{"id":54034,"date":"2025-11-23T18:48:21","date_gmt":"2025-11-23T18:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/23\/mero-baze-shqiperia-ka-nevoje-per-gjykata-te-pavarura-jo-per-gjykata-te-frikesuara\/"},"modified":"2025-11-23T18:48:21","modified_gmt":"2025-11-23T18:48:21","slug":"mero-baze-shqiperia-ka-nevoje-per-gjykata-te-pavarura-jo-per-gjykata-te-frikesuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/23\/mero-baze-shqiperia-ka-nevoje-per-gjykata-te-pavarura-jo-per-gjykata-te-frikesuara\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjykata t\u00eb pavarura, jo p\u00ebr gjykata t\u00eb frik\u00ebsuara"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjith\u00eb debatet e derisotme rreth proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb nisura nga hetimet e SPAK, problemi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb GJKKO n\u00eb raport me SPAK. Edhe pse akuzat e SPAK shpesh jan\u00eb t\u00eb ekzagjeruara dhe pa ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb provat q\u00eb paraqesin, prokuroris\u00eb i lejohet ta hedh\u00eb rrjet\u00ebn p\u00ebrtej dyshimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vendos drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykata dhe jo prokuroria.<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00eb debati nuk duhet p\u00ebrqendruar tek presioni se si duhet korrigjuar SPAK, pasi SPAK nuk korrigjohet me gjyqe popullore. Gjith\u00eb debati duhet fokusuar tek fakti se si t\u00eb pavar\u00ebsojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb ndajm\u00eb qartazi prokurorin\u00eb nga gjykatat.<\/p>\n<p>N\u00eb komuniz\u00ebm prokuroria dhe gjykata ishin thuajse t\u00eb shkrira, p\u00ebr shkak se t\u00eb dyja ishin besnike t\u00eb ideologjis\u00eb sunduese n\u00eb vend, nd\u00ebrsa n\u00eb demokraci ato jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb ndara, por fuqia e shtetit ligjor q\u00ebndron pik\u00ebrisht tek pavar\u00ebsia e thell\u00eb e gjyqtarit ndaj prokurorit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re n\u00eb seancat paraprake t\u00eb gjyqeve t\u00eb fundit, prokuror\u00ebt shpesh paraqesin prova aq t\u00eb dob\u00ebta sa gjykat\u00ebsit vihen n\u00eb siklet dhe i d\u00ebgjojn\u00eb, por n\u00eb fund vendosin si\u00e7 thon\u00eb prokuror\u00ebt. Dhe kjo nuk ka lidhje aq shum\u00eb me at\u00eb fjalin\u00eb q\u00eb i ka pas dal\u00eb nga n\u00ebnvet\u00ebdija Altin Dumanit kur tha se gjykatat \u201cjan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb japin vendimet q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne\u201d, por me faktin se ato v\u00ebrtet jan\u00eb n\u00ebn presionin e SPAK p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gafe skandaloze q\u00eb hartuesit e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb lidhur me kontrollin e SPAK ndaj GJKKO.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, gjyqtar\u00ebt e GJKKO mund t\u00eb p\u00ebrgjohen pa autorizim nga nj\u00eb prokuror i SPAK, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb sillen si njer\u00ebz t\u00eb survejuar 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb standard i till\u00eb nuk ekziston n\u00eb asnj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor n\u00eb bot\u00eb, as n\u00eb vendet diktatoriale.<br \/>\nReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka kuptim kur ne harxhojm\u00eb energji t\u00eb pavar\u00ebsojm\u00eb gjyqtar\u00ebt nga politika dhe jo kur i v\u00ebm\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e atyre q\u00eb ngrejn\u00eb akuzat. Ata jan\u00eb hallka q\u00eb shqyrtojn\u00eb akuz\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe viktima t\u00eb survejimit t\u00eb tyre.