{"id":54077,"date":"2025-11-24T07:48:18","date_gmt":"2025-11-24T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/24\/si-u-sakrifikuan-viset-shqiptare-ne-tryezen-diplomatike-te-fuqive-te-medha\/"},"modified":"2025-11-24T07:48:18","modified_gmt":"2025-11-24T07:48:18","slug":"si-u-sakrifikuan-viset-shqiptare-ne-tryezen-diplomatike-te-fuqive-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/24\/si-u-sakrifikuan-viset-shqiptare-ne-tryezen-diplomatike-te-fuqive-te-medha\/","title":{"rendered":"Si u sakrifikuan viset shqiptare n\u00eb tryez\u00ebn diplomatike t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>\u201c\u2026der sa mos t\u2019shkimin hana diellit e mramja cirk\u00eb m\u2019oqean k\u2019thell\u00ebt mos t\u2019shtras\u00eb, emini i atij burri q\u00eb p\u00ebr Atme, la agam n\u2019fis t\u00eb vet, a\u2019j p\u00ebr her gjallon e Deka, mi t\u00eb pushtet nuk ka.\u201d\u2013 Gjergj Fishta<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb komb harron t\u00eb shkuar\u00ebn, ai shkat\u00ebrron t\u00eb ardhmen. Prandaj, vlen q\u00eb t\u00eb ndalemi pak tek momentet vendimtare q\u00eb kan\u00eb ndikuar historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 1914, Ismail Qemali do t\u2019i deklaronte n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb gazetari francez, me nj\u00eb doz\u00eb ironie: \u201cNd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar zakoneve turke, Europa na trajton si nusen osmane, s\u00eb cil\u00ebs dh\u00ebndri i shfaqet vet\u00ebm dit\u00ebn e dasm\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe, pavar\u00ebsisht interesave t\u00eb ndryshme, luajt\u00ebn nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb form\u00ebsimin e hart\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Ballkanit. Britania, veproi me kujdes duke ndjekur politik\u00ebn e ekuilibrit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pozitat e saj n\u00eb Mesdhe. Nga ana tjet\u00ebr, Gjermania, megjith\u00ebse e pa interesuar drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, mb\u00ebshteste politik\u00ebn e Vjen\u00ebs n\u00eb Ballkan. Italia, e shtyr\u00eb nga ambiciet e saj kolonialiste p\u00ebr ekspansion n\u00eb tokat shqiptare, sillej me luhatje. Ajo kishte pretendime her\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje prestigji e her\u00eb p\u00ebr interesa strategjike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fuqit\u00eb Ballkanike kishin aspirata t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, cop\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbndrra e Serbis\u00eb ishte sigurimi i nj\u00eb dalje n\u00eb detin Adriatik p\u00ebrmes territoreve shqiptare. Nd\u00ebrsa, Mali i Zi d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb vetin qytetin strategjik t\u00eb Shkodr\u00ebs. Greqia, nga ana tjet\u00ebr, d\u00ebshironte Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut.<br \/>\nDokumentet arkivore t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrshkruajn\u00eb jo vet\u00ebm pretendimet e tyre territoriale, por zbulojn\u00eb gjithashtu nj\u00eb mozaik kompleks negociatash, marr\u00ebveshjesh t\u00eb fshehta dhe manovrash politike. Aty spikasin loj\u00ebrat diplomatike q\u00eb pasqyrojn\u00eb me sakt\u00ebsi atmosfer\u00ebn gjeopolitike t\u00eb koh\u00ebs. Kufijt\u00eb e sot\u00ebm, u vendos\u00ebn bazuar kryesisht tek pazaret midis Austro-Hungaris\u00eb e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia cariste, si mbrojt\u00ebse tradicionale e sllav\u00ebve t\u00eb jugut dhe e ortodoksis\u00eb, e shihte shp\u00ebrb\u00ebrjen e Perandoris\u00eb Osmane, si nj\u00ebmund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e saj n\u00ebp\u00ebrmjet aleat\u00ebve