{"id":53599,"date":"2025-11-21T09:48:14","date_gmt":"2025-11-21T09:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/corovode-19-prill-1919-miting-madheshtor-perpara-mbajtjes-se-konferences-se-paqes-ne-paris\/"},"modified":"2025-11-21T09:48:14","modified_gmt":"2025-11-21T09:48:14","slug":"corovode-19-prill-1919-miting-madheshtor-perpara-mbajtjes-se-konferences-se-paqes-ne-paris","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/21\/corovode-19-prill-1919-miting-madheshtor-perpara-mbajtjes-se-konferences-se-paqes-ne-paris\/","title":{"rendered":"\u00c7orovod\u00eb, 19 prill 1919, miting madh\u00ebshtor p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU<\/p>\n<p>E vetmja n\u00ebnprefektur\u00eb q\u00eb nuk ishte qytet. Madje as qend\u00ebr e banuar. \u00c7orovoda e vitit 1919 ishte thjesht nj\u00eb nj\u00ebsi administrative e qendr\u00ebs s\u00eb Skraparit. Por, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e 19 prillit t\u00eb atij viti, ajo u shnd\u00ebrrua p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr patriotike si askush tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr trojet shqiptare. Mbi 2 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb ardhur nga t\u00eb gjitha fshatrat protestuan n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb n\u00ebnprefektur\u00ebs kund\u00ebr grek\u00ebrve dhe serb\u00ebve, p\u00ebrpra se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. Deri n\u00eb at\u00eb moment n\u00eb Shqip\u00ebri ishin mbajtur disa mitingje n\u00eb Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb e ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Por mbajtja e nj\u00eb mitingu proteste n\u00eb \u00c7orovod\u00eb, q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment ishte pothuajse e par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin administrativ, merr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Momenti m\u00eb kulmor dhe emocionues nj\u00ebkoh\u00ebsisht i protest\u00ebs ishte kur t\u00eb 2 mij\u00eb pjesmarr\u00ebsit th\u00ebrrisnin nj\u00ebz\u00ebri: Janina, Prezeva, \u00c7am\u00ebria e t\u00ebr\u00eb Kosova, Manastiri, Tivari, Ulqini, Hot e Gruda, jan\u00eb tokat tona! Por akoma m\u00eb me ishte mesazhi q\u00eb u p\u00ebrcoll n\u00eb at\u00eb miting. E gjith\u00eb kjo kryengjarje \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn Kuvendi, numri 23 prill 1919, e cila botohej n\u00eb Rom\u00eb dhe q\u00eb un\u00eb e disponoj n\u00eb arkivin tim. Jan\u00eb disa personazhe q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, si figura komb\u00ebtare dhe aspak lokale.<\/p>\n<p>Zalo Halim V\u00ebrzhezha: Autori i shkrimit. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zbulim i dyt\u00eb q\u00eb Skrapari ka patur nj\u00eb gazetar t\u00eb nj\u00eb kalibri t\u00eb lart\u00eb dhe q\u00eb shkruante n\u00eb emigracion. Sipas verifikimeve ai ishte nga lagjja Hysi nga fshati V\u00ebrzhezh\u00eb dhe mbante edhe mbiemrin e fshatit. (N\u00eb t\u00eb ardhmen do botoj t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gazetar q\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e plejad\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitete \u201820-t\u00eb)<br \/>\nHysen Zaloshnja: Autori i fjalimti t\u00eb par\u00eb t\u00eb mitingut. Nj\u00eb personalitet i koh\u00ebs n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie por edhe I p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shum\u00eb aktivitete patriotik. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Zaloshnja theksoi p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb ka kombi p\u00ebr bashkim.<br \/>\nPasho V\u00ebrzhezha. Ishte pinjoll i familjes s\u00eb madhe Hysi. N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai tregoi se nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i lart\u00eb i k\u00ebsaj familje, por ai ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb patriotizmit t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Skraparit. Ligj\u00ebrimi i tij n\u00eb at\u00eb miting fokusohej n\u00eb thirrjen q\u00eb ai i b\u00ebri \u00e7do skraparliu q\u00eb n\u00eb ato momente t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb po kalonte Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebnte detyr\u00ebn e madhe p\u00ebr kombin.