{"id":53725,"date":"2025-11-21T19:48:18","date_gmt":"2025-11-21T19:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/balluku-berisha-meta-ahmetaj-e-veliaj-edhe-juda-meriton-gjykim-te-ndershem\/"},"modified":"2025-11-21T19:48:18","modified_gmt":"2025-11-21T19:48:18","slug":"balluku-berisha-meta-ahmetaj-e-veliaj-edhe-juda-meriton-gjykim-te-ndershem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/balluku-berisha-meta-ahmetaj-e-veliaj-edhe-juda-meriton-gjykim-te-ndershem\/","title":{"rendered":"Balluku\/ Berisha, Meta, Ahmetaj e Veliaj, edhe Juda meriton gjykim te ndershem!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Belat\u00eb e Rames kan\u00eb portrete t\u00eb ndryshme. Bela \u00ebsht\u00eb e rradh\u00ebs. Rama, mbasi pa t\u00eb rr\u00ebzoheshin nj\u00ebri pas tjetrit Berish\u00ebn e Met\u00ebn n\u00eb ingranazhet e drejt\u00ebsis\u00eb, mbasi p\u00ebrball\u00eb i mbeti vet\u00ebm nj\u00eb opozit\u00eb me vaj qyqeje mbi \u00e7ati, mbasi pa sesi drejt\u00ebsia po i merrte ish-miqt\u00eb q\u00eb i l\u00ebshonte m\u00eb shum\u00eb prej hirit vetjak se pahirit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb sken\u00ebs, ende pa p\u00ebrgjigjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr pyetjen drith\u00ebruese q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Belinda Ballukun?<\/p>\n<p>Fillimisht ishte nj\u00eb spirale hetimesh q\u00eb p\u00ebrfshiu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres s\u00eb tij. Pastaj u b\u00eb fakt real sekreti publik q\u00eb qarkullonte prej muajsh n\u00eb Tiran\u00eb se mbi t\u00eb kishte nisur nj\u00eb hetim kompleks penal. Pastaj zonja Balluku u morr e pandehur. M\u00eb tej akoma, Rama pa si shp\u00ebrtheu histeria e zakonshme publike, kur cop\u00ebza t\u00eb dosjeve filluan t\u00eb publikohen. Dhe si p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nj\u00eb her\u00eb se e keqja nuk ka fund, belaja i kulmoi me masat ndaluese n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zonj\u00ebs Balluku. M\u00eb e r\u00ebnda e t\u00eb cil\u00ebs natyrisht, ishte pezullimi nga detyra. Fiks ajo mas\u00eb q\u00eb prekte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb vet\u00eb Edi Ram\u00ebn. Fiks momenti kur vet\u00eb kryeministri duhej t\u00eb kryente nj\u00eb akt politik e moral n\u00eb raport me t\u00eb. Fiks ndaj njeriut q\u00eb ai vet\u00eb e quante \u201cshtriga ime e mir\u00eb\u201d, si\u00e7 e quajn\u00eb nj\u00eblloj, por p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme Ahmetaj e Veliaj.<\/p>\n<p>Shtrig\u00eb apo \u00ebngj\u00ebll i keqkuptuar, ndaj zonj\u00ebs s\u00eb hekurt t\u00eb qeveris\u00eb ka shp\u00ebrthyer stuhia perfekte. Personazhi q\u00eb deri fare pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk i p\u00ebrmendej emri p\u00ebrve\u00e7se kur donte vet\u00eb dhe si t\u00eb donte vet\u00eb, q\u00eb n\u00eb PS e shihnin me frik\u00eb e adhurim, kurse n\u00eb PD e godisnin me sezone dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive; personazhi q\u00eb, n\u00eb mos miratimin e plot\u00eb, kishte heshtjen e thell\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb medias, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb cunami t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, politik, juridik dhe moral. Miqt\u00eb n\u00eb rolin e vart\u00ebsve nuk guxojn\u00eb t\u2019i zgjasin dor\u00ebn sepse nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt sesi do t\u00eb shkoj\u00eb historia, aleat\u00ebt fluid\u00eb e t\u00eb padibish\u00ebm n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb po kontrollojn\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb mesazhet e shk\u00ebmbyera me t\u00eb nd\u00ebr vite, disa prej biznesmen\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Shqip\u00ebri po kontabilizojn\u00eb me urgjenc\u00eb kujtes\u00ebn e pun\u00ebve publike q\u00eb kan\u00eb kryer, kurse shumica d\u00ebrmuese e medias \u00ebsht\u00eb n\u00eb llogoret e zakonshme, ku interesi dhe jo bindja, tregojn\u00eb aksin ku shtr\u00ebngohet qyta dhe ku drejtohet tyta.<\/p>\n<p>Zonja Balluku \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme se, si\u00e7 thoshte dikur nj\u00eb gazetar i njohur n\u00eb Tiran\u00eb, nderi \u00ebsht\u00eb me afat skadence, ndaj ka pak shanse t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb kthimin pas \u201ct\u00eb ndereve\u201d q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Ajo e di se mir\u00ebnjohja, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gazetar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bim\u00eb q\u00eb nuk rritet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht e p\u00ebrkohshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb ndeshje me stuhin\u00eb mbi kok\u00eb, ajo e di se duhet t\u00eb llogaris\u00eb vet\u00ebm veten dhe jo miqt\u00eb e rrem\u00eb dhe armiqt\u00eb e sinqert\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E vetmja e panjohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuacion t\u00eb