sllav\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Ajo kund\u00ebrshtonte \u00e7do projekt q\u00eb pengonte daljen e Serbis\u00eb n\u00eb Adriatik, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb pavarur n\u00eb kufijt\u00eb e saj natyral\u00eb. N\u00eb thelb, Rusia nuk ishte kund\u00ebr ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb entiteti shqiptar, por e donte at\u00eb t\u00eb kufizuar dhe t\u00eb dob\u00ebt, sa p\u00ebr t\u00eb mos penguar ambiciet e aleat\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Franca, nga ana tjet\u00ebr, l\u00ebvizi n\u00eb sinkron me Rusin\u00eb, pasi t\u00eb dyja ishin pjes\u00eb e Antant\u00ebs. Interesat e saj n\u00eb Ballkan nuk ishin aq t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta sa t\u00eb Londr\u00ebs apo Vjen\u00ebs, por m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb lidhura me aleancat evropiane. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Parisi ndoqi nj\u00eb q\u00ebndrim diplomatik t\u00eb kujdessh\u00ebm, shpeshher\u00eb duke mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat serbe e greke n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve, me q\u00ebllim ruajtjen e ekuilibrit brenda Antant\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb, krijimi i shtetit shqiptar nuk ishte rezultat i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, por i nj\u00eb kompromisi t\u00eb ftoht\u00eb austro-rus, nj\u00eb lloj \u201cmarr\u00ebveshjeje suigeneris\u201d, ku secila pal\u00eb pranoi ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tjetr\u00ebn t\u00eb zgjerohej m\u00eb tej. K\u00ebshtu, lindi Shqip\u00ebria. Ajo nuk ishte produkt i nj\u00eb vullneti t\u00eb madh politiknd\u00ebrkomb\u00ebtar, por fryt i nj\u00eb ekuilibri t\u00eb frik\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb Ballkan q\u00eb p\u00ebrjetonte p\u00ebrplasjen midisd pan\u2013gjermanizmit dhe pan\u2013sllavizmit.<\/p>\n<p>Britania e Madhe, ndryshe nga Austro-Hungaria, Rusia apo Italia, nuk kishte synime territoriale n\u00eb Ballkan. Interesat e saj ishin kryesisht gjeostrategjike dhe detare. Ajo donte q\u00eb t\u00eb ruante kontrollin mbi rrug\u00ebt e komunikimit detar drejt Kanalit t\u00eb Suezit. T\u00eb parandalonte shtrirjen e ndikimit rus n\u00eb Mesdhe, dhe t\u00eb mbante ekuilibrin midis Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb dominim t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Londra e shihte Ballkanin si zon\u00eb tampon, ku \u00e7do l\u00ebvizje e tepruar e Vjen\u00ebs apo e Sh\u00ebn Petersburgut duhej balancuar. Ajo ishte e interesuar q\u00eb as Austro-Hungaria, as Rusia t\u00eb mos siguronin dalje t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Mesdhe. Kjo e \u00e7oi diplomacin\u00eb britanike drejt nj\u00eb politike t\u00eb ekuilibrit t\u00eb kujdessh\u00ebm, duke mb\u00ebshtetur zgjidhje kompromisi dhe shpesh duke nd\u00ebrmjet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb mos lejuar asnj\u00eb Fuqi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej dominuese. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, kjo u p\u00ebrkthye n\u00eb pranimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur, neutral dhe t\u00eb dob\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si penges\u00eb natyrore ndaj ambicieve ruse dhe sllave drejt Adriatikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, ndryshe nga Britania, Austro-Hungaria k\u00ebrkonte dalje n\u00eb det dhe kontroll mbi rrug\u00ebt tregtare t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor. Rusia k\u00ebrkonte dalje n\u00eb uj\u00ebrat e ngrohta dhe mbrojtjen e sllav\u00ebve ortodoks\u00eb. Italia k\u00ebrkonte pozita