{"id":53992,"date":"2025-11-23T14:48:20","date_gmt":"2025-11-23T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/23\/dy-rrefime-nje-vendim-si-do-te-mbahet-mend-uck-ja\/"},"modified":"2025-11-23T14:48:20","modified_gmt":"2025-11-23T14:48:20","slug":"dy-rrefime-nje-vendim-si-do-te-mbahet-mend-uck-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/23\/dy-rrefime-nje-vendim-si-do-te-mbahet-mend-uck-ja\/","title":{"rendered":"Dy rr\u00ebfime, nj\u00eb vendim: Si do t\u00eb mbahet mend U\u00c7K-ja?"},"content":{"rendered":"<p>Dy vjet d\u00ebshmi, qindra d\u00ebshmitar\u00eb dhe nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb se si do t\u00eb mbahen mend Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e saj: Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrshja, n\u00eb paraburgim q\u00eb nga viti 2020, pret verdiktin n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa dy vjet\u00ebt e fundit t\u00eb d\u00ebshmive hodh\u00ebn drit\u00eb mbi rolet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs u formua n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb \u201990-ave si nj\u00eb grup gueril q\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00ebn regjimin serb t\u00eb koh\u00ebs. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb forc\u00ebn kryesore t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e saj politik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Hashim Tha\u00e7in, dol\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1999, kur mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb negociatat e Rambujes\u00eb. Aty U\u00c7K-ja u legjitimua si pal\u00eb negociuese n\u00eb procesin q\u00eb synonte t\u2019i jepte fund luft\u00ebs dhe t\u00eb hapte rrug\u00ebn drejt nj\u00eb zgjidhjeje politike p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur vendi shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 2008, Tha\u00e7i ishte kryeminist\u00ebr. Tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb u zgjodh president dhe sh\u00ebrbeu deri m\u00eb 2020, kur dha dor\u00ebheqje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuzat e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb lejoj n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb para gjyqit t\u00eb dal\u00eb presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e Presidenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, integritetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke respektuar edhe partneritetin me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, un\u00eb sot jap dor\u00ebheqje nga pozita e presidentit t\u00eb Republk\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Tha\u00e7i m\u00eb 5 n\u00ebntor, 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebrvec Tha\u00e7it, n\u00eb Gjykat\u00eb u dor\u00ebzuan edhe Kadri Veseli, i cili ishte udh\u00ebheq\u00ebs i sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb U\u00c7K, Jakup Krasniqi \u2013 z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, dhe Rexhep Selimi nga shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktakuza kund\u00ebr tyre, e konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020 dhe e publikuar m\u00eb 5 n\u00ebntor t\u00eb atij viti, e ngarkon secilin me akuza p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe p\u00ebr krime lufte, t\u00eb kryera nga marsi i vitit 1998 deri n\u00eb shtator, 1999, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, kat\u00ebr burrat ishin pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d dhe \u201cndanin q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar dhe ushtruar kontroll mbi t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn me an\u00eb t\u00eb mjeteve q\u00eb p\u00ebrfshinin frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, kryerjen e dhun\u00ebs dhe largimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb konsideroheshin kund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebta \u201ckund\u00ebrshtar\u00eb\u201d dyshohet se p\u00ebrfshinin pakica etnike \u2013 serb\u00eb, rom\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb \u2013 si dhe shqiptar\u00eb q\u00eb nuk e mb\u00ebshtesnin U\u00c7K-n\u00eb. S\u00eb paku 102 persona dyshohet se u vran\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb se 20 t\u00eb tjer\u00eb konsiderohen t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Aktakuza, gjithashtu, i referohet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb superiore t\u00eb t\u00eb pandehurve, p\u00ebr shkak t\u00eb pozitave t\u00eb larta udh\u00ebheq\u00ebse brenda U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebr krimet e kryera nga personat n\u00ebn kontrollin e tyre dhe an\u00ebtar\u00ebt e \u201cnd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrshja mohoi faj\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa gjykimi nisi m\u00eb 3 prill t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij hap\u00ebs n\u00eb gjyq, prokurori i specializuar n\u00eb detyr\u00eb, Alex Whiting, tha se \u201cshumica e viktimave t\u00eb t\u00eb pandehurve ishin bashk\u00ebkomb\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zellin e tyre p\u00ebr t\u00eb goditur dhe eliminuar ata q\u00eb i konsideronin kund\u00ebrshtar\u00eb, t\u00eb pandehurit mb\u00ebshtet\u00ebn dhe zbatuan nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb shpesh i viktimizonte edhe t\u00eb vet\u00ebt e tyre\u201d, tha Whiting.