nd\u00ebrlikuar \u00ebsht\u00eb vullneti i kryeministrit p\u00ebr t\u00eb vepruar nga nj\u00ebra an\u00eb dhe arm\u00ebt e panjohura me fraksione q\u00eb ka SPAK-u n\u00eb dispozicion e ndoshta edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jolokal\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. G\u00ebrshetimi i arsyetimit politik, juridik, moral e madje edhe gjeopolitik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr momentin, n\u00eb t\u00eb cilin sapo \u00ebsht\u00eb hedhur fare pak drit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb ku nuk njihen t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe nuk kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt e interesuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar rrjedh\u00ebn e m\u00ebtejshme t\u00eb ngjarjeve, lipset t\u00eb pranohet \u00e7far\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb refuzohet me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme: parimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Edhe pse e pandehur e me akuza t\u00eb r\u00ebnda mbi shpin\u00eb, edhe pse pretendohet se m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb ende udh\u00ebs drejt saj n\u00eb form\u00eb dosjesh me fraksione, edhe pse shoq\u00ebria e traumatizuar shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ethsh\u00ebm n\u00eb gjyqin popullor t\u00eb rradh\u00ebs, zonja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb e pafajshme deri n\u00eb momentin q\u00eb gjykata do t\u00eb vendoste ndryshe me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Madje ka edhe m\u00eb shum\u00eb. Edhe vet\u00eb Juda, po t\u00eb jetonte n\u00eb Evrop\u00ebn e sotme moderne, do t\u00eb meritonte nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet pararend\u00ebse p\u00ebr dy ish-president\u00eb e kryeministra, Berish\u00ebn e Met\u00ebn, p\u00ebr paraardh\u00ebsin e saj n\u00eb detyr\u00eb Ahmetaj apo kryetarin e bashkis\u00eb Veliaj, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr, proceset jan\u00eb helmuar nga burime t\u00eb ndryshme. Ata edhe jan\u00eb paraquajtur e trajtuar si fajtor\u00eb, edhe jan\u00eb pjes\u00eb e proceseve t\u00eb deformuar nga pik\u00ebpamja proceduriale. Kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush prej humorit t\u00eb politik\u00ebs e kush prej defekteve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kush edhe p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, kjo aradh\u00eb t\u00eb fortish politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fatkeq\u00ebsi penale e personale.<\/p>\n<p>Rasti i zonj\u00ebs Balluku n\u00eb k\u00ebt\u00eb prolog t\u00eb hekurt t\u00eb historis\u00eb ndryshe t\u00eb saj, nuk b\u00ebn ende ndryshim. Edhe n\u00eb rastin e saj, sistemi po funksionon, pavar\u00ebsisht risive, pushtetit t\u00eb tradit\u00ebs, tensionit, moralit t\u00eb rishkruar, boshll\u00ebqeve ligjore e kund\u00ebrth\u00ebnieve logjike n\u00eb ligje, paqart\u00ebsive apo dhe defekteve t\u00eb mundshme. Parimi magjik i demokracis\u00eb p\u00ebr balanc\u00ebn dhe kontrollin e pushteteve \u00ebsht\u00eb n\u00eb tension t\u00eb plot\u00eb dhe gati p\u00ebr t\u2019u kolauduar.<\/p>\n<p>Ka gjasa jo t\u00eb pakta q\u00eb gjykata t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap pas n\u00eb masat e mara ndaj zonj\u00ebs Balluku. Vendimi i pezullimit nga posti i saj, komplikohet nga k\u00ebmisha kushtetuese q\u00eb i jep imunitetin e deputetit q\u00eb e fiton duke qen\u00eb an\u00ebtare e qeveris\u00eb. Dhe anasjelltas, ministri ka imunitetin e deputetit. Kodi i Procedur\u00ebs Penale e njeh pezullimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs apo sh\u00ebrbimit publik, por \u201c\u2026Kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral.\u201d. Kap\u00ebrcimi i k\u00ebtij momenti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i zonj\u00ebs Balluku, mund t\u00eb quhet faull n\u00eb prologun e ndeshjes. Duke pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb pushtetet e tjera, pushteti i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb pushon s\u00eb ekzistuari kur nd\u00ebrhyn n\u00eb vullnetin e popullit t\u00eb shprehur me vot\u00eb. Ai nuk mund t\u00eb shtrihet dhe t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb vullnetin e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kabinetin qeveritar me mandat t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb parlamentit dhe konfirmuar me dekret t\u00eb presidentit. E th\u00ebn\u00eb thjesht, gjykata nuk ka tag\u00ebr t\u00eb pushoj\u00eb\/pezulloj\u00eb nga puna zonj\u00ebn Balluku n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast. Pun\u00ebsimi i saj \u00ebsht\u00eb derivat i vullnetit politik t\u00eb kryeministrit. P\u00ebr koincidenc\u00eb, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin e zotit Veliaj q\u00eb k\u00ebrkon proporcionalitet n\u00eb masat e siguris\u00eb ndaj t\u00eb zgjedhurve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsyetim q\u00eb duhet t\u00eb rilexohet edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb po ngjet k\u00ebsaj here.