t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Adriatik dhe n\u00eb brigjet shqiptare. Gjermania e shihte rajonin si fush\u00eb ndikimi t\u00eb aleates s\u00eb saj Vjen\u00ebs. Nd\u00ebrsa Franca ndiqte m\u00eb shum\u00eb linj\u00ebn e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur unitetin e Antant\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mozaik interesash, Britania e Madhe luajti rolin e arbitrit, duke mos k\u00ebrkuar fitore t\u00eb dukshme, por duke nd\u00ebrtuar ekuilibra q\u00eb garantonin interesat e saj globale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, do t\u00eb gaboheshim r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse do t\u00eb anashkalonim forc\u00ebn e brendshme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, duke m\u00ebshuar vet\u00ebm n\u00eb ndikimin e forcave t\u00eb jashtme. Nj\u00ebsoj, si\u00e7 do t\u00eb gabonim r\u00ebnd\u00eb po ta vler\u00ebsonim nj\u00eb ajsberg vet\u00ebm nga pjesa e tij e dukshme. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, pik\u00ebpamja mbizot\u00ebruese nd\u00ebr kancelarit\u00eb evropiane t\u00eb koh\u00ebs ishte ajo e \u201cshp\u00ebrblimit me territore\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb p\u00ebrplasjet diplomatike t\u00eb koh\u00ebs nuk kishte pozicione t\u00eb pandryshueshme. Gjith\u00e7ka mund t\u00eb negociohej dhe \u00e7do interes mund t\u00eb sakrifikohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kompromisi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Dokumentet arkivore d\u00ebshmojn\u00eb se, kjo u b\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht evidente gjat\u00eb diskutimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shkodr\u00ebs.  Austro-Hungaria, ndon\u00ebse mb\u00ebshtet\u00ebse e pozicionetshqiptare, tregoi gatishm\u00ebri p\u00ebr ta l\u00ebshuar qytetin n\u00eb favor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00ebse do t\u00eb sigurohej kontrolli mbi qafat dhe grykat strategjike t\u00eb Llof\u00e7enit pran\u00eb Kotorit, ku ndodhej edhe flota e saj ushtarake. N\u00eb fund, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebrsakrifikoi Gjakov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur Shkodr\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00ebpazari gjejm\u00eb edhe p\u00ebr qytetin tjet\u00ebr shqiptar me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike ky\u00e7e n\u00eb Mesdhe, Vlor\u00ebn, s\u00eb cil\u00ebs i ishin afruar trupat greke. P\u00ebr Vlor\u00ebn, kishin interes si Italia, ashtu edhe Austro-Hungaria.<\/p>\n<p>Merita e jasht\u00ebzakonshme diplomatike e Ismail Qemal Vlor\u00ebs,  ishte aft\u00ebsia p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar \u00e7\u00ebshtjen shqiptare nga nj\u00eb kauz\u00eb periferike e diplomacis\u00eb europiane, n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb qendrore nga e cila varej e ardhmja e vet\u00eb Europ\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet, komunikimit publik dhe lobimit n\u00eb qendrat kryesore t\u00eb diplomacis\u00eb europiane, ai arriti t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsonte politik\u00ebn dhe opinionin publik europian, n\u00eb favor t\u00eb kauz\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Veprimtaria e tij patriotike u intensifikua ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e fundit para pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitet 1900-1912, ai jetoi n\u00eb Bruksel dhe veproi n\u00eb qendrat e politik\u00ebs europiane. Ismail Qemali punoi me q\u00ebndrueshm\u00ebri p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e opinionit publik europian p\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke isensibilizuar