{"id":53859,"date":"2025-11-22T14:45:28","date_gmt":"2025-11-22T14:45:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/masat-ndaj-ballukut-gjkko-nuk-pengohet-te-ushtroje-mandatin-si-deputete\/"},"modified":"2025-11-22T14:45:28","modified_gmt":"2025-11-22T14:45:28","slug":"masat-ndaj-ballukut-gjkko-nuk-pengohet-te-ushtroje-mandatin-si-deputete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/masat-ndaj-ballukut-gjkko-nuk-pengohet-te-ushtroje-mandatin-si-deputete\/","title":{"rendered":"Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet t\u00eb ushtroj\u00eb mandatin si deputete"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb, Belinda Balluku gjykata ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si z\u00ebvend\u00ebskryeministres apo ministre. N\u00eb vendim sillet n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrcaktimi i nenit 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, ku n\u00eb pik\u00ebn 1 parashikohet se: \u201cMe vendimin q\u00eb disponon pezullimin e ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik, gjykata i ndalon p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb pandehurit, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, veprimtarin\u00eb q\u00eb lidhet me to\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, konstatohet se kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral, q\u00eb jan\u00eb personat e zgjedhur deputet\u00eb, kryetar bashkie dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ela ka vler\u00ebsuar se bazuar n\u00eb rrethanat konkrete, ndaj Ballukut m\u00eb e p\u00ebrshtatshme ka qen\u00eb caktimi i masave t\u00eb sigurimit, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jasht\u00eb shtetit. Gjykata thekson se, caktimi i k\u00ebtyre masave t\u00eb sigurimit personal, nuk e pengojn\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e saj si deputet i zgjedhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<h4>Argumentimi i gjyqtarit Erion \u00c7ela p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Ballukun:<\/h4>\n<p>-Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal duhet t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebto kritere\/rrethana: r\u00ebnd\u00ebsia e faktit, rrezikshm\u00ebria shoq\u00ebrore e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet\/dyshohet duke u nisur nga masa q\u00eb ato parashikojn\u00eb, p\u00ebrhapja e k\u00ebsaj vepre penale, rolin e t\u00eb pandehur\u00ebs n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale n\u00eb bashk\u00ebpunim, pasojat e ardhura nga vepra penale, mosh\u00ebn, gjendjen gjyq\u00ebsore si dhe gjendjen shoq\u00ebrore e familjare t\u00eb saj (me gj\u00ebndje civile e divorcuar, kryefamiljare, me dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dat\u00eblindjes 20.07.2005 dhe 20.12.2010).<\/p>\n<p>-Gjykata, vler\u00ebson se t\u00eb gjitha k\u00ebto rrethana, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me nevoj\u00ebn e sigurimit caktimin e nj\u00ebkohsh\u00ebm t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter ndalues \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201de parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku. N\u00eb vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebs k\u00ebto masa sigurimi personal jan\u00eb masat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit dhe mas\u00ebn e d\u00ebnimit q\u00eb parashikohet nga neni 258\/2 i K.Penal si dhe faktin q\u00eb akuzohet\/dyshohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale dy her\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<h4>-N\u00eb rastin konkret, p\u00ebr t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 242 t\u00eb K.Pr.Penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra \u0435 Zv.Kryeministrit dhe Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. Neni 242 i K.Pr.Penale, \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikon: \u201c1. Me vendimin q\u00eb disponon pezullimin e ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik, gjykata i ndalon p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb pandehurit, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, veprimtarin\u00eb q\u00eb lidhet me to. 2.Kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral\u201d.<\/h4>\n<p>Kodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nenin 1 t\u00eb tij me titull \u201cQ\u00ebllimi dhe objekt\u00ed, p\u00ebrcakton se: \u201cKy Kod ka p\u00ebr q\u00ebllim caktimin e rregullave p\u00ebr p\u00ebrgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbik\u00ebqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr organet e qeverisjes vendore dhe referendumet\u201d. N\u00eb nenin 2, pika 5, t\u00eb k\u00ebtij Kodi me titullin \u201cP\u00ebrkuf\u012bzime\u201d, p\u00ebrcaktohen personat q\u00eb do t\u00eb zgjidhen: \u201c\u20264. \u201cKandidat\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat p\u00ebr deputet ose p\u00ebr kryetar bashkie, ose p\u00ebr k\u00ebshillin e bashkis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb Kod, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb votohet n\u00eb zgjedhje \u201c. Pra, personat e zgjedhur n\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Kodit Zgjedhor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, par\u00eb kjo n\u00eb zbatim t\u00eb ndalimeve t\u00eb nenit 242 t\u00eb K.Pr.Penale, jan\u00eb personat e zgjedhur deputet\u00eb, kryetar bashkie dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>-N\u00eb rastin konkret, vler\u00ebsohet m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procedimit q\u00eb t\u00eb caktohen dy masa sigurimi p\u00ebr t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku, masa e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe masa e sigurimit personal me karakter ndalues \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik (pezullimi nga detyra me funksione e larta shtet\u00ebrore. Zv.Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb), t\u00eb parashikuara nga nenet 233 dhe 242 t\u00eb K.Pr.Penale. Gjykata \u00e7mon q\u00eb t\u00eb theksoj\u00eb se, caktimi i k\u00ebtyre masave t\u00eb sigurimit personal, nuk e pengojn\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e saj si deputet i zgjedhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/22\/masat-ndaj-ballukut-gjkko-nuk-pengohet-te-ushtroje-mandatin-si-deputete\/\">Masat ndaj Ballukut, GJKKO: Nuk pengohet t\u00eb ushtroj\u00eb mandatin si deputete<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb, Belinda Balluku gjykata ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si z\u00ebvend\u00ebskryeministres apo ministre. N\u00eb vendim sillet n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrcaktimi i nenit 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, ku n\u00eb pik\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53859","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53859"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53859\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}