, \u00ebsht\u00eb edhe eksperti i ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cAuditimi duhet t\u00eb kryhet nga auditi i jasht\u00ebm (KLSH), kjo edhe p\u00ebr faktin se partit\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb fonde publike (partit\u00eb parlamentare) dhe k\u00ebshtu rritet siguria n\u00eb respektimin e standardeve t\u00eb auditimit\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><em>\/reporter.al\/<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/auditimi-ngre-pikepyetje-per-transparencen-e-financave-te-partive-politike\/\">Auditimi ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr transparenc\u00ebn e financave t\u00eb partive politike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtja e financave vijon t\u00eb jet\u00eb \u201cthembra e Akilit\u201d p\u00ebr partit\u00eb politike. M\u00eb 11 n\u00ebntor, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit t\u00eb raporteve financiare t\u00eb partive politike p\u00ebr vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vler\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn. Komisioneri Ilirjan Celibashi n\u00eb vendimin e marr\u00eb sqaroi se i ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54265","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54265\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}