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy vjet\u00ebve, prokuroria prezantoi qindra d\u00ebshmi: 117 me shkrim dhe 125 d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>\u201cPrej se ka ardhur, n\u00eb \u201998-\u00ebn, i kam par\u00eb me syt\u00eb e mi pun\u00ebt e tij [Tha\u00e7it]\u2026 Ka menduar t\u00eb na shfaros\u00eb\u2026 Ka menduar t\u00eb na shfaros\u00eb\u2026 Nuk kemi koh\u00eb, sepse kemi shembuj tjer\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb\u2026 Kam shum\u00eb shembuj tjer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u2026 me krejt familjen, q\u00ebllimi i tij ka qen\u00eb t\u00eb na shfaros\u00eb\u201d, tha Fadil Geci, d\u00ebshmitar i prokuroris\u00eb, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it nisi paraqitjen e provave m\u00eb 15 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti. Ekipi i Krasniqit paralajm\u00ebroi dy d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe dy d\u00ebshmi me shkrim, nd\u00ebrsa mbrojtjet e Veselit dhe Selimit nuk paraqit\u00ebn prova.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt e mbrojtjes \u2013 kryesisht zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb per\u00ebndimor\u00eb me njohuri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ngjarjeve \u2013 filluan me James Rubinin, ish-ndihm\u00ebs sekretar i Shtetit amerikan.<\/p>\n<p>Strategji e mbrojtjes ishte t\u00eb argumentonte se U\u00c7K-ja nuk kishte nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb qart\u00eb komanduese dhe se Tha\u00e7i, shpesh jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb rol politik, nuk ushtronte autoritet mbi operacionet.<\/p>\n<p>Rubin d\u00ebshmoi p\u00ebr tri dit\u00eb radhazi, nd\u00ebrsa n\u00eb sall\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm si v\u00ebzhgues edhe zyrtar\u00eb aktual\u00eb t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit. Rubin d\u00ebshmoi se Tha\u00e7i \u201ckishte epror\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt duhej t\u00eb merrte miratim\u201d dhe se ai ishte \u201cm\u00eb shum\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb publike p\u00ebr t\u2019u prezantuar n\u00eb Per\u00ebndim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i duhej t\u2019u drejtohej k\u00ebtyre komandant\u00ebve t\u00eb [U\u00c7K-s\u00eb] p\u00ebr informacion, njohuri, vendime\u2026 K\u00ebshtu q\u00eb, un\u00eb e kam par\u00eb duke treguar respekt ndaj tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrmbajtjesore t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d, tha Rubin.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e tij u mb\u00ebshtet nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personalitetesh q\u00eb e pasuan at\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve \u2013 nga Paul Williams, ish-k\u00ebshilltar ligjor i Kosov\u00ebs, deri te Wesley Clark, gjenerali q\u00eb udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr caqeve t\u00eb at\u00ebhershme jugosllave n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kujtohet q\u00eb e kam par\u00eb Tha\u00e7in, sepse ka qen\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Ishte i past\u00ebr, i veshur mir\u00eb, dukej m\u00eb per\u00ebndimor se t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk dukej se kishte qen\u00eb n\u00eb mal, duke luftuar p\u00ebr nj\u00eb ose dy vjet rresht. Ishte e qart\u00eb se ai nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d, d\u00ebshmoi Clark.<\/p>\n<p>Clark ishte d\u00ebshmitari i fundit i mbrojtjes, duke e p\u00ebrmbyllur d\u00ebshmin\u00eb e tij m\u00eb 18 n\u00ebntor. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb konferenc\u00ebs mbi ecurin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, avokati i Tha\u00e7it, Lluka Misheti\u00e7, sinjalizoi se mbrojtja mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmitar shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbrojtja dhe prokuroria ran\u00eb dakord q\u00eb dosjet p\u00ebrfundimtare t\u00eb dor\u00ebzohen deri m\u00eb 30 janar t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, apo 60 dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb paraqitjes s\u00eb provave. Me k\u00ebt\u00eb rast, po ashtu, u tha se deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse nga ana e prokuroris\u00eb, mbrojtjes dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb viktimave do t\u00eb jepen pas dor\u00ebzimit t\u00eb dosjeve finale.