si p\u00ebr rrezikun e pan-sllavizimit, ashtu edhe at\u00eb t\u00eb pan-gjermanizmit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebtij fakti \u00ebsht\u00eb intervista e Ismail Qemalit p\u00ebr gazetarin e shquar italian Vittorio Vettori, \u201cIl Giornale d\u2019Italia\u201d, m\u00eb 16 gusht 1903. Gazetari e p\u00ebrshkruan Ismail Qemalin si nj\u00eb patriot shqiptar\u00eb prej lindjes dhe prej shpirtit. Ismail Qemali flet aty p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e njohjes s\u00eb kombit shqiptar, dhe bashkimin e kat\u00ebr vilajeteve shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm autonom. Ai thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb fort\u00eb. Kjo do t\u00ebshmangte nd\u00ebrhyrjen europiane n\u00eb Ballkan dhe do t\u00eb ndikonte n\u00eb ruajtjen e stabilitetit t\u00eb vet\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ismail Qemal Vlora manovroi me kujdes n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb nd\u00ebrlikuar dhe me rreziqe t\u00eb shumanshme. Aipunoi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar \u00e7far\u00eb ishte ende e mundur nga trojet shqiptare. Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, e futi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb logjik\u00ebn e shtetformimit modern.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ismail Qemali shikohej si nga Austro-Hungaria, po edhe nga Fuqit\u00eb e tjera, si nj\u00eb diplomat i matur e me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por nj\u00ebher\u00ebsh i rreziksh\u00ebm. Ai ishte nj\u00eb njeri e pavarur. Austro-hungarez\u00ebt ishin t\u00eb bindur se ai nuk do t\u00eb ndiqte verb\u00ebrisht direktivat e Vjen\u00ebs apo kujtdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Austro-Hungaria mb\u00ebshteste krijimin e Shqip\u00ebris\u00eb, si pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb penguar daljen e Serbis\u00eb n\u00eb Adriatik dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrin e forcave n\u00eb Ballkan. Mb\u00ebshtetja,ndon\u00ebse e kusht\u00ebzuar dhe jo pa llogaritje gjeopolitike, ishte nj\u00eb faktor me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb form\u00ebsimin e rrethanave q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, realiteti pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb ishte i ngarkuar me sfida t\u00eb jashtme dhe p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb brendshme. Nj\u00eb dokument i konsullit austro-hungarez n\u00eb Durr\u00ebs, d\u00ebrguar Vjen\u00ebs, m\u00eb 26 korrik 1913, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera se, Partia Esadiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti antiqeveritare. Por, duhet theksuar se, n\u00eb at\u00eb moment ky\u00e7 t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur nevojitej m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb bashkimi, Partia Esadiste nuk ishte thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb parti antiqeveritare. Ajo mbante gjall\u00eb frym\u00ebn antikomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Fryma antikomb\u00ebtare e Partis\u00eb Esadiste, lindi s\u00eb bashku me shtetin e ri shqiptar. Kjo e keqe e madhe, vazhdon q\u00eb t\u00eb mbahet gjall\u00eb edhe sot prej atyre q\u00eb vendosin interesin personal dhe partiak, para interesit komb\u00ebtar. Prej atyre q\u00eb vendosin partin\u00eb, para Shqip\u00ebris\u00eb. Kultura jon\u00eb e mbrapsht\u00eb politike, e ngat\u00ebrron shpesh kufirin midis debatit normal politik dhe shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb interesit komb\u00ebtar. Ferrat e vatanit e ngat\u00ebrrojn\u00eb misionin me interesin.