{"id":53848,"date":"2025-11-22T14:25:16","date_gmt":"2025-11-22T14:25:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/perse-mungon-standarti-i-doreheqjes-ne-politiken-shqiptare\/"},"modified":"2025-11-22T14:25:16","modified_gmt":"2025-11-22T14:25:16","slug":"perse-mungon-standarti-i-doreheqjes-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/perse-mungon-standarti-i-doreheqjes-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse mungon standarti i dor\u00ebheqjes n\u00eb politik\u00ebn shqiptare?"},"content":{"rendered":"<p><span>Prej koh\u00ebsh gazeta pran\u00eb qeveris\u00eb e kan\u00eb akuzuar SPAK-un se e ka futur n\u00eb kriz\u00eb qeverisjen socialiste duke dhunuar kufijt\u00eb e ndarjes s\u00eb pushteteve. N\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto qarqe mediatike si arrestimi i Veliajt edhe pezullimi i Ballukut jan\u00eb kriza qeveris\u00ebse t\u00eb shkaktuara nga SPAK dhe n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete n\u00eb k\u00ebto argumente, sidomos po ti referohemi afateve t\u00eb gjata t\u00eb paraburgimit qoft\u00eb p\u00ebr kryebashkiakun Veliaj qoft\u00eb p\u00ebr ish Presidentin Meta.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>SPAK ende nuk ka kuptuar q\u00eb \u00e7do dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Erjon Veliaj kalon n\u00eb paraburgim pa u gjykuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb disfat\u00eb dhe jo nj\u00eb triumf i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr ish Presidentin Meta ku SPAK duket se ka vendosur q\u00eb ai t\u00eb konsumoj\u00eb burgosjen p\u00ebrpara gjykimit.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/12\/dosja-balluku-ku-kapet-mat-ministrja-per-fitoren-e-turqve\/\">Dosja Balluku\/ Ku kapet mat ministrja p\u00ebr fitoren e turqve<\/a><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb krizat aktuale t\u00eb qeverisjes socialiste mund t\u00eb ishin zgjidhur shum\u00eb thjesht\u00eb n\u00ebse n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb do ish vendosur standarti i dor\u00ebheqjes s\u00eb figurave politike kur p\u00ebrballen me akuza t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 jan\u00eb korrupsioni apo abuzimi me detyr\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ky n\u00eb fakt ishte sugjerimi i gazetarit Bolino n\u00eb rastin e Belinda Ballukut q\u00eb do \u00e7bllokonte qeversjen qendrore. E nj\u00ebjta llogjik\u00eb vlen edhe p\u00ebr rastin e kryebashkiakut Erjon Veliaj q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dor\u00ebheqjes do cbllokonte qeverisjen e Tiran\u00ebs dhe gjithashtu do rr\u00ebzonte justifikimin e SPAK p\u00ebr nj\u00eb paraburgim q\u00eb po teprohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk zbatohet ky standart n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb? Dor\u00ebheqja nga posti nuk \u00ebsht\u00eb aspak pranim i faj\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt politik q\u00eb tregon se i akuzuari ka aq besim tek pafaj\u00ebsia e tij sa \u00ebsht\u00eb i gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb, jo nga pozitat e pushtetit, por nga pozitat e nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht transformimi n\u00eb qytetar t\u00eb thjesht\u00eb ajo q\u00eb i tmerron m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb, majtas dhe djathtas. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tmerr psikologjik. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht frika ndaj munges\u00ebs s\u00eb pushtetit, p\u00ebrfilljes, fam\u00ebs apo njohjes publike ndaj t\u00eb cilave kan\u00eb krijuar var\u00ebsi psikologjike dhe ekonomike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/19\/dosja-e-tunelit-balluku-sillet-si-e-pandehur-edhe-ne-kuvend\/\">Dosja e tunelit\/ Balluku sillet si e pandehur edhe n\u00eb kuvend<\/a><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb frik\u00eb m\u00eb e thell\u00eb, m\u00eb ekzistenciale q\u00eb buron nga fakti se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka aktivitet m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm se t\u00eb jesh nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb. Mund t\u00eb jesh kriminel, trafikant apo kontrabandist ama shteti yn\u00eb nuk t\u00eb trajton m\u00eb keq se nj\u00eb qytetar t\u00eb thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb e njohin shum\u00eb mir\u00eb sepse e kan\u00eb krijuar vet\u00eb. Shteti, administrata publike dhe institucionet tona jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb shtypur, shp\u00ebrfillur dhe p\u00ebr ta zhveshur nga dinjiteti njer\u00ebzor qytetarin e thjesht\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ai q\u00eb nuk ka njohje personale n\u00eb administrat\u00eb, ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb person publik, ai q\u00eb nuk ka pushtet ekonomik, mediatik apo politik, \u00ebsht\u00eb specia m\u00eb e rrezikuar, e dhunuar dhe e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur n\u00eb vendin ton\u00eb, sidomos n\u00eb marrdh\u00ebniet me shtetin.