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Speciales, Michael Doyle, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se \u201crregullat parashohin q\u00eb gjyqtar\u00ebt duhet ta shpallin aktgjykimin brenda 90 dit\u00ebsh nga mbyllja e \u00e7\u00ebshtjes \u2013 p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb rastet kur rrethanat k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve ligjore, Mark Ellis, pret q\u00eb gjykimi t\u00eb shpallet n\u00eb pranver\u00eb ose fillim t\u00eb ver\u00ebs. Ai vler\u00ebson se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb realisht t\u00eb balancuar: provat aktuale lejojn\u00eb si mund\u00ebsin\u00eb e d\u00ebnimit, ashtu edhe t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Gjith\u00e7ka do t\u00eb varet nga m\u00ebnyra se si gjykat\u00ebsit do ta interpretojn\u00eb struktur\u00ebn komandues\u0435 t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do d\u00ebshmi vler\u00ebsohet m\u00eb vete, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb, sakt\u00ebsis\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, dhe jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj se cila pal\u00eb e ka thirrur d\u00ebshmitarin. Gjykat\u00ebsit marrin parasysh faktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si: sjellja e d\u00ebshmitarit, koherenca e rr\u00ebfimit, interesat apo paragjykimet e mundshme, si dhe m\u00ebnyra se si d\u00ebshmia q\u00ebndron gjat\u00eb ballafaqimit n\u00eb sall\u00eb\u201d, shpjegon Ellis, drejtor i Od\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Avokat\u00ebve, p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, prokuroria dhe mbrojtja ofruan dy rr\u00ebfime krejt t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb: e para e paraqiti si organizat\u00eb t\u00eb strukturuar me zinxhir komandimi deri te Tha\u00e7i, nd\u00ebrsa tjetra si nj\u00eb grup gueril pa hierarki formale.<\/p>\n<p>Ellis thot\u00eb se, n\u00eb raste si k\u00ebto, gjyqtar\u00ebt duhet t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do versioni, sepse shpesh t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb elemente t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ai shton se standardet ligjore jan\u00eb gjithashtu vendimtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb komanduese dhe \u2018nd\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u2019 nuk k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb hierarki t\u00eb zakonshme ushtarake; mjafton kontrolli efektiv ose nj\u00eb organizim funksional p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Gjyqtar\u00ebt do t\u00eb shqyrtojn\u00eb n\u00ebse Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt kishin kontroll efektiv mbi ata q\u00eb kryen abuzime\u201d, thot\u00eb Ellis.<\/p>\n<p>Dhe, provimi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb hierarkie \u2013 formale ose faktike \u2013 si dhe p\u00ebrcaktimi i rolit t\u00eb secilit t\u00eb pandehur brenda saj do t\u00eb jan\u00eb vendimtare p\u00ebr ngritjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale, p\u00ebrfundon Ellis.<\/p>\n<p>Ky gjyq \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi deri m\u00eb tani p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb hetuar konfliktet e brendshme n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi, n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vendimi, ai pritet t\u00eb ket\u00eb jehon\u00eb edhe p\u00ebrtej Kosov\u00ebs \u2013 mbase deri n\u00eb SHBA, sepse, si\u00e7 ka theksuar edhe Rubin n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Tha\u00e7i, me vite t\u00eb t\u00ebra, ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me Uashingtonin p\u00ebr paqe dhe pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Joe Biden, si z\u00ebvend\u00ebspresident i SHBA-s\u00eb, e quajti at\u00eb \u201cGeorge Washingtoni i Kosov\u00ebs\u201d kur vizitoi Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Richard Grenell, i cili ishte i d\u00ebrguari special p\u00ebr negociatat e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb presidentit Donald Trump, e cil\u00ebsoi ndalimin e Tha\u00e7it si nj\u00eb \u201cpadrejt\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, edhe pse e shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb, mbetet nj\u00eb organizat\u00eb popullore p\u00ebr shum\u00eb kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ia atribuojn\u00eb asaj luft\u00ebn q\u00eb \u00e7oi n\u00eb pavar\u00ebsi. Ndaj, shum\u00eb qytetar\u00eb besojn\u00eb se Gjykata Speciale n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme ndaj U\u00c7K-s\u00eb dhe synon t\u00eb diskreditoj\u00eb rolin e saj. Kjo ka nxitur disa protesta jo vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb, Hag\u00eb dhe qytete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Specialja, e njohur zyrtarisht si Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, funksionon si pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sa i p\u00ebrket stafit, amerikan\u00ebt jan\u00eb grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh pas holandez\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi i tyre do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurve, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova e sheh dhe e rr\u00ebfen nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb fundit.(REL)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/dy-rrefime-nje-vendim-si-do-te-mbahet-mend-uck-ja\/\">Dy rr\u00ebfime, nj\u00eb vendim: Si do t\u00eb mbahet mend U\u00c7K-ja?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy vjet d\u00ebshmi, qindra d\u00ebshmitar\u00eb dhe nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb se si do t\u00eb mbahen mend Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e saj: Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Kat\u00ebrshja, n\u00eb paraburgim q\u00eb nga viti 2020, pret verdiktin n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa dy vjet\u00ebt e fundit t\u00eb d\u00ebshmive hodh\u00ebn drit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}