<\/p>\n<p>Qemal Karaosmani rr\u00ebfen se Ismail Qemali e thirri n\u00eb Vlor\u00eb dhe e b\u00ebri minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm Esat Toptanin, p\u00ebr hir t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar: \u201cEsat Toptanit n\u00eb Vlor\u00eb nuk ju duk ndonj\u00eb shenj\u00ebkund\u00ebrshtimi me Ismail ben\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb i lyp\u00ebn leje lsmail Beut, q\u00ebt\u00eb vendte n\u00eb Tiran\u00eb se kishte pun\u00eb private dhe t\u00eb bante the inspektim nd\u00ebr ato krahina. K\u00ebshtu iku n\u00eb Tiran\u00eb e nuk u kthye ma n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb fund shpalli edhe Vetqeverim t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u00ebMesme me nj\u00eb kabinet n\u00ebn kryesin\u00eb e tij, domethan\u00eb, mendimi i intelektual\u00ebve u realizua. At\u00ebher\u00eb kishte fjalos\u00eb me disa q\u00eb ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt e Ismail Qemal beut i pata than\u00eb se \u00e7\u2018bani k\u00ebshtu; pritni sa t\u00eb rregullohet puna e t\u00eb vinj\u00eb Mbreti i Shqipris\u00eb, se Kabineti q\u00eb asht sot, do api dor\u00ebheqjen dhe Mbreti do vej\u00eb nj\u00ebKabinet q\u00eb t\u2019i p\u00eblqej\u00eb, se asht turp e m\u00ebkat q\u00eb, n\u00eb vendin e Ismail beat t\u00eb favorizoni Esat Pash\u00ebn q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb far\u00ebkulture. Ata m\u00eb than\u00eb e Ismail beut s\u2019kemi se \u00e7far\u00eb t\u2019i bajm\u00ebve\u00e7se t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb fuqish\u00ebm kundrejt Esat Pash\u00ebs, q\u00eb ta rr\u00ebzojm\u00eb nga fuqija. Me gjith\u00eb qi n\u00eb \u00e7astin q\u00eb duem e rr\u00ebzojm\u00eb. Ne e kuptuem, t\u00eb ngrat\u00ebt, jo q\u00eb s\u2019e rr\u00ebzuen nga fuqija, pse ai i ngordhi me dru edhe i tuti n\u00ebr thas\u00ebt e i hodhi n\u00ebr gorgat, Ja, pra d\u00ebshira e intelektual\u00ebve, q\u00eb prodhojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Si shpalli vetqeverrimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, Esat Pasha, e vojta nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb t\u00eb firmoj\u00eb \u00e7a akte ke Ismail beu. Tue lexue aktet, ngriti kok\u00ebn e m\u00eb tha: \u201cE Qemal bei! E more vesht se Esat Pasha shpalli Vetqeverimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme?\u201d \u201cPo\u201d, iu p\u00ebrgjigja. \u201cA e mban mend kur m\u00eb ke than\u00eb n\u00ebnpunsat q\u00eb po emnon pa diplom\u00eb universiteti, t\u00eb cil\u00ebt konsiderohen prej kund\u00ebrshtarvet si t\u00eb pa zot\u00eb, se po bain\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb keqen\u00eb popull e n\u00ebr t\u00eb huej\u00ebt? Nashti erdhi koha q\u00eb t\u00eb t\u2019ap p\u00ebrgjigjen; N\u00ebnpunsat q\u00eb kam emnue simbas koh\u00ebs e nevoj\u00ebs i di t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb zot\u00eb. Kjo nuk bie ndonj\u00eb dam n\u00eb fush\u00ebn t\u2019on\u00eb politike, por edhe sikur t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb vet\u00ebn ke kund\u00ebrshtar\u00ebt mund t\u00eb baj\u00eb p\u00ebrshtypje; por tronditja ma e madhe e jet\u00ebs son\u00eb politike, kundrejt opinionit publik t\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb, asht krijimi shpallja e Vetqeverimit t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u00eb Mesme me nj\u00eb Kabinet tjat\u00ebr prej kund\u00ebrshtarvet. Kio i bije dam Shtetit, sepse bota e di q\u00eb shqiptar\u00ebt ja t\u00eb bashkuem dhe, t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim feje p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut t\u00eb vet. Kurse krijimi i nj\u00eb Shqipnie t\u00eb Mesme i ep t\u00eb