{"id":53739,"date":"2025-11-21T20:48:20","date_gmt":"2025-11-21T20:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/zgjedhjet-e-parakohshme-te-28-dhjetorit-ne-kosove-kqz-ja-vendos-12-dite-fushate\/"},"modified":"2025-11-21T20:48:20","modified_gmt":"2025-11-21T20:48:20","slug":"zgjedhjet-e-parakohshme-te-28-dhjetorit-ne-kosove-kqz-ja-vendos-12-dite-fushate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/zgjedhjet-e-parakohshme-te-28-dhjetorit-ne-kosove-kqz-ja-vendos-12-dite-fushate\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 28 dhjetorit n\u00eb Kosov\u00eb, KQZ-ja vendos 12 dit\u00eb fushat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb ka vendosur q\u00eb fushata zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 28 dhjetorit t\u00eb zgjas\u00eb 12 dit\u00eb, nga 17 dhjetori deri m\u00eb 28 dhjetor, dit\u00eb kjo kur do t\u00eb mbahet votimi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb ket\u00eb heshtje zgjedhore.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb KQZ, Arianit Elshani, b\u00ebri me dije datat p\u00ebr aplikimin e v\u00ebzhguesve dhe certifikimin e subjekteve politike. Ai tha se periudha e aplikimit p\u00ebr v\u00ebzhgues fillon m\u00eb 5 dhjetor dhe p\u00ebrfundon m\u00eb 20 dhjetor.<\/p>\n<p><em>\u201cPartit\u00eb politike t\u00eb regjistruara t\u00eb deklarohen p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje p\u00ebrmes koalicioneve n\u00eb periudh\u00ebn kohore prej 24 n\u00ebntorit, deri m\u00eb dat\u00ebn 30 n\u00ebntor. Periudha e aplikimit p\u00ebr certifikimin e subjekteve politike do t\u00eb jet\u00eb nga data 24 n\u00ebntor deri m\u00eb dat\u00ebn 30 n\u00ebntor, ky proces \u00ebsht\u00eb ndryshe nga proceset tjera, \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy faza, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb partive politike, ashtu si\u00e7 e parasheh edhe ligji, pra jan\u00eb dy afate t\u00eb ndryshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe \u00e7\u00ebshtja e list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb subjekteve politike t\u00eb certifikuara realizohet prej dat\u00ebs 24 n\u00ebntor deri m\u00eb dat\u00ebn 7 dhjetor. T\u00ebrheqja e shortit b\u00ebhet m\u00eb 8 dhjetor. KQZ merr vendimin p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve komunale zgjedhore m\u00eb 26 n\u00ebntor dhe periudha e sh\u00ebrbimit t\u00eb votuesve p\u00ebr nd\u00ebrrimin e qendrave t\u00eb votimit fillon prej dat\u00ebs 26 n\u00ebntor deri m\u00eb dat\u00ebn 6 dhjetor\u2026 Periudha e aplikimit p\u00ebr regjistrimin e votuesve jasht\u00eb Kosov\u00ebs fillon m\u00eb dat\u00ebn 26 n\u00ebntor dhe p\u00ebrfundon m\u00eb dat\u00ebn 6 dhjetor.<\/em><\/p>\n<p><em>Periudha e votimit p\u00ebrmes post\u00ebs fillon m\u00eb 12 dhjetor dhe p\u00ebrfundon m\u00eb dat\u00ebn 27 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti. Dhe fushata zgjedhore q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr subjektet politike dhe p\u00ebr gjith\u00eb v\u00ebzhguesit e mediat fillon m\u00eb dat\u00ebn 17 dhjetor dhe p\u00ebrfundon m\u00eb 28 dhjetor, pra \u00ebsht\u00eb 12 dit\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr subjektet politike\u201d,<\/em> tha Elshani.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb KQZ-s\u00eb jan\u00eb certifikuar gjithashtu rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve komunale, nd\u00ebrsa kryesuesi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi fituesit e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>Elshani reagoi p\u00ebr rezultatin n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut, megjithat\u00eb potencoi se do t\u00eb votojn\u00eb pro miratimit t\u00eb rezultateve. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr certifikimit t\u00eb rezultateve p\u00ebr kuvendet komunale, ku Lista Serbe ka shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p>Radoniqi theksoi se jasht\u00eb list\u00ebs s\u00eb certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rivendosje n\u00eb PZAP.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjet-e-parakohshme-te-28-dhjetorit-ne-kosove-kqz-ja-vendos-12-dite-fushate\/\">Zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 28 dhjetorit n\u00eb Kosov\u00eb, KQZ-ja vendos 12 dit\u00eb fushat\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb ka vendosur q\u00eb fushata zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 28 dhjetorit t\u00eb zgjas\u00eb 12 dit\u00eb, nga 17 dhjetori deri m\u00eb 28 dhjetor, dit\u00eb kjo kur do t\u00eb mbahet votimi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb ket\u00eb heshtje zgjedhore. An\u00ebtari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb KQZ, Arianit Elshani, b\u00ebri me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53739","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53739\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}