{"id":54120,"date":"2025-11-24T11:48:32","date_gmt":"2025-11-24T11:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/24\/spak-regjistron-procedim-penal-te-ri-ndaj-belinda-ballukut-dhe-ceno-klosit\/"},"modified":"2025-11-24T11:48:32","modified_gmt":"2025-11-24T11:48:32","slug":"spak-regjistron-procedim-penal-te-ri-ndaj-belinda-ballukut-dhe-ceno-klosit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/24\/spak-regjistron-procedim-penal-te-ri-ndaj-belinda-ballukut-dhe-ceno-klosit\/","title":{"rendered":"SPAK regjistron procedim penal t\u00eb ri ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashm\u00eb t\u00eb pezulluar nga detyra dhe ish-kreut t\u00eb Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi.<\/p>\n<p>Procedimi penal \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit penal t\u00eb depozituar nga Adriana Kalaja e cila k\u00ebrkoi fillimin e hetimit pasuror p\u00ebr Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Kalaja i akuzon Klosin dhe Ballukun p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201ckorrupsion pasiv\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zv.kryeministren e akuzon edhe p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d.<\/p>\n<p>SPAK sqaron se materiali kall\u00ebzues shtes\u00eb ardhur dhe protokolluar m\u00eb dat\u00eb 16.09.2025, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim \u00ebsht\u00eb administruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal Nr.95, viti 2025.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit penal t\u00eb depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kund\u00ebr shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.<\/p>\n<p>Materiali kall\u00ebzues shtes\u00eb ardhur dhe protokolluar m\u00eb dat\u00eb 16.09.2025, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim \u00ebsht\u00eb administruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal Nr.95, viti 2025.<\/p>\n<p>Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake\u201d,\u00a0thot\u00eb SPAK.<\/p>\n\n<p><strong>GJKKO \u2018zhveshi\u2019 Belinda Ballukun nga pushteti<\/strong><\/p>\n<p>GJKKO vendosi t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 22 n\u00ebntor t\u00eb vazhdoj\u00eb zbatimin e masave t\u00eb sigurimit personal t\u00eb caktuara ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, p\u00ebr pezullim nga detyra dhe ndalim t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit t\u00eb saj, pas marrjes s\u00eb pandehur nga ana e SPAK p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tenderin e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs, vepra penale t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim me vart\u00ebsit e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, u vendos vijimi i masave t\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d ndaj t\u00eb pandehurit Erald Elezi me funksion aktual administrator i Koorporat\u00ebs Elektroenergjitike Shqiptare, KESH dhe p\u00ebr drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata urdh\u00ebron SPAK dhe sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Balluku, ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vart\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb saj, akuzohen se kan\u00eb manipuluar dy tenderat p\u00ebr Tunelin e Llogaras\u00eb dhe t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs, me vler\u00eb totale 210 milion\u00eb euro, duke favorizuar kompanit\u00eb fituese.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vart\u00ebsve t\u00eb saj q\u00eb drejtojn\u00eb KESH dhe ARRSH, jan\u00eb t\u00eb nevojshme pasi mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb provat, t\u00eb ndikojn\u00eb tek punonj\u00ebsit e k\u00ebtyre institucioneve q\u00eb jan\u00eb duke u pyetur si d\u00ebshmitar\u00eb, mund t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb abuzojn\u00eb me fondet publike, si dhe se mund t\u00eb arratisen. Masat e sigurimit ndaj Ballukut \u00e7mohen nga gjykata se, nuk e oengojn\u00eb at\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin si e zgjedhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkeljet me tenderin p\u00ebr Tunelin e Llogaras\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 31 tetor, SPAK mori t\u00eb pandehur Ballukun p\u00ebr shkelje me tenderin 190 mln euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. Bashk\u00eb me Ballukun, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur edhe 5 persona t\u00eb tjer\u00eb, Gentian Gjyli, ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb Evis Berberi, i cili \u00ebsht\u00eb i arrestuar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. T\u00eb 5-t\u00eb jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave (KVO).<\/p>\n<p>Tenderi u hap fillimisht m\u00eb 11 dhjetor 2020 dhe u mbyll m\u00eb 12 shkurt 2021. Por m\u00eb 19 prill 2021 n\u00eb buletinin e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte anuluar, pasi asnj\u00eb ofert\u00eb nuk ishte e suksesshme n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentet e tenderit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gar\u00eb u shpall 22 qershor 2021 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, me nj\u00eb fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. N\u00eb tenderin i cili u mbyll m\u00eb 28 korrik po t\u00eb vitit 2021, u b\u00ebn\u00eb 5 oferta, ku grupi i dy kompanive turke Intecar dhe Asl, u shpall fitues, me ofert\u00eb 170 mln euro plus TVSH.