kuptoj\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs s\u00eb jashtme se shqiptar\u00ebt nuk q\u00ebnkan t\u00eb bashkuem, se paskan tri Shqipni, e tri Qeveri, pse kur krijohet Shqip\u00ebria e Mesme, vetvetiu diktohet se jan\u00eb tri Shqipni; e Mesmja, e Poshtmja dhe Sip\u00ebrmja; domethan\u00eb se Vlora, Durr\u00ebsi, Shkodra kan\u00eb nga nj\u00eb qeveri m\u00eb vete. Nashti po t\u00eb pyes ty: kush asht ma e damshme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb politike; krijimi i tri Shqipnivet apo n\u00ebnpunsate mi pa diplom\u00eb?\u201d\u201d<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrgjigja: \u201cKeni t\u00eb drejt\u00eb sa malet Shk\u00eblqesi, se krijimi Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme na i qiti leckat n\u00eb shesh mir\u00eb neve, mbr\u00ebnda p\u00ebr mbr\u00ebnda, po i dham\u00eb shkak t\u00eb kuptoj\u00eb dhe bota e jashtme qi neve jo vet\u00ebm nuk jemi t\u00eb bashkuem por jemi dhe ambicioz\u00eb\u201d. Qemal Karaosmai vijon m\u00eb tej: \u201cMbasi u shpall Qeveria Esadiste, shum\u00eb njer\u00ebz u larguan e vojt\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, si z. Hasan Prishtina dhe t\u00eb tjer\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb tej Qemal Karasosmani tregon se: \u201cPuna e kund\u00ebrshtimi t\u2019Esat Pash\u00ebs po vazhdonte n\u00eb buz\u00ebn e Shkumbinit. Na lajm\u00ebrojn\u00eb se ka ardh\u00eb nj\u00eb fuqi prej Esad Pash\u00ebs e ka q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb Lushnj\u00ebn. Kundra k\u00ebsaj fuqije u d\u00ebrgue i ndjeri Hysni Toska n\u00eb buz\u00ebn e Shkumbini n\u00eb katundet e \u00c7ermavet q\u00eb t\u00eb ruante t\u00eb mos hidheshin p\u00ebr k\u00ebndej; n\u00eb Qarkun e Lushnj\u00ebs. Kjo situat\u00eb vazhdoi disa dit\u00eb dhe \u00e7ast mbas \u00e7asti pritesh p\u00ebrleshja n\u00eb mes dy fuqivet.<\/p>\n<p>Ismail beu, duke par\u00eb gj\u00ebndjen shum\u00eb t\u00eb keqe, nj\u00eb nat\u00eb mblodh K\u00ebshillin Ministruer e na tha, q\u00eb situata asht shum\u00eb e keqe dhe mund t\u00eb p\u00ebllcasi dhe nj\u00eb vllavrasje e t\u00eb derdhet gjak. Po d\u00ebsh\u00ebruet dhe ju, meq\u00ebn\u00ebse edhe Princ Vedi u caktue si Mbret n\u00eb Shqipni, deri sa t\u00eb vinj\u00eb ay jam i mendimit q\u00eb fuqin\u00eb shtetnore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019ia lam\u00eb n\u00eb dor\u00eb kontroollorvet me kondit\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohen se edhe Esat Pasha t\u2019api dor\u00ebheqjen e k\u00ebshtu kur t\u00eb vinj\u00eb Mbreti t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb Shqipni t\u00eb bashkueme e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pritet hovi gjaderdhjes n\u00eb mes t\u00eb shqiptarvet. Kur ne q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishim gati, erdh\u00ebn kontrollor\u00ebt dhe Ismail beu proponoimendimin e K\u00ebshillit. Ata than\u00eb se, pa mos pyet\u00eb Mbretnin\u00eb ton\u00eb nuk mundemi t\u2019apim p\u00eblqim ose garanci p\u00ebr dor\u00ebheqjen e EsatPash\u00ebs. Si t\u00eb marrim p\u00ebrgjigje do ua komunikojm\u00eb vendimin a jo a po. Mbas disa dit\u00ebve erdh\u00ebn kontrollor\u00ebt e na komunikuan se e pranojn\u00eb proponimin e Ismail beut dhe garantohen q\u00eb do ta detyrojm\u00eb doemos Qeverin\u00eb e Esat Pash\u00eb q\u00eb t\u2019api dor\u00ebheqjen. Me k\u00ebto garantina t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb gjasht\u00eb Mbretnivet t\u00eb M\u00ebdha t\u2019Europ\u00ebs u dha dor\u00ebheqja e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Vlor\u00ebs\u2026\u2019\u2019<\/p>\n<p>Ky fragment i dokumentuar tregon jo vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arjen e