<br \/>\nNeki Starova. N\u00ebnprefekti i Skraparit ishte personaliteti zyrtar qeveritar n\u00eb at\u00eb miting. Si ofiqar ai ishte personi q\u00eb i d\u00ebrgoi kryeministrit t\u00eb asaj kohe Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmeti peticionin e firmosur nga personalitetet e Skraparit dhe q\u00eb m\u00eb pas ai do tua paraqsite p\u00ebrfaq\u00ebsuesv et\u00eb Fuqve t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb konferenc\u00eb.<br \/>\n(M\u00eb posht\u00eb botohet i plot\u00eb, sipas orgjinalit, teksti i shkrimit p\u00ebr mitingun e mbajtur n\u00eb \u00c7orovod\u00eb) (Fal\u00ebnderim p\u00ebr mikun dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin Niko Kotherja.)<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbledhje n\u00eb \u00c7orrovod\u00eb. (Gazeta Kuvendi, 23 prill 1919, faqe 3)<\/p>\n<p>Nga Zalo Halim V\u00ebrzhezha<br \/>\nMarrim: \u00c7orrovod\u00eb, mars, e vonuar.<br \/>\nM\u00eb 12 t\u00eb k\u00ebtij muaji, k\u00ebtu n\u00eb \u00c7orrovod\u00eb, Q\u00ebndr\u2019e n\u00ebnprefektur\u00ebs s\u00eb Skraparit, u ba nj\u00eb meting e protestation me shum\u00eb menostracion t\u00eb m\u00ebdha kundr\u00eb Serb\u00ebve e Grek\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u2019I shkelin me km\u00ebb\u00eb t\u00eb drejtat t\u2019ona komb\u00ebtare.<br \/>\nMa e shumta e popullit ish mbledh\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb gati\u00eb q\u00eb t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebmave e m\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmet, si erdh\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb; t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn para dreke, ora m\u00eb 10 alla turka, gjith\u00eb populli u-mshtuell tek nj\u00eb fush\u00eb, atje ku kish follu\u00eb pr\u00ebnd-vera t\u00eb regojn\u00eb veten me sh\u00ebnjet e saja; atje n\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd, ku kish fal gjith\u00eb t\u00eb mirat Natyra vet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj fushe ish ndreq nj\u00eb v\u00ebnd i posa\u00e7m\u00eb \u2013 p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb mbanin fial\u00eb \u2013 I stolisur e i sbukuruar me flamur\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshm\u00eb komb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00eb-s\u00eb-pari dolli para popullit ne vendi I sh\u00ebnuar, n\u00ebn\u00eb val\u00ebt e shk\u00eblqyeshme t\u00eb t\u00eb sh\u00ebtit flamur, Z. Hysejn Zaloshnja, q\u00eb mbajti nj\u00eb fial\u00eb e rr\u00ebfen shkakun e mbledhjes, q\u00ebllimin e metingut, duke I shpjeguar\u00eb gjat\u00eb e gjen\u00eb q\u00ebllimet e poshtra t\u00eb serb\u00ebve e t\u00eb grek\u00ebrve p\u00ebr me I shkel t\u00eb drejtate tona t\u2019arsyeshme.<br \/>\nNj\u00eb n\u00eb funt, ky patriot I ndershim duke p\u00ebrg\u00ebzue gjith\u00eb popullin e Skraparit dhe t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Tomorric\u00ebs p\u00ebr bes\u00ebn shqiptare q\u00eb lidh\u00eb, ashtu si-kur-se e kan\u00eb pas lidh\u00eb pleqt\u2019 t\u2019an\u00eb q\u00eb moti, kall\u00ebzoj m\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta historike nevoj\u00ebn e madhe q\u00eb ka nj\u00eb komb, e si-do-mos kombi i jon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashkim; tue th\u00ebn\u00eb se bahskimi sjell fuqin\u00eb e fuqia nj\u00eb populli ia siguron gjith\u00eb t\u00eb drejtat e tija e k\u00ebshtu e nderon n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nMas k\u00ebtij Zotnije dolli dhe mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb Zoti Pasho V\u00ebrzhezha q\u00eb rr\u00ebfeu ngjarjet e ndryshimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqipni\u00eb n\u00eb k\u00ebto kohrat e fundit dhe d\u00ebmet e m\u00ebdha, q\u00eb I shkaktoj shqiptarit Lufta botnoire. Pra, duke marr\u00eb parasysh t\u00ebr\u00eb k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqia, duke mejtuar gjioth\u00eb ato pushtime e bajoneta t\u00eb huaja q\u00eb pam\u00eb, duhet o v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr pritmin e kombit e k\u00ebshtu t\u00eb mundim t\u00eb kryejme detyrat e shenjta patriotike.<br \/>\nMas andaj Zotnie e tij k\u00ebndoj, me nj\u00eb za t\u00eb nalt\u00eb, shkres\u00ebn e metingut, t\u00eb shkru\u00eb dhe t\u00eb firmu\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsve t\u00eb 20000 ndjenj\u00ebsve t\u00eb n\u00ebnprefektur\u00ebs s\u00eb Skraparit, tue e lut m\u00eb nam t\u00eb popullit Zotin n\u00ebnprefektin e qarkut, Neki bej Starova, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte shpres\u00ebn m\u00eb nalt, atje ku e lyp nevoja.