{"id":53800,"date":"2025-11-22T10:48:19","date_gmt":"2025-11-22T10:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/rama-drejtesia-duhet-te-jete-e-pavarur-por-kurre-e-papergjegjshme\/"},"modified":"2025-11-22T10:48:19","modified_gmt":"2025-11-22T10:48:19","slug":"rama-drejtesia-duhet-te-jete-e-pavarur-por-kurre-e-papergjegjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/22\/rama-drejtesia-duhet-te-jete-e-pavarur-por-kurre-e-papergjegjshme\/","title":{"rendered":"Rama: Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur, por kurr\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cSh\u00ebnimi i Dit\u00ebs\u201d ka ndar\u00eb sot nj\u00eb reflektim mbi figur\u00ebn e Robert H. Jackson, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb demokratike amerikane, ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SHBA-ve, gjyqtar i Gjykat\u00ebs Supreme dhe arkitekt i akuz\u00ebs n\u00eb gjyqin e Nurembergut.<\/p>\n<p>Rama thekson se m\u00ebsimet e Jackson-it jan\u00eb sot m\u00eb aktuale se kurr\u00eb, sidomos paralajm\u00ebrimi i tij se drejt\u00ebsia humbet kur prokurori k\u00ebrkon njeriun p\u00ebrpara krimit dhe kur pushteti i nj\u00eb institucioni shkel kufijt\u00eb kushtetues t\u00eb tjetrit.<\/p>\n<p>Kryeministri ndalet te mesazhi i tij i preferuar: \u201cPushteti nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i denj\u00eb sesa n\u00eb \u00e7astin kur ka pranuar t\u2019i n\u00ebnshtrohet gjykimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur.\u201d<\/p>\n<p>Rama ndau fjalimin historik t\u00eb Jackson-it t\u00eb vitit 1940, \u201cProkurori Federal\u201d, ku theksohet fuqia e jasht\u00ebzakonshme e prokurorit dhe rreziku i madh kur ajo bie n\u00eb duar t\u00eb gabuara. Jackson n\u00ebnvizon se prokurori duhet t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, i pandikuar, i drejt\u00eb dhe i udh\u00ebhequr vet\u00ebm nga misioni p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi, jo p\u00ebr t\u00eb fituar \u00e7\u00ebshtje apo p\u00ebr t\u00eb ndjekur motive personale.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, k\u00ebto parime mbeten busull morale p\u00ebr \u00e7do sistem demokratik dhe nj\u00eb kujtes\u00eb se drejt\u00ebsia, si pushtet i pavarur, \u00ebsht\u00eb garant i liris\u00eb dhe i rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i kryeministrit Edi Rama<\/p>\n<p>SH\u00cbNIMI I DIT\u00cbS<\/p>\n<p>M\u00eb ka mbresuar prej koh\u00ebsh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, nj\u00ebra nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura q\u00eb ka njohur drejt\u00ebsia demokratike<\/p>\n<p>Si Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara, gjyqtar i Gjykat\u00ebs Supreme dhe arkitekt i akuz\u00ebs n\u00eb gjyqin epokal t\u00eb Nurembergut, ai vendosi themelet morale t\u00eb rolit t\u00eb prokurorit n\u00eb nj\u00eb shtet modern t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e tij t\u00eb kumtuara n\u00eb mes t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, mbeten udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb beson se drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur, por kurr\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme; e fort\u00eb, por kurr\u00eb e verb\u00ebr ndaj kufijve kushtetues.<\/p>\n<p>Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik t\u00eb Robert H. Xheksonit, sepse paralajm\u00ebrimet e kryeprokurorit legjendar t\u00eb Amerik\u00ebs, njeriut q\u00eb shkroi etik\u00ebn moderne t\u00eb prokurorit demokratik, ting\u00ebllojn\u00eb sot si t\u00eb shkruara p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Robert H. Xheksoni i m\u00ebsoi bot\u00ebs demokratike se kur prokurori k\u00ebrkon njeriun p\u00ebrpara krimit, drejt\u00ebsia vdes dhe kur nj\u00eb pushtet hyn n\u00eb territorin e nj\u00eb tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr m\u00eb frym\u00eb, por mbytet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mua personalisht, ai m\u00eb ka m\u00ebsuar di\u00e7ka tejet