<\/p>\n<p>SPAK dyshon se Balluku dhe Gjyli kan\u00eb kryer veprime q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces prokurimi, pasi tenderi u anulua kur oferta m\u00eb e ul\u00ebt ishte 140 mln euro dhe u rihap pak muaj m\u00eb pas dhe ju dha bashkimit t\u00eb kompanive turke edhe pse kishin ofruar vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar po heton n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.136 t\u00eb vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 t\u00eb vitit 2024), p\u00ebr vepr\u00ebn penale, \u201cShkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, sot, m\u00eb 31.10.2025 i \u00ebsht\u00eb njoftuar akuza t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku, me funksionin e lart\u00eb shtet\u00ebror, Minist\u00ebr i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, \u201cShkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet, 258\/2 dhe 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<p>\u00a0<\/p>\n<div><\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me veprimet e saj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga procedurat e prokurimit, objekt i k\u00ebtij hetimi, \u201cNd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb\u201d, n\u00eb seksionin rrugor Orikum-Himar\u00eb, pjes\u00eb e autostrad\u00ebs SH8 (Vlor\u00eb-Sarand\u00eb), zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 11.12.2020 dhe pas anulimit t\u00eb saj, procedura \u00ebsht\u00eb rihapur n\u00eb dat\u00ebn 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb miliard\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb milion\u00eb e tet\u00ebqind e dhjet\u00eb mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e dy (pik\u00eb) zero tet\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>M\u00eb 21.10.2025, Prokuroria e Posa\u00e7me, si organ procedues ka njoftuar t\u00eb pandehur\u00ebn p\u00ebrmes shkres\u00ebs me num\u00ebr protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar m\u00eb 23.10.2025, organin procedues se nuk mund t\u00eb paraqitej n\u00eb dat\u00ebn dhe or\u00ebn e caktuar. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese tjet\u00ebr, me num\u00ebr protokolli 37881, dat\u00eb 24.10.2025, Prokuroria e Posa\u00e7me k\u00ebrkoi paraqitjen e saj m\u00eb 31 tetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.\u201d-\u00a0njoftonte SPAK.<\/p>\n<p><strong>Tenderi abuziv n\u00eb Unaz\u00ebn e Madhe<\/strong><\/p>\n<p>Zv.kryeministrja e pezulluar,\u00a0p\u00ebrve\u00e7 tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim edhe p\u00ebr tenderin abuziv n\u00eb Unaz\u00ebn e Madhe.<\/p>\n<p>SPAK sqaroi se ndaj t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale,\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d,\u00a0kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim\u00a0sa\u00a0p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt\u00a0\u201cNd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin e Tunelit t\u00eb Llogars\u00eb, edhe te nd\u00ebrtimi i Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, dyshimet jan\u00eb se Belinda Balluku dhe Evis Berberi kan\u00eb paracaktuar fituesin e tenderit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Openprocurment, gara p\u00ebr tendering e Lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs\u00eb Madhe u hap n\u00eb dat\u00ebn 16 gusht 2021 dhe u mbyll n\u00eb dat\u00ebn 16 shtator t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fituesi u shpall n\u00eb dat\u00ebn 7 tetor 2021. N\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 8 kompani, por ARRSH ka skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb gar\u00eb, duke shpallur fitues bashkimin e operator\u00ebve \u00a0\u00a0 EUROTEOREMA PEQIN shpk \u2013 \u201cPE-VLA-KU\u201d sh.p.k \u2013 \u201cNOVA Construction 2012\u201d shpk, me ofert\u00eb 23.8 milion\u00eb euro me tvsh.<\/p>\n<p>Sipas Openprocurment, ky tender \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me Flamur t\u00eb kuq, p\u00ebr shkak se nga gara jan\u00eb skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, ndon\u00ebse disa prej tyre kan\u00eb ofruar deri n\u00eb 5 milion\u00eb euro m\u00eb pak se operatori fitues, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lotit 4 t\u00eb unaz\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm tenderi i nd\u00ebrtimit, por edhe supervizimi i lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, dyshohet se \u00ebsht\u00eb abuziv dhe po hetohet nga SPAK.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-regjistron-procedim-penal-ndaj-belinda-ballukut-dhe-ceno-klosit\/\">SPAK regjistron procedim penal t\u00eb ri ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashm\u00eb t\u00eb pezulluar nga detyra dhe ish-kreut t\u00eb Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Procedimi penal \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit penal t\u00eb depozituar nga Adriana Kalaja e cila k\u00ebrkoi fillimin e hetimit pasuror p\u00ebr Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54120\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}