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri, ndryshe nga sa i thon\u00eb servil\u00ebt e mir\u00eb dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e k\u00ebqinj, nuk mund t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb ndeshjes n\u00eb gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr interpretim. Gjykata Kushtetuese nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb procesi penal. Me shum\u00eb gjasa, ajo do ta refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit. E vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in vjen nga vet\u00eb funksionimi i sistemit. Brenda pes\u00eb dit\u00ebsh, do t\u00eb thot\u00eb deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e ardhshme, zonja Balluku duhet t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb masat e marra ndaj saj n\u00eb gjykat\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit gjykat\u00ebs. Ai mund t\u00eb rikonfirmoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat masa shtr\u00ebnguese e ndaluese ose t\u2019i zbus\u00eb ato, por jo t\u2019i forcoj\u00eb m\u00eb tej. N\u00eb rastin e par\u00eb, po brenda pes\u00eb dit\u00ebsh, zonja Balluku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankimohet n\u00eb apel dhe n\u00ebse edhe aty rezultati \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti, do t\u00eb duhet t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Dhe vet\u00ebm mbasi Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb shprehur, mund t\u00eb shkohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. N\u00eb rastin e Veliajt, Gjykata Kushtetuese dha nj\u00eb leksion t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb dhe goditi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe kryeministrin, edhe presidentin, edhe SPAK-un duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb finale: kushtetuetshm\u00ebrin\u00eb e ligjit e p\u00ebrcaktoj vet\u00ebm un\u00eb! Duke u d\u00ebshmuar si garantiste p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, ndarjen e pushteteve dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. E sidomos, duke rivizatuar kufinjt\u00eb mes pushteteve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duke k\u00ebrkuar zbatimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb ligjit penal, n\u00eb ruajtjen e proporcionalitetit n\u00eb masat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb prov\u00eb force e gar\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn, SPAK-u mbetet enigma e madhe. N\u00eb rastin e prapakthes\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs, ndoshta reagimi i prokuroris\u00eb speciale mund t\u00eb vij\u00eb jo vet\u00ebm me fraksione t\u00eb reja akuzash, por edhe me l\u00ebnien pas t\u00eb brutalitetit t\u00eb sopat\u00ebs me p\u00ebrdorimin e bisturi\u00eb me dosje t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr. Duke shkuar n\u00eb kuvend me masa t\u00eb tjera n\u00eb ngarkim t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>Rasti i zonj\u00ebs Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me arsyetim ligjor a politik, moral apo t\u00eb tradit\u00ebs. Vet\u00ebm let\u00ebrsia mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke shpjeguar \u00ebndrr\u00ebn m\u00eb grish\u00ebse n\u00eb Ballkan: Kush \u00ebsht\u00eb posht\u00eb mezi pret t\u00eb rr\u00ebzohet ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb lart; \u00ebndrr\u00ebn me pritjen q\u00eb tek rr\u00ebnimi i tjetrit, t\u00eb projektohet suksesi vetjal. N\u00eb PS kjo \u00ebsht\u00eb edhe \u00ebnd\u00ebrr, edhe makth. Ndaj \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb vet\u00ebm dy breza m\u00eb par\u00eb gjuajti Per\u00ebndin\u00eb me gur\u00eb duke i thyer e ndyr\u00eb tempujt n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet me procesin e rregullt, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm ligjor. Kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr k\u00ebdo. Edhe p\u00ebr vet\u00eb Jud\u00ebn, bushtr\u00ebn q\u00eb tradh\u00ebtoi Birin e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb tok\u00eb.\/Javanews <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/balluku-berisha-meta-ahmetaj-e-veliaj-edhe-juda-meriton-gjykim-te-ndershem\/\">Balluku\/ Berisha, Meta, Ahmetaj e Veliaj, edhe Juda meriton gjykim te ndershem!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Belat\u00eb e Rames kan\u00eb portrete t\u00eb ndryshme. Bela \u00ebsht\u00eb e rradh\u00ebs. Rama, mbasi pa t\u00eb rr\u00ebzoheshin nj\u00ebri pas tjetrit Berish\u00ebn e Met\u00ebn n\u00eb ingranazhet e drejt\u00ebsis\u00eb, mbasi p\u00ebrball\u00eb i mbeti vet\u00ebm nj\u00eb opozit\u00eb me vaj qyqeje mbi \u00e7ati, mbasi pa sesi drejt\u00ebsia po i merrte ish-miqt\u00eb q\u00eb i l\u00ebshonte m\u00eb shum\u00eb prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53725","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}