frym\u00ebzuese p\u00ebr t\u00eb ecur drejt, vet\u00ebm p\u00ebrpara, t\u00eb cil\u00ebn asnj\u00eb prej baltos\u00ebsve t\u00eb mi nuk e kupton dhe s\u2019ka p\u00ebr ta kuptuar kurr\u00eb dot, si\u00e7 fatmir\u00ebsisht e kupton fare mir\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb shprehje e tij lapidare, \u201cPushteti nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i denj\u00eb sesa n\u00eb \u00e7astin kur ka pranuar t\u2019i n\u00ebnshtrohet gjykimit t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p>JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT Q\u00cb KA HYR\u00cb N\u00cb ANNALET E HISTORIS\u00cb ME TITULLIN \u201cPROKURORI FEDERAL\u201d, MBAJTUR N\u00cb PRILL 1940 N\u00cb KONFERENC\u00cbN VJETORE T\u00cb PROKUROR\u00cbVE T\u00cb SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA:<\/p>\n<p>Prokurori ka m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi jet\u00ebn, lirin\u00eb dhe reputacionin e nj\u00eb personi sesa \u00e7do njeri tjet\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Liria e tij \u00ebsht\u00eb marramend\u00ebse. Ai mund t\u2019i vendos\u00eb qytetar\u00ebt n\u00ebn hetim dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj njeriu i caktuar, prokurori mund t\u00eb merret me deklarata publike apo me insinuata t\u00eb hapura ose t\u00eb fshehura. Por ai mundet t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb holl\u00eb dhe thjesht t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje miqt\u00eb e nj\u00eb qytetari. Prokurori mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb arrestime, t\u2019i paraqes\u00eb \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrpara nj\u00eb trupe pas dyerve t\u00eb mbyllura dhe, mbi faktet e tij t\u00eb nj\u00ebanshme, t\u00eb ngrej\u00eb akuz\u00eb duke i imponuar qytetarit uljen n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Po ai mundet edhe t\u00eb t\u00ebrhiqet pa shkuar n\u00eb gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar. Ose mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me nj\u00eb gjyq publik. Dhe n\u00ebse jepet nj\u00eb d\u00ebnim, prokurori ka ende mund\u00ebsi t\u00eb ngrej\u00eb pretendime p\u00ebr mas\u00ebn e d\u00ebnimit, nj\u00ebsoj si avokati i mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurori, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga forcat m\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, kur nxitet nga lig\u00ebsia apo t\u00eb tjera motive t\u00eb ul\u00ebta, ai b\u00ebhet nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat. Fuqit\u00eb q\u00eb ai ka, i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sepse prej tij pritet t\u00eb jet\u00eb i pandikuesh\u00ebm, pra absolutisht i paansh\u00ebm dhe kurr\u00ebsesi i shtyr\u00eb nga p\u00ebrfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vet\u00ebm profesional \u00ebsht\u00eb \u201cq\u00eb faji t\u00eb mos ia hedh\u00eb dhe pafaj\u00ebsia t\u00eb mos vuaj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga gjyqtar\u00ebt, prokurori nuk \u00ebsht\u00eb natyrshm\u00ebrisht i pandikuesh\u00ebm. Ai em\u00ebrohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t\u2019i tregoj\u00eb publikut zellin e tij. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb, ai rend pas nj\u00eb bilanci d\u00ebnimesh. Lejom\u00ebni ta them edhe nj\u00eb her\u00eb: prokurorit i \u00ebsht\u00eb besuar nj\u00eb fuqi e jasht\u00ebzakonshme dhe i k\u00ebrkohet nj\u00eb karakter i pashoq.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sistem ligjzbatues sesa t\u00eb shmang\u00eb cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. N\u00ebse nj\u00eb prokuror k\u00ebmb\u00ebngul tek d\u00ebnimi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, d\u00ebmi q\u00eb ai b\u00ebn \u00ebsht\u00eb i pallogaritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur fuqia e prokurorit bie n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu jo t\u00eb mir\u00eb, prokurori b\u00ebhet njeriu m\u00eb i rreziksh\u00ebm i nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb abuzimit buron nga fuqia e prokurorit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur se k\u00eb ndjek penalisht. T\u00eb gjith\u00eb e kemi d\u00ebgjuar th\u00ebnien e men\u00e7ur se librat e ligjit jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdhenj sa nj\u00eb prokuror mund ta gjej\u00eb nj\u00eb shkeljej t\u00eb \u00e7far\u00ebdoshme ligjore p\u00ebr t\u2019ia hipur n\u00eb kurriz pothuajse kujtdo.