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00ebri i tij nuk d\u00ebgjohet edhe kur b\u00ebrtet dhe \u00e7irret. Hallin e tij nuk e qan askush edhe kur \u00ebsht\u00eb m\u00ebse i drejt\u00eb. Mjafton t\u00eb shikosh protestat e minator\u00ebve, bujq\u00ebve apo t\u00eb naft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb humbasin n\u00eb faqet e mediave tona t\u00eb cilat merren kryesisht me hallet e Ram\u00ebs, Veliajt, Ballukut apo Berish\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/21\/rama-tregon-rrugen-per-ballukun-do-shkojme-ne-kushtetuese\/\">Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj n\u00eb kushtetuese<\/a><\/p>\n<p><span>Dhunimi, injorimi dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja e qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb nga shteti shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i rast\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si shteti yn\u00eb e transformon individin nga qytetar n\u00eb hallexhi dhe p\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb klient t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs parti, i nj\u00ebrit apo tjetrit politikan q\u00eb i zgjidh hallin q\u00eb duhet ta zgjidhte shteti me institucionet e tij.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb sistem politikan\u00ebt tan\u00eb e njohin mir\u00eb sepse e kan\u00eb prodhuar dhe perfeksionuar vet\u00eb. Ata m\u00eb mir\u00eb se \u00e7dokush e kuptojn\u00eb tmerrin e t\u00eb qenurit qytetar i thjesht\u00eb, sidomos kur ulesh nga lart\u00ebsit\u00eb e pushtetit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ata e din\u00eb mir\u00eb se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb shp\u00ebrfill\u00ebse me qytetarin e thjesht\u00eb se me politikanin e njohur e aq m\u00eb shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb ka ende pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Veliaj dhe Balluku nuk japin dor\u00ebheqje. Aq m\u00eb pak \u00ebsh\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur q\u00eb Berisha luftoi me mish e shpirt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryetar i p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm i PD-s\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, por p\u00ebr tu p\u00ebrballur me SPAK nga pozitat e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata e din\u00eb mir\u00eb se nuk ka realitet m\u00eb t\u00eb dhimb\u00ebsh\u00ebm se ai i qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj kan\u00eb krijuar nj\u00eb realitet paralel p\u00ebr veten e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata kan\u00eb shkollat e tyre private ku i \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, dhe jo shkollat publike ku m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb. Ata kan\u00eb spitalet e tyre private dhe jo spitalet publike ku l\u00ebngon qytetari i thjesht\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ata kan\u00eb edhe mediat e tyre q\u00eb qajn\u00eb hallet e politikan\u00ebve dhe biznesmen\u00ebve por jo t\u00eb qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb. Ata tashm\u00eb kan\u00eb edhe drejt\u00ebsin\u00eb e tyre q\u00eb vepron m\u00eb shpejt dhe me m\u00eb shum\u00eb standarte se drejt\u00ebsia k\u00ebrrmill ku zvarritet qytetari i thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ar\u00ebsye dor\u00ebheqja nga pushteti, n\u00eb \u00e7do nivel, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i frik\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb ata pak politikan\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, si\u00e7 ishte Fatos Nano, emigruan n\u00eb per\u00ebndim, ku shteti nuk garanton vet\u00ebm dinjitetin e atyre q\u00eb kan\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo mendoj se \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja temelore se p\u00ebrse dor\u00ebheqja nga \u00e7do lloj pushteti \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo rrezikon t\u00eb t\u00eb degdis\u00eb nga bota e dikushit tek shkret\u00ebtira e askushit t\u00eb cilin shteti dhe shoq\u00ebria jon\u00eb vet\u00ebm e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb dhe e shp\u00ebrfill.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb e kuptojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb analist\u00ebt, politikan\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb pakkush n\u00eb sfer\u00ebn ton\u00eb publike, majtas apo djathats, e p\u00ebrmend dor\u00ebheqjen si nj\u00eb standart t\u00eb natyrsh\u00ebm demokratik p\u00ebr zgjidhjen e krizave institucionale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb realitetin q\u00eb ka krijuar politika shqiptare kalimi nga bota e dikushit n\u00eb ferrin askushit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se kalimi nga kjo bot\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. N\u00eb k\u00ebto kushte dor\u00ebheqja b\u00ebhet nj\u00eb akt po aq i pamenduesh\u00ebm sa vetvrasja.<\/span><\/p>\n<p><strong>Shkruar enkas per Lapsi.al, nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/22\/rasti-balluku-kajsiuperse-mungon-standarti-i-doreheqjes-ne-politiken-shqiptare\/\">P\u00ebrse mungon standarti i dor\u00ebheqjes n\u00eb politik\u00ebn shqiptare?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej koh\u00ebsh gazeta pran\u00eb qeveris\u00eb e kan\u00eb akuzuar SPAK-un se e ka futur n\u00eb kriz\u00eb qeverisjen socialiste duke dhunuar kufijt\u00eb e ndarjes s\u00eb pushteteve. N\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto qarqe mediatike si arrestimi i Veliajt edhe pezullimi i Ballukut jan\u00eb kriza qeveris\u00ebse t\u00eb shkaktuara nga SPAK dhe n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53848","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}