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb e sip\u00ebr I t\u00ebr\u00eb populli thirr e than\u00eb: Janina, Prezeva, \u00c7am\u00ebria e t\u00ebr\u00eb Kosova, Manastori, Tivari, Ulqini, Hot e Gruda jan\u00eb tokat tona.<\/p>\n<p>Mas thirrjes s\u00eb popullit dolli Z. N\u00ebnprefekt I qarkut, Neki Starova duke e p\u00ebrg\u00ebzu\u00eb popullin p\u00ebr ndjenjat e nalta komb\u00ebtare q\u00eb rr\u00ebfen dhe duke siguruar\u00eb p\u00ebr shkres\u00ebn e metingut q\u00eb do t\u00eb e d\u00ebrgoj\u00eb sa m\u00eb shpejt atje m\u00eb nalt q\u00eb ti paraqitet Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb tin Turkhan Pashajt, si kryeqeveritari I Shtetit shqiptar.<br \/>\nSi mbaroj s\u00eb tregfauri shkaqet e luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme tha: Sadoq\u00eb armiqt\u00eb t-\u00ebn\u00eb duan t\u00eb thon\u00eb se shqip[tari s\u2019asht I zoti t\u00eb rroj\u00eb n\u00eb vete, se Shqipnia s\u2019mund t\u00eb mbaj\u00eb Endependenc\u00ebn e saja e t\u00eb tjera \u00e7pifje si k\u00ebto, na kemi n\u00eb dor\u00eb historin\u00eb me an\u00ebn e s\u00eb cill\u00ebs e provojm\u00eb me t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pakund\u00ebrshtuara q\u00eb shqiptari asht ma i vjetri komb i Evrop\u00ebs; e se asht m\u00eb i Zoti, ma energjik, ma me dispozicion se gjith\u00eb kombet e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit. K\u00ebhstu Z. n\u00ebnprefekt solli p\u00ebrpara shum\u00eb shpiegime historike e p\u00ebrmendi Lek\u00ebn e Madh, Pirron, Gjen\u00e7on, Teft\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dejet e tyre ka pas sh\u00ebtit gjaku I kombit shqiptar, ai gjak q\u00eb kemi dhe na sot n\u00eb dejet e trupave tan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebnprefekti masandaj p\u00ebrmendi dhe Xhavellon dhe Mihal\u00eb duek I th\u00ebn\u00eb popullit q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb Zot t\u00eb qitin n\u00eb shesh kombet e huej e jo t\u00eb mos mundin t\u00eb mprojn\u00eb Endependenc\u00ebn komb\u00ebtare, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb Shqipni vet\u00ebqeverrimtare.<br \/>\nPrandaj, I tha akoma popullit Z.N\u00ebnprefekt, duhet q\u00eb doemos Konferenca e Paqes t\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb drejtat t\u2019\u00ebna e t\u00eb na ndaj\u00eb fatin: do-emos e natyrisht sipas kufies q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb e siguraur natyra vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ma sa fundi, jo vet\u00ebm si nj\u00eb kajmekam por edhe si nj\u00eb nacionalist shqiptar i ndershmi Z. N\u00ebnprefekt ia shqip\u00ebroi popullit se Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb asht se d\u00ebshiron e punon me v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe lipset t\u00eb na api tr\u00eb drejtat t\u2019\u00ebna duke ndrequr gabimin e madh q\u00eb b\u00ebri Evropa dora vet\u00eb n\u00eb Kongresin e Londr\u00ebs n\u00eb 1912 ku la jasht\u00eb indipendenc\u00ebs shqiptare afro 2 milion v\u00ebllezx\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb, se p\u00ebr ndryshe d.m.th po se fitoj dhe po se mori t\u00eb drejt\u00ebn shqiptari, paqja e p\u00ebrgjithshme kurr\u00eb s,munt t\u00eb b\u00ebnet e Ballkani do t\u00eb b\u00ebhet Vollkan p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, si I dha funt fjal\u00ebs dhe Z.N\u00ebnprefekt metingu mori fund por megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb demonstracionet vijuan edhe ma se dy or\u00eb.<br \/>\n(Zalo Halim V\u00ebrzhezha)<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/corovode-19-prill-1919-miting-madheshtor-perpara-mbajtjes-se-konferences-se-paqes-ne-paris\/\">\u00c7orovod\u00eb, 19 prill 1919, miting madh\u00ebshtor p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU E vetmja n\u00ebnprefektur\u00eb q\u00eb nuk ishte qytet. Madje as qend\u00ebr e banuar. \u00c7orovoda e vitit 1919 ishte thjesht nj\u00eb nj\u00ebsi administrative e qendr\u00ebs s\u00eb Skraparit. Por, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e 19 prillit t\u00eb atij viti, ajo u shnd\u00ebrrua p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr patriotike si askush tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}