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u2013 tek zgjedhja e \u00e7\u00ebshtjeve \u2013 ku nxitet edhe tundimi m\u00eb i madh. Prokurori mund t\u00eb zgjedh\u00eb dik\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqen ose dik\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron ta turp\u00ebroj\u00eb, ose nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb pap\u00eblqyer nga publiku dhe t\u2019u qepet p\u00ebr t\u2019i gjetur n\u00eb shkelje. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast zbatimi i ligjit b\u00ebhet personal, dhe krimi i v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet fakti i t\u00eb qenit i pap\u00eblqyer nga funksionari i gabuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokuror i mir\u00eb mund t\u2019i mbroj\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb nga krimi; nj\u00eb i keq mund t\u2019i terrorizoj\u00eb ata.<\/p>\n<p>Zbatimi i ligjit nuk \u00ebsht\u00eb automatik; \u00ebsht\u00eb human. E p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb human, duhet vet\u00ebp\u00ebrmbajtje e madhe. Fuqia m\u00eb e rrezikshme e prokurorit \u00ebsht\u00eb kur ai i zgjedh ata q\u00eb mendon se duhen goditur, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh p\u00ebr krimet, nj\u00eb prokuror ka shansit ta gjej\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb shkelje teknike tek pothuajse \u00e7do njeri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00eb zbulosh kryerjen e nj\u00eb krimi dhe t\u00eb k\u00ebrkosh njeriun q\u00eb e ka kryer; \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet t\u00eb zgjedh\u00ebsh njeriun q\u00eb do t\u00eb faj\u00ebsosh dhe pastaj t\u00eb k\u00ebrkosh n\u00eb librat e ligjit, e t\u00eb v\u00ebsh hetuesit n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hipur atij n\u00eb kurriz nj\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>Tamam k\u00ebtu q\u00ebndron edhe rreziku m\u00eb i madh, rreziku q\u00eb nj\u00eb post publik t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar, torturuar apo nd\u00ebshkuar nj\u00eb qytetar, jo pse \u00ebsht\u00eb fajtor, por sepse \u00ebsht\u00eb i pap\u00eblqyer apo i pad\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb prokurori t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb po aq t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb sa ato t\u00eb nj\u00eb gjykat\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb. Ato jan\u00eb:<\/p>\n<p>Ndershm\u00ebria. Integriteti profesional. Paanshm\u00ebria. Guximi dhe vendosm\u00ebria.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha, ai duhet t\u00eb kujtoj\u00eb se misioni i tij kryesor nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/rama-drejtesia-duhet-te-jete-e-pavarur-por-kurre-e-papergjegjshme\/\">Rama: Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur, por kurr\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cSh\u00ebnimi i Dit\u00ebs\u201d ka ndar\u00eb sot nj\u00eb reflektim mbi figur\u00ebn e Robert H. Jackson, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb demokratike amerikane, ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SHBA-ve, gjyqtar i Gjykat\u00ebs Supreme dhe arkitekt i akuz\u00ebs n\u00eb gjyqin e Nurembergut. Rama thekson se m\u00ebsimet e Jackson-it jan\u00eb sot m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53800","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53800"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53800\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}