<br \/>\nParlamenti shqiptar duhet ta shikoj\u00eb si prioritet forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb GJKKO dhe nj\u00eb nga hapat duhet t\u00eb jet\u00eb edhe \u00e7lirimi i tyre nga frika e survejimit t\u00eb paautorizuar t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka dal\u00eb nga ndonj\u00eb genocid apo krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit k\u00ebto 35 vjet\u00eb, t\u00eb cilat i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqtar\u00ebt e GJKKO q\u00eb t\u00eb mbahen t\u00eb p\u00ebrgjuar pa autorizim. SPAK nuk duhet prekur n\u00eb pun\u00ebt e veta. Le t\u2019i b\u00ebj\u00eb ato dhe keq, si\u00e7 i b\u00ebn shpesh, dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe p\u00ebr hakmarrje personale. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri primitive, e cila korrigjohet me gjykata t\u00eb pavarura dhe jo me gjykata t\u00eb frik\u00ebsuara.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar jan\u00eb gjykat\u00ebsit nga SPAK sesa zyrtar\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb hetohen. Dhe kjo histori duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka kuptim kur forcohet pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit dhe kur gjykohet nga gjyqtar\u00eb me dinjitet dhe jo gjyqtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur q\u00eb nuk ngren\u00eb dot kok\u00ebn t\u00eb shikojn\u00eb n\u00eb sy prokurorin q\u00eb ia fut kot n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjyqit.<\/p>\n<p>Jam dakord q\u00eb nuk duhen marr\u00eb n\u00eb mbrojtje zyrtar\u00ebt e akuzuar dhe asnj\u00eb subjekt i SPAK, por kjo duhet b\u00ebr\u00eb kur t\u00eb garantohemi se gjyqtar\u00ebt e GJKKO kan\u00eb gjith\u00eb lirin\u00eb t\u00eb vendosin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb gjykojn\u00eb faktet dhe jo d\u00ebshirat e prokuror\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb hapi real drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi deri tani SPAK, \u00e7do statistik\u00eb q\u00eb e ka kund\u00ebr, e justifikon me GJKKO, pasi ata \u2013 si\u00e7 e kemi d\u00ebgjuar \u2013 \u201cjan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb vendosin \u00e7far\u00eb thot\u00eb SPAK\u201d.<\/p>\n<p>Kur ne themi se Shqip\u00ebria sipas K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi me m\u00eb shum\u00eb paraburgime n\u00eb Europ\u00eb, SPAK thot\u00eb se i ka b\u00ebr\u00eb GJKKO. N\u00eb fakt ajo ka b\u00ebr\u00eb noterin\u00eb. Kur themi se gjykimet paraprake nuk kan\u00eb asnj\u00eb risi, por noterizojn\u00eb d\u00ebshirat e SPAK, p\u00ebrs\u00ebri faji i ngelet GJKKO.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb cila hallk\u00eb nuk funksionon si duhet, ato duhet t\u00eb funksionojn\u00eb t\u00eb ndara dhe t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. Pasi reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nevoja se nuk kishte kush t\u00eb akuzonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por ngaq\u00eb nuk kishte kush t\u00eb gjykonte. Dhe me k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, gjykat\u00ebsit i kemi vrar\u00eb pa hyr\u00eb n\u00eb sall\u00eb.\/TEMA <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/mero-baze-shqiperia-ka-nevoje-per-gjykata-te-pavarura-jo-per-gjykata-te-frikesuara\/\">Mero Baze: Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjykata t\u00eb pavarura, jo p\u00ebr gjykata t\u00eb frik\u00ebsuara<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjith\u00eb debatet e derisotme rreth proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb nisura nga hetimet e SPAK, problemi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb GJKKO n\u00eb raport me SPAK. Edhe pse akuzat e SPAK shpesh jan\u00eb t\u00eb ekzagjeruara dhe pa ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb provat q\u00eb paraqesin, prokuroris\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-54034","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54034\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}