elit\u00ebs komb\u00ebtare, por edhe sesi projektet politike p\u00ebr shtetin shqiptar zhvilloheshin paralelisht me loj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Fuqive t\u00eb koh\u00ebs. Pavar\u00ebsia e shpallur nuk p\u00ebrkonte ende me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti t\u00eb bashkuar. Shum\u00eb territore me popullsi shqiptare,p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn dhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb, u sakrifikuan p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar ambiciet e fqinj\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrat mes fuqive rajonale dhe globale.<\/p>\n<p>Ky realitet historik mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e hidhur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si fati i popujve t\u00eb vegj\u00ebl \u00ebsht\u00eb vendosur shpesh jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00ebdrejtave legjitime, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave strategjike t\u00eb t\u00ebm\u00ebdhenjve. Dhe megjith\u00ebse shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb ishte nj\u00eb akt i guximsh\u00ebm dhe vendimtar, trash\u00ebgimia e ndarjes s\u00eb territoreve shqiptare n\u00eb tryezat diplomatike t\u00eb Evrop\u00ebs vijon t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb realitetin politik t\u00eb rajonit sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Paqja \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, kur i forti \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. Ashtu si n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, kur ekuilibri midis pan-gjermanizmit dhe pan-sllavizmit solli lindjen e shtetit shqiptar, edhe sot Britania e Madhe po k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u00eb rivendosur balanc\u00ebn mes fuqive t\u00eb reja. Historia duket se po p\u00ebrs\u00ebritet s\u00ebrish.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin bashk\u00ebkohor, kombet e vogla s\u00ebrish p\u00ebrballen me sfida t\u00eb m\u00ebdha. Nga influencat e jashtme, deri te presionet p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar sovranitet p\u00ebr \u201cstabilitet\u201d, m\u00ebsimet e historis\u00eb s\u00eb fillim shekullit XX, jan\u00eb m\u00eb aktuale se kurr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb mes interesave dhe realpolitik\u00ebs, Shqip\u00ebria, Kosova dhe shqiptar\u00ebt anemban\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb mos harrojn\u00eb se pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon vigjilenc\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb dinjitetsh\u00ebm dhe mbrojtje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>*Nuk lejohet publikimi i k\u00ebtij shkrimi pa lejen e autorit. \u00c7do portal, gazet\u00eb online apo shtypur, q\u00eb merr k\u00ebt\u00eb shkrim duhet t\u00eb citoj\u00eb autorin n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit (Nga Dr. EvaristBeqiri).\/Balkanweb <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/si-u-sakrifikuan-viset-shqiptare-ne-tryezen-diplomatike-te-fuqive-te-medha\/\">Si u sakrifikuan viset shqiptare n\u00eb tryez\u00ebn diplomatike t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u2026der sa mos t\u2019shkimin hana diellit e mramja cirk\u00eb m\u2019oqean k\u2019thell\u00ebt mos t\u2019shtras\u00eb, emini i atij burri q\u00eb p\u00ebr Atme, la agam n\u2019fis t\u00eb vet, a\u2019j p\u00ebr her gjallon e Deka, mi t\u00eb pushtet nuk ka.\u201d\u2013 Gjergj Fishta N\u00ebse nj\u00eb komb harron t\u00eb shkuar\u00ebn, ai shkat\u00ebrron t\u00eb ardhmen. Prandaj, vlen q\u00eb t\u00eb ndalemi pak tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}